Thursday, February 28, 2013

Balla: Fotoja e drekës ku u vendos shkarkimi i Dritan Lamajt


fotoja

Deputeti socialist, Taulant Balla, tha sot në Kuvend se fotoja ku shfaqet Arben Frroku me katër drejtues të lartë të policisë është bërë pikërisht në drekën gjatë të cilës u vendos shkarkimi i Dritan Lamajt.
“Dua të sjell dy fakte për këto foto. E para: fotoja është postuar nga zoti Tonin Vocaj në Facebook, me 23 tetor 2012. Fotografia është bërë me 21 tetor 2012, ndërkohë që Lamaj është shkarkuar nga pozicioni i kryekomisarit 17ditë më pas. Nuk ka asnjë dyshim se kjo drekë është dreka që ka shkarkuar kryekomisarin nga pozicioni i tij në Kombinat”, tha Balla.

Balla tha se krerët e policisë e kanë djegur kërkesën me shkrim që Dritan Lamaj kishte bërë për të kërkuar mbrojtje pasi  kishte marrë kërcënime me jetë. Balla tha se ministri I Brendshëm duhet të japë urgjentisht dorëheqjen për gënjeshtrën në Parlament se gjoja foto është e vitit 2011, se gjoja drejtori i policisë tha është e vitit 2010. “Mjaftojnë këto elemente të kuptosh se këta janë një tufë mashtruesish të ndyrë që kanë shitur kryekomisarin për individin të akuzuar se kreu krimin”, tha më tej Balla.
Në fund, deputeti socialist ngriti një pyetje: “Si ka mundësi që sa herë që përmendet trafik karburantesh apo sa herë bëhen vrasje të punonjësve të policisë del në skenë emri i Agron Kuliçajt?”, përfundoi ai.

No comments: