Friday, February 28, 2014

Vullnetarët e sotëm të enverizmit janë problemi….

prec zogajNga PREÇ ZOGAJ
Njerëzit që folën më pak në 23-vjetorin e rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës në Tiranë ishin protagonistët e ngjarjes. Ndoshta nuk kishin gjëra të reja për të thënë në raport me çfarë kanë thënë në vitet e shkuara. Ndoshta për këtë shkak apo për shkaqe të tjera, nuk u ftuan dhe nuk u intervistuan si më parë nga mediat. Sidoqoftë, mua më pëlqen të mendoj se njerëzit e përpiktë në takimin me historinë e kanë zakon të flasin më pak se të vonuarit apo të munguarit në takime të tilla.

Berisha: Po tani, djalit tim ia dhatë tenderin?

Ish-kryeministri Sali Berisha iu referua dje në Parlament vendimit të qeverisë për të shpallur firmën e Damir Fazlliçit si fituese të tenderit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën.
Duke iu rikthyer akuzave që kanë bërë socialistët kur ishin në opozitë, se Fazlliç ka lidhje me djalin e tij, Berisha pyeti nëse tenderi i firmosur pak ditë më parë ishte sërish për Shkëlzen Berishën. "A e dini ju qytetarë se ky zotëri dërgon sekserë të pafytyrë dhe të ulet për të kompromentuar zyrtarët e këtij shteti, pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të zbatuar ligje?

Kush është Krimea, vendi sovjekti që do të bëhet shtet

Pak ditë më parë shumëkush kishte dëgjuar pak ose aspak për Krimenë, gadishullin ukrainas i vendosur në brigjet veriore të Detit të Zi, që së fundmi është kryefjala në mediat dhe diplomacinë ndërkombëtare për shkak të përshkallëzimit të dhunës atje dhe retorikës diplomatike mes Rusisë dhe Perëndimit.

Tuesday, February 25, 2014

MESAZH URIMI PER Znj. YULIA TYMOSHENKO!

"E nderuar zonja Tymoshenko,

Keto dite mori fund kalvari i torturave, i persekutimit dhe burgosjes suaj si kundershtare politike e regjimit te Janukoviç, njeriut qe perdori voten e qytetareve te tij si arme lufte per te burgosur dhe ekzekutuar kundershtaret e tij politik,vlerat e demokracise, vokacionin europian te kombit tuaj. Ky ishte nje lajm shume i gezueshem per Eugenian dhe te gjithe familjen tuaj, miqte e shumte, bashkepunetoret tuaj, demokratet e Ukraines

Saturday, February 22, 2014

Ngjela sërish paqe me kryeministrin Rama/ Magnetet e shfarosjes së thesarit Nano, Berisha dhe Meta…..

Spartak Ngjela e dredh sërish. Sa djathtas majtas me mesazhet servile ndaj qeverisë Rama.  Anglezet e medhenj, duke filluar nga Xhonatan Suifti, na kane mesuar nje gje me shume vlere kur na thane:” sa here qe e shihni se abuzimin me pushtetin nuk e denoni dot, duhet te talleni me te”… Dhe une sonte keshtu me duket se po bej, ne kete status… Se ja, Balzaku diku ka thene: “kurtizania eshte si nje leter me vlere, te cilen,

Platini, një “dashuri në kohë kolere”!

Nga Ahmet Shqarri.  Më shumë se një vizitë e vullnetit të mirë, ardhja e Platinisë së fundmi në Tiranë ishte si një “dashuri në kohë kolere”! Paralelizmi i titullit të romanit të të famshmit Gabriel Garcia Markez, me atë çka donin të realizonin bosët e futbollit shqiptar, kur menduan ta sjellin në Shqipëri presidentin e UEFA-s, qoftë edhe për 3-4 orë, në mënyrë që të afirmonin edhe njëherë “miqësinë e madhe” që kanë me të, më erdhi ndër mend sapo kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë pritjes së tij, se, ndërtimi i një stadiumi të ri, tani për tani, është një mision i

Historia e shqiptarëve në SHBA nga viti 1900-1932

4105 shqiptarët që ikën në SHBA nga viti 1900-1932
Shqiptarët ishin populli evropian që iu drejtua i fundit Amerikës dhe kjo lidhet me faktin se ata deri në këtë kohë kishin pëlqyer më tepër traditën e lashtë të emigrimit në vendet evropiane. Shqiptari i parë që shkeli në Amerikë është një qytetar i paidentifikuar nga qyteti i Korçës i cili arriti në SHBA në vitin 1876. Pas tij në nëntor të vitit 1877 shkoi në Amerikë prifti shqiptar Prend Doçi.

Friday, February 21, 2014

Kë provokoi Fatos Lubonja?

Nga Arman Shkullaku  Vdekja e Vaçe Zelës ishte një tjetër shfaqje që nxori në pah cilësinë tonë si shoqëri emotive dhe jo reflektive. Ndërsa reagimi popullor ndaj një ftese të Fatos Lubonjës, për ta kuptuar më mirë këtë fenomen, qe një dramë e vërtetë, një vërtetim se sa të pashpresë jemi për t’iu afruar mendimit dhe gjykimit të qytetëruar. Lubonja me siguri ka provuar zhgënjime më të mëdha në jetë, e ndoshta për këtë arsye vazhdon i paepur të shkruajë e të flasë edhe kur ndeshet me idiotësi kolektive si ato që shpërthyen pas një shkrimi të tij, ku përpiqej të shtronte disa dilema që e mundonin teksa shihte përcjelljen që po i bëhej Vaçe Zelës.

Thursday, February 20, 2014

Rama i jep Zaloshnjes kompasin/ Sipas tyre ishin 5000 protestues. Fushatë debatesh mbi numrin e pjesmarrësve

Eduard Zaloshnja këtë rradhë ka vendosur të shkruaj pa emër sepse ka frikë se humbet kontratën me televizionin ku realizon pseudsondazhet. Si gjithmon është thirrur nga Edi Rama dhe iu kërkua ndihmue që të tregonin një numër të caktuar samë minimal tue protestuesve. Një shkrim i Zaloshnjes në një portal mashrton duke theksuar se  e territorit faktik ku u zhvillua protesta e PD tregon se në protestë kanë marrë pjesë më pak se 5 mijë vetë, ku pjesa më e madhe u takon punonjësve të Bashkisë, Ujësjellësit të Tiranës

Protesta, politika, të qenit qytetar

Dr. Grida Duma
Pse do duhej sot që qytetari shqiptar të dalë në një protestë? A mos do ishtemë mirë t’i largohej zhurmës së politikës, që i buçet nga çdo media apo mbizotëron në çdo tavolinë kafeneje dhe në të kundërt të jetonte në një indiferentizëm politik si reagim i pakënaqësisë nga politika?
Problemi nuk është aspak teorik: në Shqipëri politizimi përfundoi të perceptohet si një e keqe që “përmbyt” shoqërinë, edhe pse teoria sociale e sheh politikën si një bashkësi të nënrenditur ndaj saj. Kur flasim për “politizim”

Qindra socialistë sot në shesh/ Djali Rexhep Meidanit (Denioni), Blendi Gonxhe, nipat e Servet Pëllumbit dhe Milos mes protestuesve

Sapo ka filluar rrjedhja e familjeve tradicionale të majta drejt të djathtës. Sot Ish-zv.kryetari Bashkisë Tiranë Blendi Gonxhe është parë mes turmave. Po ashtu në protestë janë parë nipat e Servet Puellumbit dhe familjarë të Paskal Milos, në radhët e qytetarëve të cilët demonstruan pakënaqësitë për qeverinë, ishte dhe djali i një prej figurave historike në të majtën shqiptare, ish-presidentit Rexhep Meidani.