Salla e Teatrit Kombëtar në Tiranë e ka nisur shumë më herët se zakonisht sezonin artistik 2010 -2011. Dhe hapja ka qënë e veçantë, pasi për një javë rresht spektatorët do të jenë prezent në një festival premierë, ku trupa profesioniste nga 8 vende ballkanike, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnjë Hercegovina dhe Greqia, do të konkurojnë mes tyre. Regjisori i njohur i skenës së teatrit shqiptare, Gëzim Kame është drejtori i këtij Festivalit. Bildunterschrift: Regjisori Gezim Kame flet për DWAi nuk e fsheh kenaqësinë se projekti i tij dhe nga stafi që e mbështet pas një kohe të gjatë tashmë është bërë realitet. Kështu hidhet baza për një event mjaft të rëndësishëm artistik rajonal, që do të krijojë padyshim traditën e vet në të ardhmen, thotë Kame për DW.
“Ideja është që siç thotë Sokrati ‘O njeri njih hundën tënde' edhe në këtu është mirë të njohim njeri-tjetrin, tërë këto lloj mentalitetesh, që ekzistojnë rreth e qark nesh. Duke njohur njeri-tjetrin, duke përkrahur njeri-tjetrin, dorë për dore mund të shkojmë drejt Evropës pastaj, pra më larg nga vetja”.
Momente të rëndësishme ballafaqimi
Të mërkurën në natën e parë të Festivalit u ngjit në skenë mikpritësja, Shqipëria, me pjesën e Luixhi Pirandelos “Gjashtë personazhe kërkojnë një autor”. Bildunterschrift: Regjisori Mehmet Xhelili flet për DWRegjisori i shfaqjes Mehmet Xhelili thotë për DW se e konsideroi performancën e trupës si një premierë, pavarësisht se ajo është dhënë dhe më parë në skenën e Teatrit Kombëtar.
“Unë i konsideroj festivalet, takimet si një moment tepër të rëndësishëm në aspektin e krijimtarisë që është ballfaqimi. Unë kam një ide se nëse ka një drejtim ku teatri duhet të luftojë shumë ky është ballafaqimi me teatrin europian në tërësi dhe në një farë mënyre edhe në planin ballkanik si në këtë Festival”.
Mbrëmjen e së enjtes do të konkurojnë bullgarët, me një shfaqje që është e ndryshme nga të tjerat. Gjithçka pa fjalë e tekst, e konceptuar dhe ndërtuar me ndihmën e teatrit plastik dhe fizik. Bildunterschrift: Regjosorja bullgare Nevena Miteva në mikrofonin e DWDy regjisoret, Neneva Miteva dhe Nadia Asenova tentojnë që të sjellin një atmosferë bullgare të viteve ‘30 të shekullit të kaluar, duke ia përçuar atë spektatorit përmes efekteve multimediale. Neneva Miteva është njëkohësisht dhe Drejtore e Teatrit Bullgar dhe ajo e ka për herën e katërt ardhjen në Shqipëri.
“Kam qenë dy herë në një festival që organizohej në Korçë dhe një herë në një konkurim trupash skenike në Elbasan. Jemi shumë të impenjuar, pasi ky konkurim është shumë më i rëndësishëm. Bëhet mes profesionistësh. Unë e njoh repertorin e këtij Festivali, kam lexuar për pjesët që kanë zgjedhur kolegët tanë dhe them me bindje se do të ketë shumë rivalitet”.
Bashkimi i forcave siguron mjetet
Nadia Asenova shton se pjesa konkuruese e secilit nga pjesëmarrësit nuk shkon më shumë se 2 orë çdo mbrëmje. Ajo për të cilën jam e interesuar është diskutimi mes kolegëve dhe krijuesve nga trupat e tjera, thotë ajo për DW.: : Regjisorja bullgare Nadia Asenova flet për DW
“Sepse është shumë mirë kur ne shikojmë se çfarë bëjnë kolegët tanë. Si arrijnë të mbijetojnë me projektet teatrore në vendet e tyre, çfarë mund të bëjmë për të hyrë në marrëdhënie dy ose më shumë palëshe, për të ndërtuar projekte të përbashkëta, të shkojmë dhe të vijmë te njeri-tjetri. Duke ndarë mendimet, duke bashkuar forcat do të jemi në gjendje dhe të gjejmë burime të nevojshme financiare për të garantuar ecurinë profesionale”.
Në ditën e tretë do të konkurojnë aktorët e trupës së Podgoricës me dramën “Më shumë se terapi”, duke vijuar të nesërmen me shfaqjen teatrore “4 orë” nga Serbia. Në të njëtën ditë do të jetë në një ambjent tjetër të Teatrit Kombëtar të Tiranës, “Karriget”, që do të sillet në skenë nga teatri i dramës së Bitolës në Maqedoni. Të dielën në konkurim do të jetë Teatri “Dodona” i Prishtinës me “Një përkujtim në kafe teatër”, të shkruar dhe nën regjinë e Aqif Mulliqit dhe pjesa “Hamsterët e vegjël dhe të mjerë”, me të cilën do të prezantohet trupa nga Tuzla e Bosnjë Hercegovinës. E fundit në konkurim do të jetë “Ditari i një të çmenduri” me të cilën përfaqësohet Greqia.
Të martën e ardhshme pritet që të shpallen çmimet nga një juri ndërkombëtare. Do të shpallet regjisori më i mirë i Ballkanit, autori më i mirë, por dhe aktori e aktorja më e mirë për rolin kryesor, si dhe fituesit për interpretimin më të mirë në rolin mbështetës.
Autor: Arben Muka/Tiranë
Redaktoi: Auron Dodi
No comments:
Post a Comment