Nuk ka historian që nuk e shtron sot këtë pyetje: a do të ndodhte
ngritja e Hitlerit nëse Gjermania do ta fitonte Luftën e Parë Botërore?
Ky vit shënon njëqindvjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore, dhe pyetja që intrigon shumë historianë - edhe pas një shekulli qëkur u mund Gjermania - është sesi do të dukej sot bota po të fitonin gjermanët në këtë luftë?
Edhe pse tingëllon
si pyetje provokuese, analizat dhe tezat e disa historianëve dhe autorëve të shquar tregojnë se fitorja e gjermanëve nuk ishte fort larg. Gjermanët e humbën luftën në radhë të parë për shkak të lodhjes. Deri në vitin 1918 të dy palët ishin buzë gremine, por forcat e Antantës fituan ndihmë të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në Evropë dërguan forcat e tyre, ndërsa gjermanët e lodhur, apo Fuqitë e Boshtit Qendror, nuk kishin zgjidhjet tjetër pos të dorëzoheshin.
Pikërisht për këtë detaj që ndodhi në fund të luftës, ku gjermanët nuk ishin larg fitores, historianët më shumë se kurrë pyesin se çfarë do të ndodhte e çfarë do të shmangej me fitoren e Gjermanisë. Nuk ka pothuajse asnjë ekspert që nuk e shtron këtë pyetje: a do të shfaqej nazizmi dhe ngritja në pushtet e Adolf Hitlerit?
Shumica e historianëve besojnë se jo vetëm që nuk do të kishte parti naziste e as Hitler, por ndoshta as Luftë të Dytë Botërore. Kështu, sipas teorive të tyre, do të shmangej Holokausti, gjë që do të kishte ndikim të madh në skenën e sotme politike në Lindjen e Mesme.
Historiani amerikan Don Keko, që është kolumnist i rregullt në Examiner, thotë se fitorja e Gjermanisë do ta mbante mbretin në fron, e kjo do të thotë se perandoria do të vazhdonte të udhëhiqte me shtetin.
“Partia naziste e Hitlerit dhe të gjitha grupet e tjera ekstreme nuk do të ishin në gjendje të mbledhin numër të konsiderueshëm të pasuesve dhe të simpatizantëve. Me fitoren në luftë, Gjermania do të ishte fuqia më e madhe ekonomike në botë dhe nuk do të kishte vend për zgjerimin e nazizmit në Gjermani”, ka thënë Keko në një nga veprat e tij.
Megjithatë, duke pasur parasysh humbjet e mëdha në këtë luftë, në Gjermani filloi rritja pakënaqësisë duke e bërë këtë vend “tokë pjellore” për përhapjen e nazizmit dhe rritjen e popullaritetit të Hitlerit, gjë që qoi në një luftë të re me përmasa edhe më shkatërrimtare.
Historiani dhe kolumnisti në Guardian, Martin Kttle, ka teori të ngjashme si Keko, por sipas tij nazizmi dhe djathtistët do të shfaqeshin në Francë. Pastaj, Britania e Madhe, për shkak të humbjes, do t’ia dorëzonte Gjermanisë resurset e naftës që përmes kolonive të saj i kishte në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik. Në rastin e tillë, sot Britania e Madhe do të ishte një shtetet modest socialist, së cilës do t’i mbeteshin vetëm kujtimet për mbretërinë e madhe që ishte dikur.
Kettle gjithashtu nuk e lë pas dore Amerikën. Sikur të fitonin Fuqitë e Boshtit Qendror, SHBA-të nuk do të hynin në luftë, me çka prania e saj në Evropë do të ishte shumë e vogël dhe ndikimi i këtij shteti në botë nuk do të ishte i madh si sot. Bashkimi Sovjetik, si fqinj i Gjermanisë, do ishte duke faktor i madh destabilizues në rajon, por siç vuri në dukje Kettle, me fitoren e Gjermanisë shanset për Luftën e Dytë Botërore do të ishin minimale, e as nuk do të kishte Luftës të Ftohtë, shkruan Telegrafi.
Të gjitha këto natyrisht janë teori, por është e rëndësishme të flasim për to, sepse shpesh mund të dëgjohen opinionet se si Lufta e Parë Botërore nuk kishte ndonjë qëllim, dhe se nuk kishte ndikim të rëndësishëm në historinë botërore.
Por, rezultati patjetër që ishte shumë i rëndësishëm. Sikur Gjermania të fitonte, Evropa sot do të ishte shtypëse dhe e zymtë, por në anën tjetër do të vdisnin më pak njerëz. Lufta të cilën shumica e konsiderojnë humbje kohe del realisht të jetë një nga më të rëndësishme në historinë moderne.
(d.b/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment