Thursday, June 20, 2013

Ndryshime në qeveri dhe PD pas zgjedhjeve, Rama do tërheqë komisionerët në Fier

SHKRUAR NGA REXHEP POLISI
Kryeministri Berisha flet për rezultatin: “Koalicioni ynë do fitojë. Rama s’do t’i njohë zgjedhjet, do tërheqë komisionerit e Fierit”.
Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmë se po përgatitet për 100 ditët e para të qeverisë së re të pas 23 qershorit. Në një intervistë me gazetarin Artur Kopani në emisionin “Log” në TVSH, ai paralajmëroi ndryshime në kabinetin qeveritar dhe Partinë Demokratike pas zgjedhjeve, pavarësisht rezultatit.

PS-ja pretendon se do të marrë 78-80 deputetë. Po juve si ju dalin llogaritë?
Llogaria ime është se në këto zgjedhje fitojmë qartë dhe gjithë kjo që po përjeton sot Shqipëria, është dëshmi e triumfit të moralit mbi pazaret. 
Keni një shifër sa mandate do merrni?
As përqindje, as numër nuk do dëgjoni nga unë. Një gjë e jap të sigurt, se fitorja është e sigurt dhe këtë e dinë mirë të dy.
Fakti që e majta është e bashkuar, ndërsa e djathta ka jashtë saj FRD-në, do ndikojë?
Në fakt, ai nuk është i djathtë, është i majtë. Unë, pavarësisht nga të gjitha, bëra thirrje kush ndihet i djathtë, të vijë. Zoti Topi nuk ndihet i djathtë. Ai ndihet kryekëput i majtë, siç është. 
A do jeni i gatshëm që pas zgjedhjeve, nëse do kërkohet, të qeverisni sërish me LSI-në?
Pyetjet që janë pas zgjedhjeve, m’i bëni atëherë. 
E përjashtoni një koalicion me PS-në, siç ndodhi në Greqi?
Do ishte katastrofë.
- Me LSI-në nuk e përjashtoni?
Nuk mund të them as e përjashtoj, as nuk e përjashtoj. Nuk kam asnjë ide për koalicionet postelektorale. 
E quani dështim luftën ndaj korrupsionit? Opozita ju akuzon për qeverisje familjare. Mund të kemi një përgjigje për këtë?
Vazhdon në mënyrën më të fuqishme beteja kundër korrupsionit. Vazhdon me reformat pa të cilat nuk luftohet kurrë. Vazhdon me forcimin e politikave penale pa të cilat nuk luftohet kurrë. Nuk ka arritje më të madhe se heqja e imunitetit. Të jeni të sigurt se sot për sot nuk ke atë që pret, por pak më vonë kjo luftë do të jetë aq e fuqishme, saqë ne nuk e marrim dot me mend. Lidhur me familjen, unë kam dy fëmijë, të cilët, sidomos vajza, ka qenë aktivi çdo ditë në lëvizjen demokratike me grevë urie. Është pedagoge private dhe në mënyrë absolute as ajo dhe asnjë njeri… le të thotë një aspekt opozita që paska luajtur rol. Në emërimin e kujt? Të thonë qoftë një rast të vetëm. U thotë shqiptarëve tre muaj rresht që Kryeministri është me antiplumb apo me makinë të blinduar. Më thoni një emër. Prokurori ka qenë kryetar i Komisionit. Zaganjori ka qenë i emëruar nga Moisiu në Gjykatë Kushtetuese. 
Meta, kur u largua, tha se PD-ja ka grumbulluar shumë pushtet. PD-ja ka Presidentin, ka bërë emërime në gjykata. Ju kërkoni mandatin e tretë për të qeverisur dhe e djathta ka gjithë pushtetet, jo si ishte në 2009-n.
Në qoftë se mendohet se kryetari i Gjykatës së Lartë është militant i PD-së apo ish-funksionar i PD-së, është absurde. Ai është votuar edhe nga Partia Socialiste. si anëtar i Kushtetueses është votuar edhe nga PS-ja.

No comments: