Një mjet për ta shprehur kundërshtinë ndaj agresorëve ishin edhe
karikaturat, të cilat paraqisnin në një mënyrë më eksplicite, thumbuese
dhe artistike, synimet ekspansioniste dhe arrogancën e dy diktatorëve të
kohës, por edhe bashkëpunimin e heshtur të Britanisë
Pushtimi italian i Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe njëkohësisht më fatkeqe në historinë e Shqipërisë, çka ndërthur në vetvete edhe një seri interesash të pisëta që u luajtën në atë kohë në kurriz të një populli të vogël e të pambrojtur, anëtar themelues të Lidhjes së Kombeve. Kësisoj nga studimi i shumë materialeve dhe artikujve të shtypit të kohës, ndjehet më së miri, sidomos në mediat e vendeve demokratike perëndimore dhe ato të majta, një ndjenjë e dukshme refuzimi dhe revolte ndaj këtij hapi si dhe solidariteti me popullin shqiptar. Një mjet për ta shprehur këtë ishin sigurisht edhe karikaturat, të cilat,
përkrah përmbajtjes së teksteve të artikujve dhe fotove, paraqisnin në një mënyrë më eksplicite, thumbuese dhe artistike, synimet ekspansioniste dhe arrogancën e dy diktatorëve të kohës, Benito Musolini dhe Adolf Hitler, por edhe neglizhencën, bashkëpunimin në heshtje dhe pasojat e poltikave të dështuara britanike, që u kishin bërë deri në atë kohë konçesione të mëdha Italisë dhe Gjermanisë duke viktimizuar popujt e vegjël. Nga një skanim i vëmendshëm i shtypit të kohës në Francë, Europë e më gjerë, po sjellim për lexuesin e gazetës DITA, një përzgjedhje karikaturash me diçiturat dhe shpjegimin përkatës, përkrah disa fotove të përzgjedhura e të pabotuara më parë. A.P.

![1](http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2013/04/119.jpg)
Karikaturë në mediat amerikano-latine, ku
satirizohet roli negativ dhe neglizhenca britanike kundrejt hapave të
Italisë. Në diçiturën origjinale shënohet: Italia pushton Shqiëprinë:
Firma është në letër dhe unë të garantoj për integritetin e territorit
tënd.
![3](http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2013/04/35.jpg)
Një karikaturë në shtypin e kohës në Francë, e
cila satirizon pretendimet e ditëve të para të pushtuesve italianë ku
thuhej se “Populli na priti me qetësi”. Karikatura shprehte
solidatitetin me popullin shqiptar dhe në këtë kontekst vihej në dukje
më shumë agresiviteti dhe armatosja deri në dhëmbë e trupave pushtuese,
përballë një populli të pambrojtur e të viktimizuar
![4](http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2013/04/45.jpg)
Karikaturë në shtypin francez, e cila
ironizon pretendimet italiane se kishin ardhur në qetësi dhe se ishte
populli shqiptar që i kishte kërkuar. Duken qartë viktimat e
bombardimeve mbi kryeqytetin shqiptar, sipas perceptimit dhe idesë së
autorit
![5](http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2013/04/54.jpg)
Anonçimi i numrit të radhës në gazetën “L’Humanite”, 8 prill 1939, që i kushtohej në pjesën më të madhe Shqipërisë
![6](http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2013/04/62.jpg)
Hartë e kohës, botuar në shtypin francez, që ilustron strategjinë e pushtimit italian të Shqipërisë
![7](http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2013/04/71.jpg)
“Le Petit Parisiene”, 9.4.1939: Bedri Pejani
flet në një tubim të mërgatës politike shqiptare në Paris ( botohet për
herë të parë)
![8](http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2013/04/8.jpg)
Ish-lideri komunist francez, Justin Godard,
flet në Paris, në një tubim solidarizues me popullin shqiptar, kundër
pushtimit Italian. “Le Petit Parisiene”, 9.4.1939.
![9](http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2013/04/9.jpg)
Karikaturë në shtypin francez, në ditët e
para të pushtimit Italian të Shqipërisë. Në diçiturë shkruhet: “Dy
këmbana që nuk dëgjohen. – Po: Këmbana alarmi“, duke aluduar qartë për
pretendimet e rreme dhe propagandën false nazifashiste të kohës.
![10](http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2013/04/10.jpg)
Luftëtarë shqiptarë duke pritur pushtimin me luftë ( botohet për herë të parë) , marrë nga shtypi amerikano-latin
No comments:
Post a Comment