Nga Paulin Paplekaj
Në një realite shqëror, të tejngopur me politikë, ku në çdo media vizive, apo të shkruar, i përçohet publikut mbi nëntëdhjetë
përqind, konflikte dhe demagogji politike, duke indoktrinuar, infektuar deri në qelizë këtë shoqëri, po marr dhe unë barrën, të jem mëkatari i rrallës, për të analizuar në këndvështrimin tim, procesin zgjedhor, dhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Paraprakisht, dua të sqaroj lexuesin për pozicionin tim brenda këtij forumi politik (PD), për arsye se, rëndom ndodh që “garda pretoriane e fanatikëve”,
nguten ethshëm të etiketojnë “armik” të jashtëm apo të brendshëm, çdo zë kritik që guxon të mendojë ndryshe nga linja zyrtare e Partisë.
Jam anëtarsuar në Partinë Demokratike ( forumin e saj rinor) në vitin 1994.
Kam qenë dhe vazhdoj të jem aktivist i këtij forumi politik, pa kaluar asnjëherë “ylberin” në drejtim të subjekteve tjera politike, pasi besoj në vlerat dhe parimet mbi të cilat është ngritur konstrukti i Partisë Demokratike, sikundër spajtohem me faktin, që ky konstrukt ngjan shëmtuar kur mvishet keq me llaç, tulla, gardh e çerpic, paçka se tentohet të sherbetiset me gëlqere.
Pas zhvillimeve të fundit në, Partinë Demokratike, dhe zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, natyrshëm lind pyetja.
Pse, një konstrukti vlerash dhe parimesh, mbi te cilat është ngritur dhe qëndron Partia Demokratike, duhet ti ngarkojmë antivlera dhe vese, të mbartura nga individ që nuk përfaqësojnë asgjë?!
E nëse ndonjë fanatik, apo përfitues i zgjedhur në Këshillin Kombëtar, do i dukej tradhëti ndaj PD- së, shtrimi për diskutim i kësaj çështje, unë do paraqes shkurtimisht argumenta, për të provuar se një gjë e tillë ka ndodhur.
U nis mirë e u bitis jo mirë.
Procesi i anëtarsimeve dhe rianëtarsimeve në P. D, gëzoi çdo demokrat, që më ne fund, partia do behej me arkiv, premisë pozitive kjo, për të vlerësuar kontributin e gjithësecilit, pa qenë e nevojshme të “noterizohet” me copa letrash bakalli të nënshkruara nga partiakët, demek, më të devotshëm.
Nepermjet Udhezimit u percaktuan rregullat e gares per zgjedhjen e kryetareve te seksioneve, Grup seksioneve, dhe degeve te PD.
Per ish drejtuesit e Partise, zonat e te cileve kishin rezultuar humbese ne zgjedhjet e 2013, u pëcaktua kufizimi per te garuar ne pozicione drejtuese te strukturave, çka pati një impakt mjaft pozitiv në shumicën e anëtarsisë.
Mospercaktimi i nje rregulli te qarte per kriteret qe duhet te plotesonin kandidatet konkurent, sic duhej te ishte, koha e gjate e anetaresimit ne parti, apo karriera brenda saj, si dhe koherenca ne qendrime te njejta me frymen e partise, u pasua me faktin qe ne shume dege moren pozicone drejtuese, te vone apo sapo antaresuarit.
Pamvarësisht probleve të vogla, procesi i zgjedhjeve ne degët e PD-sw, ishte nder me te miret ne historine e partive politike te paskomunizmit ne kete vend, pasi triumfoi vota.
Kryetari i Partise, foli me rregulla, nuk diktoi zgjedhje, por as nuk toleroi shkelje te udhezimit ne gjithe deget e partise (perjashto qytetit te Kamzes).
Ne finalizim te procesit, u thirren mbi 7500 delegat, per te mbajtur kuvendin Kombetar, per te miratuar statutin e ri te partise, per te zgjedhur keshillin kombetar.
Deri mengjesin e asaj dite, asnje delegat (perpos ndonjerit tek tuk, qe kishte filluar fushaten, qe ne oret e para te pas mesnates) nuk u informua per numrin e kandidateve qe do votoheshin, nga cilat forume ishin propozuar apo nga cilat forume ishin perzgjedhur…
Fjalimi i shkelqyer i Krytarit te partise, shoqeruar me ndjesen e ndjere ndaj antaresise se partise ndezi tek demokratet shpresen per një frymë të re, për një fillim të ri.
Jam i bindur që delegatët, do të ishin ekzaltuar pa masë nga fjalimi shkelqyer te kryetarit, po mos te ishin njohur me pare me listën e emrave qe do i votonin.
Po nëse procesi i votimeve për kandidatët ishte “model” në rregulla dhe organizim, ajo çka çaloj ishte procesi i votimit për ndryshimet në statutin e Partisë.
Procesi i votimit u krye me votë të hapur nga salla, qe maksimumi mund të zinte 2200 delegate, çka nuk përbënte kurumin e nevojshëm të pjesëmarrjes e mbi 7500 delegatëve.
Mendoj që ishte mundësia që të votohej dhe për statutin njësoj si për Këshillin Kombëtar, dhe në këtë mënyrë i kursehej ish Ministrit te Drejtësisë protagonizmi në nje shfaqje qesharake zgjedhjesh.
Por le të kthehemi, tek produkti i Kuvendit Kombëtar, Këshilli Kombëtar.
“Kur eshte mielli i “lodhun”, apo i mbytun në krunde, mbruje sa te duash, se buka ska si del e mire”, thote populli.
Perpara se te fuste duart ne magje me mbru, Kryetari i Partise i kerkoj falje anataresise per humbjen e PD- se, qe sipas tij erdhi per shkak zyrtaret e kesaj te fundit, dje ne pushtet, u sollen me arrogance ndaj elektoratit duke krijuar “skizmen” e madhe me antaresine.
Po nese u nxorr nje udhezim,per zgjedhjet ne bazen e partise, qe kufizonte rikandidimin e ish drejtuesve te strukturave te partise, pse nuk u ndoq e njejta praktike edhe per pergjegjesit e humbjes se zgjedhjeve qe synonin Këshillin Kombetar ?!
Diku ne nje shkrim, Jemin Gjana kur analizonte shkaqet e humbjes se 23 qershorit, shprehej: “Nder faktoret e humbjes se PD, nuk eshte keq qeverisja, por keq administrimi i pushtetit”
Po kjo eshte e vertetë. Nese qeveria e meparshme,kreu mire punet e medha qe i takonte te kryente sikunder ishte ndertimi i infrastruktures, hyrja ne nato, liberalizimi i vizave, dhe hapja e negociatave te procesit Stabilizim Asocimit me Keshillin e Europes, ish drejtoret baraktarë me arrogancen e tyre ndaj njerezve dhe detyres, me babezine e tyre,per korrupsion, e bene Partine Demokratike hasem me elektoratin e saj dhe popullin ne tersi.
Zgjedhja në Këshillin Kombëtar të ish drejtueve të institucioneve që janë marrë me çështjet e pronave, u ka lëndur plagen edhe atyre ish pronarëve që kishin ende shpresë në vizionin e PD- së, dhe që gjetën vetëm arrogancë ne dyert e këtyre institucioneve.
Zgjedhja në Këshillin Kombëtar të ish kupolës së drejtuesve të Doganave, të eksponentve të lartë të Tatimeve, të këtyre taksidarëve arrogant dhe gjobëvenës të vegjël, ka ngjallë neveri në një tjetër kategori, atë të biznesit mesëm dhe të vogël, që ankoheshin shpesh për zollumet e këtyre institucioneve.
E di që neveria që do të ndjejë lexuesi, rritet nëse vazhdoj me konstatimin e zgjedhjes në Këshillin Kombëtar të PD-së, të ish drejtuesve te Policisë Shtetit përgjegjës për shumë çka, e të drejtuesve të shume drejtorive të tjera të administratës së shtetit që duke qenë direkt në kontakt me qytetarët, me sjellen e tyre të babëzitur, prenë faturën e humbjes së sigurtë të Partisë Demokratike.
U zgjodhën emra anonimë futur rishtaz ne parti, katapultuar kushdi nga kush, por që padyshim kanë sjellë pakënaqësi në rrallët e anëtarësisë së partisë, që natyrshëm aspirojnë për karrerë, në këtë panatyrëshmëri të krijuar.
Disa të tjerë, u zgjodhën persona të të njëjtit trung familjar, që vetëm votat e tyre mund t’i sjellin partisë nē përballjet elektorale të së nesërmes.
Fatkeqësisht në përbërjen e Këshillit Kombëtar, bije në sy mungesa e një përfaqësimi gjorafik i anëtarsisë dhe elektoratit, duke lënë pa përfaqësim krahina antikomuniste historikisht bastione të së djathtës.
Po ashtu vërehe mungesa e përfaqësimit të kategorive sociale të së djathtës, siç janë ish Pronarët, ish të persekutuarit politik e të tjerë..
Ah po… U zgjodhë “të dymbëdhjetët” katolikë, që për koicidencë përkojnë dhe me dymbëdhjetë dishepujt e Jezus Krishtit.
Ndonjë katolik i mirë që mund të ketë parë “të dymbëdhjetët” në listën e të njëqindepesëdhjëtëve të Këshillit Kombëtar të PD- së, me të drejtë do habitej nga ky konstatim i imi dhe më të drejtë do pyeste, nëse në “të dymbëdhjetët” kisha përfshirë dhe komunistët?
Sigurisht që shumë nga “të dymbëdhjetët” edhe emrin e Krishtit e kanë dëgjuar mbas vitit 1990, për shkak të prejardhjes tyre tradicionalisht komuniste, dhe që ende prindërit e tyre betohem në idalin e Partisë, dhe jo në Krishtin Zot, por sot ata janë me bërë “katolikë” se Papa, edhe pse nuk shkojnë në Kishë.
Kuvendit Kombëtar te Partisë Demokratike, rastësisht i parapriu vizita e Atit të Shejtë Papa Fançeskut. Në bulevard, bijtë e ish komunistëve varën fotot e te varurve nga baballarët e tyre.
Ati shejt, na quajti vend i martirëve.
Po a nuk meritonte me shumë pëfaqësim në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ky komunitet i marterizuar ?!
A nuk ishte ky komunitet i pari, që përqafoj idealet e lirisë në vitin 1990 duke u bërë një ndër shtyllat e forta të Partisë Demokratike?!
Atehere pse partia e lirisë, vlerave dhe parimeve, Partia Demokratike, vazhdon të përfshijë brenda korpusit të vet, më së shumti katolikë “të tredhun” (term i huazuar prej Ernest Zefit, një prej pinjollëve te familjes nderuar te Dom Gjok Kovaçit, të krahinës Zadrimës), me prejardhje nga familje komuniste, të një niveli mediokër dhe që nuk pëfaqësojnë asgjë ?!
A janë eksponentët e lartë të Partisë Demokratike, në dijeni të opinoinit që gëlon ndër forume intelektuale, që në realitetin politik shqiptar janë krijuar tre filozofi politike,(islamike, ateiste, dhe pragmatiste) rrokur rrespektivisht nga tre partitë kryesore politike në vend?!
Si katolik në shpirt, tradiconalisht i tillë, refuzoj ta pranoj si realitet këtë opinion.
Po ashtu, refuzoj me përbuzje të përfaqësohem nga tëvetëshpallurit si mbrojtës të vlerave demokritiane, që nëpërmjet ca partiçkave, kanë marre peng emrin e mire te kësaj filozofie, në shërbim të interesave tyre personale.
Vërej me neveri përpjekjet e disa individëve, për tu konvertuar në katolik, apo duke gënjyer të vetëshpallen si të tillë, me të vetmin qëllim, përfitim politik dhe personal në emër të përfaqësimit të vlerave më të mira që ky komunitet ka trashëguar në shekuj.
Unë, ende besoj fort që në Partinë Demokratike ka vend për besimtarët e Zotit, të cilit do besim fetar në vend, që ka vend për njerëzit e mire që besojnë në vlera dhe parime.
Une biri i nje familje të persekutuar nga push-teti i se djeshmes, jam sot, ende në derë të shpresës, me ënderra “shkim e ndez” për PD-në e të tashmes dhe të së nesërmes

No comments:
Post a Comment