Nga: PËRPARIM KABO
Po mbushen afro gati 6 dekada nga ajo që ndodhi në Hungari në vitin 1956 dhe sa herë afrohet fundtetori është e përligjur të arsyetohet mbi ato ngjarje. Risillen ato në kujtesë. Analizohen situatat dhe faktorët. Gërmohet në arshiva dhe rigjykohen dokumentet. Për më tepër, nisur nga çfarë ndodh në ditët tona, ku një pjesë e territorit të shtetit të pavarur të Ukrainës është pushtuar me armë nga të ashtuquajtur separatistë prorusë, por që në fakt janë pjesë e njësive të përgatitura dhe pajisura
ushtarakisht nga Rusia. Gjithë sa më lart e bëjnë tetorin Hungarez të 1956-ës një ngjarje fokale që nuk shteret. Kthimi i përvitshëm te to na ndihmon për të parë dhe gjykuar më mirë të sotmen dhe parashikuar të ardhmen. Nëse ndodh një sulm i armatosur ndaj një vendi sovran, sigurisht që ka një motiv, qoftë dhe formal të shprehur, sado i pavend dhe aspak justifikues qoftë ai, së paku për të thënë pse erdhi kjo situatë? Porse për atë që ndodh ka dhe një prapaskenë. Atje fshihet e vërteta. Atje mund të zbulohen motivet pse ndodh okupimi? Kush kanë qenë apo janë protagonistët? Si sillen me njëri-tjetrin? A ka apo jo unison? Ka kundërshtime dhe skenare rezervë? Me sulmin së fundi ndaj Ukrainës u rishfaq edhe një herë në Mijëvjeçarin e Tretë karakteri imperial-ushtarak ruse. U vetëdeklarua kredua se bota pa ne nuk mund të bëjë, se gjeopolitika globale sa do që të ketë detyrime ndaj institucioneve dhe konventave ndërkombëtare, në gjithëkohësi ajo është bërë dhe ribërë me politikën e faktit të kryer në fushën e betejës. Po si u përgatit sulmi ndaj Hungarisë në 1956-n? Cili qe itinerari në kokat e nxehta? Si u mbush kupa për t’u derdhur e për të thënë zjarr? Bazuar në librin “1956 The Hungarian Revolution and War for independence”, (Distributed by Columbia University Press, New York 2006;) gjenden referenca eksplicite referuar në protokollet e mbledhjeve dhe takimeve ato ditë të ethshme, e ne mësojmë se ngjarjet janë zhvilluar si më poshtë. Presidiumi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Sovjetike, diskutoi për çështjen e Hungarisë në datë 28 tetor 1956, në vijim të diskutimit që kishte bërë në datë 26 të po atij muaji. Shefi KGB-s në atë kohë Serov informoi udhëheqjen e lartë sovjetike duke pohuar. E citoj:” …Kryengritësit në Budapest ishin të pasigurt në lidhje me vijimin e rezistencës. Ata më aktivët favorizojnë vijimin e luftimit. Ata do të mund të binin dakord për një pushim-zjarri vetëm me kushte nëse do t’i mbajnë armët dhe do të rifillojnë luftimet në rastin më të favorshëm”.
Kur e lexon dhe rilexon sot këtë formulim krejt qetësisht, shikon se ambiguiteti është provokues dhe i tillë që tregon, se atje duan luftë. Vetëm një pakicë nuk do. Atje s’duan të dorëzojnë armët, se ata do na godasin në rastin më të parë… Një ngasje tipike nga ato që bëjnë shërbimet inteligjente, ndaj atyre që drejtojnë ushtrinë dhe që nuk mund ta kuptojnë dot historinë pa luftën dhe autoritetin e saj në fushëbetejë. Nga lufta del sipas tyre edhe politika e madhe globale. Në mbledhjen e 28 tetorit 1956, të Presidiumit të PKBS, Hrushovi e dha orientimin kur deklaroi: “Situata është duke e bërë edhe më serioze”. Dhe në një tango të akorduar mendimesh këtë “ide prej udhëheqësi botëror” të Hrushovit, e pasoi shpjegimi “sugjerues” i Voroshillovit”. Trupat ruse nuk duhet të tërhiqen dhe kryengritja të shtypet me forcë”. Qëndrimi ishte përcaktuar dhe mund të përmblidhej tashmë me dy elemente kryesore, …”gjendja është shumë serioze, ndaj nuk tërhiqemi, por do t’i shtypim me forcë…”. Kjo është këmisha e forcës, ky ishte plani që u vu në zbatim pas pak ditësh, kur Budapesti u shkel me tanke dhe rrugët e tij u lanë më gjak, vetëm se ai popull kërkoi largimin e trupave ruse dhe “Hungarinë shtet neutral”. Nëse ndodhte ky ndryshim, kuptohet kufiri me perëndimin vinte shumë afër, në Ukrainë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik të asaj kohe. Në një paralele historike, mund të arsyetojmë se në ditët tona në udhëheqjen e lartë ruse mund të thuhet: “Ti biem Krimesë” dhe të turbullojmë Ukrainën, sepse nëse ajo anëtarësohet në NATO dhe në BE, kufiri perëndimit na vjen te porta e shtëpisë. E ku i dihet në një të ardhme jo të largët dhe brenda në vatër. Aso kohe të vitit 1956, me qëllim që edhe të tjerë anëtarë të Presidiumit të PKBS të përqafonin variantin e sulmit të armatosur, kujdesi i inskenimit shkonte si gjithnjë për të gjetur dhe mbështetësit e brendshëm. Duhej të krijohej përshtypja tek opinioni ndërkombëtar, tek ai sovjetik dhe ai hungarez, se nuk kemi të bëjmë me një sulm ushtarak dhe me një agresion të hapur, por thjesht me një ndërhyrje për të ndihmuar udhëheqjen hungareze, e cila është në rrezik dhe vetë ajo e interesuar që gjendja të mosprecipitojë, ndaj “Ju lutem na ndihmoni si vend i Traktatit të Varshavës që jemi, me qëllim që të shtypim kryengritësit”. Si aktori kryesor u zgjodh Kádári. Në atë kohë kishte ende një pavendosmëri se cili do ishte varianti përfundimtar. Se cilët duheshin përkrahur. Hrushovi ishte ende skeptik dhe e vlerësonte më pak të pranueshme zgjidhjen që mund të vinte me krijimin e një qeverie të re hungareze, e një “komiteti” si edhe thuhej në atë kohë. Sipas dokumenteve provohet se “Ai propozoi vijimin e mbështetjes për qeverinë e Imre Nagy-it, si dhe shtypjen e kryengritësve të armatosur”.
Sipas Suslovit, i cili u thirr të kthehej nga Budapesti për takimin e 28 tetorit 1956, duhej të vendosej një “qeveri relativisht e qëndrueshme” dhe “zgjedhjet duheshin shtyrë”. Po sipas tij, “trupat ruse do duhej të përgatiteshin të largoheshin nga Budapesti”. Me sa duket, Suslovi shikonte ende me “syze politikani”. Të tjerët që “e kishin dhe mendjen të veshur me çizme ushtarake” do të kenë vënë buzën në gaz, ndoshta dhe kanë thënë, se politikanët e diplomacisë politike është e nevojshme që herë pas here, t’u veshim helmetën në kokë dhe kundragazin në fytyrë…! Kliment Voroshillov, ose si i thonin ndryshe Klim Voroshillov, një ushtarak karriere, i cili ka qenë prezent pothuaj në të gjitha periudhat e komunizmit sovjetik, kishte luajtur një rol tejet aktiv në ngritjen e ushtrisë së kuqe. Ai kishte ndihmuar si Josif Stalinin, ashtu dhe Leon Trockin, me këshillime në problematikën ushtarake. Josif Stalini e mori me vete në vitin 1943 në Konferencën e Teheranit. Voroshillovi ishte nga të paktit, që në vitin 1953 rikthehet në pushtet dhe bëhet kryetari i Sovietit Suprem të BRSS, duke u mbështetur nga Nikita Hrushovi dhe Georgy Malenkov. Madje, ai mbeti aktiv deri në kohën e Brezhnjevit. Ja përse në ngjarjet e 1956 në Hungari, fjala e tij kishte shumë peshë. Komunizmi konservator agresiv, i veshur me kostumin ushtarak ishte aq i qenësishëm te ky person.
Voroshillovi deklaroi se “vendosja e trupave sovjetike ishte e përshtatshme dhe ato nuk duhej të tërhiqeshin me ngut”. Mendohej në ato momente se nuk kishte rrugë tjetër, veçse mbështetja e qeverisë që drejtonte vendin. Ndërsa për Voroshillovin, problemi më i madh ishte anticipimi i “shpërthimit të luftës”, nëse trupat sovjetike do të tërhiqeshin dhe nuk do të kishte grupe mbështetëse për qeverinë hungareze. Ky lloj arsyetimi e linte “litarin jashtë arkivolit” dhe ndryshe mund të lexohej. Ja ikëm ne, dhe atje shpërthen lufta, ku do të mbështetet qeveria e një vendi të kampit socialist, anëtare Traktatit të Varshavës? Situata po nxehej në kokat e larta të BRSS. Nuk dihet pse? Mbase ishte një lloj taktike apo realisht ishte i sinqertë? Porse ende në 28 tetor 1956 Hrushovi, “e mohonte opsionin e një ndërhyrje të re ushtarake”. Dhe dinamika e ngjarjeve udhëtoi në atë hulli, kur filloi realisht apo si manovër tërheqja e trupave sovjetike nga Budapesti, me një herë u shpall se “një kërcënim i ri ishte i mundur, trupat e ushtrisë hungareze do të bashkohen me kryengritësit”. Ky është fakt historik i pamohueshëm që me punëtorët, rininë studentore, intelektualët, qytetarët u bashkuan dhe ushtarakët hungarezë. Populli hungarez ishte serioz dhe i vendosur në ndërmarrjen e tij historike. Largimin e ushtrisë sovjetike nga territori saj, një vend ku duhej të kthehej demokracia e pluralizmit partiak, një ekonomi me pronë private, një Hungari jashtë bllokut komunist, si një vend neutral. Dokumentet e kohës dëshmojnë se diskutimet në atë mbledhje ndikuan në një farë mënyre në mosgjetjen e një unison në vendimmarrje, por se shumica e udhëheqjes së lartë të PK të BS ishte e një mendje: Raportet mes BRSS dhe Demokracive Popullore do duhej të vendoseshin në baza të reja dhe duhej iniciuar kontakti me udhëheqësit e lartë të këtyre vendeve, ku trupat e tyre ushtarake ishin të vendosura.
“Çështja e tërheqjes së trupave sovjetike ishte për t’u vënë në axhendën e Komisionit të Politikave Konsultative të Paktit të Varshavës”. U vendos të lëshohej një “deklaratë” drejtuar popullit hungarez, ku theksohej se me gjithë parimet e reja të bashkëpunimit, marrëdhëniet mes udhëheqjes sovjetike me Qeverinë hungareze, e cila do të mbështetej, përfshinte dhe rolin e Imre Nagy dhe Janos Kádárit. Në vazhdën e diskutimeve ka një episod që sjell ndryshim. Debatit në mbledhjen e Presidiumit të PK të BS i bashkohet dhe Yudini, i cili raporton në forum, pasi ai mbante në atë kohë drejtimin e negociatave më udhëheqjen e Partisë Kineze. Ydini kërkoi të rishikohet situate, duke mbajtur në konsideratë edhe çështjet e ngritura nga delegacioni kinez, i cili kishte shtruar pyetjet: “Cila është situata? A do të shkëputet Hungaria nga kampi ynë? Kush është Imre Nagy? A mund t’i besojmë ne atij? Sipas historiografisë hungareze, kanë qenë pikërisht këto pyetje dhe përgjigjet e afruara për to, që i dhanë një drejtim tjetër vlerësimi situatës në Hungari, si dhe parashtruan konsideratat për mundësitë e zgjidhjeve. Siç edhe tregon procesverbali i kësaj mbledhjeje, Presidiumi i PK të BS ftoi Liu-Shao Chin t’i bashkohej sesionit. Ai paraqiti përgjigjet e përgatitura. Udhëheqësi i lartë komunist kinez deklaroi pozicionin e rishikuar të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Kinës: E citoj: “Trupat duhet të mbeten në Hungari”. Në kundërshtim me pozicionin e vendosur të udhëheqjes kineze, Hrushovi propozoi dy alternative: 1-Intervecionin ushtarak. 2-Tërheqjen e trupave dhe negociata. Çfarë tragjedi-komedie në shpinë të një populli dhe një vendi. Në Hungari nuk dinin asgjë për çfarë diskutohej në udhëheqjen e lartë të PK të BS, për debatet dhe alternativat, për pavendosmëritë dhe orientimet e reja në politikë, për qëndrimin kinez dhe pyetjet e tyre të mbushura me dyshime dhe insinuata. Sa afër janë shpresa me dëshpërimin, besimi me zhgënjimin, liria me rrëmbimin e saj?! Ndërkohë që besohej se me frymën e re të bashkëpunimit mes BS, edhe vendet e demokracive popullore, “u ushqyen shpresa për një revolucion fitimtar, ...”në më pak se 24 orë ishte marrë vendimi për një invadim të ri sovjetik”. Sa larg janë politika si propagandë me politikën si veprim. Sa çorientuese janë ato që thuhen me zë të lartë dhe me pompozitet për paqe dhe mirëkuptim, me lëvizjet që bëjnë mbas-shtabet ushtarake!
Këtë e provon në histori dhe ajo që ndodhi në vjeshtë 1956 në Hungari. Mikrofoni i politikanit dhe bilbili i gjeneralit janë dy mjete që nuk krijojnë harmoni. Dizonanca e tyre është e frikshme. Fatkeqësisht ajo çka ndodh të gjen në “gjumin e gënjeshtërt”, duke besuar me naivitet se qenkërka arritur zgjidhja paqësore. Kjo deri sa të shpërtheje predha e parë. Pas kësaj të gjitha ato që janë thënë e janë shkruajtur e humbin peshën. Fusha e luftimit dhe palët në ndeshje duhet të tregojnë se kush fiton, e cili humbet. Në datën 30 tetor 1956, udhëheqja e lartë sovjetike deklaronte se ishte e vendosur të respektonte principet e barazisë së plotë, integritetin territorial, pavarësinë, sovranitetin dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme në marrëdhëniet dypalëshe” të shteteve socialiste. Duket sikur thuhet që formën e regjimit e kemi të njëjtë, jemi vende të “diktaturës së proletariatit”, apo në mënyrë të rrumbullakosur, jemi “Demokraci Popullore” (Zhdanovi përdori termin Demokracitë e Reja. Pas tij, edhe Stalini deri në telegramin e gjatë të George Cenan), porse bazuar në Të Drejtën Ndërkombëtare, me demek jemi shtete të pavarura dhe respektojmë integritetin territorial të njëri-tjetrit. Në të njëjtën kohë qeveria sovjetike deklaronte se ishte përgatitur të ekzaminonte “çështjen e forcave okupuese sovjetike në vendet socialiste, anëtare të Traktatit të Varshavës” në bazë të principeve se “stacionimi i forcave të një shteti në territorin e një shteti tjetër ishte e lejuar vetëm me pëlqimin e atij shteti ku forcat janë prezente”. Ky formulim ishte mekanizmi që do të përdorej. Duhej edhe një qeveri e re në Hungari, e cila nuk do të kërkonte largimin e forcave ushtarake sovjetike, të cilat kishin mbetur që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, por se atyre mund të shtoheshin edhe të reja, meqë rendi shoqëror rrezikohej dhe qeveria e atij vendi e shihte të nevojshme të kërkonte ndihmë si vend anëtar i një pakti politik dhe ushtarak. Në ato ditë të ethshme, kur i gjithë populli hungarez ishte në këmbë dhe i armatosur, kishte hapësira dhe për demagogji, dizinformim, keqinformim dhe shantazhim. Qeveria sovjetike ndërkohë që kishte dhënë urdhër “në surdinë” të ndizeshin motorët e makinës ushtarake drejt Hungarisë, nuk e kishte për gjë që të deklaronte se: “Që kurse prania e vazhdueshme e forcave sovjetike në Hungari mund të shërbejnë si pretekst në përshkallëzimin e krizës, qeveria sovjetike ka instruktuar komandën e saj ushtarake për tërheqjen e forcave sovjetike nga Budapesti, sa më shpejt të jetë e mundur, nëse qeveria Hungareze e konsideron të nevojshme. Në të njëjtën kohë qeveria sovjetike është duke u përgatitur të negociojë me Republikën Popullore të Hungarisë dhe me qeveritë e vendeve të tjera, anëtare të Traktatit të Varshavës, në lidhje me prezencën e trupave sovjetike në Hungari”. Dy pikërëndesa të bien në sy në këtë deklarim. E para, ne (sovjetikët) komunikojmë me qeverinë hungareze dhe jo me njerëzit në rrugë, civilë, studentë, punëtorë, ushtarakë, apo rini shkollore qofshin. Është qeveria hungareze, që duhet të na thotë nëse duhet t’i largojmë apo jo forcat ushtarake nga Budapesti dhe t’i kthejmë në kazermë. Ne me atë do të negociojmë, madje edhe nëse duhet t’i tërheqim forcat tona ushtarake nga Hungaria. E dyta, për këtë tërheqje të plotë duhet të bisedojmë edhe me qeveritë e vendeve të tjera të Traktatit të Varshavës. Lihet të nënkuptohet se u dashka marrë në konsideratë dhe siguria e tyre dhe e kampit socialist. Në datën 31 tetor 1956 ngjarjet morën zhvillimin final. Në mbledhjen e Presidiumit të PK të BS, diskutimet morën rrjedhën e një ndryshimi substancial. Ranë hamendësimet dhe alternativat. Triumfoi një skenar, që u shndërrua në urdhër. Pikërisht në këtë mbledhje Hrushovi deklaroi:”Bashkimi Sovjetik nuk ka zgjedhje, trupat sovjetike nuk do të tërhiqen nga Budapesti dhe nga Hungaria dhe ‘rendi’ do të vendoset forcërisht”. Hrushovi e justifikoi këtë politikë të re duke e argumentuar se tërheqja do të kurajonte imperialistët amerikanë, britanikë e francezë dhe anëtarësia e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik nuk do të ishte dakord me këtë gjë. “Pikërisht në këtë klimë dhe rrethana Presidiumi i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik mori vendimin që të krijonte një qeveri të re, Qeverinë Revolucionare Provizore, të përgatiste planin ushtarak për një intervencion, të hartonte deklaratën politike në mbështetje të politikës së re. Marshalli Konev u caktua si komandanti i trupave sovjetike”.
Procesverbali i mbledhjes konfirmon se Rákoci, Hegedüsh dhe Gerö, ndërkohë rezidentë në Moskë, mbështetën Ferenc Münnich si kryeministër të qeverisë së re. Persona të tjerë të pranueshëm për anëtarë të qeverisë ishin Antal Apró, János Kádár, Károly Kiss, János Boldoczki dhe Imre Horváth. Gjithashtu, u mor vendimi që Hrushovi dhe Malenkovi të shkonin në Jugosllavi dhe në Rumani, si edhe për të dërguar Hrushovin, Molotovin dhe Malenkovin në Brest për të diskutuar për çështjen hungareze. Duhej punuar “me doreza” e të mos liheshin gjurmë, duke treguar në arenën ndërkombëtare, se janë udhëheqësit hungarezë të shqetësuar. Janë ata që kanë nevojë për ndërhyrjen dhe ne nuk mund t’i braktisim në këto momente të vështira. Presidiumi i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Sovjetike mban një sesion të zgjeruar në datën 2 nëntor 1956, me pjesëmarrjen e János Kádár, Ferenc Münnich dhe István Bata. Zhvillimet që pasuan shpjegojnë rrokullisjen e ngjarjeve. János Kádári kishte lënë godinën e Parlamentit Hungarez për të takuar në mbrëmje vonë të datës 1 nëntor, Ferenc Münnich, ndërkohë që ishin duke u zhvilluar negociatat mes Komitetit Administrativ të Partisë Socialiste Punëtore Hungareze dhe ambasadorit kinez. Ferenc Münnich me sa duket i drejtuar nga Andropovi, që ishte ambasadori sovjetik në Hungari, e bindi Kádárin për papranueshmërinë e pozicionit hungarez pas 28 tetorit, që ishte mbështetur nga të dy bashkë, Imre Nágy dhe Kádári. Ai u pajtua me kërkesën e Münnich-it dhe sigurisht me versionin e Andropovit dhe ky e shoqëroi Kádárin në ambasadën sovjetike, nga ku ata morën makina të blinduara për të shkuar në bazën ajrore të Tököl-it. Të dy fluturuan drejt Moskës, por jo me të njëjtin avion. Kádári ishte rrugës për në Moskë dhe pati vendosur ta linte Hungarinë, kur radio hungareze në transmetimin e saj lëshoi thirrjen për popullin hungarez, e cila u publikua edhe në shtypin e datës 2 nëntor 1956. Thirrja mbyllej me këto fjalë: “Populli ynë e ka vulosur me gjakun e tij rezolutën për të mbështetur kërkesën e qeverisë për tërheqjen e plotë e forcave sovjetike. Ne e refuzojmë vazhdimësinë e të mos qenit të pavarur! Ne nuk duam që atdheu ynë të bëhet fushëbeteje. Ne u bëjmë thirrje të gjithë patriotëve të ndershëm, të bashkohemi për fitoren e pavarësisë së Hungarisë, për Hungarinë e lirë!”. Merret me mend se si është ndjerë Kádári në ato momente. Në atë pikë kthese të historisë së vendit të tij, ai nuk ishte nga ana e popullit dhe nderit, por kishte mbetur nga ana e pushtuesit dhe turpit. Pozicione të tilla janë pika referimi edhe në ditët tona. “Politikanë të vegjël” përpiqen të ndërtojnë “histori të mëdha” dhe duke humbur fillin historik, si pa gjë të keq i ndërrojnë vendin paqes me luftën, atdheut me shitjen e interesave kombëtare, jetës me humbjen e saj nën predhat që dalin nga grykat e zjarrit. Në mbledhjen e Presidiumit të PK të BS të datës 2 nëntor 1956 diskutohet sërish për problemin hungarez. Jánosh Kádári deklaroi se, “udhëheqësit e lëvizjes hungareze ishin Imre Nagy dhe ndjekësit e tij, ndërsa udhëheqësit e rebelëve të armatosur ishin anëtarë të partisë dhe punëtorë, të cilët ishin duke luftuar për heqjen e fraksionit të Rákosi-t dhe tërheqjen e forcave sovjetike, por të mbështetur nga sistemi i Demokracisë Popullore. Demonstruesit në provinca janë duke kërkuar jo përmbysje të demokracisë popullore, por kërkojnë transformimin demokratik të tyre dhe realizimin e politikave sociale. Të gjitha grupet e armatosura kërkojnë largimin e forcave sovjetike”. Ai informoi se grevistët që kërkonin largimin e forcave ruse, kishin ndërmend të ktheheshin në punë si rezultat i deklaratës së qeverisë sovjetike, por ata ndryshuan mendje kur morën vesh për lëvizjen e trupave sovjetike. Vendimi, për të deklaruar neutralitetin dhe kjo u bë për shkak të impaktit që krijoi mbërritja e trupave të reja sovjetike”.
Më tej Kadari dha një konsideratë për alternativat duke deklaruar se Hungaria mund të mbahet dhe me forca ushtarake “por se në këtë rast do të kemi konflikt të armatosur” dhe do të derdhet gjak. Çfarë do të ndodhë më tej? Morali i komunistëve do të jetë zero. Kjo gjakderdhje do të dëmtojë shtetet socialiste. A kemi garanci që situatë e ngjashme nuk do të paraqitej edhe në vende të tjera? Duket si kirurgjikal ky definim i gjendjes nga Kádári, por se në fakt është një panoramë që fliste për zhbërjen e vendit dhe identifikonte faktorët në teatrin e ngjarjeve. Në arsyetimin e tij Kádári ndan udhëheqjen nga masa e partisë dhe këta të fundit i bën përgjegjës, si dhe shkëput Budapestin nga provincat, duke lënë të kuptohet që e keqja është në kryeqytet. Mbi të gjitha Kádári formalisht guxoi të mbronte atdheun dhe popullin e tij kur iu tha: “Kujdes se mund të derdhet gjak dhe unë nuk mund të pajtohem me vrasjen e qytetarëve, bashkëpatriotë të mitë! Kujdes se kjo mund të përhapet edhe në vende të tjera të kampit socialist!”. Tek udhëheqja sovjetike ky tekst deklaruar hapur, mund të përthyhej me nëntekstin: “Kujdes! Në lindjen komuniste ka vende që tani, gati më shumë se një dekadë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, nuk e duan më zgjedhën tuaj”. Shenjat që ishin dhënë në Berlinin Lindor dhe në Varshavë, do të jepeshin pas 12 vitesh në 1968 sërish në Pragë. Qëndrimi i Ferenc Münnich është më i nënshtruari. Ai ndërhyn dhe plotëson arsyetimin e Kádárit duke deklaruar: “Sistemi socialist në Hungari ekziston dhe do të mund të mbijetojë vetëm me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik”. Por se ky formulim mund të lexohet dhe ndryshe, që në Hungari nuk ka dashuri për këtë sistem, ju e sollët dhe ju mund ta mbani. Mbledhja e fundit e Presidiumit të Partisë Komuniste të BRSS, po atë ditë u zhvillua pa praninë e palës hungareze dhe rezultoi fatale. U aprovua fushata ushtarake, bazuar në planin Operacional të quajtur “Whirlwind” -Shakullinë, në rusisht-”Vikhr” dhe në hungarisht, “Forgószél. Në datën 3 nëntor pas edhe një konsultimi me jugosllavët, u mendua që Janos Kádári të ishte kryeministër i qeverisë së re. Dhe ai u thye, paçka që e kishte kritikuar udhëheqjen sovjetike në shumë çështje. Në ato momente në harkun e pak orëve po ky Kádár deklaroi, e citoj: “Çfarë duhet bërë? …Nuk mund të lejojmë kundërrevolucionin të marrë një vend socialist. Ne jemi dakord me ju. Zgjidhja e duhur është të formojmë një qeveri revolucionare”. Pas më shumë se gjysmë shekulli është e përligjur të pyesim. A e shkrojti vet Janos Kádári këtë deklaratë apo ia vunë mbi tavolinë dhe i thanë lexoje, ndryshe je i humbur? Kush e zgjodhi termin “kundërrevolucion”? Deri në atë moment nuk ishte dëgjuar ky formulim, që pështjelloi një botë të tërë, aq sa diskutimet ende vijojnë edhe sot, se ç’ishte ajo lëvizje? Edhe në Shqipërinë e asaj kohe, por edhe më vonë u fol dhe u shkruajt për “kundërrevolucionin” hungarez. Shpesh edhe ato që shkruhen si dokumente zyrtare arkivale, me gjithë autenticitetin e padiskutueshëm, nuk mjaftojnë të kuptohet se si është zhvilluar dinamika e ngjarjeve, që paracaktojnë fatin e historisë. Ishte një lëvizje popullore, porse kundër një okupatori. Ishte lëvizje kundër, por ndaj një regjimi që ishte imponuar. Më në fund edhe brenda Presidiumit të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, në mënyrë unanime u ra dakord që Kádári të ishte kreu i qeverisë, e cila u ndërtua nga sovjetikët si vegla që do të vinte në jetë planin e 4 nëntorit. Në përbërje të saj ishin Ferenc Münnich, György Marosan, Imre Horvath, István Kossa, Antal Apró, Imre Dögei dhe Sándor Ronai. Sulmi ushtarak filloi menjëherë dhe si për të poshtëruar hungarezët, kishte edhe dhjetëra tanke gjermane, që sovjetikët ua kishin zënë robër gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u kujtuar hungarezëve se kishin qenë aleatë me Gjermaninë naziste. Sulmi u parapri me deklaratën e Marshallit Konev, komandanti i operacionit. E citoj: “Udhëheqja më e lartë politike e vendeve anëtare të Traktatit të Varshavës kanë marrë vendimin për të siguruar ndihmë ‘ushtarake’ për të shkatërruar forcat kundërrevolucionare. Forcat e korpuseve speciale sovjetike për këtë arsye duhet të përgatiten për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak “Whirlwind”, misioni të cilit është të shkatërrojë rezistencën e armatosur dhe rivendosjen e rendit në Budapest. Njësitë e ushtrisë së popullit hungarez që do të tentojnë të rezistojnë duhet të çarmatosen”. Kështu ishin fjalët, por se lëvizja e popullit hungarez e shkel me tanke. Rrugët e Budapestit dhe Hungarisë u lanë me gjak… Ja përse fund-tetori hungarez të thërret për reflektim. Historia vazhdon…
(d.d/GSH/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment