Saturday, September 14, 2013

RAIMONDA MOISU U ZGJODH KRYETARE E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

Ne Foto: Disa nga pjesmarresit ne takim/
Stamford, Connecticut- Të shtunën me 14 shtator, në mesditë, në një nga sallat e Librarisë të qytetit Stamford në Connecticut, organizoi takimin zgjedhor Shoqata e Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, që ka për president nderi, themeluesin e saj, Shkrimtarin Gjekë Marinaj, president Adnan Mehmeti dhe për mandat është udhëhequr nga kryetari  Dalan Luzaj.

SHBA: Zgjedhjet me standarde, por jo “fituesi merr gjithçka”!

Shkruar nga Rexhep Polisi
Në përfundim të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe krijimit të qeverisë së re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apelojnë që maxhoranca dhe opozita të punojnë së bashku.
Zv.ndihmëssekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Filip Riker, tha në një intervistë për “Bugajski Hour”, dhënë për gazetarin Janush Bugajski në “AS”:

Patozi: PD i la bashkëkryeministrave Rama-Meta një qeveri normale

Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ju drejtua me titullin ‘bashkëkryeministër’, aleatëve Ilir Meta dhe Edi Rama, teksa theksoi se ato trashëgojnë nga demokratët një Shqipëri normale dhe të shëndoshë ekonomikisht në letra si dhe çelësat e atdheut për të cilën shqiptarët.

“Ku drejtohem ju bashkëkryeministër Meta dhe Rama.

Si një çetnik në Prishtinë

Shkruar nga Bledi KASMI
Nuk i zhgënjeu aspak shqiptarët e Kosovës. Vizita e tij atje shkoi ashtu sikurse ata e prisnin. Si një çetnik i vërtetë që kërkon të mbjellë farën e përçarjes dhe të urrejtjes mes shqiptarësh, duke mos respektuar dhe injoruar simbolet e krenarisë së këtij shteti.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë gjatë këtyre viteve të historisë së shtetit të Kosovës që të kishim një konflikt institucional mes Kryeministrisë dhe Presidencës së Kosovës. Rama ia arriti ta ndezë një konflikt të tillë. Presidenca e Kosovës me korrektësinë e institucionit më të lartë të shtetit e konsideroi dje Ramën “Kryeministrin e mandatuar” të Shqipërisë, ndërsa zyra e Kryeministrisë së Kosovës, Kryeministër të Republikës.
Vendosja “Kryeministër i mandatuar” në njoftimin zyrtar të Presidencës së Kosovës ka shkaktuar konfuzion dhe tension në stafin e Ramës, të cilët i kanë kërkuar Jahjagës që ta ndryshojë emërtimin duke e konsideruar, Ramën, Kryeministër të Shqipërisë dhe duke hequr fjalën i “mandatuar”,

Wednesday, September 11, 2013

Më në fund kryeministër

Nga Alfred Cako

Më në fund institucionet që prodhuan zgjedhjet e 23 qershorit duket se po marrin formë. Pas largimit të qeverisë “Nano” më 2005, largimi.i qeverisë “Berisha” dhe ndërrimi i ‘shoferit’ në timonin e qeverisë duket se po kryhet me normalitet dhe në mënyrë të qetë. Me këto dy raste, Shqipëria duket se po hyn në një stabilitet afatgjatë.
Duket se një ‘happy end’ po i realizon ëndrrën e tij z.Rama për të qenë kryeministër i vendit. Pas një eksperience të shkurtër si ministër dhe mbi një dekade në krye të kryebashkisë së vendit, atij po i paraqitet

Topi: Shqipëria u çlirua nga neodiktatori Sali Berisha, Topalli celulë antiamerikane

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë një interviste televizive, ka deklaruar se Shqipëria dhe shqiptarët u çliruan nga neodiktatori Sali Berisha, i cili rrënoi vendin në të gjitha dimensionet. Ndryshe nga ç’pritej, Topi është treguar i prerë sa i takon qëndrimit ndaj Berishës dhe një bashkëpunimi të mundshëm me Lulzim Bashën. Kreu i FRD deklaroi se partia e tij nuk do të shkrihet me PD.

Tuesday, September 10, 2013

Dosja "Dokle" në Shërbimin Sekret serb, hetimi dhe vendimi i Gjykatës

Shkruar nga Arben Shahini
A mund të ndjehet i denjë Parlamenti i Shqipërisë nëse punimet e tij hapen nga një deputet, i cili është provuar edhe nga Gjykata e Lartë e këtij vendi e drejtuar nga një ish-ministër socialist se ai ka një dosje të hapur me Shërbimin Sekret të Milosheviçit?

Ndoshta Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë filtrat e veta përpara se të njollosë veten, duke pranuar që të drejtohen qoftë edhe një seancë të vetme

Sunday, September 1, 2013

Komunistët shqiptarë në arkivat angleze

Të dhëna tronditëse,  për “udheheqësit komunistë ” 
Nga Luan Malltezi
Britania e Madhe u përfshi  në luftë kundër nazistëve gjermane menjeherë  pas pushtimit të Polonisë nga këta të fundit. Anglezet nën udheheqien e Çercillit u përpoqën të ngrinin në luftë kundër tyre popujt e ballkanit, jugollavët, shqiptarët, grekët etj. Për këtë qëllim ata dërguan në Shqipëri misonarë të ndryshëm ushtarake të cilët u vendosën afër shtabeve të luftes së komunisteve dhe

Një vështrim ndryshe nga pala që humbi luften

Publikohet për herë të parë materiali sekret i kreut të Ballit Kombëtar Mitat Frasheri dërguar qeverisë Britanike me 1945

Nga Prof.Dr. Luan Malltezi

Historia e luftes antiashiste në Shqipëri është shkruar, siç dihet,  mbi bazën e dokumenteve të Partisë Komuniste Shqiptare, të kujtimeve të udhëheqësve dhe luftëtareve të shumë

Saturday, August 31, 2013

“Një bosht i ri anti-amerikan”

Fluturimi i ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, që ka zbuluar informacione sekrete të inteligjencës amerikane, nga Hong-Kongu në Moskë muajin e kaluar nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e Rusisë dhe Kinës. Sjellja e të dy vendeve në çështjen Snowden demonstron këmbënguljen dhe gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë aksion në kurriz të Amerikës, shkruan e përditshmja New York Times. Përtej mbrojtjes së tyre për Snowden, politikat kinezo-ruse për Sirinë e kanë paralizuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve

Kërkohet urgjentisht përligjja

Në rast nevoje SHBA do ta sulmonte e vetme Sirinë. Që sulmi të përligjet ligjërisht, është e vështirë. Sepse shumica e shteteve i refuzojnë ndërhyrjet unilaterale.
 Konflikti sirian vazhdon të përshkallëzohet
Britanikët nuk do të marrin pjesë në një sulm kundër Sirisë pa mandat të OKB-së. Por kjo nuk e pengon Presidentin e SHBA-së Obama,

A është gjallë Ben Blushi?

Nga: Alfred Lela
“Mapo”e së martës hapej me një titull që mbërthente në vetvete jo vetëm mungesën e zhvillimeve në gusht, por edhe projeksionin e zhvillimeve të ardhshme në shtator e përtej. “Rama mbledh ekspertët e huaj, mungojnë ‘senatorët’ e PS”, qëmtonte e përditshmja dhe, për atë që i ndjek me vëmendje episodet dhe ngjarjet politike, e kupton se qeveria e re, edhe pse në heshtje, i ka bërë ca të huaj në PS. Sidomos ndër ata që kjo gazetë i mbiquante “senatorë”. A do të kthehen “të huajt” në “armiq”? – është pyetja.
“I huaji i madh”

Friday, August 30, 2013

Si përfundojnë spiunët?

ARMIN TIRANA
Përpara se një kontraktor i inteligjencës amerikane të zbulonte interceptimet sekrete e telefonave të qytetarëve, Administrata Obama po promovonte një dorë të fortë represive në nivel qeveritar mbi kërcënimet ndaj sigurisë, duke i shtyrë nëpunësit federalë që të kontrollojnë nga afër kolegët e tyre dhe duke i nxitur menaxherët që të ndëshkojnë ata që shmangin bërjen e raporteve mbi të dyshuarit.