Tuesday, September 23, 2014

Biletat/ FSHF çmime stratosferike për ndeshjen ndaj Danimarkës

FSHF ka bërë publike çmimet e biletave për ndeshjen e 11 tetorit që Shqipëria do të luaj kundër Danimarkës në Elbasan Arena.

Inagurimi i stadiumit dhe fitorja ndaj Portugalisë me sa duket e kanë shtyrë Federatën tonë të vendosë çmime të kripura për ndeshjen e ardhshme.
Kështu, një biletë në tribunën G2+C2 (prapa porte) do të kushtojë plotë 1,000 lekë, ndërsa në tribunën (vip) A2 + A3 + B3 çmimet arrijnë deri në 10,000 lekë.
Ndërkohë që në tribunat e tjera çmimet varjojnë nga 1,500 lekë deri në 80,000 lekë.
FSHF njoftonë se shitjet e biletave do të fillojnë më 5 tetor dhe do të ketë disa pika shitjesh në Tiranë dhe Elbasan.
Më poshtë çmimet dhe tribunat:

Tribuna A2 + A3
      10,000 leke
Tribuna B3
      10,000 leke
Tribuna B2 + B4
        8,000 leke
Tribuna A1 + A4
        8,000 leke
Tribuna B1 + B5
        6,000 leke
Tribuna E
        3,000 leke
Tribuna D + F
        2,000 leke
Tribuna
G1 + G3 + C1 + C3
        1,500 leke
Tribuna G2 + C2
        1,000 leke

No comments: