Tuesday, February 12, 2013

Selami: PD fiton zgjedhjet, i gatshem te kandidoj per te

Anetari i Keshillit Kombetar te PD, Eduard Selami, ne nje interviste ekskluzive qe dha dje ne Tv Klan per emisionin “Opinion”, konfirmoi rikthimin dhe mbeshtetjen ndaj PD. Duke theksuar se ka qene dhe mbetet pjese e strukturave te PD dhe se nuk eshte larguar asnjehere prej kesaj partie, z.Selami perjashtoi cdo mundesi afrimi me Frymen e Re Demokratike te Bamir Topit. Z.Selami, tha se nje afrim me FRD, as qe e shtronte si ceshtje. I bindur se PD do t’i fitoje zgjedhjet ne kete mandat te trete qe ajo del me 23 qershor per t’ia kerkuar elektoratit, z.Selami argumenton se arritjet e ketyre viteve duhet ta nxisin kete mazhorance qe te kerkoje serish voten e shqiptareve.
Selami foli dhe per largimet nga PD duke pohuar se thuajse te gjithe ata qe ne vite jane larguar, me pas jane rikthyer. Sa i perket koalicionit me nje parti te majte, z.Selami tha se aleanca me LSI, eshte shenje e pjekurise politike, duke theksuar se ne kete rast ka fituar Shqiperia.

Intervistoi: Blendi Fevziu

A keni ftese konkrete per t’u angazhuar ne politike?

Une asnjehere nuk jam larguar perfundimisht, por nuk eshte se ne cdo fushate qe vjen une mezi pres qe te afrohem.

Keni pasur oferta me pare?

Kam pasur kontakte dhe sugjerime, por asnjehere ato nuk jane zyrtarizuar.

Kane munguar ftesat apo ka munguar deshira?

Nuk them se ka munguar deshira ime, por them se pozicioni im eshte paksa delikat se kam qene larg. Por une jam pjese e strukturave te PD, jam anetar i Keshillit Kombetar te PD.

E keni ushtruar kete detyre si anetar i Keshillit Kombetar te PD?

Sipas menyres sime po, edhe ky prononcim qe jap sot flet per kete. Kam dhene mendimin tim, ka zera te ndryshem, ka mendime te ndryshme, ka njerez qe jane ne distance. Une jam takuar me njerez te ndryshem, jam takuar edhe me z. Berisha.

Pse duhet te kemi besim tek ju kur ndarja juaj me PD ka qene e veshtire?

E veshtire jo, problematike jo, u ndame per shkak te nje vizioni qe kishim. Sic ishte Kushtetuta, nuk fitoi me votim dhe ne u ndame. Ju keni qene deshmitar si gazetar kur ju kam bere thirrje PD per ta votuar ne Kuvend dhe jo me referendum. Une dhe mund te mos e thosha dhe nuk me rrezikohej posti i kryetarit.

Pas largimit tuaj, keni bere thirrje qe te tjeret te mos largohen?

Jo drejtperdrejt, por une prape isha kryetar i delegacionit te Keshillit te Europes dhe dhashe kontributin tim. Nuk kandidova ne asnje forum dhe mendova e mendoj se kam bere nje nga veprimet me te mira, pra vendimi per t’u rikthyer ne karrieren time akademike.

Keni gati 18 vjet “divorc” me PD, si ka qene raporti juaj gjate kesaj kohe?

Kam qene gjithmone i lidhur me PD sepse nuk ka pasur divorc. Kam qene gjithmone perkrah Partise Demokratike, asnjehere nuk jam larguar prej saj.

Ka pasur komente qe ju do te kandidoni per nje force politike te re?

As nuk jam kontaktuar dhe as nuk eshte nje ceshtje.

Nese do te angazhoheni ne politike ke do te zgjidhnit?

Forca qe une i perkas. Nuk ka asnje ndryshim, asnje dyshim, me PD.

Pra po te kishte ftese nga PD do ta pranonit ?

Me kenaqesi do ta pranoja ftesen per ta mbeshtetur.

Tani jeni i gatshem ta lini jeten tuaj stabel ne SHBA?

Eshte mbase nje nga vendimet e mia te veshtira ne jete. Nese PD do te kerkoje te me kandidoje, me kenaqesi do t’i pergjigjesha.

Keni pasur bisedime konkrete?

Me drejtues te PD, po, por kandidimi vjen nepermjet strukturave te partise. Nuk kemi shkuar aq larg me biseda, ketu me ju eshte biseda qe kemi shkuar me larg.

Pse besoni se PD ka ndryshuar sot?

Ne cfare kuptimi?

Ne kuptimin e zhvillimeve te brendshme te PD dhe kontributeve qe jep per vendin...

Une mendoj se edhe me pare PD ka dhene kontribut dhe kontributi me i madh eshte fakti qe e solli Shqiperine ne rrugen e progresit sic beri kur shembi komunizmin dhe e futi Shqiperine ne progres. Une nuk kam menduar se PD nuk eshte nje force progresive, po ta kisha kete mendim, nuk do kisha mbeshtetur.

Edhe pas dy mandatesh?

Patjeter, nuk ka ne Shqiperi ndonje ligj, qe te thote se nuk ke te drejte te qeverisesh pas dy mandatesh.

Cilat jane shanset e PD per nje mandat te trete?

Nuk do te jete e lehte, por shanset jane, eshte elektorati qe vendos, por shanset jane.

Me cfare shansesh del PD?

Me nje bilanc pozitiv. Ka nje shprehje: fushata elektorale behet ne poezi zgjedhjet behen ne proze, ka shanse per nje fitore te mundshme te PD. Shqiptaret me voten e lire do ta vendosin.

Raportet tuaja me kryetarin e PD, pasi ju jeni takuar si jane. A ka pasur hije pas nje takimi te gjate?

Ka qene nje takim mjaft i sinqerte dhe i hapur, me vleresime te dyanshme dhe nuk ka asnje problem ne kete drejtim.

Pse ndarjet e viteve ’90 kane qene dramatike?

Une nuk e quaj keshtu, mbase dhe mungesa e eksperiences dhe emocionet kane qene shume me te forta ne ate kohe. Sado dramatike te kene qene, shumica e atyre qe jane larguar jane kthyer serish ne PD. Une nuk jam larguar, por jeta ime ka marre nje drejtim tjeter.

Si e gjeni shoqerine shqiptare sa here ju ktheheni ne vend?

Me kenaqesi e gjej me nje progres te vazhdueshem. Shqiperia e sotme eshte shume here me e mire sesa Shqiperia e viteve te shkuara dhe une per kete jam i gezuar.

A eshte Shqiperia, ajo qe keni enderruar 22 vjet me pare?

Nje pergjigje shkurt, PO. Dhe kjo me ben krenar, eshte nje Shqiperi qe ecen drejt Europes nje vend ne Keshillin e Europes, ne NATO, nje vend prane Europes, nje Shqiperi qe ecen ne te gjitha aspektet, nje vend qe eshte shume prane futjes ne BE. Ka ikur ajo zymtesia e se kaluar.

Cilat kane qene gabimet me te medha te klases politike?

Mendoj se eshte mungesa e eksperiences, demokracia ka nevoje per te dyja palet, si per poziten dhe opoziten, por ka gabime qe mbajne tensione te panevojshme. Duhet bashkepunim. Sepse aty ku Shqiperia ka ecur me shpejt gjithmone aty ku ka pasur nje bashkepunim. Kur tensionet politike ngrihen, Shqiperia eshte ajo qe demtohet.

Cila eshte merita me e madhe e klases politike?

Ajo qe Shqiperia eshte ne rrugen evropiane, ne rrugen e forcimit te institucioneve. Une e shikoj me kenaqesi debatin, ka pjekuri klasa politike sic ka edhe shoqeria shqiptare.

A mendoni se do te kete largime drejt FRD, do te krijohen pakenaqesi ne PD?

Keto kane ndodhur gjithmone ne PD dhe jane kthyer serish prane saj. Kjo nuk e demton PD.

Si e shihni ju nje koalicion te nje force te djathte si PD me nje force te majte si LSI dhe a ka funksionuar ky koalicion?

Si nje pragmatizem politik, si shenje te pjekurise te PD, nuk eshte nje marreveshje e bere mbi bazen e ndjenjave dhe une mendoj se Shqiperia ka perfituar nga kjo, megjithese une mendoj se ka mjaft ne PD, qe jane te pakenaqur. Por une mendoj se i ka sherbyer Shqiperise, sepse Shqiperia ka bere hapa me progresive ne keto kater vjet. Mendoj se ky koalicion ka futur elemente te rinj te kultures demokratike. Ka te tjere qe mendojne se jane pazare por une nuk e shikoj keshtu. E shikoj si nje shenje maturie dhe pjekurie nga ana e PD dhe e politikes shqiptare. E kam uruar z. Meta per kete hap qe ka ndermarre, i kam thene qe eshte per te miren e Shqiperise dhe i qendroj serish kesaj pas kater viteve.

Ka pasur nje deklarate te SHBA per 21 janarin, si e shikoni?

Vendimi eshte akoma ne proces, nuk ka mbaruar. Keshtu qe une rezervoj nje pergjigje. Sa per prononcimin e ambasadorit, ai vjen nga deshira per te ndihmuar. Nuk duhet lexuar me shume sesa duhet.

Ka pasur nje reagim te SHBA per shtimin e deklaratave te nacionalizmit?

Nese vjen nga ambasadori, ajo eshte linja zyrtare e SHBA. Une mendoj se pati nje rritje te natyrshme te patriotizmit me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise. Shqetesimin e tyre une e quaj te drejte, sepse nje ekstrem ushqen ekstremin tjeter dhe gjerat dalin nga duart. Ne nuk na intereson si Shqiperi qe te futemi ne rruget e nacionalizmit. Ceshtja shqiptare eshte ne ditet e saj me te mira.

No comments: