Sunday, May 26, 2024

Si e ktheu SPAK-u Veliajn nga Lali në LOLO

 


Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste fiq, mund të kthehet nga lali në lolo dhe këtë e ka bërë SPAK-u me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Dikush do të pyesë pse lolo, po e renditim poshtë mes rreshtash.

Kur SPAK-u dhe prokurori Dritan Premçi firmosën marrjen në pyetje të

Erion Veliajt, ky i fundit u sëmur, i plasi tëmthi. Ne i kemi uruar të shkuara kryebashkiakut se te shëndeti nuk bëhet shaka, por pastaj se ç’shpiku disa udhëtime jashtë shtetit, ku nëpër aeroporte i binin gratë para këmbëve dhe ky shërbëtori i madh i popullit i ndihmonte.

Pastaj doli në një televizion të paguar nga inceneratorët dhe tha se SPAK-u nuk e kishte thirrur, por ky do të paraqitej vetë se do të takonte disa “kolegë” për të diskutuar në mënyrë pro aktive. Në fakt, fletëthirrja i kishte vajtur dy herë, shkoi në SPAK një orë para dhe aty e lanë një orë te dera, e lanë si lolo, lalin.

Atë lali që kishte bërë si lolo aeroporteve të Evropës, që ishte sëmurur kur i vajti fletëthirrja, tani e pamë të qëndronte te dera dhe të priste që “kolegët” ta fusnin brenda. Kolegët e nderuar e lanë një orë në pritje dhe i treguan se në SPAK nuk mund të shkosh kur do ti, si lolo, as si lali, por do të shkosh si zyrtar kur të thërrasin. Përgjigjen e morri dhe nga vetë Altin Dumani pak ditë më parë.

Më pas, ndodhën qyfyre të tjera. Doli në media dhe sulmoi kë mundi. Akuzoi gazetarë, botues, çfarë nuk nxori nga goja, i foli vetëdija. Mes rreshtash dhe pyetjesh lali që ishte bërë lolo pak orë më parë e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur, se çfarë kishte hetuar SPAK-u, pasi “kolegët” nuk e kishin mbajtur kot 7 orë.

Më tej, filloi të dalë duke qeshur në rrugë, të tregojë se nuk ka problem dhe të fillojë me tezën se e ka mbyllur me SPAK-un, nuk do t’i bëjnë asnjë hetim, ashtu sikundër kishte thënë më parë se ai i kishte b*let prej hekuri, SPAK-un e kontrollonin ata, drejtorët nuk ia prekte njeri dhe tani gjysma e bashkisë është në burg, pritet të shkojnë edhe disa të tjerë. 

Lali u kthye në lolo sërish sepse tha se nuk do të hetohej, por pak ditë më parë i doli në media se po i hetohej pasuria, lali që ishte bërë lolo. Këtë që nuk e hetonte SPAK-u, tashmë po i hetojnë familjarët, bashkëshorten, vëllain, nënën, kolegët e lalit që ishte bërë lolo.

Sot lali kishte rolin e tij të fundit si lolo, duke shkuar në Milano për të thënë se ishte ai në takimin me Ramën, kishte postuar edhe një status të kryeministrit në rrjetet sociale sikur e kishte të vetin, hodhi postime, bëri reklama sa “plasi”. 

Në fakt, në fund edhe vetë Rama e la lalin si lolo. Hyri brenda, as nuk i dha dorën, i ktheu kurrizin, e injoroi totalisht dhe lali sot ngeli sërish si një lolo.


Dhe kjo jo se ai ka qejf, por SPAK-u me veprimet që ka bërë i ka treguar lalit se si ai mund të bëhet një lolo, se si ai që shiste fiq dhe martohej kalave, se si ai që shiste fiq dhe ka 3 kate banesë në një nga zonat me luksoze të Tiranës, vlera e së cilës ndoshta është me qindra mijëra euro, ai që shiste fiq, që bashkëshortja e tij i shton aksionet nëpër kompani apo braktis jurisprudencën dhe merret me kurim arti, ai që shiste fiq dhe vëllai i tij merr një kompani dhe me ardhjen e lolos në krye të bashkisë apo siç e quan veten ai kreu i organizatës ku janë kapur plot hajdutë, i qindrafishohet xhiroja, i shkon me miliona euro qarkullim, dhjetëra miliona euro, sapo lali shkon kryetar bashkie.

Tani SPAK-u po ia heton të gjitha, për të treguar se nuk kemi të bëjmë më një lali që shiste fiq, por kemi të bëjmë me një lolo të politikës, i cili do të shkojë përballë ligjit. Ky është rasti kur SPAK-u e merr lalin dhe e bën lolo./ CNA

No comments: