Nga Bernard Banushi
Çdo dite e me shume vleresoj 31 vitet e vuajtjeve te xhaxhait tim ne burgjet e tmerrshme te komunizmit
apo per vuajtet e pjestareve nga fisi i nenes qe kane qene shume por mes tyre edhe te pushkatuar).Gjithe keto vuajtje vetem per dicka qe ata besonin dhe i qendruan besnike asaj qe besonin deri ne vuajtje cnjerezore.
Njeri nga ata qe u pushkatua ishte ne moshen 21 vjecare dhe e pushkatuan vetem pse ishte me forcat e Ballit Kombetar, ishte djale teze me Shefqet Peçin qe megjithese nderhyri qe atij ti falej jeta ai nuk pranoi.
Vdes si burre dhe mes shokeve e nuk dua meshire nga ju- ja ktheu Ai Shefqetit te famshem, djalit te tezes se tij kur ishte i burgosur ne burgun e famshem 7 penxheret ne kalane e Gjirokastres.
Degjoj sot ne podcast me Ramen, Frederik Ndocin, duke i thene qe te heq kapelen per cfare ke bere per kete vend.
Me erdhi per te vjelle.
Ne demokraci ku ka mijera mundesi per te jetuar dhe i lepihesh nje hajduti, qe se ka pare Shqiperia deri me sot, mendova se cfare mund te bente Riku po te ishte ne kete moshe ne periudhen e komunizmit.
Ky vend vuan sepse elita e saj nuk ka qene kurre e pavarur nga pushteti por ka qene vasale dhe borxhlie ndaj saj.
Nuk e gjykoj pse shkoi ne podcast por per lepirjen qe i beri Rames, e gjykoj pa mase.
Burri gjithmone ka kohe per tu turperuar, thone pleqte e mencur.
No comments:
Post a Comment