Thursday, November 20, 2014

Dëgjoni këngën kushtuar Sokol Olldashit në 1-vjetorin e ndarjes

Kjo është kënga kushtuar deputetit te ndjerë të Partisë Demokratike Sokol Olldashi, i cili humbi jeten 1 vit me pare ne nje aksident tragjik. Kenga eshte shkruar miqtë e tij deputetët Astrit Patozi dhe Florjon Mima. Ajo është orkestruar nga Shpetim Saraci dhe këndohet nga Aleksandër Gjoka.





Teksti i këngës
1. Nata të mori
N’errësirën e saj
Kitarra jote
Po shkrehet në vaj

Ti ike lart
Në qiell fluturove
Endrrën ndërpreve
Vallë si guxove

Refreni:
Por ti nuk do
Trishtimi t’na ndaj’
Kënga nuk ndalet
Ligjësi e saj

E që nga lart
Pas syzesh sheh
Dhe ty të pelqen
Dot jo s’ e fsheh

2. Kohen le pas
Ajo s’ të kapi dot
Ti rendje si i çmendur
Ti rendje si pilot

Në mes le cigaren
Askush s’ e ndez më
Pas le buzeqëshjen
Një dhimbje pa zë


No comments: