Brenda Asamblesë Socialiste kanë nisur të qarkullojnë hamendësitë e para për kandidatët për deputetet. Surpriza më e madhe e kandidimit pritet të vijë nga vetë Edi Rama.
Sipas burimeve, mësohet se vetë Rama, mes një rrethi te ngushtë bashkëpunëtorësh, ka shprehur dëshirën për të qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës.
Ky është një mesazh i fortë për opozitën me këtë kandidim të mundshëm nga Rama në atë që Partia Demokratike e vlerëson si një bastion të sajin, pavarësisht se në zgjedhjet e fundit lokale, fitoi kandidati socialist Benet Beci.

No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.