Janë mbyllur para pak minutash qendrat e votimit në të gjithë Greqinë për zgjedhjet paralamentare të 25 janarit. Ndërkohë që ka nisur edhe publikimi i exit-polleve të para. I pari exit-poll është publikuar nga Kapa Research dhe flet për një fitore të pastër të radikalëve të majtë të SYRIZA-s.
Diferenca me konservatorët e Demokracisë së Re është nga 8.9 deri në 9.5%. Kështu sipas këtij exit-polli, SYRIZA merr nga 33.5 deri në 37.5% të votave ndërsa Demokracia e Re merr nga 25 deri në 28% të votave. Neonazistët e Agimit të Artë dalin të tretët me 5.5 deri në 7.5% të votave, ndërsa Lëvizja Social Demokrate e ish-kryeministrit Jorgo Papandreu ka marrë nga 2.2 deri në 3.2% të votave. Më poshtë është renditja e plotë e partive sipas exit-pollit të parë të Kapa Research./Lapsi
SYRIZA 33,5-37,5%
Demokracia e Re 25-28%
Agimi I Artë 5-7,5%
Lumi 5-7%
PASOK 4-6%
Partia Komuniste 4,5-6,5%
Grekët e Pavarur 3,5-4,5%
Lëvizja Social Demokrate 2,2-3,2%
Partitë e tjera 7,3-9,3%
Demokracia e Re 25-28%
Agimi I Artë 5-7,5%
Lumi 5-7%
PASOK 4-6%
Partia Komuniste 4,5-6,5%
Grekët e Pavarur 3,5-4,5%
Lëvizja Social Demokrate 2,2-3,2%
Partitë e tjera 7,3-9,3%
No comments:
Post a Comment