Tuesday, September 24, 2013

Europa në kohën e Angela Merkel

Luciano Tirinnanzi
Realpolitika e Kancelares që teorizoi shtrëngimin e markës shënon ndryshim në krahasim me udhëheqjen tjetër në Europë. Por, tani që ka marrë mandatin e tretë, do të ndryshojë ndonjë gjë?
Ka një ndryshim thelbësor midis Gjermanisë së Angela Merkel dhe të gjithë vendeve të tjera të mëdha europiane: realpolitika.
Arsyeja pse koalicioni i Kancelares ka fituar një besim të jashtëzakonshëm publik gjendet kryesisht në dëshirën për të ndërtuar konsensus përmes levave të leverdisë politike dhe të prakticitetit të zgjedhjeve konkrete, që kanë pasur përfitime të menjëhershme dhe të prekshme për popullsinë.
Duke parë mirë nga përgatitja e reformave radikale dhe në vënien dorë në çështjet politike më të diskutueshme, “mamushja” – siç e quajnë me përkëdheli gjermanët – ishte në gjendje të kapërcejë valën e një Europe që, të paktën teorikisht, po del nga recesioni dhe që, gjithmonë teorikisht, gjen tek Angela Merkel pikën e saj të referimit. Nga ana tjetër, vlen batuta që iu atribua Giulio Andreottit, “jam me lartësi mesatare, por nuk shikoj gjigantë përreth meje”. Gjithsesi kjo mjaftoi për të marrë plot vota.
Receta Merkel
Që nuk do të thotë që “receta Merkel” ka qenë më e mira, vetëm se për gjermanët funksionoi. Kancelarja ka ndjekur moton hic manebimus optimee, pa synuar transformime të mëdha, ka politikat e duhura të dashura edhe për kundërshtarët e saj, duke shmangur me kujdes bërjen e Europës temë qendrore dhe të debatueshme, duke u shqetësuar për atë që është e rëndësishme për qytetarët gjemanë në kohë krize: puna.
Pastaj kjo punë, në mënyrë të vazhdueshme të rënies të papunësinë, ka sjellë me vete një rritje të tepruar të part-time dhe të punësimit të përkohshëm, është një çështje tjetër, që nuk lidhet me kohën e tanishme dhe që mund të ketë pasoja serioze në të ardhmen. Por kjo nuk është me të vërtetë realpolitika. E rëndësishme për “mamushin” ishte të ringrinte tani Gjermaninë dhe të mos humbte skeptrin e Europës.
Siç argumentojnë politologë autoritarë gjermanë, domethënë, derisa papunësia është e ulët, rritja ekonomike mban shenjën plus dhe politikat europiane jsnë një avantazh për popullin gjerman, çfarë arsyeje ka të votojnë ndryshimin?
Edhe kështu Angela Merkel arriti të ketë sukses në detyrën e vështirë për të hyrë në historinë e Republikës Federale, ku tashmë janë Adenauer e Kohl, duke i tejkaluar për konsensus dhe sidomos për jetëgjatësi. Një fakt që do t’i lejojë të udhëheqë për katër vjet të tjera gjermanët dhe Europën.
Sistemi zgjedhor dhe krahasimi me Italinë
Edhe pse kriza ekonomike është protagonistja e fshehur e këtyre zgjedhjeve, ne nuk mund as duhet të lexojmë çdo zhvillim politik në Europë vetëm si ekonomi të ngadaltë. As sisteme zgjedhore të ndryshme mund të mjaftojnë për të shpjeguar shfrytëzimin e një koalicioni si Cdu-Csu, që ka arritur në vend një konsensus absolut që prek mazhorancën absolute (domethënë 50% të votave plus një).
Sigurisht, nuk mund të mos vihet re se si në historinë e Republikës Federale (kuptohet nga 1949 deri më sot) instrumenti i mosbesimit dhe zgjedhjet e parakohshme janë përdorur vetëm dy herë, në mënyrë të jashtëzakonshme.
Krahasimi me arenën politike italiane në këtë rast do të ishte shumë i lehtë dhe i padrejtë. Që Angela Mekel është Kancelare e Gjermanisë në mënyrë të pandërprerë që nga nëntori i 2005 ndërsa në Itali nga ajo datë kanë ardhur dhe shkuar pesë qeveri të ndryshme, madje të gjitha jo të shprehura me vullnetin e popullit, por diçka e thotë.
Në këtë kuptim, do të shtonim vetëm se ndërsa në Itali zgjedhjet janë karakterizuar nga një liturgji e luftës dhe politika nga një ngarkesë e tepërt e kuptimeve dhe simboleve – e cila për nga natyra e saj drama teatrale dhe patosi mbizotërojnë lehtësisht mbi kthjelltësinë dhe ku kthimi i një situate shpesh është konsideruar virtyt – në Gjermani gjermanët preferojnë gjithmonë një seriozitet të qëndrueshëm.
Krahasimi me Cameron e Hollande
Por stabiliteti i qeverisë nuk është sigurisht ekskluzivitet i Berlinit dhe është një vlerë e rëndësishme edhe për vende si Franca apo Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë liderët e tyre, Cameron e Hollande, nuk i afrohen aspak Frau Merkel: David Cameron, për shembull, ka qenë kohët e fundit “i mosbesuar” nga Parlamenti që – për herë të parë në historinë angleze – ka refuzuar kërkesën për ndërhyrje në luftën e Sirisë, duke treguar me këtë dobësinë jo vetëm të propozimit, por mbi të gjitha të një lideri të pavendosur në politikën e jashtme dhe ende të mbizotëruar nga “marrëdhënia speciale” me Shtetet e Bashkuara, në dëm të një Europe të Bashkuar.
Përveç kësaj, hapat e lëkundura të një Kryeministri i cili shkel euroskeptikët duke mbrojtur sistemin europian në të cilin bën pjesë, nuk gëzon një besueshmëri të tijën dhe, si rrjedhojë, nuk do të gëzojë popullaritetin e tij. Vështirë se do të shikojmë David Cameron të qeverisë Mbretërinë e Madhe për dymbëdhjetë vjet. Sepse populli krenar anglez preferon ende imazhin e Winston Churchill që Yusuf Karsh mbërtheu për kopertinën e “LIFE”, me atë të një Kryeministri, i cili u kap ndërkohë që bënte një sy gjumë me këmbët zbathur dhe këmishën e zbërthyer, me “red box” të emergjencave qeverisëse, pranë kunatës që ia plas të qeshurit.
Nuk mund të thuhet më mirë për Francois Hollande që, njësoj si homologu anglez, është i balancuar në qeveri vetëm për një ndjenjë përgjegjësie dhe garancie të sistemit, ndërkohë që administrata e tij ndëshkohet ashpër nga tregjet dhe suksesi potencial që kishte animuar ditët e para të mandatit të tij, u shua pak pasi numri një i Elizeut gëlltitte talljet e francezëve të kamur alla Depardieu e alla Arnault, që ikën në Belgjikë apo gjëkundi tjetër për të shmangur “taksat mbi të pasurit” në të cilën Hollande kishte luajtur shumë gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Shtrëngimi dhe mandati i tretë
Me pak fjalë, ndërkohë që Cameron synonte luftën në Siri dhe Franca vë bast përsëri, Gjermania e Angela Merkel shpenzonte pjesën më të madhe të kohës të fliste për politikën e brendshme. Kështu, në vend që të shtypej në G20 e Shën Petërsburgut (siç i ndodhi vetë Barack Obamës), u mbërthye ndërsa një trim si Vladimir Putin e rrethonte me një shall, me një gjest afrimiteti dhe respekti që ishte e pamundur mos ta vije re.
Kështu, ato të Angela Merkel nuk kanë qenë zgjedhje epokale dhe as përfaqësojnë politika të paharrueshme apo të pareplikueshme diku tjetër. Me siguri, “mamushja” nuk ka synuar në ideologji apo në ndryshimin e status quo-së. Por është pikërisht kjo që i ka lejuar të arrijë rezultatin që kishte si qëllim.
Tani, ama, që u arrit objektivi i mandatit të tretë, mund të jetë ajo vetë që të njohë se receta e saj e rrezikshme e konservatorizmit dhe e shtrëngimit nuk do të funksionojë gjatë dhe që mund edhe të mendohet të zbutësh atë pozicion, duke e modifikuar recetën dhe të ndryshosh drejtim. Dhe këtu rikthehemi përsëri tek realpolitika: do të jetë një rastësi që ky term, për sa origjina e saj mund t’i atribuohet Tukididit grek, italianit  Machiavelli apo francezit Richelieu, e shqiptojmë gjithmonë në gjermanisht?
Përgatiti: D.Tile

No comments: