Friday, June 7, 2013

Kisha e "Shna Ndout"-Lac. Pese shekuj kisha e katolikeve dhe muslimaneve.



(Shenime historike)
Nga  NDUE  BACAJ
Ka shekuj që ndër shqiptarë jeton shpirti dhe forca  e Shejtit  mrekulli-bërës  me emrin Shna-Ndou i Padoves ,ku rezidenca e perhershme e këtij Shejti  ka qënë  në kalanë e vjeter me emrin Sebastia ,e cila ndodhet  pranë
  qytetit të sotem të Laçit, që ndër shekuj e deri në ditet tona  njihet me emrin Kisha e Shna Ndout . Sebastia është një qytez e vjeter nga e cila sot (perveç rrenojave) kemi si deshmi nga një tumë e germuar , në vendin e quajtur Koder Bogëz ; një unazë ari qe i perket shekullit VII mbas Krishtit , dy parzmore , një fibul argjendi dhe dy monedha të  Septim Severit dhe  Maksimilian Dazes të epokes romake .. (Luigji M. Ugolini ,Shqiperia e Lashtë ,fq.46 ).Historia e shkruar e kësaj  kishe nga vet “kisha” dhe  autor të ndryshem është shumë e hershme. Ajo në vitin 1349 njihej si Kisha e Zojes së bekueme ,dhe në vitin 1557 mori emrin Kisha e Shna Ndout.  Pikrisht per shugurimin  e Kishes së Shna  Ndout   shkruan edhe  At  Lovro  Mihaçeviq në librin “NEPER  SHQIPERI  1883 – 1907 “ Ku ndër të tjera në faqen 32  lexojmë : “...Në korin e Kishes në murë qendron mbishkrimi i  shkruar me shkronja  te kuqe ; Templum hoc consecratum est an.1557 ( kjo kishe eshte  shuguruar në vitin 1557 ) . Kuvendi Sebaste është rrezuar gjatë termetit të vitit  1853 ....Menjeherë më poshtë  nën kishe  gjendet shpella  ,per të cilen populli thotë se  është e Shen  Vlashit , Ipeshkev dhe martir ,të cilin ata e duan për shqiptare te vetin e jo armenas....” Ndersa  Studiuesi dhe Albanologu i njohur Austriak Theodor  Ippen  në librin “Shqiperia e Vjeter” ,në faqet  155 -156 ndër të tjera shkruan : “ Pranë fshatit Laç (atehere nuk ishte qytet N.B.)  ngrihet kisha e pelegrinazhit Shna  Ndoj “Shen Antoni “  e cila çmohet shumë dhe nderohet  si nga të krishteret dhe muhamedanet... Sipas mbishkrimit  kisha  duhet të jetë  vetem 450 vjeçare.....Në  anen e kishes  ndeshen  rrenoja  ,të cilat i perkisnin  padyshim një manastiri që ka ekzituar në ketë vend . Kisha dhe manastiri i dikurshem ngrihen mbi një shkemb , i cili perben shpatin e rrepirte të një përroi malore . Në kete murë shkembore ndodhet një shpellë , e cila  vizitohet gjithashtu nga pelegrinet . “  ( Ky pershkrim  i perket vitit  1900 , N.B. ).  Pushtuesit turq duke njohur dhe pasur frikë  njekohesisht nga mrekullit e kesajë kishe e shkaterruan ,por   kryengritjet e Shqiptareve  të atyre viteve ,dhe të mbeshtetura nga selia e Shenjtë ,dhe fuqit  e krishtera te Europes  detyruan pushtuesin që në vitin 1605  të lejoje rindertimin mbi keto themele të kishes famemadhe të Shna Ndout. Per ndertimin  e kesaje kishe edhe sot ekziston një gojdhenë e cila ka marrë trajtat e një  legjende dhe ndër të tjera thote : “  Na ishin njëhere  disa Françeskan  që donin të ndertonin një kishë .  Ketë kishë ata donin ta ndertonin në vreshtin e Kalase së Sebastes, sepse aty kishin edhe kuvendin e tyre . E ndersa e ndertonin diten  të nesermen në mengjes  matrialet e ndertimit gjindeshin  në afersi te shpelles së Shen Vlashit, pra më larg kalasë.   Pasi kjo histori u perserit disa here  u kuptua se vetë Engjujt  me frymen e Zotit  jo vetem leviznin matrialet ndertimore naten ,por u tregonin Françeskanve  dhe popullit , vendin ku duhej të ndertohej kjo kishë ,që edhe keshtu u bë ...” Eshte interesant  se kjo gojdhene nuk tregon  as vitin kur tregohet legjenda dhe se cilit emertim të kishes i takon ; asajë të Zojes së Bekueme  Apo te Shna Ndout..Sidoqofte  kjo është një histori që ka mbijetuar dhe ka “perfituar” trajtat e një legjend prej qindra vitesh e deri sot... Një studiues i njohur francez i shekullit XIX (Hekardi) ndër të tjera thotë se: “...Kisha e Shen Ndues  mund të mbante deri në 500 njerzë....dhe pranë saj gjendej kuvendi ku banonte prifti apostolik....Ky vend ishte nën mbrojtjen e themeluesit të tij të Shenjt , nderohej mjaft  nga banoret e provinces ,dhe mbi te gjitha nga malsoret e Shkodres ...Muslimanet dhe të Krishteret  e konsideronin  jo vetem një tempull ku duhet te lutesh,por edhe një streh të shenjtë dhe të paprekshme ,së ciles i afrohen me shumë respekt. Edhe muslimanet shpesh  sillnin ketu gjerat e tyre më të çmuara...Me 13 qershor  diten e Shen Ndues,vinin per pelegrinazh nga të kater anet e Shqiperisë,dhe secili kryente ketë veprim me një perqendrim dhe perkushtim vertet shembullorë. Disa vinin që tu permbushen deshirat e shprehura në rrethana solemne, disa i binin perqark Kishes  tre here duke ecur  kembadoras , të tjeret  bejnë ndalesa  dhe shprehin lutjet e gjata  në çdo cep të nderteses dhe perpara shembelltyrave të Shenjetoreve , që në ketë ditë vendosen poshte kishes . Të gjithë adhurojnë diçka . Banoret e qyteteve  lënë para, flamure mendafshi dhe gjëra të tjera . Fshataret sillnin djath ,fruta ose dyllë. Malsoret sillnin qengja ,dele ose desh e tjer..”(Hyacinthe Hecquard;HISTORIA DHE  PERSHKRIMI I SHQIPERISË SË EPERME ose i GEGËRISË..FQ.75-77).
Edhe  një misionar Italian e pershkruan Laçin si një mjedis pelegrinazhi per Katoliket dhe Muslimanet, duke “rikonfirmuar” se mbi shpellen e Shen Biaxhos (keshtu e quan ai shpellen e Shen Vlashit,N.B.)  është e ndertuar një kishë  që shkon deri në disa qindra vjet...që i është kushtuar Shen Antonit (Shna  Ndout). Gjithashtu famullia është administruar nga Rregulltaret e ...Shen Françeskut .(Fulvio Kordinjano ,SHQIPERIA permes  Vepres  dhe Shkrimeve te misionarit  madh italian At Domeniko Pazi-1847-1914,fq.203).
Nga  librat e Shenjte  të Kishes Katolike  mesojmë  se  Shna Ndou kishte lindur në Lisbone (Portugali )  me 18 gusht te vitit 1195  në një familje bujare e kristiane , dhe emri i pagzimit  kur lindi ju  vu Ferdinand . Ishte mjaftë i ri kur hyri me deshiren e tije ndër rregullat e Shen Agustinit, ku pas kesajë u dergua në kuvendin e Koimbres ,dhe  per 9 vite rrjesht studioj   shkrimet e shejta ,dhe shkencat e kohes, ku atje u shugurue  edhe meshtarë. Deshira e mëvonshme e martirizimit per besimin Kristian  e beri që të lërë petkun e Agustinianve dhe te veshte atë të  Shen Franceskut te Asizit. Pas shugurimit meshtar  ky shejt kishte marre emrin Anton ( që në shqip i  themi Ndoj ) . Fillimisht  frati i ri  Antoni u nis per në Afrikë , por vetë Zoti e kthen me mision në Itali. Ne vitin 1221  ky frat i ri për here të parë  njohu nga afer Shen Franceskun, në një kuvend  të pergjithshem të ketij urdhri  fetare Katolik. Pas kesaje në  Bolonje kaloi si meshtar i pervuajtur i Zotit ,ku nepermes lutjesh e pendesash  ju shfaqen vetitë e jashtezakonshme  të tija në fushen e dijes dhe të fjales. Pas kesaje kisha katolike i besoi  detyren e predikimit dhe apostullimit. Luftoi gabimet e Albigjezve të shperndarë në Francen e jugut  e gati në të gjithë Italinë. Gjatë tërë aktivitetit të tijë si meshtar  u dallua  per fjalen që i zinte vend,dhe per predikimet hyjnore të Jezu Krishtit në emer të të cilave beri mrekulli të pa numerta që  Kisha Katolike ja njohu dhe vlersoi...  Shna Ndou  jeten e tije toksore e nderpreu me 13 qershor të vitit 1231, duke ndërruar jetë ,per tu ngjitur   perjetsisht ne qiell si Shejtë pranë  vet Jezu Krishtit  ,në emrin e të cilit  shfaqi  mrekullit e tij që vazhdojne sot e do të vazhdojnë perjetesisht... E ndersa  jeta e ketij Shejtori i perket besmit Katolik , mrekullit e veprat e tije bamirse u perkasin njerzve të të gjitha besimeve, çfare tregon  se ky Shejt është i të gjithve pa dallim Besimi ,Race apo Kombesie.
Kisha Katolike duke njohur veprat e mrekullit hyjnore të Shna Ndout, me  anen e Papa Gregorit IX e shpalli shejt fill pasi  ndërroi jetë...
Me daten  8 prill 1263  eshtrat e Shna Ndout u rivarrosen në Baziliken kushtuar atij në Padova , një vend ky  që pelegrinet nga Italia dhe Bota e kalojnë  numrin e   5 milionë  vizitoreve në çdo vit .  Per Shenjterimin e Shna Ndout ekziston edhe sot një legjendë e cila thotë se kur Shna Ndou  u shenjterua nga Vatikani (Itali) Kembanat  e Lisbones  binin vetë pa u rënë askush... Ndersa per diten e levizjes  të Eshtrave të Shna  Ndout  (32  vite pas vdekjes)   Ministri Xheneral i rregullit , kur hapi arkivolin e Shna Ndout  kishte thirrur i emocionuar : “ O gjuhë e bekuar ,tani mund ta kuptojme sa të mëdha kanë qënë para Zotit meritat tua ..” Pasi   Gjuha e Shna  Ndout ishte ruajtur mrekullisht e fresket ,ku që nga ajo kohë edhe sot kjo Gjuhë  ruhet në baziliken e Shna Ndout në Padova. Gjithsesi  duke parë nevojat e shumta të besimtarve  kristian shqiptarë  Fretnit Franceskan suallen në  kishen e Laçit truporen e Shna Ndout ,duke besuar keshtu se suallen edhe mrekullit e ketij Shejti ,shpirti i të cilit  tashma pushonte në Qiell . (Është interesant të thuhet se besohet se  vet  Shna Ndou dikur kishte vizituar  vendin  ku ndodhet sot  kisha  në Laç ) . Gjithsesi  që nga ajo kohë mijera  e miliona pelegrinë ; Katolik, Ortodoks, Musliman, Bektashi , por edhe ateist  kanë vershuar  në drejtim te kishes së Shna Ndout (Laç) ku ndodhet truporja dhe Fuguria e Shna Ndout . Që nga ajo kohë mrekullit e Shna Ndout ndër shqiptarë e më gjërë  nuk kanë fund.  Pelegrinazhi realizohet çdo vit  për 13 të marta rrjesht (por edhe ditë të tjera) deri në diten e 13 qershorit. Vizitoret e Shna Ndout kanë  dy pika  të rendesishme referimi  : Kishen dhe shpellen e Shen Vlashit ,historia e të cilit thote se  Shen Vlashi ka qënë  Ipeshkve dhe jetonte në qytezen e lashtë të Sebastes, por paganet e ndoqen deri tek kjo shpellë ku u strehua , dhe  të pa-fetë e gjeten dhe e mbyten.  Gjithsesi historia  mendohet se ka lidhje edhe me atë që Shna Ndou  ishte strehua vetë në një shpellë (Itali )  ku lutej e vetem lutej duke u ushqyer me buke e ujë ,derisa nje ditë i ishte shfaqur vetë Jezusi si fëmijë.  Duke u nisur nga keto vuajtje të vetë Shna Ndout  ,besimtaret në 13 të martet (13 javet e mundimshme) të ketij Shejti mbajnë thatë ,domethene nuk ushqehen me produkte  mishi e bulmeti me origjinë shtazore (me gjak të nxehtë)... Pelegrinazhi  gjatë kesaje periulle 13 javore ,por edhe në ditë të tjera  realizohet duke vizituar ,Kishen, Shpellen ,por edhe  gurë shkembinjë e gjithshka per-rreth, ku në pergjithsi gjatë ketyre vizitave  njerzit kanë me vehte  fotografi apo fugure siç u thotë populli, si dhe uratet  e perhershme.  Në Kishen e Shna Ndout (Laç)  njerzit luten  ,per vehte dhe të  afermit e tyre  ,ku nga keto lutje mrekullit nuk  kanë   munguar kurre (njerze që sherohen menderisht e fizikisht, zgjidhje  konfliktesh të ndryshme familjare e shoqerore e tjer , por edhe mbarsi në jetë , kur lutjet nuk i ke me hile). Vlenë të theksohet se shumë pelegrinë kalojnë edhe naten te  Kisha apo në shpellen aty afer (megjithse ky rit nuk është detyrim besimi..), si dhe falin diçka nga pasuria e tyre ,por edhe marrin me vehte DHE  nga toka aty ,ku ketë Dhe e konsiderojnë  çudibërës dhe e quajne dheu i Shna Ndout.  Është interesant të thuhet se dy herë u holl në erë Kisha e Shna Ndout ; një herë nga pushtuesit Turq dhe një herë në vitin 1966 nga shteti komunist ,por që të dyja heret  hollen në erë vetem ndertesen ,por jo besimin dhe mrekullit hyjnore të Shna Ndout .  Edhe  pse komunistet  e ndaluan me ligjë besimin te Zoti , nuk munden kurrë të ndalojnë  besimtaret që të vizitonin  fshehurazi  rrenojat e Kishes së Shna Ndout (që per disa kohe ...kerkonin ta kthenin në repart ushtarak). Por më interesantja ka mbetur  se kur ishin ngusht dhe pa shpresë edhe vetë komunistet  vizitonin fshehtas dhe i luteshin Shna Ndout  ti ndihmojë.... Pas  renies së regjimit  komunisto-ateist , me 17 mars të vitit 1992 filluan punimet per rindertimin  e Kishes e gjithshka i nevoitet ketij  tempulli lutjesh , si edhe ujesjellesi dhe centrali i vogel elektrik, por edhe rruga   dhe sheshi ku mblidhen pelegrinet e shumtë nga e gjithë Shqiperia e më gjërë.. Të gjitha punimet u  perfunduan me 13 qershor  të vitit 1994 , ku në porten e Kishes një kopje historike   e dekumentuar e Kishes së Shna Ndout  është futur  per t’jua  trashiguar brezave ,qindra apo mijera vite më vonë. .. Sidoqofte  historia e Kishes së Shna Ndout ne Laç  tashma është bërë pjesë e pandarë e historisë  së Shqiptarve ndër shekuj , ku po  kaq  janë edhe mrekullit hyjnore të ketij tempulli e Shenjtori   pelegrinet dhe adhuruesit   vazhdojne vetem  të shtohen ...sepse shtohen edhe nevojat e njerëzve të kesajë Bote  per tu afruar sa më afer jetes shpirterore    Krijuesit  që na ka falë  me shembelltyren e tij....

Qershor -2013


1 comment:

Anonymous said...

A nuk asht e vertete qe portugezi Anton pa mbiemer ka qene pirat e nip prifti dhe e ka ndertuar faltoren afer shpelles ku eshte veteflijuar Ate Vlashi i shkrete. (Me pare piraterie)