Thursday, November 15, 2012

Vip-at shqiptar që urrehen me shpirt me njëri-tjetrin

Rozana Radi dhe Rezarta ShkurtaPadyshim janë dy nga artistet më të komentuara në shtypin rozë, pas konfliktit që degjeneroi me dhunë fizike.
Krisja mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës , nisi në shoun “Vip Shpija” në Kosovë. Në dukje ishte një zënkë banale dhe vetë ato të dyja u përpoqën ta kalojnë me sportivitet, duke uruar njëra-tjetrën për suksesin e radhës në festivalin “Kënga Magjike”. Po historia nuk do të mbaronte këtu


Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi
Ka qenë ndoshta nga historitë e para të sherreve. Që ka ndodhur gati një dekadë më parë. Rrahja mes dy këngëtareve të njohura të skenës kosovare, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupit ende sot e kësaj dite mbetet e pasqaruar tërësisht për publikun dhe vetëm pak muaj më parë këngëtaret e i janë rikthyer asaj mediatikisht. Ende nuk dihen arsyet se përse ato janë zënë atë kohë, veç thashethemeve se rrahja e tyre më shumë ka qenë për çështje politike sesa për çështje xhelozie.
Noizy dhe Stresi
Këta dy repera duket se nuk do t’i hapin kurrë rrugë njëri-tjetrit. Janë bërë armiq të betuar dhe në këtë konflikt të ashpër janë përfshirë edhe fansat e tyre,
Ledri Vula dhe Noizy
Noizy sërish është bërë pjesë e një tjetër sherri të bujshëm pak kohë më parë me djemtë e “Babastars”, e veçanërisht me Ledri Vulën. Të dy aktorët në këtë sulm, i cili ndodhi në Zvicër, pretenduan se kishin dëmtuar njëri-tjetrin
Sabina Dana dhe Eni Koçi
Eni Koçi edhe pse e vogël në moshë ia ka dalë që të krijojë një identitet muzikor. Po mesa duket për të pasur armiq mosha nuk ka asnjë rëndësi dhe armiqësitë mes femrave shpesh kanë në thelb të tyre xhelozinë apo thjesht inatin. Kështu ka ndodhur kur gjatë një emisioni televiziv Sabina Dana, një këngëtare e re, është shprehur kundër Enit. Në mes të emisionit “100% Shqip” Sabina lëshoi një lumë kritikash ndaj këngëtares Koçi për operacionet plastike të kësaj të fundit.
Big Basta dhe Samanta
Big Basta dhe Samanta Karavella sot nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe madje as nuk duan të japin komente për atë se çfarë ka ndodhur mes tyre. Samanta kohë më parë ka qenë pjesë e studios së “Big Bastës” dhe bashkëpunimi mes tyre dukej se ishte në rrugë të mbarë derisa nisën problemet
Altuna Sejdiu dhe Adelina Tahiri
Dy këngëtaret nga Shkupi duket se nuk shkojnë fare mirë me njëra-tjetrën edhe pse asnjëherë nuk kanë folur publikisht për këtë. Sipas zërave që kanë qarkulluar, Adelina dhe Tuna janë bërë armike pasi të dyja janë përfolur për një flirt me Blerim Destanin.

No comments: