Wednesday, December 13, 2023

Burimi: Dosja Mc Gonigal është guri i provës edhe për SPAK

 


Në një dalje televizive analisti Genc Burimi u shpreh se Struktura e Posaçme Antikorrupsion ndryshe SPAk është sipas tij nën urdhra politikë. Ai u ndal enkas në një prej dosjeve më të nxehta e quajtur ndryshe si çështja McGonigal për të cilën ai tha se drejtësia e SPAK nuk po vepron. Për analistin Burimi nuk janë të interesuar që kjo aferë të hetohet pasi hetimet e fundit tregojnë lidhjet e Hunter Biden-it, djalit të presidentit amerikan me dosjen e McGonigal. Sipas tij, për këtë arsye ai shprehet mos besues tek drejtësia e re që duhej të hetonte dosje të nxehta si ajo e McGonigal. “Ky SPAK sot është nën urdhrat, qoftë nga ana amerikane, sepse dosja McGonigal është një dosje që implikon edhe të birin e presidentit aktual amerikan. Pra, Hunter Biden që dyshohet se ka pasur lidhje me McGonigal të një afere me një kinez që do të arrestohej dhe që u arrestua në Nju-Jork. Po ashtu Hunter Biden del i lidhur me një ish-partner të Ramës, pra me Dorian Duçkën. Amerikanët nuk janë të interesuar që në Shqipëri të hetohet dosja McGonigal. Për mua kjo nuk është drejtësia qelibare sipas konceptit që kam unë. Drejtësia nuk pret urdhra nga asnjë njeri”, -tha në një dalje televizive ndër të tjera Genc Burimi.

No comments: