Monday, August 20, 2012

35 vjet nga vdekja “Mbretit”, 30 fakte të rralla që nuk i dinit për Elvis Preslin

35 vjet pas vdekjes, ai është akoma në mendjet tona. Publikohen 30 fakte të mrekullueshme dhe të pazakonta nga jeta e burrit që personifikon Rock’N’oll-in.
1. Elvis ishte profesionist në karate. Ai nisi artet marciale nën udhëheqjen e mësuesit japonez Jürgen Seydal, i cili përfundoi detyrimet e tij ushtarake në Gjermani në vitin 1958. Jürgen ishte dekoruar për këto arte para se të kthehej në Shtetet e Bashkuara, në 1960-ën, nga instruktori Hank Slemansky. Dashuria e Elvisit për artet marciale vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij. Forma e tij e preferuar e ndeshjes ishte American Kenpo.
2. Me 21 dhjetor 1970, Presley takoi presidentin Nixon në Shtëpinë e Bardhë. Presley kishte organizuar takimin me anë të një letre 6-faqëshe dërguar Presidentit, në të cilën shprehte dëshirën për krijimin e një zyre për mbrojtjen ndaj rrezikut të drogës dhe duhanit. Gjatë takimit të tij me Nixon, Presley dënoi grupin muzikor “The Beatles” si jo amerikanë, për shkak të arrestimit të hapur të tyre për drogë dhe politikat anti-Vietnameze. Nga ana e tij, Nixon i solli ndërmend Presleyt nevojat e tij për ruajtjen e kredibilitetit. Megjithatë, Nixon i’a plotësoi kërkesën Presleyt.
3. Performimi i parë në radio për Elvis ishte në stacionin WHBQ të Memfisit, në emisionin “The Red, Hot and Blue Right”, në 1954-ën. Dj Dewey Phillips luajti “That’s All” dhe një fundjavë më pas Sun Records kishte fituar 6,000 vende në pozicionim për këngët “That’s All Right” dhe “Blue Moon of Kentucky”.
4. Shoqëria e Mbretit të Rock’n’roll ishte e njohur kolektivisht si Mafia e Memfisit.
5.  Në 1960, kur Elvis ishte në shërbimin pas-ushtarak, kishte një peshë normale të trupit . Kur ai vdiq, në 1977, ai peshonte shumë më shumë.
6.  Asnjë nga dokumentarët mbi filmat apo muzikën e Elvisit nuk janë nominuar kurrë për Oskar në ndonjë kategori. Ai bëri 31 filma dhe 2 dokumentarë muzike.
7. Performanca e parë para publikut për Elvis ishte në një garë në Mississippi-Alabama dhe Dairy Show. Elvis, u regjistrua për të kënduar, I veshur si kauboj. Performanca e tij e “Old Shep” nga Red Foley e bëri të fitonte çmimin e dytë.
8.  Elvis regjistroi më shumë se 600 këngë në karrierën e tij muzikore, por nuk shkruajti asnjë prej tyre.
9. Deri në adoleshencën e vonë, Elvis ishte biond.
10. Elvis nuk hante asgjë veç mishit, domateve dhe puresë së patateve për dy vjet.
11. Disa nga bizhuteritë e Elvisit peshojnë shumë.
12. Kur Elvis zbuloi se bashkëshortja e tij, Prishila kishte pasur një marrëdhënie me Mike Stone, instruktorin e karatesë, njëkohësisht mik i përbashkët i çiftit, u xhindos. Biografi Peter Guralnick shpregoi se Elvis ishte shumë i inatosur, dhe thoshte: “Kam kaq shumë dhimbje. Mike Stone duhet të vdesë”. Por kur truproja e tij Red West, planifikoi vrasjen e Stone, mbreti i rock’n’roll u zbut dhe tha: “Mirë, do ishte mirë ta lë këtë për momentin. Ndoshta do të ishte më e lehtë”
13.  Elvis fitoi tre Grammy Awards për regjistrimet e tij hyjnore.
14.  Ai performoi vetëm në pesë koncerte jashtë Shteteve të Bashkuara, të gjitha në Kanada në 1957. Në kohën e vdekjes, ai po planifikonte një turne nëpër Evropë. Ai ka shkelur vetëm një here në tokën britanike kur aeroplani që po udhëtonte nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara ndaloi për t`u furnizuar në aeroportin e Glasgowt në Londër. Këngëtari shijoi dy orët e ndalesës së avionit.
15. Filmi i fundit që Elvis pa në kinema ishte “The Spy Who Loved Me”. Ditën para se të vdiste ai kishte provuar të gjente një tekst të shtypur për Star Wars: Episodi i katërt, “A New Hope”, për t`ia treguar vajzës së tij Lisa Marie.
16.  Dikur, në fillim të vitit 1960-të, Elvis adoptoi një shimpaze të quajtur Scatter. Scatter më parë i përkiste një familjeje me fëmijë nga Memfisi dhe kishte mësuar si të sillej. Ai gjithashtu kishte një dëshirë për të parë minifundet e femrave. Elvisin e argëtonte pamasë kjo veçori e Scatter.
17.  Përpara dhjamosjes viteve të fundit, Presley ishte ngrënës i stërmadh. Në moshën 20-vjeçare, ai tregoi se me një të ulur në tavolinë mund të hante tetë hamburger me djathë, dy sanduiçë me domate dhe proshutë dhe tre ajka qumështi të rrahura.
18.  Elvis, kur ishte student në LC Humes High School në Memfis i pëlqente të vishej çuditshëm. Ai admironte rrobat e Lansky Brothers në rrugën Beale dhe blinte këmishat e rastit kur kishte mjaftueshëm para. Kur u bë i famshëm, u bë klient i rregullt i këtij dyqani dhe vazhdoi t`i përdorë rrobat e Lansky Brothers në të gjithë jetën e tij. Në të vërtetë pronari i dyqanit  Bernard Lansky  është përgjegjës për disa nga shumë skandale mode të Mbretit të Rock`n`Roll-it. Ishte Lansky, i cili për shembull, bëri xhaketën e florinjtë të Elvisit.
19.  Në 1954, kur Elvis po fshinte disa nga regjistrimet e vjetra muzikore tek Sun Studio, dëgjoi një kuartet amator të quajtur Songfellows që Elvis e pëlqeu shumë.
20.  Me 30 korrik 1954, Elvis luajti një nga show-t e tij të parë, në Overton Park Shell në Memfis. Ai dukej shumë nervoz sepse këmbët filluan t`I dridheshin. Si për fat të keq këngëtari kishte zgjedhur të vishte atë natë rroba që e pengonin të bënte lëvizjet e zakonshme. Vajzat në auditor u egërsuan dhe Elvis vendosi t`I bënte këto lëvizje në koncertet e ardhshme.
21.  Elvis kishte një lidhje të shkurtër dashurie me aktoren dhe këngëtaren Amerikano-Suedeze, Ann-Margret, në 1964 kur po xhironin për hitin Viva Las Vegas. Menaxheri i Elvisit, koloneli Tom Parker, kërkoi që t`i jepej fund lidhjes së tyre, por kjo nuk ndodhi. Ata vazhduan dhe Ann-Margret zuri një vend shumë të veçantë në zemrën e Elvis. Sa herë që Ann-Margret do të shkonte në Las Vegas pë ndonjë show, Elvis do t`i dërgonte asaj lule të rregulluara në formë kitare.
22.  Elvis ishte pagëzuar me emrin Elvis Aron Presley, por në gurin e varrit të tij shkruan Elvis Aaron Presley. Emri me të cilin ai ishte pagëzuar kishte vetëm një `a` në emrin e tij të mesit, por Elvis e ndryshoi për ta bërë atë një emër biblik.
23.  Elvis nuk ishte vetëm pasardhës i drejtpërdrejtë i Abraham Linkolnit, stër-stër gjyshi, por ishte edhe kushëri i afërt me Jimmy Carter.
24.  Led Zeppelin ishin fansa të çmendur të Elvisit dhe u takuan gjatë një turneu në Shtetet e Bashkuara. Në 1973, Robert Plant dhe John Paul Jones takuan Mbretin e rock’n’rollit në Los Angeles. Zepelinët mbetën pa fjalë prej takimit, por Elvis e theu akullin duke shkëmbyer orën e tij 5,000 dollarëshe prej floriri dhe diamanti me orën e dorës së John, e cila kishte një foto të Mickey Mouse. Që nga ai moment, çdo pjesëtar i Led Zeppelin ishte i mirëpritur në rreshtin e parë të koncerteve të Elvis.
25.  Elvis koleksiononte statuja memeri të Venus dhe Joan of Arc.
26.  Në 1973, Elvisi i dha Muhammad Ali një mantel të bardhë 10,000 dollarësh, me fjalët “Njerëzit kampionë” të piktuar mespërmes saj. Ali u mallëngjye nga ky xhest dhe e veshi mantelin me 31 mars, kur do të ndeshej me Ken Norton për herë të parë. Norton i theu nofullën Ali në raundin e dytë, para se të fitonte ndeshjen në raundin e dymbëdhjetë. Ali u betua se nuk do ta vishte më kurrë mantelin përsëri, megjithatë ai e ruajti miqësinë me Elvis.
27.  Pasta e dhëmbëve më e preferuar për Elvisin ishte Colgate. Locioni i tij më i preferuar pas rrojës ishte Brut. Pija e lehtë më e preferuar prej tij ishte Pepsi.
28.  Këtë vit kompania e armëve të zjarrit në Amerikë kujton nxjerrjen në shitje të një varianti special “Elvis Presley TCB Tribute Revolver”. Arma është dekoruar me emrin e Elvisit dhe është dizenjuar në nder të legjendës Elvis Presley. Elvisi ishte një përzgjedhës i mprehtë i armëve. Ai kishte 40 armë në arsenalin e tij.
29.  Libri që Elvis ishte duke lexuar në kohën që vdiq ishte “Frank O Adams’s The Scientific Search for the face of Jesus.”
30.  Elvis vinte një kryq, simbol i hebraikëve dhe një yll rreth qafës së tij.

Kosova shumë pranë pavarësisë së vërtetë

Gjatë kësaj jave komisioni për ndryshimet kushtetuese në Kosovë pritet të përfundojë punën për amendimin e ligjit, i cili do të shënojë fundin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Kanë mbetur pak më shumë se dy javë nga dita, kur Kosova nuk do të ketë më mbikqyrje ndërkombëtare të pavarësisë së saj. Fundi do të shënohet më datën 10 shtator, kur në Prishtinë do të mblidhen në një takim të posaçëm, shefat e diplomacive të jashtme dhe përfaqësues të shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Dy muaj më parë, Kuvendi i Kosovës miratoi në parim një ligj, i cili mundëson zëvëndësimin dhe ndryshimin e 21 ligjeve të cilat do të shënonin edhe zbatimin e plotë të pakos së Marti Ahtisarit. Pakoja e Ahtisarit është baza mbi të cilën u shpall pavarësia e Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008. Kryetari i Komisionit për Ndryshimet Kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë se gjatë kësaj jave do të përfundojë amendimi i ligjit që ai e quan ligj special.
Parlamenti në Prsihtinë Parlamenti në Prsihtinë
Pse duhet një ligj special
“Jam i sigurt se deri në javën e parë të shtatorit, komisioni do ta përfundojë komplet leximin e dytë të amendamenteve në mënyrë që kryesia e kuvendit në javën e parë të shtatorit të mbajë mbledhjen dhe të miratojë ndryshimet kushtetuese dhe pas miratimit të këtyre amandamenteve të miratohet ligji për përfundimin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë”, thotë Arsim Bajrami.
Kryetari i komisionit, Arsim Bajrami, pranon se procedura e miratimit të një ligji të vetëm që mundëson më pas ndryshimin e 21 ligjeve të tjera, nuk përdoret në praktikat parlamentare. Por, sipas tij tashmë është caktuar një datë e përfundimit të mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë dhe miratimi i këtij ligji duhet të ndodhë. Mirëpo, kjo praktikë e ndryshimit të ligjeve me procedurë të përshpejtuar është kundërshtuar nga shoqëria civile.
Kuvendi vepron kundër praktikave parlamentare
Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, institut ky që monitoron punën e kuvendit, thotë se në Kosovë nuk ka probleme me miratimin e ligjeve, por me zbatimin e tyre. “Në raportin e progresit, Komisioni Evropian çdo vit i tërheq vërejtjen Kosovës për zbatimin e ligjit, sepse problem në Kosovë nuk është miratimi i ligjeve, problem është zbatimi i tyre në praktikë dhe këtu fajin kryesor e ka qeveria e Kosovës si ekzekutiv dhe kuvendi i Kosovës si monitorues i zbatimit të ligjeve dhe si miratues i këtyre ligjeve”.
Veriu ende problem i pazgjidhur për qeverinë kosovare Veriu ende problem i pazgjidhur për qeverinë kosovare
Kryetari i komisionit për ndryshimet kushtetuese Arsim Bajrami, thotë se ligji që do të miratohet në kuvendin e Kosovës e që mundëson ndryshimin e 21 ligjeve tjera, ka ngjyrime politike, prandaj ai e cilëson si një ligj special që ka një synim. “Është një ligj special, një ligj që ka edhe ngjyrime politike dhe ne kemi pasur diskutime se a duhet të ketë vetëm një ligj apo duhet të shkohet me ndryshimin një nga një të ligjeve, por është arritur konsensusi për shkak të rëndësisë historike që ai ka”, thotë Arsim Bajrami.
Pakoja e Ahtisarit nuk është zbatuar në Veri të Kosovës
Megjithë kritikat e shoqërisë civile, data e përfundimit të mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë tashmë është përcaktuar dhe ajo do të ndodhë me 10 shtator, datë kjo që shënon edhe zbatimin e plotë të pakos së Marti Ahtisarit. Por në veri të Kosovës plani i Marti Ahtisarit nuk është zbatuar në tërësi. Përfaqësuesit e politikës kosovare e cilësojnë këtë një ngecje të Zyrës Civile Ndërkombëtare por edhe të vetë institucioneve të Kosovës. Për t'i dalë zot kësaj gjendjeje, qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare, themeluan një zyrë administrative, e cila në fakt do të luaj rolin e komunës së veriut të Mitrovicës dhe do të zëvëndësojë rolin që ka pasur në këtë pjesë Zyra Civile Ndërkombëtare. Suksesi i kësaj zyre ende nuk dihet.

Sunday, August 19, 2012

Nis më 26 gusht edicioni i pestë i Festivalit të filmit në Durrës

Gjashtë filma, produksione evropiane të viteve të fundit, do të konkurrojnë nga 26 deri më 30 gusht në seksionin "Vizione Bashkëkohore", duke synuar "Gladiatorin e artë". “E ftuara e Nderit” e këtij edicioni, kinematografia franceze, nga e cila do të shfaqen katër filma
Tiranë, 18 gusht 2012 – Nis më 26 gusht edicioni V i Festivalit ndërkombëtar veror të filmit të Durrësit që do të "ndalojë" edhe në qytetet e Tiranës, Vlorës, Pogradecit dhe Sarandës me disa shfaqje filmash menjëherë pas festivalit.
Anila Varfi, drejtore e këtij Festivali, thotë se ky edicion që do të zgjasë deri më 30 gusht, është organizuar në bashkëpunim me festivale të tjerë në ShBA, Bullgari, Rumani, Egjipt, Itali dhe Portugali, me të cilët është themeluar organizmin "Festival network". Filmat fitues të festivaleve të Durrësit do të shfaqen edhe në edicionet pasardhëse të këtij networku.
Mbrëmjet e këtij festivali do t'u kushtohen jo vetëm filmave konkurrues, por edhe "Të ftuari të Nderit", kinemasë dhe kulturës frankofone. Filmi që do të hapë festivalin në amfiteatrin e Durrësit do të jetë "Les Bien -Aimes" nga Christophe Honore. Një program me tre filma të tjerë do të përcjellë kulturën kinematografike franceze edhe në ditët e tjera të këtij edicioni.
Gjashtë filma, produksione evropiane të viteve të fundit, do të konkurrojnë në seksionin "Vizione Bashkëkohore", duke synuar "Gladiatorin e artë" për filmin më të mirë si dhe çmimet për regjinë, aktorin dhe aktoren më të mirë. Presidente e Jurisë do të jetë Alison Frank, kritike e njohur britanike.
Nuk do të mungojnë edhe në këtë edicion konkurrimet për Filmin më të mirë ballkanik, Çmimi i Publikut dhe Çmimi i Kritikës (FIPRESCI).
Amfiteatri i hapur romak, 2.800 vjeçar, do të jetë edhe këtë vit sfondi i mrekullueshëm për ceremoninë e dhënieve të Çmimeve të Argjendta të Durrësit, të cilat nderojnë regjisorë, aktorë aktore, figura në zë të artit kinematografik të cilët kanë dhënë kontribute të rëndësishme për kinemanë. Çmimi është krijuar nga skulptori Prof. Sadik Spahia dhe prodhuar ne Itali nga "Argenti Preciozi".
Pjesëmarrja në edicionet e kaluara e yjeve dhe legjendave të kinemasë botërore si, Francis Ford Coppola, Claudia Cardinale, Fanny Ardant, Nik Powell, Rade Serbedzija, Lech Majewski, Kryzstof Zanussi, Jiri Menzel, Jan Harlan, Enrico Lo Verso, Maia Morgenstern, Paolo Sorrentino., etj e kanë bërë mjaft popullor Festivalin ndërkombëtar të filmit që organizohet në Durrës për të pestin vit radhazi. (ATSh)

Sportelet on line të Administratës publike në Itali

Kur duhet të paraqitem për të dhënë shenjat e gishtërinjve për lejen e qëndrimit? A është gati dokumenti im? Ku mund të kontrolloj në ç'pikë është kërkesa ime për shtetësinë, për bashkimin familjar? Faqet internet të enteve dhe administratave publike që trajtojnë praktika lidhur me çështje të imigracionit në Itali, apo që duhen konsultuar për dokumente të ndryshme të nevojshme për qëndrimin në Itali (në përditësim)
Verifiko në ç’pikë është praktika për lëshimin/përtëritjen e lejes së qëndrimit
Për të mësuar në ç’pikë është kërkesa për lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit, ose të lejes së qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë (ish karta e qëndrimit), mund të konsultosh drejtpërdrejt portalin e imigracionit ose atë të Policisë së shtetit.
Është e rëndësishme të kesh në dorë kuponin postar apo atë të Kuesturës ku janë shënuar kodet që do të të kërkohen për të vizualizuar informacionet mbi praktikën.
Verifiko në ç’pikë është praktika për autorizimin për punë të varur/bashkim familjar
Kush ka paraqitur kërkesë në Sportelin Unik për një autorizim për punë të varur në favor të një shtetasi të huaj rezident jashtë Italisë, apo për bashkim familjar, mund të verifikojë gjendjen e praktikës duke u futur në portalin e Ministrisë së Brendshme. Është e nevojshme të fusë adresën elektronike dhe fjalëkalimin që ka përdorur kur është regjistruar në portal për nisjen telematike të kërkesës.
Verifiko në ç’pikë është praktika për marrjen e shtetësisë italiane
Pasi paraqet në Prefekturën kompetente kërkesën për njohjen e shtetësisë italiane, mund të marrësh informacione për të mësuar në ç’pikë është praktika duke u lidhur drejtpërdrejt me portalin e  e Ministrisë së Brendshme, ku regjistrohesh me adresë elektronike dhe fjalëkalim.
Verifiko në ç’pikë është padia ankimore e paraqitur në TAR ose në Këshillin e Shtetit
Nëse, pas hedhjes poshtë të kërkesës së lëshimit apo të përtëritjes së lejes së qëndrimit, ke paraqitur padi ankimore në Gjykatën Administrative të Krahinës (TAR) apo në Këshillin e Shtetit, mund të verifikosh në ç’pikë është procesi duke seleksionuar TAR/Këshilli i Shtetit kompetent dhe duke futur numrin e padisë ankimore të depozituar
INPS – Shërbimet on line 
Nga korriku 2011, INPS, instituti italian i sigurimeve shoqërore, ka thjeshtëzuar mënyrën e kërkimit të shërbimeve të ndryshme me karakter asistencial që ofron (kompensim papunësie, invaliditet, çeqe sociale, pensione etj. Praktikisht, në shumicën e rasteve nuk pranohen më kërkesat e nisura me postë por kanë vlerë vetëm ato të nisura në mënyrë telematike, pra përmes internetit. Nga korriku 2012, të gjitha kërkesat që i duhen paraqitur INPS-it duhet të nisen në mënyrë telematike.
Të gjitha shërbimet e ofruara nga INPS
Zgjidh shërbimin on line INPS që të intereson

Zyra të administratës publike
Questure
Prefetture
Comuni italiani
Procure della Repubblica
Agenzie delle Entrate
Centri per l’impiego
Sedi INPS

Ines, me gomone drejt të panjohurës duke lënë pas vendin në luftë

Ines Dervishi, 23 vjeç, jeton në Reggio Emilia dhe ka studiuar në Fakultetin e Jurisprudencës në Parma. Në vitin 1997 ajo është larguar nga Shqipëria e hipur në një gomone, së bashku me prindërit e saj, kur ishte vetëm tetë vjeç.

Edhe pse atëherë e vogël ruan kujtime të qarta nga shqipëria e asaj kohe: “Pas luftës civile që nisi dhe përfshiu gjithë vendin, që vështirë të përshkruhet, por bëhej fjalë për rrezikshmëri shumë të lartë, ngaqë vriteshin njerëzit rrugës dhe nuk kishte më rend dhe qetësi, pushteti ishte në duar të pakontrolluara, pra ishte një kaos total nga të gjitha këndvështrimet. Në këtë pikë, gjyshi im u ngrit një mëngjes dhe filloi të na thoshte: duhet të ikni, duhet t’ia mbathni që këtu. Praktikisht jeta jonë ishte izoluar. Ne nuk shkonim më në shkollë, askush nuk dilte për të bërë pazarin. Gjatë kësaj kohe, im atë së bashku me disa miqtë e tij ishin duke punuar për rikuperimin e një anijeje, e cila ishte mbytur. Atë ditë shkuam në Durrës dhe morëm një gomone çfarëdo për të mbërritur deri tek anija që im atë me miqtë e tij e kishin rregulluar disi, por që midis nesh nuk ishte askush që dinte ta drejtonte. Anija ishte e hapur dhe në të nuk kishte praktikisht asgjë, as një vend ku të fusje kokën. Bagazhet tona përfunduan të gjitha në det. Disa burra na ndihmuan të hipnim nga gomonia për sipër në anije. Aty sipër ishte një si dhomëz, nëse mund ta quajmë kështu, ku qëndronim rreth 30-40 veta. Është e pabesueshme se si nuk u shtypëm të gjithë bashkë aty, në pak metra katrorë vend. Udhëtimi pati nga të gjitha. Njerëz që qanin e luteshin, të tjerë që villnin e mallkonin. Pas shumë peripecish mbërritëm në breg. Gjallë”.
Çfarë kujtimesh ruan nga ato çaste?
“Në fillim, qysh nga momenti i nisjes ndoshta, gjithçka bëhet një ëndërr. Ti ëndërron vendosjen larg kaosit që ke lënë pas, ëndërron paqen, ëndërron mirëqenien. Por pastaj, kur ky udhëtim nis në jetën tënde të përditshme, nuk i shpëton dot një tjetër lloj frike e pasigurie, si edhe nostalgjisë që është gjithmonë aty pranë. Por, gjithsesi, kur je i vogël gjithçka është më e lehtë krahasuar me një të rritur që mendon më shumë dhe ka përgjegjësi. Më kujtohen prindërit e mi, kur ishim ende në anije. Për të më qetësuar më thoshin gjatë gjithë kohës: Ooo, po mos qaj! Kur të mbërrijmë në Itali do të jetë shumë bukur, do të të japin lodra të bukura dhe nisin më përmendin ato çka mund të kisha parë deri atëherë në televizor. Sepse Shqipëria ka qenë shumë e influencuar nga televizionet italiane. Por, pavarësisht këtyre t’i fillon e mendon për të afërmit që janë ende aty, për gjithçka që ishte shumë mirë e ndryshoi papritur drejt një kaosi, gjithçka që deri dje ishte pjesë e jetës tënde, në vendin tënd të lindjes. Në njëfarë pike, nëse më parë ishte një kthyer në një ëndërr për ne ta mbathnim dhe të mbërrinim në Itali, ai udhëtim e ktheu atë në një ëndërr të keqe. Ti nuk do të shkosh deri në fund të tij, do të kthehesh mbas. Mbërritja ime në Itali, si fëmijë, duhet ta pranoj që ishte deri diku traumatike. Ndihesha shumë keq sepse gjithçka që kisha nuk më përkiste. Asgjë nuk më përkiste. Nuk më përkiste gjuha, nuk më përkisnin zakonet. Përfshi këtu pastaj mungesën e gjyshërve dhe të afërmve të mi”.
E sot?
“Për fat, tani edhe gjyshen e kam pranë, sepse ne kemi bërë bashkimin familjar. Vitet kanë kaluar dhe  tani në Itali ndihem shumë mirë. Nuk është se dua të kthehem më, sigurisht që jo. Por fillimi ama ishte i vështirë. Prindërit ishin gjithë kohës duke bërë disa punë, më duhej të qëndroja vetëm në shtëpi, kisha vështirësi për të krijuar miqësi të reja”.
Kur fillove të ndiheshe pjesë e realitetit  të ri në të cilin kishe zbritur?

“Fillimisht unë kam përjetuar, si fizikisht, edhe psikologjikisht, një izolim të vërtetë, në kuptimin e plot të fjalës. Fillova të ndihesha mirë kur erdha këtu në Reggio Emiglia, kur shkolla nisi normalisht, kur fillova të bëja miqësi të reja, të eksploroja shoqërinë dhe jetën në përgjithësi, nëse mund ta shpreh kështu. Fillova të ndiqja rregullisht televizionet dhe të mësoja çdo gjë që ndodhte në Itali. Pastaj, dalëngadalë u ndjeva pjesë e shoqërisë italiane”.
Çfarë përfaqëson ky vend për ty?
“Demokracinë, lirinë, përfaqëson mirëqenien psikologjike dhe atë sociale, përfaqëson gjithçka për mua. Kam këtu miqtë, prindërit e mi, kam punën që më pret, kam shkollën”.
Ndihesh italiane, ndihesh shqiptare, si ndihesh ti?

“Unë do të përgjigjesha: qytetare e botës. Bëj shaka. Unë ndihem gjysmë shqiptare e gjysmë italiane. Gjithsesi, ajo që kam mësuar në Shqipëri është kultura ime dhe unë e kam pasuruar atë këtu, është baza e asaj që unë po jetoj këtu. Këtu mua më jepet mundësia të gërshetoj pastaj dy kulturat tona”.
Dhe çfarë është ajo që merr me vete nga ajo eksperiencë, që e ke sjellë këtu dhe që na pasuron, sipas teje?

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm nga këndvështrimi i mikpritjes, apo jo. Kjo është ajo që më ka mbetur e pashlyeshme nga Shqipëria. Bujaria, mikpritja, shtëpitë plot me të afërmit e njerëzit që duheshin. Por edhe plot tradita të tjera që janë pjesë e Shqipërisë. Ja, pikërisht për këto e kam fjalën kur them që ato i mbaj gjithmonë me vete dhe i pasuroj me të tjera gjëra që gjej këtu në Reggio Emilia”.
Gladiola Bendaj

Rreth 45% e turqve në Gjermani duan të kthehen në atdhe

Në Gjermani jetojnë rreth 2,7 milionë turq apo persona me orgjinë turke, nga të cilët vetëm 700 mijë kanë shtetësinë gjermane
Rreth 45% e turqve që jetojnë në Gjermani dëshirojnë të kthehen në vendlindje, dhe vetëm 15% e tyre e konsiderojnë Gjermaninë vendin e tyre. Për më tepër, 62% deklarojnë se ndihen më mirë në shoqërinë e turqve. Këtë thotë një studim i bazuar në intervistat me një mijë persona, i institutit Info të Berlinit i publikuar më 17 gusht.
Edhe pse 39% e të intervistuarve jetojnë në Gjermani prej të paktën 30 vjetësh, janë 45% ata që konsiderojnë njësoj atdhe qoftë Turqinë e qoftë Gjermaninë dhe vetëm 15% e konsiderojnë atë atdheun e tyre në vend të Turqisë, përqindje kjo në rënie të vazhdueshme po të mbahet parasysh që në vitin 2009 ishin 21% që e mendonin kështu e në vitin 2010 kur ishin 18%.
Ndër 45% të të intervistuarve që dëshirojnë të kthehen në Turqi, pjesa më e madhe janë të moshës nga 30 deri në 49 vjeç. Në dëshirën për kthim duket se një rol të rëndësishëm luajnë besimi fetar dhe traditat, kështu 55% e të intervistuarve do të kishin dashur që Gjermania të kishte më shumë xhami.
Gjermania dhe Turqia kanë festuar vjet 50vjetorin e  traktatit të miqësisë, falë të cilit arritën fillimisht në Gjermani  900 mijë “punonjës të ftuar” turq. Shumë prej tyre vendosën të mos ktheheshin në atdhe dhe kështu me kalimin e viteve ai komunitet, falë ardhjeve të reja e lindjeve ka shkuar në 2,7 milionë persona. Nga këta rreth një e katërta, rreth 700 mijë vetë, ka marrë ndërkohë shtetësinë gjermane. 

Saturday, August 18, 2012

Përse vriten shqiptarët

Nga Vladimir Karaj
Historia e pashkruar e krimit prej mosndëshkimit, prej heshtjes apo rënies së sistemit efikas të drejtësisë penale në vend. Vala e dhunës, ku thuajse çdo ditë ekzekutohen njerëz, ngre pikëpyetje mbi vrasësit e “mëshiruar” nga gjykatat, mbi qytetarë të harruar mes konfliktesh të pazgjidhura apo mbi heshtjen kolektive të një shoqërie që po përballet dhunshëm me pasojat e tranzicionit të gjatë


Shqiptarët nuk janë çmendur më shumë se popujt e tjerë rreth e rrotull. Vapa (sado të duket e lidhur) zor se mund të fajësohet për burrat, gratë e fëmijët që sharrohen nga breshëri kallashnikovi apo përfundojnë humnerave, të ekzekutuar me plumb pas koke. Atëherë kush e ka fajin për valën e dhunës që ka përfshirë vendin?! A ka një fajtor që mund ta kryqëzojmë dhe pas kësaj të pushojmë me ndërgjegje të qetë, se e zgjidhëm këtë punë?! Pse një 18-vjeçare vendos në një moment të vrasë?… Një vëzhgim i përciptë në listën e gjatë të vrasjeve të fundit në Shqipëri, të shtyn të mendosh se vendi po çmendet, por ndërsa thellohesh në motivet dhe historitë e krimeve, gjërat bëhen më të logjikshme dhe nuk mund të justifikohen thjesht me çmenduritë, varfërinë apo xhelozitë e natyrës njerëzore. Në fakt, ndërsa lexon  historitë e më shumë se 70 viktimave prej janarit të këtij viti, të krijohet ideja se krimi në Shqipëri nuk është i çmendur dhe i atypëratyshëm: ai është i ngadaltë e  ndonjëherë shumë i ngadaltë dhe i menduar. Numri i atyre që vriten në një grindje të çastit apo në një moment çmendurie është gjithmonë e më i rrudhur përballë atyre që vriten dhe vrasin pas një historie të gjatë konfliktesh të pazgjidhura apo krimesh të pandëshkuara. Më shumë se 60 për qind e vrasjeve të këtij viti, janë krime që, sipas motiveve të zbardhura prej policisë, rrjedhin prej konflikteve që vijonin prej vitesh, raste të dhunës në familje që mbyllen me vrasje, ose vijnë për shkak të krimeve të mëparshme të padënuara apo dënuara lehtë.
Krimi prej mosndëshkimit   
Ministria e Drejtësisë ka vite që ankohet, kohët e fundit edhe me shkresa publike si ajo për prokurorinë e Korçës, për gjykatës dhe prokurorë mëshirëmëdhej. Burime nga kjo ministri thonë se numri i atyre për të cilët jepet dënimi minimal, apo numri i atyre për të cilët aplikohen masa lehtësuese është në rritje dhe po ashtu është në rritje numri i personave me precedentë penalë që, pasi dalin në rrugë, vriten në vetëgjyqësi apo kryejnë krime të tjera.  Në rangun e arsyeve që sjellin vrasje, kjo është ndoshta edhe më e rënda. Në listën e krimeve prej janarit e deri tek ai më i fundit në Elbasan, ku u vranë babë e bir, numri i personave që kanë pas vetes një histori gjyqi të mbyllur në mënyrë të çuditshme bie dukshëm në sy. Lulash Qarri, i cili u bë viktimë e hakmarrjes në Shkodër muaj më parë, kishte vuajtur rreth 11 vjet për një vrasje, ndërsa pas lirimit ishte rehabilituar, madje edhe zgjedhur në funksione publike. “Mëshira” e gjykatësve në këtë rast ka qenë shumë më e madhe se ajo që mund të përballonin të dyshuarit për vrasjen e tij: djemtë e viktimës që ai kishte shkaktuar para rreth 12 vjetësh. Nga ana tjetër, një vrasje e vitin 2005 vazhdon të shkaktojë viktima në Elbasan. Të fundit, atë e bir, Gentian e Nezir Beqiri, ndërsa autorët e krimeve dalin çuditshëm prej qelive për të përfunduar më pas të vrarë apo duke vrarë sërish. Gentian Beqiri, i cili ishte edhe shenjestra e atentatit, ishte lënë në arrest shtëpie edhe pse akuzohej për një vrasje dhe gjithashtu kishte në shpinë një tentativë arratisje nga qelitë e Sarandës. Në anën tjetër, Agustin Mandrea, duhej të ishte duke vuajtur një dënim të rëndë prej të paktën 18 vjetësh ditën kur u përplas e më pas ekzekutoi dy vëllezër në Rrëshen. Por ai nuk ishte në qeli dhe jo sepse ishte arratisur. Në mënyrë të çuditshme, ishte lënë i lirë.
Rasti tipik i këtyre lirimeve është ai i të akuzuarit dhe të dyshuari kryesor për vrasjen e një 38-vjeçareje në Tiranë, një i ri i cili rrugën për në qeli e kishte bërë të zakonshme. Policia thotë se ai ishte arrestuar disa herë për vjedhje me dhunë, grabitje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa nga arkivi i gjykatës së Tiranës provohet se Aldo Hoxha  ka dalë dy herë para gjyqit. Arrestimi i tij i fundit ishte thuajse 1 vit më parë, ku u kap pasi qëlloi në ajër me kallashnikov pas një grindjeje me persona të tjerë. Po si ka gjasa që ai ishte i lirë? Vendimi i gjykatës, i dhënë në dhjetor të vitit që shkoi, e lironte të riun pasi kishte bërë vetëm 6 muajt e paraburgimit edhe pse për të prokuroria kishte kërkuar 2 vjet dënim. Teorikisht ai duhej të ishte në qeli ditën që, sipas policisë, u ndodh pranë Fushës së Aviacionit dhe qëlloi me thikë 38-vjeçaren Tafa, duke i shkaktuar vdekjen. Arsyet e vendimit të butë ishte “pendesa”. Por i dyshuari i policisë kishte qenë edhe më parë në dyert e gjykatës. Ai ishte arrestuar për tentativë grabitje në vitin 2008, prokuroria kishte kërkuar për të si i mitur që ishte një dënim të lehtë 6 muaj, por gjykata e faktit, duke tejkaluar edhe kërkesën e avokatit, që kishte kërkuar një ndëshkim më të butë (pranim fajësie), ka dhënë pafajësinë. Çështja u dërgua nga prokurori në Apel dhe ky i fundit njohu fajësinë, por pezulloi dënimin. Ajo që e bën këtë rast tipik është fakti që në çështjen e dytë ndaj këtij personi nuk është mbajtur parasysh fakti që ai ishte përsëritës në krim.
Krimi prej heshtjes
Në dukje, vrasja e Fiqiri Muçës nga 18-vjeçarja Nazime Visha  është një krim i ndërmarrë në momentin e fundit. Por nëse historia e çiftit është ajo e një marrëdhënie 4-vjeçare, atëherë krimi ka filluar më herët. Ai me shumë gjasa ka filluar kur mësuesit e shkollës së Zall Bastarit vendosën 4 vjet më parë të mbyllin gojën kur Fiqiri Muça erdhi dhe ua mori në klasë nxënësen, njëkohësisht viktimën dhe vrasësen e vet. Pse heshtën mësuesit? Ndoshta sepse shqiptarëve nuk u pëlqen të përzihen në punët e të tjerëve. Ata heshtën ashtu siç heshtin mjaft prej nesh kur shohim burra të rrahin paq në mes të rrugës gratë e tyre, apo kur prej frikës apo prej mungesës së vullnetit lejojmë në heshtje të fortët e qytezave apo lagjeve të shëtisin me pisqolla në brez. Rasti i Kërrabës mund të duket si i vetmi në listën e gjatë të krimeve që vijnë prej mungesës së denoncimit, por edhe pse është e vështirë të përgjithësohet numri i krimeve që mund të ishin shmangur, nëse do të ishte ndërhyrë më shpejt apo nëse do të kishte pasur denoncime më të hershme është mjaft i madh.
Krimi prej mosndërhyrjes
Mosndërhyrja vjen menjëherë pas heshtjes dhe është më e rëndë për shkak se përfshin përgjithësisht struktura të policisë dhe të shtetit. Avokati i Popullit bëri shembull tre punonjës të policisë së Pukës, që megjithëse kishin dijeni për një konflikt dhe kishin marrë kallëzime, vendosën të mos e bëjnë punën e tyre. Por a janë vetëm ata? Në fakt, vetëm në Qarkun e Shkodrës, përveç dy viktimave të familjes Markaj janë të paktën dy viktima të tjera që mund të ishin shmangur, nëse policia do të kishte vepruar për të ndaluar agresorët apo ndërmjetësuar në konflikt. Gëzim Alia, nga fshati Vukël, nuk do ta kishte ekzekutuar kunatin e tij nëse dikush në strukturat ku ai kallëzoi do t’i kishte ndjekur seriozisht denoncimet që ai kishte bërë ndaj viktimës. Gëzim Alia thotë se vrau pasi ishte kërcënuar, ndërsa vrasja nuk ishte aspak një vendim i momentit. Ashtu si në mjaft raste të tjera, bëhej fjalë për një konflikt të hershëm që nuk shuhet dhe megjithëse përplasjet mes palëve janë të dhunshme ndërhyrjet e vakëta të policisë lejojnë përshkallëzimin deri në pikën pa kthim të vrasjes, që si në rastin e konfliktit mes familjeve Shkreta e Llani, vijon të shkaktojë viktima. Pikërisht rasti i fundit është një shembull mos ndërhyrje ose mungese vullneti për të ndërhyrë. Hakmarrja që filloi pas vrasjes së një fëmije 9-vjeç në një pritë, në fakt e kishte zanafillën në një sherr në vend publik me mjete të rënda, pas të cilit policia mund edhe të kishte ndërhyrë. Është e vështirë të bësh kasandrën apo të përgjithësosh rastet të kësaj natyre, por gjasat, që ndërhyrje më aktive të policisë menjëherë pas denoncimit të konflikteve do të shmangnin vrasjet, janë të mëdha.

Krimi në familje dhe ai i nderit

Dy prej krimeve më të përsëritura gjatë këtij viti dhe ndoshta më të vështirët për t’u parandaluar janë krimet e nderit dhe ato brenda në familje. Numri i vrasje për këto kategori është mbi 20, ndërsa motivet janë përgjithësisht xhelozia, sherre të vazhdueshme. Vrasja më e rëndë e kësaj natyre ishte ajo që ndodhi pak kohë më parë në uzinën e armëve në Poliçan. Vladimir Guri u qëllua nga Shpëtim Dervishi, pasi ky i fundit kishte ngacmuar, sipas dëshmitarëve, bashkëshorten e tij. Dervishi pas kësaj ngjarje vrau veten. Raste të tjera të këtij krimi kanë ndodhur në Tiranë në janar, ngjarje që përfshiu dy punonjës policie dhe një tjetër në Fier. Ndërkohë rastet më të rënda të krimit në familje është vrasja në Tropojë nga gruaja e bashkëshortit dhe një të riu që mendohet se kishte lidhje me gruan. Një tjetër krim i rëndë ndodhi në një zonë të thellë të Shkodrës, ku babai vrau vajzën 14-vjeçe, sepse nuk iu bind.
Krimi që nuk kursen as fëmijët

6 fëmijë, më e madhja Marije Quku 17 vjeç dhe më i vogli vetëm disa ditësh, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve nga të rriturit, ndërsa një 9-vjeçar u plagos rëndë. Indrit Llani 9 vjeç, Marie Quku 17 vjeç, nuk ishin shënjestrat të para të autorëve të krimit, por u vranë pa u diferencuar prej të rriturve në dy raste të ndryshme. Vajza në një sulm hakmarrës me të cilin nuk kishte asnjë lidhje të drejtpërdrejtë dhe djali në një pritë organizuar për babain dhe xhaxhain e tij. Xhevit Lamaj 13 vjeç, ishte vetë shenjestra e krimit të një 22-vjeçari, i cili e qëlloi atë me thikë pasi ishte grindur dhe sharë me të vëllanë bashkëmoshatar. Ndërkohë Marjana Bregu 14 vjeç dhe foshnja e familjes Biba në Tiranë u vranë nga baballarët, e para për motivin banal të mosbindjes dhe në rastin e dytë për shkak të dyshimit të babait të arrestuar se fëmija nuk i përkiste atij. Në Vlorë, Jurgen Lukaj 8 vjeç, humbi jetën i qëlluar nga një plumb rikoshet gjatë një grabitjeje. Një tjetër 9-vjeçar u plagos rëndë nga daja në Shëngjin, pasi ky i fundit i vrau nënën dhe babain italian pas një sherri për pronën.

Konfliktet e pronësisë dhe vrasjet për hakmarrje

Të dy këto motive krimi janë shpesh të lidhur me njëri- tjetrin, ndërsa përbëjnë, sipas statistikave të përvitshme të policisë, rreth 1/3 e krimeve në vend. Krimet për pronën, rrjedhojë e parregullsive, lëvizjeve të popullsisë dhe kryesisht ndarjes së tokës sipas ligjit 7501, janë edhe burim kryesorë i vrasjeve të mëvonshme për hakmarrje, ndërsa sipas studimeve të policisë konflikti për pronësi është ai më i shpeshti në Shqipëri dhe ai që ka shkaktuar edhe numrin më të madh të viktimave. Çështjet e pronësisë mbeten ende të pazgjidhura në vend dhe konfliktet prej tyre kryesisht mes fisesh fqinje apo edhe brenda të njëjtit gjak janë ndër motivet kryesore të krimit në vend. Ndërkohë në të paktën 5 raste hakmarrja u ka marrë jetën personave të afërm me autorë të krimeve për të cilët merrej hak.
Vrasja e foshnjës

Hysen Biba, 31-vjeç, i cili në Shqipëri punonte si kasap, vrau të birin e sapolindur duke e hedhur nga dritarja e katit të katërt të maternitetit, pasi, siç ka pohuar në polici, dyshonte se ai nuk ishte i tiji dhe se e shoqja e kishte tradhtuar. Biba më herët kishte dhunuar dhe dëbuar nga shtëpia gruan shtatzënë. Vrasja që tronditi opinionin është ende në hetim, ndërsa familjet kanë kërkuar edhe një analizë ADN-je të foshnjës së vdekur, për të vërtetuar atësinë e tij.

Masakra në Pukë

Dy vëllezër janë vrarë, ndërsa katër persona mbetën të plagosur në një pritë ku fisi Permarkaj qëlloi kundër komshinjve të tyre Markaj, pas konfliktit që këta kishin prej vitesh për disa metra tokë mes shtëpive të tyre në një fshat të Pukës. Tre punonjës policie janë pezulluar pasi akuzohen nga Avokati i Popullit se kishin dijeni për kërcënimet mes fiseve, por nuk kishin ndërhyrë për të zgjidhur atë.

Hasmëria që vazhdon…

Indriti Llani 9 vjeç dha shpirt në duart e s’ëmës, i sharruar prej plumbave të një atentati hakmarrës, pas një sherri banal mes të rriturve të familjes Llani dhe asaj Shkreta. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mamurras dhe sipas policisë në këtë atentat mbeti i plagosur rëndë edhe xhaxhai i 9-vjeçarit Muharrem Llani, që ishte dhe shenjestra e atentatit. Babai i fëmijës së vrarë Jetmir Llani është shpallur ndërkohë në kërkim, për vrasjen e 71-vjeçarit Mark Shkreta, babai i dy vëllezërve që u arrestuan për atentatin ku humbi jetën i biri. Shtëpia e familjes shkreta u hodh në erë me eksploziv pak kohë pas kësaj vrasje të dytë.


Vriten gjysh e mbesë

Një 70-vjeçar dhe mbesa e tij u vranë në një breshëri kallashnikovi nga dy persona, që u hakmorën ndaj vrasjes së një 60-vjeçari dy vjet më parë nga nipi  i viktimës. Gjysh e mbesë, Kolë dhe Marije Quku, kanë mbetur të vdekur pas sulmit nga persona të fisit Prroj, të cilët edhe pse të akuzuar nuk janë arrestuar. Autori i vrasjes, për të cilën ndodhi hakmarrja, ndodhet ndërkohë i dënuar në burg, por kjo duket se nuk ka qenë e mjaftueshme për fisin tjetër që ka qëlluar mbi të moshuarin dhe mbesën, pavarësisht se këta nuk kishin lidhje me krimin e mëparshëm.

Krimi në shifra

12
vrasje që nga fillimi i këtij viti, janë identifikuar nga policia si krime mafioze apo larje hesapesh, pjesa më e madhe e tyre mbeten pa autorë, ndërsa në të gjitha rastet bëhet fjalë për persona me precedentë penalë dhe të gjykuar kryesisht për trafiqe dhe krime të rënda. Një pjesë e tyre të liruar, pasi kanë vuajtur vetëm disa vite burg.

10
vrasjet që mund të përfshihen në kategorinë për nder në listën e krimeve nga janari deri në gusht të këtij viti. Pjesa më e madhe përfshijnë një marrëdhënie jashtë martesore, ndërsa disa prej tyre kanë motiv edhe ngacmimin e thjeshtë.

10
janë rastet e vrasjeve brenda familjeve, kryesisht burra që kanë vrarë gratë pas grindjeve dhe xhelozisë. Rastet më të rënda janë ato të dy baballarëve që vranë fëmijët. I pari një vajzë 14 vjeçe dhe i dyti djalin ende foshnje.

8
janë raste të krimit prej konflikteve të pronësisë, me më shumë se 14 viktima. Rastet më të rënda janë vrasjet e dy vëllezërve Markaj në Pukë, vrasja e një adoleshenteje dhe gjyshit të saj në Shkodër dhe vrasja e dyfishte e vetëvrasja në Shëngjin, ku Sandër Ndoj qëlloi mbi motrën kunatin dhe veten, duke plagosur rëndë edhe nipin e tij.

3 janë raste të vrasjes në grabitje e sipër, dy prej të cilëve kanë ndodhur në Tiranë. Rasti ekstrem ishte ai i grabitësit serial Viktor Gushi, që akuzohet për disa plagosje dhe dy vrasje. Rasti më i fundit ishte ai me viktimë Fatbardha Tafajn. Rasti i tretë është ai i Vlorës, ku humbi jetën një fëmijë 8 vjeç.

4 janë raste të vrasjes së personave që po tentonin vjedhje, që janë qëlluar nga rojet apo pronarët e pikave që ata synonin të grabisnin.



Numri i vrasjeve* dhe koeficenti i vrasjeve për 100 mijë banorë** në Shqipëri prej vitit 1995, sipas shifrave të raportuara nga policia dhe përllogaritjeve nga Zyra për Drogën dhe Krimet në Kombet e Bashkuara.
1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
6.7**
8.0
49.9
18.6
16.1
9.0
6.8
7.5
4.6
3.8
4.2
2.8
3.3
2.9
2.7
4.1
3.8
210*
248
1542
573
496
275
208
231
144
119
131
87
105
93
85
127
117

Kristo Frashëri: Deklarata origjinale e pavarësisë ekziston












Historiani i njohur shqiptar Kristo Frashëri e vlerësoi si të panevojshme thirrjen e autoriteteve për të rishikuar historinë. Profesori 92-vjeçar tha se historianët janë vetë të kujdesshëm për këtë çeshtje dhe të gjithë kanë reflektuar, veçanërisht tani në 100-vjetorin e Pavarësisë. Me rastin e përvjetori të Shtetit Shqiptar, prof. Frashëri foli edhe për fatin e deklaratës origjinale të Pavarësisë, të nënshkruar në Vlorë nga themeluesit. Ai thotë që shpreson shumë që poseduesit ta dorëzojnë një ditë në Tiranë në një muze dinjitoz.
Profesor Frashëri! Ky është viti i njëqindtë i shtetit të pavarur shqiptar. Cilat janë përjetimet tuaja dhe krijimtaria juaj për këtë ngjarje historike të Shqipërisë?
Nga jeta ime e gjatë kam patur fatin të kremtoj 25-vjetorin e pavarësisë më 1937, 50-vjetorin e pavarësisë më 1962, 75-vjetorin e pavarësisë më 1987, dhe tani 100-vjetorin. Shpresoj që ta arrij edhe sivjet… Duke i hedhur një sy të kaluarës së këtyre kremtimeve shoh se përvjetori i pavarësisë është kremtuar për meritat e mëdha që ka patur. Natyrisht 25-vjetori më pak, 50-vjetori më tepër, e me radhë; sa më shumë kalon koha, aq më shumë i rritet vlera përvjetorëve të pavarësisë.
Shpallja e pavarësisë është një ngjarje e rëndësishme historike, madje mund të them si historian se ajo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Shpallja e pavarësisë është si lindja e një fëmije, është rezultat i një procesi të gjatë ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor. Është dalja e një populli në arenën e historisë si një popull i pavarur me vlerat, meritat edhe me dobësitë e veta.
Cilat janë studimet tuaja dhe botimet tuaja për këtë ngjarje?
Unë për çdo përvjetor jubilar kam botuar studime për pavarësinë. Edhe në 1937 kam botuar një artikull, edhe në 1962 kam botuar një album për pavarësinë, edhe në 75-vjetor po ashtu. Edhe tani për 100-vjetor, nga frika se a do të jetoj dot më gjatë, kam botuar dy libra për pavarësinë. Njëri libër titullohet “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, që e botova dy vjet më parë dhe këtë vit sapo kam botuar një album për Ismail Qemalin.
Ky album me titull emrin e tij përshkruan jetën e tij, pikëpamjet e tij ashtu siç i ka shkruar vetw ai, jo siç i thonë historianët. Ky album në çdo faqe ka nga një fotografi dhe pranë saj, ka nga një citim nga veprat e tij. Të gjitha janë citime të shkruara nga Ismail Qemali për veten e tij, jetën dhe vlerat e punës së tij, për ato aksione që ka bërë.
Profesor Frashëri! Ju përmendët edhe festimet në vitin 1937 për 25-vjetorin e pavarësisë. Atë vit është publikuar edhe dokumenti i pavarësisë, një riprodhim që ju shpërnda popullit atëherë në shumë kopje...
Nuk ishte kartolinë, as fletëpalosje. Ishte vetë deklarata e pavarësisë e riprodhuar në zinkografinë e asaj kohe, shumë e pastër, shumë e qartë, veçse me një mungesë. Nuk e di për ç’arsye ndodhi ajo mungesë. Akti i shpalljes së pavarësisë mbushi dy faqet e letrës, përpara dhe prapashpinën e saj. Firmatarët nuk i nxuri të gjithë faqja e parë. Një pjesë e tyre kanë firmosur në prapashpinën e dokumentit. Këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi. Për ç’arsye nuk e di. Ndoshta e ka gjykuar të pamundur, apo të panevojshme. Nuk besoj se ka patur motive politike, sepse ata persona që nënshkruan prapa aktit janë miqtë e tij.
Ndoshta ka ndodhur për pamundësi të shtypshkronjave të kohës?
Ndoshta për pamundësinë e shtypshkronjave të kohës, ose ndoshta që të mos zinte vendin, se donte që të botonte pranë deklaratës së pavarësisë edhe fotografinë e pjesëmarrësve në mbledhje. Pranë tekstit në një foto të madhe është kolektivi i gjithë personave që shpallën pavarësinë. Në foto janë edhe ata persona që nënshkruan prapa letrës, ndërsa në riprodhimin fotografik të faqes së parë të dokumentit firmat natyrisht nuk janë. Në atë publikim mungon pra, faqja e prapme që mban një pjesë të firmave të burrave të pavarësisë.
Prandaj unë kam patur kujdes që në këtë punimin tim të vë në dukje të gjithë ata që ishin pjesëmarrës. Aty ka dy lloj pjesëmarrësish; pjesëmarrës që arritën ditën e shpalljes dhe që firmosën. Sw dyti, ka edhe pjesëmarrës që erdhën disa ditë me vonesë, sepse qe situata shumë e ndërlikuar. Lufta ballkanike ishte akoma në vlagën e saj. Dhe së treti; një 2-3 veta nuk deshën ta firmosnin, sepse nuk ishin dakord me shpalljen e pavarësisë. Ata kanë marrë pjesë në mbledhjen e shpalljes së pavarësisë, por nuk e kanë firmosur.
Ai është një dokument themeltar i shtetit shqiptar; përmban 2-3 rreshta të shkruara me dorën e Ismail Qemalit në gjuhën shqipe dhe në turqishte me penën e Qemal Karaosmanit. Këto unë i di ngaqë kam patur fatin, dhe prirjen time si historian, të interesohem, si historian, qysh në atë kohë për këto dokumenta.
Profesor Frashëri! Ç’mund të thoni diçka më tepër mbi fatin e dokumentit origjinal të pavarësisë, pra të deklaratës origjinale të pavarësisë?
Ky dokument doli në dritë edhe në vitin 1962. Ai që e kishte, pronari i saj, tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e vet. Ai kishte edhe një letër të Ismail Qemalit që i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky është dokument i madh, me rëndësi të jashtëzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Më 1962 ndoshta kishte frikë se mund ta përdhunonin atë dokument, mund ta shfrytëzonin për emrat që kishte atje brenda. Nuk e di për ç’arsye. Unë kam folur vetë me atë pronar, dhe jam munduar që ai t’ia dhuronte muzeumit kundrejt një shpërblimi. Pastaj u kalua ajo, dhe ai dorëzoi vetëm disa dokumenta.
Kjo është historia e origjinalit. Unë nuk mund të them më shumë. Nuk mund të them më shumë. Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot, ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi, ndonjë ditë mund të dalë befas, sepse është një dokument me vlera të rralla. Kushdo që e ka marrë, nuk ka mundësi ta ketë prishur. Do ta ketë ruajtur. Edhe nga ana materiale ai ka vlera kolosale.
Profesor! Për këtë person, ose për familjarët dhe pasardhësit e tij, a keni ju një mesazh, një thirrje që ata ta dhurojnë, ose së paku ta shfaqin në këtë 100-vjetor? Ky është çasti më i mirë që ky dokument origjinal të dalë.
Nuk janë këtu në Shqipëri. Nuk janë në Shqipëri. Më duket se nuk janë. Nuk e di mirë. Problemi është ky; që neve dokumentin, nëse nuk e kemi në origjinal, e kemi të riprodhuar njësoj si originali. Është shumë mirë. Unë kam parë në Vienë aktin e shpalljes së pavarësisë së Austrisë. Me atë hapej. Ishte krenaria e muzeumit. Kjo do të bënte krenari edhe në muzeumin tonë. Por muzeu tonë nuk është akoma në nivelin e muzeut të Vienës. Këtu sapo ikën drejtori ndryshojnë edhe kriteret. Ikën njëri, vjen një drejtor tjetër ndryshon edhe vlerësimin e personave historikë. Nga kjo anë, më mirë që akoma nuk ka ardhur.
Inshallah një ditë vjen edhe të futet në një muze që të jetë i qëndrueshëm, që të mos jetë me njerëz politikë në krye, me njerëz partiakë në krye. Nuk e kam fjalën vetëm për sot, por edhe për dje, edhe për pardje. Në çdo kohë kështu ka qenë këtu tek ne. Unë uroj të vijë ajo ditë kur historinë dhe vlerat historike, qoftë edhe arkivi i shtetit, qoftë edhe muzeu historik, qoftë edhe institucione të tjera të mos jenë të lidhura me politikën, sepse nuk janë akoma të çliruara nga politika.
Profesor Frashëri! Cili është komenti juaj lidhur me debatet dhe kërkesat që dëgjohen në qarqet shtetërore, politike dhe akademike për nevojën e një rishikimi të historisë, veçanërisht për disa ngjarje dhe figura të caktuara në historinë e Shqipërisë?
Që në fillim po them se thirrja për të rishikuar historinë është krejt pa vend. Historia qysh kur ka lindur ka ndjerë nevojën e rishikimit. Jo sot, por qysh në kohën antike gjenden tekste që e rishikojnë historinë. Aq më tepër sot kur historiografia, si mjeshtëri e të shkruarit, ka edhe kërkesat e veta që ndryshojnë sipas kohës. Prandaj, kërkesa apo thirrja për të rishikuar historinë nuk më duket e drejtë. Ose më mirë të them, është pa vend. Historinë e shkruajnë historianët në të njëjtën kohë në mënyra të ndryshme.
Tjetër punë është historia që mësohet në shkollë. Ajo është unike. Atë duhet ta miratojë jo qeveria, por duhet ta miratojë akademia, e cila supozohet që të jetë jashtë politikës. Sepse edhe qeveria ka preferencat e veta për të kaluarën, për partitë, për njerëzit. Nuk është nevoja që t’u bëhen thirrje historianëve. Unë e kam rishikuar historinë pa më thirrur kurrkush. Edhe kolegët e mi e rishikojnë historinë pa i thirrur kurrkush.
Prandaj, do të bëjë mirë politika, dhe e ka për detyrë, të mos ndërhyjë në shkrimet historike; të mos thotë kjo vlen, ajo s’vlen. Qeveria nuk ka për detyrë ky vlen dhe ai nuk vlen; se për shembull Fan Noli është figurë e madhe, ose është një figurë jo e madhe. Kjo nuk i takon një qeveria demokratike. Qeveritë që flasin për këto dhe ndërhyjnë, e shkelin parimin demokratik të paanësisë së historisë si shkencë.

Nard Ndoka: Në shtator pres nga Berisha një post ministri

Shtatori mund të sjellë ndryshime jo vetëm në skenën politike shqiptare por dhe në kabinetin qeveritar Berisha. Një prognozë të tillë e ka dhënë dje kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Ai ka pohuar për gazetën "Shqiptarja.com" se është në negociata me mazhorancën dhe kreun e saj Berisha për përfshirjen në një koalicion të djathtë, duke pretenduar për të qënë pjesë e kabinetit qeveritar me një post ministri, pikërisht në muajin shtator.

 "Vijojmë negociatat me mazhorancën dhe kreun e saj Sali Berisha për arritjen e një marrëveshje koalicioni që do të sjellë dhe përfshirjen e PDK në kabinetin qeveritar. Në shtator pritet të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar dhe ne shpresojmë për një kontribut real në qeverisjen e vendit, me një post ministror. Ne jemi në pritje dhe gjithçka pritet të përfundojë në muajin shtator", ka qënë deklarata e djeshme e kreut të PDK, Nard Ndoka për gazetën.

Njëherësh ai ka mohuar mundësinë që të përfshihet një një koalicion qeverisës me kontribut në nivel zv.ministri, duke nënvizuar dhe njëherë faktin se nuk ka pasur prishje të marrëveshjes bashkëqeverisëse mes PD dhe PDK, por një ngrirje të kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë kreu demokristian Ndoka nuk ka munguar të shprehet se me koalicionin e majtë nuk i ka shkëputur të gjitha lidhjet dhe se nuk përjashton mundësinë e hyrjes në zgjedhje brenda këtij koalicioni opozitar, nëse nuk plotësohen kushtet që të arrihet një marrëveshje dinjitoze me koalicionin e djathtë qeverisës. "PDK nuk i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet e bashkëpunimit me PS dhe koalicionin opozitar, pasi kemi qënë shumë kohë në të njejtin front opozitarizmi në tërë këto vite. Pra ne e kemi lënë derën të hapur për një mundësi koalicioni nëse dhe Rama përafron qëndrimet e tij me tonat dhe nëse nuk arrihet një akord me mazhorancën e djathtë. Ne nuk jemi statikë në qëndrimet tona", tha Ndoka.

 Sinjalet për një mundësi të largimit të Ndokës nga koalicioni opozitar në atë të mazhorancës së djathtë janë dhënë muaj më parë. Ato janë forcuar pas debateve për ligjin zgjedhor, ku PS u akuzua nga aleatët se nuk arriti të imponojë korrektimin e sistemit. Ndërsa demokratët përmes Patozit janë shprehur më se njëherë se PDK është natyrshëm në koalicionin e djathtë duke lënë derën hapur për PDK. Me sa duket ndryshimet e reja në qeverisje nuk paskan qenë përfundimtare. Teksa tashmë të fiksuar janë vetëm ministritë e aleatëve dhe ministri i ri i Brendshëm Flamur Noka që s'lëvizin. Ndërkohë që pritet që vala e ndryshimeve të përfshijë ministritë e tjera, jo vetëm për t'i bërë vend kreut të PDK në shtator, por dhe për të bërë një ripërtëritje të kabinetit qeveritar, për të përballuar me fytyra të reja sfidën e ardhshme elektorale të qershorit të vitit 2013.

(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

Tuesday, August 14, 2012

Lesi: Shefi i SHISH të mos ketë mentalitetin e ‘97-ës

Nga: TEDI BLUSHI
Me një eksperiencë të hidhur nga SHIK-u famëkeq i Bashkim Gazidedes, të cilin e ka akuzuar si përgjegjës për djegien e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, natën e 2 marsit 1997, ish-botuesi i saj, Nikollë Lesi, shpreson që Visho Ajazi Lika, (ish-bashkëpunëtor i Gazidedes), ta drejtojë SHISH-in me mentalitetin e vitit 2012-të dhe jo me atë të 1997-ës. Në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare”, zv/ministri i Kulturës e Turizmit, njëherazi kryetari i Lidhjes Demokristiane apelon edhe nevojën e ndryshimeve të thella në qeveri. Lesi thotë se me të njëjtat portrete zyrtarësh në kabinetin Berisha, prej vitit 2005, koalicioni qeverisës rrezikon humbjen në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Keni kohë që nuk flisni në media as si zv/ministër, por as si kryetar i LDK-së. Për çfarë arsyesh?
Nuk është e vërtetë, pasi unë kam folur disa herë për ndryshime drastike në qeveri. Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2013 me të njëjtat portrete zyrtarësh të lartë që nga viti 2005 dhe t’i humbasim. Nuk është ndonjë dramë e madhe edhe humbja, pasi në kushtet e një demokracie që synojmë të jemi, edhe rotacioni është pjesë e rregullave të demokracisë. Pra në pozicionin e kryetarit të një force politike kristiane jam munduar t’i thërras sirenave që të më dëgjojnë, bile më shumë të më dëgjojnë për veten e tyre. Insistoj se jemi prapë vonë, ndonëse nuk duhen mohuar disa punë të mira që janë bërë, sidomos në infrastrukturë. Ndërsa në rolin e një zv/ministri nuk kam folur, pasi edhe me lëvizjet e fundit, sidomos në Ministrinë tonë, ka kaq shumë zv/ministra, aq sa me humor thonë se “më shpejt bëhesh zv/ministër se sa drejtor”. Një kat e kemi bllokuar ne të katër zv/ministrat, një kat ministri me dy drejtorë të përgjithshëm, pjesa tjetër e punonjësve shtrëngohet të punojë në një kat. Ministria ka 108 veta personel. Qeveria përbëhet nga 15 ministra dhe janë vërdallë 36 zv/ministra.
Nëse nuk ndjeheni mirë përse nuk jepni dorëheqjen nga qeveria dhe të largoheni nga koalicioni?
Unë jam në këtë koalicion qeverisës me votat e mia dhe nuk më ka dhuruar njeri post apo karrige. Nëse është harruar nga opinioni publik atëherë më lejoni të sqaroj shkurt disa gjëra, përderisa insistoni që përse nuk jap dorëheqje. Unë kam hyrë në politikë në vitin 1997 me PS dhe kam qëndruar me të majtën deri në vitin 2003, kohë kur erdhi në pushtet z.Nano si kryeministër. Me PD-në as që më lidhte gjë në kuptimin e afinitetit, pasi vinim nga periudha duelesh të forta që nga fundi i vitit 1992 e deri në fund të vitit 1997. Bile edhe për djegien e gazetës time “Koha Jonë”, asokohe, kam akuzuar pushtetin e PD-së dhe nuk heq asnjë presje nga ato çfarë kam deklaruar, bile dhe në Prokurori vazhdon prej vitesh një hetim dhe ka mjaft fakte për këtë që pohoj. Vonesa nga Prokuroria për ta mbyllur hetimin, e ndëshkuar autorët si dhe për dëmshpërblimin nga drejtësia të djegies së gazetës, kur isha botues i saj, mendoj se vjen ngaqë nuk guxohet të thirren në Prokurori disa persona të fuqishëm të asaj kohe, por që edhe sot janë në pozita jo të vogla ekzekutive. Pra unë u bashkova me PD-në e z.Berisha në vitet 2003-2005 kur kryeministri Nano u bë i rrezikshëm për shoqërinë e siç është thënë publikisht dhe nga z.Berisha se Fatos Nano është kupola e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Jam bashkuar pa asnjë interes personal me z.Berisha në këto vite, duke harruar shumë gjëra nga vitet 1992-1997. Këtë e bëra vetëm për interesa madhore kombëtare e të shoqërisë, pasi duhej rrëzuar Fatos Nano nga pushteti. E për këtë gjë kam marrë kosto të mëdha personale e familjare. Dhe nuk kam kërkuar asgjë nga z.Berisha që u bë kryeministër, edhe në saj të kontributit tim kundër Fatos Nanos në vitet 2003-2005. Më pas, të them të drejtën, jam ndjerë shumë keq, kur e kam parë në Pallatin e Brigadave, z. kryeministër me z.Nano, e aq më keq kur e vlerësoi figurën e z.Nano si politikan patriot e burrë shteti. Natyrisht që e kuptova se ishte interes momenti, porse me ato deklarata ai hodhi poshtë gjithë parimet e fushatës anti-Nano e me këtë edhe luftën time kundrejt pushtetit të korruptuar të Fatos Nanos. Qëndrova në mazhorancën e z.Berisha për disa vlera ende të pa konsumuara nga pushteti i ri, ndonëse çështja Nano dhe raportet e tij me z.Berisha më kanë bërë dyshues dhe të kujdesshëm. Por kjo nuk do të thotë të qëndroj vetëm nën kujdes e me sytë katër nga goditjet e kompromisit që mund t’i jenë bërë z.Nano, edhe në drejtimin tim. Loja është e hapur dhe po vijnë minutat e fundit të pjesës së dytë të lojës. Ndaj dhe unë kam të drejtë të shikoj djathtas e majtas.
Kur thoni “loja është e hapur” nënkuptoni një presion ndaj kryeministrit Berisha?
Më lejoni t’ju sqaroj një gjë se sido që të vijnë punët në këtë fundviti; z.Berisha nuk është politikan që ha presion apo shantazh; janë të tjerë ata që bien nën presion.
Kur do të bashkoheni me PDK e z. Ndoka?
Jemi në proces bisedimesh, por larg konkretizimit, të paktën për momentin. Jemi në pozicione të kundërta politike dhe duhet pak kohë të gjejmë një zgjidhje ku të mos pendohemi.
Jeni në dijeni të negociatave që po zhvillon PDK për hyrjen në qeveri?
Jo, saktësisht, porse disa lëvizje i kuptoj se ku duan të dalin me afrimitetin e fundit PD-PDK, e sidomos nga deklaratat në media të z. Patozi, nënkryetar i PD-së.
Nënkuptoni kalimin e LDK në PS?
Po të përgjigjem me humorin e një spektakli të njohur humori “Ju e thatë!”. Unë jam në një marrëveshje dhe e zbatoj, ndonëse kam të drejtë të flas hapur për gjëra për të cilat mund të qeveriset më mirë për njerëzit. Dhe e dyta, me këtë Kod Zgjedhor të miratuar nga dy partitë e mëdha i kanë groposur partitë e tjera, përjashtuar LSI e cila tani me këtë Kod Zgjedhor ka anëtar komisioni në çdo qendër votimi e numërimi. Ne, të tjerët, do të presim se çfarë do të teprojë nga ato që do të na lenë nga votat tona, ata që janë në komisionin e votimit e numërimit. E përkthyer ndryshe do të thotë se kam të drejtën të shikoj ku mund të jem në Parlament për të përfaqësuar njerëzit që më kanë votuar, pavarësisht ngjyrës së koalicionit. Sezoni i markatës sportive është në verë dhe në janar, ndërsa në politikë çdo muaj e çdo javë është markato politike.
Cili është komenti juaj lidhur me emërimin e kryetarit të ri të SHISH-it?
Nuk kam komente për momentin, porse uroj të mos jetë përfshirë në djegien e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, natën e 2 marsit 1997, natë kur u vendos ligji i gjendjes së jashtëzakonshme e ku kryetari i SHIK-ut, Gazidede mori kompetenca të plota. Nga media kam mësuar, këto ditë, se z.Visho Ajazi Lika paska qenë dora e djathtë e Gazidedes e kjo më bën të jem paksa dyshues. Uroj të jetë me mendjen e vitit 2012 e jo me atë të natës së 2 marsit 1997.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Monday, August 13, 2012

Ermira Babaliu: Unë në politikë? Nuk i futem detit me këmbë!

Yllka Selita
Ermira Babaliu eshte nje nga zerat me te njohur dhe te dashur per te gjithe shqiptaret, jo vetem brenda Shqiperise por edhe jashte saj, kudo ku ka shqiptare. Megjithese ka 17 vite qe jeton ne Amerike, ajo eshte prezente ne ekranet shqiptare, sa here qe vjen ketu. Ne nje interviste per suplementin "Summer Time", ne gazeten "Koha Jone", Ermira flet per jeten e saj ne Amerike dhe se a ka menduar ndonjehere qe te rikthehet, per te jetuar pergjithmone ketu. Teksa eshte paksa skeptike per menyren e jetes ketu, Ermira thote se vjen me shume deshire dhe madje shpesh. Nepermjet kesaj interviste, kengetarja tregon edhe projektet saj me te reja, por per te mesuar me shume lidhur me to, lexoni intervisten e plote.

U bene shume vite qe jetoni ne Amerike, cfare ju ka cuar atje dhe cfare ju mungon me shume nga Shqiperia?


Kjo pyetje me behet gjithmone neper intervista, une erdha ne Amerike pasi me doli lotaria, e sigurisht qe kerkimi i nje jete me te mire me ka sjelle ketu. Tani qe eshte "zvogeluar" bota, nuk me mungojne shume gjera. Me kushtet ne te cilat ndodhet vendi, me pamundesine per te pasur nje hapesire reale te lirise, me mungon fizikisht atdheu, nena, te afermit, skena, publiku. Nderkohe qe mbas 17 vjetesh, vendi ku jetoj me eshte bere nje tjeter fole e dashur. Menyra se si eshte pozicionuar individi ne shoqerine e sotme shqiptare, le shume per te deshiruar.

Ne nje nga intervistat e tua te fundit keni thene se jeni ne perfundim te albumit tuaj, deri ku ka shkuar puna per te?
Nje album, i cili kerkon jo pak pune, mund dhe sidomos shpenzim financiar qe te prodhohet, eshte gati per te dale ne treg, pra e kam perfunduar, por mungesa ose mos funksionimi i ligjit per te drejten e autorit, me ka bere qe ta zgjas pak daljen e tij. Megjithate, per te gjithe fansat e mi po them se albumi eshte gati, del se shpejti si kontribut, dhurate per publikun. Fitimi? "Mjafton qe mbetesh ne treg", shprehje e njohur e matrapazeve te artit te sotem. Te qeshesh e qash njekohesisht.

A do te jeni pjese e festimeve te 100 vjetorit te pavaresise?


100 vjetori i pavaresise do te festohet kudo qe ndodhen shqiptaret, dhe sigurisht qe ne Amerike ka shume bashkekombes te mite. Une do te aktivizohem ketu ku jam dhe do te jem pjese e festimeve apo koncerteve te ndryshme qe do te mbahen ketu.

Diku keni deklaruar, se ndoshta do te jeni edhe pjese e politikes, jeni akoma me kete mendim apo jeni terhequr?


Nuk kam deklaruar une, gazetarja ka bere titullin per te shitur gazeten. Jam e interesuar te di c'ndodh ne politiken e sotme shqiptare, si gjithkush qe shqetesohet per vendin e vet. Ndersa per opinion: Ne kete kaos mosmarreveshjesh te qellimshme, ne te cilen ndodhet politika shqiptare, te kerkosh te perfshihesh ne te eshte njelloj si t'i futesh detit me kembe, sic thote populli.

Keni menduar ndonjehere qe te riktheheni pergjithmone ne Shqiperi?


E kam menduar! Por Shqiperia e viteve te fundit, pervec dashurise per vendin dhe deshiren per ndryshim, nuk te ofron gje tjeter.

A vini shpesh ketu, dhe cili eshte personi i pare qe takoni kur vini?


Sigurisht qe vij shesh dhe nuk eshte nje person i vecante, por gjithe familjen takoj ne fillim.

Po vajza juaj, a ka trasheguar dicka nga mamaja e saj artiste?


Mund te them se ka trasheguar shume, ne pjesen njerezore te artistes. Por ka humor, si babai i vet, me shume se sa ze per te kenduar.

Megjithese keni shume vite ne skene, duket se vitet per ju jane ndalur, cili eshte sekreti juaj?


Po, ne te vertete e kam nje sekret dhe do me pelqente qe te ndiqej nga te gjitha femrat dhe jo vetem. Une ndjek kohen, nuk me ndjek koha mua.

A keni komunikim me koleget tuaj, apo mendoni se shoqeria nuk eshte aq e sinqerte ne art?


Ne nivele te njejta nuk ka nevoje per mungese sinqeriteti. Kam miqesi pothuaj me te gjithe koleget e mi.

Nese do te ktheheshit shume kohe prapa, cfare do ta benit perseri, ashtu sic e keni bere dhe c'nuk do te benit kurre?

Ajo qe do ta beja me te njejtin emocionin, si shume vite me pare, do te ishte te martohesha perseri me bashkeshortin qe kam dhe nuk mund te them se nuk do e beja kurre, por do te isha shume me e kujdesshme prej xhelozise se "miqve".

Jeta ne Amerike eshte shume me e vrullshme, si eshte nje dite e juaja atje?


Nuk mund te flas per nje dite te caktuar, sepse sic e thate edhe ju, jeta eshte shume e vrullshme, por ajo qe mund te them me siguri, eshte se cdo dite eshte shume e ndryshme nga tjetra!

A eshte Ermira nje amvise e mire?


Mendoj se po...keshtu thone dhe familja apo miqte. (Qesh)

Kur mendoni se do ju shohim serish ne ekranet e televizioneve shqiptare?


Kur te mendoj se kam c'te them tjeter. Nderkohe qe, para disa muajsh kam qene e ftuar ne disa Tv, per te prezantuar kenget e reja.

Performancat "live" jane nje pjese e forte juaja, por cila eshte muzika qe ju levroni me se shumti, ajo e lehte apo muzika popullore qytetare?

Nuk mund ta ndaj me thike, pasi gjithcka varet nga eventi ku jam e ftuar per te performuar. Megjithate, une i kendoj te gjitha zhanret me te njejten deshire.

Ju ka mbetur dicka pishman, nga koha kur keni jetuar ketu, dhe qe nuk do te keni kurre mundesi qe ta realizoni?

Nga natyra, duke qene me kembe ne toke, ne jeten time jam perpjekur te vendos qellime te realizueshme. Dhe te them te drejten, ia kam arritur. Nderkohe qe e mira s'ka fund, por nuk kam asnje gje qe do te doja te ishte ndryshe. Nuk e shoh asnjehere veten te krahasuar me te tjere. Kjo me ben te ndjek e shoh, si i kam arritur ato c'ka jane ne interesin tim dhe te familjes sime. Besoj se kjo eshte nje arsye me shume per te qene e realizuar, me ato c'ka me duhen. Pangopesia, eshte nje shkak me shume i vuajtjeve te te pakenaqurve.

Nese do kishit mundesi te kthenit kohen pas, cilen periudhe te jetes do te jetonit me me nostalgji?


Femijerine, mes dashurise se gjysherve nga te dy prinderit. Fjaleve te tyre te mencura si dhe njerezillekut. Ka patur nje bahce te madhe gjyshi nga Pogradeci, e nuk mund te harroj asnjehere kenaqesine qe merrja nga ajo ferme pemesh ne mes te qytetit, me qetesine, bukurine e paqen qe te ofronte. Do te kujtoj me shume mall, dashurine e mencurine e gjyshes sime Mine, mesimet e dajes tim Qani Collaku, qe mbetet modeli i vetem per mua, per miresine, gamen e njohurive te pafundme per letersine dhe menyren se si trajtohet njeriu, kushdo qe te jete.

Cilat jane projektet tuaja dhe cili eshte aktiviteti me i afert ku do te merrni pjese, ne Shqiperi?


Projekti im me i afert eshte qe te dale albumi, si fillim. Me pas do te jene dhe dy videoklipe te reja, ne muajt qe do te vijne.

RetroVIP…Mel Gibson, i alkoolizuari i suksesshëm i kinemasë dhe teatrit

Ndër të famshëm mund të gjejnë jo pak histori që lindin në çdo kënd të botës dhe famën e gjejnë në rrugëtimin e tyre në Amerikë, por mund të ndodhë edhe ndryshe.
Mel Colm-Cille Gerard Gibson ai që njihet si Mel Gibson-i i Hollivudit, u lind më 3 janar 1956 në Peekskill, Nju Jork. Ishte 12-vjeç kur prindërit e tij u zhvendosën në Sydney të Australisë dhe Gibson vijoi studimet në Institutin Kombëtar të Arteve Dramatike në Australi ndaj edhe personifikohet me këtë vend.
Pasi u shfaq në “Mad Max”, në serialin “Lethal Weapon” dhe disa produksione të tjera të bujshme e të suksesshme hollivudiane, Gibson kishte një tjetër sfidë përpara, regjinë. Edhe pas kameras provoi shijen e suksesit. Ai është edhe producent jo pak i suksesshëm ndërsa shkrimi i skenarëve të filmave është gjithashtu një tjetër pasion i aktorit që nuk deshi të ishte veçse një interpret në jetë por kineast.
Vitet e para dhe fillimi i karrierës
Gibson u lind në Peekskill, Nju Jork dhe është një ndër 11 fëmijët e familjes së madhe që prindërit e tij deshën të kishin. Për arsyen se nëna e tij ishte irlandeze, edhe Mel Gibson ishte shtesas amerikan dhe irlandez njëherazi. Për arsye ekonomike, familja e tij u zhvendos për të jetuar në Australi. Gibson i mëvonshëm i kinemasë asokohe ishte veçse 12-vjeç, i detyruar të linte shkollën në Amerikë dhe të ripërshtatej në një shoqëri tjetër, në atë australiane.
Një zhvendosje që në fakt sa i takon edukimit të Mel Gibson ishte e jashtëzakonshme sepse ai mori mësime nga njerëz të ditur. Herën e parë që u shfaq në ekran, Gibson mori nga kritikët vetëm komente pozitove, madje më shumë se kaq, ai u krahasua me yje të kinemasë. Ishte viti 1982 kur Vincent Canby shkroi: “Gibson na kujton Steve McQueen-in në kohën e tij të rinisë së hershme. Mund të them se ai ka cilësitë e një ylli”. Sido ta ketë thënë, në çdo lloj konteksti, u provua se vërtet Gibson e kishtë gëzofin e një ylli të kinemasë.
Shfaqja e Gibson në serialin “Mad Max”dhe “Lethal Weapon” bënë që ai të fitonte cilësimin si një hero i vërtetë i filmave aksion. Më pas radhën e pati protagonizmi në drama humane përfshi edhe Hamletin, për të vijuar më pas me role komike si ato në filmat “Maverick” dhe “What Women Want”. Por ja qe këto nuk i mjaftonin një ndër aktorëve më të famshëm të mëvonshëm të Hollivudit. Ai kaloi nga aktrimi, pas kameras…në rolin e regjisorit dhe më pas të producentit. Ishin filmat “The Man Ëithout a Face” në vitin 1993 , “Braveheart” 1995 të parët, për të vijuar më pas me filmat “The Passion of the Christ” në vitin 2004 dhe “Apocalypto” në vitin 2006.
Skena e teatrit dhe ekrani australian
Gibson studioi në Institutin Kombëtar të Arteve Dramatike në në Sydney të Australisë andaj edhe skena ishte pasion e domosdoshmëri për të. Studentët e kësaj shkolle kishin pedagogë më të mirët e teatrit britanik dhe tradita angleze ishte një pikë e fortë e saj. Si student, Gibson dhe aktorja Judy Davis interpretuan rolet e tragjedisë “Romeo and Juliet”. Por Gibson interpretoi edhe rolin e mbretëreshës Titania në një produksion eksperimental të pjesës së famshme të Shekspirit, “Ëndrra e një nate vere”. Menjëherë pas diplomimit në vitin 1977, ai filloi menjëherë të punojë për xhirimet e “Mad Max” por nuk hoqi dorë asnjë moment nga pasioni i tij, skena e teatrit dhe ju bashkua kompanisë teatrore shtetërore të Australisë së Jugut, Adelaide. Një rol i arrirë i Gibson-it është edhe ai i karakterit të Estragon-it në dramën famëmadhe të Sammuel Becket-it, “Duke pritur Godonë”. Prej kohës kur ishte student, ai interpretoi në filmin “Summer City”, rol për të cilin ai fitoi 400 dollarë që nuk ishin pak për një student. Por vetëm pak kohë më vonë, ai mundi të ishte protagonist në “Mad Max”, produksion i vitit 1979 për të cilin u pagua plot 15 000 dollarë. Pasi përfunduan xhirimet e filmit, Gibson vendosi që t’i kushtohej teatrit dhe të ishte pjesë e turneut të kompanisë teatrore më të cilën punonte. Gjatë kësaj periudhe ai qëndroi në një apartament 30 dollarësh në javë me bashkëshorten e tij të ardhshme, Robyn. Po gjatë kësaj periudhe kur i ishte kushtuar njësoj si kinemasë edhe teatrit, aktori Mel Gibson u shfaq edhe në ekranin e televizionit australian në rolin e një moderatori, më pas në serialin “The Sullivans”. Më pas Gibson ju bashkua kastit të filmit aksion të Luftës së Dytë Botërore, “Attack Force Z” i cili pati premierën vetëm në vitin  1982 kur Gibson tanimë ishte shndërruar në një yll ndërkombëtar.
Mbërritja në Hollivud
Mel Gibson pas një karriere tepër të suksesshme në Australi, kinema, teatër e televizion, në vitet 1990 preku Hollivudin, ëndrrën e çdo artisti. Filmi i parë amerikan në të cilin ishte protagonist si Mark Rydell i vitit 1984 në filmin “The River”. Në vitin 1985, pasi ishte angazhuar në disa filma të regjisorëve të famshëm australianë dhe amerikanë, vendosi të tërhiqej për të qëndruar në Australi për t’ju përkushtuar projekteve që i kishte lënë atje përgjysmë ndërsa angazhohej në Amerikë. Tre filma të bujshëm të aktorit, “Bird on a Wire”, “Air America” dhe “Hamlet” u publikuan të tre në vitin 1990. Gjatë këtyre viteve, Gibson alternoi rolet mes komerciales dhe projekteve personale dhe ishte një ndër aktorët e lakmuar të regjisorëve të Hollivudit. Në vitin 2000, Gibson interpretoi në 3 filma, secili prej tyre arriti të arkëtojë më shumë se 100 milionë dollarë. Ata janë “The Patriot”, “Chicken Run” dhe “What Women Want”. Në vitin  2002, Gibson u shfaq në filmin dramë që ka në qendër Luftën e Vietnamit, “Ëe Ëere Soldiers” dhe në filmin “M. Night Shyamalan’s Signs” i cili u shndërrua në filmin që ka arkëtuar më shumë gjatë gjithë karrierës së tij. Gjatë promovimit të këtij filmi Gibson deklaroi: “Unë nuk dua të jem më një yll filmash por personazh i tyre, në ato filma që kanë një skenar për të qenë, që të flasë për jetën”. Në vitin 2010 Gibson u shfaq në “Edge of Darkness” i cili e riktheu atë në rolin e protagonistit në kinema ku mungonte prej vitit 2002.
Producenti e regjisori Gibson
Pas suksesit të tij në Hollivud me serialin “Lethal Weapon”, Gibson filloi të kërkonte më shumë ndaj edhe hodhi hapat e parë për të qenë një producent i suksesshëm dhe një regjisor i pëlqyer. Me partnerin e tin Bruce Davey, Gibson themeloi “Icon Productions” në vitin 1989 dhe produksioni i tyre i parë ishte “Hamlet”. Ndërsa kjo shtëpi filmike i shërbente atij për të realizuar filma sipas ambicieve të tij artistike “Icon” nisi gjithashtu të bënte edhe produksionin e disa filmave të tjerë, ndonëse jo shumë ambiciozë. Por Gibson ende nuk mjaftohej me këto që kishte mundur të arrinte deri tani, andaj edhe deshi të provonte regjinë e filmit…dhe ashtu bëri…! Falë regjisorëve me të cilët kishte punuar, veçanërisht George Miller, Peter Weir dhe Richard Donner, Gibson kishte mundur të mësonte diç nga arti i regjisurës…dhe ishin pikërisht ata që e kanë influencuar artistin në mënyrën e të bërit regji filmi.
Debutimi si regjisor i Gibson daton në vitin 1993 me filmin ” The Man Without a Face” dhe dy vjet më pas pati premierën “Braveheart”, film i cili do të thotë shumë në karrierën e Mel Gibson sepse i dha trofeun OSCAR si regjisori më i mirë në vitin 1995. Aktori tanimë regjisor i suksesshëm deshi që të realizonte edhe një verion të ri të filmit “Fahrenheit 451″ por në vitin 1999 u tha se projekti nuk mund të realizohej përfundimisht për shkak të disa telasheve që nuk mundën të tejkalonin. Më pas Gibson duhej të ishte regjisor i një vënie në skenë të Hamletit, interpretuar nga aktori Robert Doëney, Jr dhe kjo ndodhi në Los Anxhelosin e janarit të vitit January 2001. Por ja që as ky projekt nuk qe i mundur dhe këtë herë qenë telashet e aktorit me drogën ato që bënë të dështonte ky projekt. Në vitin 2004 pati premierën filmi konroversal “The Passion of the Christ” ku Gibson ishte edhe bashkë skenarist  ndërsa në vitin 2006 ai qe regjisori i filmit aksion-aventurë ” Apocalypto” i dyti në karrierën e tij ku përfshiheshin jo pak dialogje në gjuhë që nuk ishte anglishtja.
Jeta private
Gibson dhe bashkëshortja e tij Robyn Denise Moore janë takuar në fund të viteve 1970 fill pas përfundimit të xhirimit të filmit “Mad Max”, kohë kur Rovyn ishte asistente e një stomatologeje dhe Gibson një aktor gati anonim i kompanisë teatrore ku punoi për disa vite.
Çifti lidhi kurorë në një kishë katolike romake në Forestville, New South Wales. Nga martesa e tyre 26-vjeçare lindën 7 fëmijë, 2 vajzë dhe 6 djem. Mel dhe Robyn Gibson i dhanë fund martesës së tyre më 29 korrik 2006 duke jetuar veç në nisje, vite pasi Gibson kishte pasur jo pak telashe me zyrtarët për drejtim makine nën efektet e alkoolit dhe më pas pati telashe edhe me lëndët narkotike. Dokumentet e divorcit u depozituuan më 13 prill 2009 me jo pak telashe dhe konflikte sa i takon ndarjes së pasurisë. Pas firmosjes së divorcit, Gibson tha: “Si gjatë martesës sonë ashtu edhe në këtë periudhë divorci, ne kemi dashur të ruajmë fshehtësinë dhe familja jonë do të vijojë të mbetet kështu, e qetë dhe e paqetë por larg syve të mediave”.
Disa imazhe e treguan aktorin në një plazh në Malibu teksa qëndronte i përqafuar me pianisten ruse Oksana Grigorieva. Ishte dhjetori i vitit 2011 kur u finalizua divorci i tyre me një kosto financiare të jashtëzakonshme për aktorin, siç nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në Hollivud, plot 400,000,000 dollarë. Më 28 prill 2009, Gibson u shfaq për të parën herë në tapetin e kuq me të dashurën e tij, artisten Grigorieva. Ajo ishte nënë e një djali, fryt i raportit me aktorin Timothy Dalton, më pas solli në jetë vajzën e Gibson-it të cilën e pagëzuan Lucia dhe që erdhi në jetë më 30 tetor 2009. Prill 2010. tanimë lajmi ishte publik që Grigoriva dhe Gibson ishin ndarë dhe vetëm 2 muaj më vonë, artistja rusë kërkoi nga gjykatë që Gibson të qëndronte larg vajzës së tij sepse përbënte rrezik për të. Më pas ajo e kërcënoi duke i kërkuar shuma marramendëse të hollash në këmbim të heshtjes se aktori kishte ushtruar dhunë mbi të. Ja që Gibson nuk u bind dhe Grigorieve hodhi në rrjet një video ku ai e qëllonte, e mjete të forta dhe në sy të vajzës së tyre vetëm pak muajshe. Nuk mund të ndodhte ndryshe, tanimë Gibson ju nënshtrua hetimeve për ushtrim dhune ndaj ish-partnere së tij, një histori nga e cila aktori doli pa lagur…! Ndërkaq, ai kishte marrë përsipër të gjitha shpenzimet që vajza e tij të ketë një jetë ku s’duhet t’i mungojë asgjë.
Investitori Gibson
Aktori i suksesshëm është edhe një investitor për t’u pasur zili. Pronat e patundshme janë ‘sporti i tij i preferuar”. Ndaj edhe në pronësi ka disa prona në Malibu, të tjera në Kaliforni dhe disa të tjera në Kosta Rika. Për të mos folur për ishullin privat në Fiji dhe disa prona në and properties in Australi. Në dhjetor 2004, Gibson shiti fermën e tij 1.2 km2 në Kieëa Valley të Australisë për 6 milionë dollarë, njëherësh bleu ishullin Mago bë Fiji nga një korporatë japoneze për plot 15 milionë dollarë. Banorët e një jete në këtë ishull protestuan kundër kësaj blerjeje…por ata ishin zhvendosur kahera dhe Gibson-it ju desh të bënte vetëm një premtim, që do të bënte gjithçka në favor të mjedisit në këtë ishull krejtësisht të pazhvilluar.
Filantropi Gibson dhe pikëpamjet politike
Gibson dhe ish-bashkëshortja e tij kanë kontribuar ndër vite me shuma të konsiderueshme të hollash për shtresat në nevojë duke u shndërruar në një çift të konsoliduar bamirësish. Ata janë donatorët më të mëdhenj të “Healing the Children”. Duke ju referuar Cris Embleton, një ndër themeluesve të këtij fondacioni, çifti Gibsons ka dhënë miliona dollarë për nevojat shëndetësore të fëmijëve që jetojnë në varfëri ekstreme në të gjithë botën.
Gibson ka dhënë një donacion pre 500,000 dollarësh për “El Mirador Basin Project” për të mbrojtur një pyll të paprekur në Amerikën Qendrore dhe për të stimuluar kërkimet arkeologjike në disa zona të paeksploruara. Lista e fondacioneve ku Gibson ka kontribuar është e gjatë dhe një ndër organizatat është “Angels at Risk” e cila ka gjetur përherë mbështetjen e artistit i cili ka qenë i ndjeshëm ndaj të rinjve që vuajnë varësine e drogës dhe alkoolit, për shkak edhe të telasheve personale.
Sa i takon pikëpamjeve të tij politike, Gibson asnjëherë nuk ka reshtur së thëni gjithçka mendon në publik duke dënuar shpesh politikat e vendit ku fitoi famën dhe pasurinë.
E bujshme ndër të tjera ka qenë një deklaratë e aktorit për revistën “Playboy” në vitin 1995 ku ka thënë se Presidenti Bill Clinton është një oportunist i profilit më të ulët dhe se dikush ishte duke i thënë atij se çfarë të bënte.
Gibson është gjithashtu një ndër artistët amerikanë të cilët kanë dalë hapur Luftës në Irak dhe kanë sulmuar drejtpërdrejt Presidentin George Bush për këtë luftë.
Akuzat për homofobi
Artisti Mel Gibson ndër të tjera e ka gjetur veten në mes të sulmeve nga Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit gay dhe lesbike (GLAAD) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drejtues së kësaj shoqate e kanë akuzuar aktorin për deklaratat e tij homofobe në një intersitë të dhënë në vitin 1991 për gazetën spanjolle “El País”, në të cilën Gibson ka bërë komente kundër homoseksualëve. Reaksioni u shtuar edhe më shumë kur artisti as që e çoi ndërmend të kërkonte ndjesë dhe tha se kishte thënë gjithçka mendonte në atë intervitë dhe se nuk bëhej fjalë për ndonjë gafë. Megjithatë, ‘mendjehapuri’ Gibson pranoi që të kishte 10 aktivistë të GLAAD-it, veçse këta ishin regjisorë dhe regjisore, gjatë një seminari.
Aty ishte hera e parë, pas disa vitesh kur kishte dhënë intervistën që Gibson, duke ju referuar asaj që kishte thënë vite më parë për “El País”, tha: “Nuk duhej t’i kisha thënë ato që thash por kisha pirë pak vodka para dhe gjatë intervistës”, një shfajësim i këndshëm ky i aktorit.
Abuzimi me alkoolin dhe shkelja e ligjit
Gibson e ka rrëfyer vet faktin se ai ka nisur të konsumojë alkool kur ishte vetëm 13 vjeç.
Siç rrallë mund të ndodhë, në një intervistë të vitit 2002, Mel Gibson ka pranuar se nën efektein e alkoolit ai është një manjak depresiv. Janë telashe këto që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë jetës dhe në vitin 1984 ai ka provuar të qëndrojë i izoluar për 3 muaj me radhë pasi ka drejtaur automjetin e tij në gjendje të dehur. Pak më vonë është tërhequr në fermën e tij për thuajse 1 vit që të mund të rehabilitohej megjithatë asgjë nuk e ka mbajtur larg alkoolit aktorin. Pavarësisht gjithçkaje ai mundi të ishte një aktor i lakmuar në Hollivud. Madje ka pasur persona në gjigandin e kinemasë ata që janë përpjekur ta ndihmojnë aktorin të marrë veten.
Në vitin 1991 ai kërkoi ndihmë profesionale dhe në vitin 1992 më në fund ai pranoi të shtrohej në Qendrën Shëndetësore të Hollivudit dhe tha: “Alkooli është diçka që e ka përndjekur familjen time. Është diçka pranë meje. Njerëzit kthehen prej tij dhe kjo është një mrekulli”.
Pavarësisht përpjekjeve të herë pas hershme, Gibson asnjëherë nuk i shpëtoi dot alkoolit dhe më 28 korrik 2006 ai u arrestua pasi po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit, çka është ilgale dhe rëndë e dënueshme në shumë prej shteteve të SHBA-ve. Ndonëse më shumë se një herë ka qenë në klinika rehabilitimi, Mel Gibson as që do të mos jetë i varur nga alkooli.
Role në kinema
1977                Summer City
I 1979              Tim Tim
1980                Mad Max
1981                Mad Max 2
1982                The Year of Living Dangerously
1984                Mrs. Soffel
1984                The River
1984                The Bounty
1985                Mad Max Beyond Thunderdome
1987                Lethal Weapon
1988                Tequila Sunrise
1989                Lethal Weapon 2
1990                Hamlet
1990                Air America
1990                Bird on a Wire
1992                Forever Young Capt.
1992                Lethal Weapon 3
1993                The Man Without a Face
1994                Maverick
1995                Pocahontas
1995                Braveheart
1996                Ransom
1997                FairyTale: A True Story
1998                Lethal Weapon 4
1999                Payback
2000                What Women Want
2000                The Million Dollar Hotel
2002                We Were Soldiers
Signs                Rev. Graham Hess
2003                The Singing Detective Dr. Gibbon
2004                Paparazzi
2010                Edge of Darkness
2011                The Beaver
2012                Get the Gringo
2013                Machete Kills

Filma si regjisor
1993                The Man Without a Face
1995                Raveheart
2004                The Passion of the Christ
2006                Apocalypto

Filma si producent
1992                Forever Young
1995                Braveheart
2000                The Three Stooges, TV
2001                Invincible, TV
2003                Family Curse, TV
2003                The Singing Detective
2004                The Passion of the Christ
2004                Paparazzi
2005                Leonard Cohen: I’m Your Man, TV
2006                Apocalypto
2008                Another Day in Paradise, TV
Filma si skenarist
2004                The Passion of the Christ
2006                Apocalypto
2012                Get the Gringo
Role në teatër
Le Chateau d’Hydro-Therapie Magnetique by Helmut Bakaitis, Sydney 1976
Mother and Son by Louis Esson – NIDA Theatre, Sydney 1977
The Hostage by Brendan Behan – NIDA Theatre, Sydney 1977
Once in a Lifetime by Kaufman and Hart – NIDA, Sydney 1977
Oedipus the King by Sophocles – Adelaide Festival of the Arts, 1978
Cedoona by Roger Pulvers – Adelaide Festival of the Arts, 1978
The Les Darcy Shoë by Jack Hibberd – Adelaide, 1978
Romeo and Juliet by William Shakespeare – Perth & Sydney,
Ëaiting for Godot by Samuel Beckett – with Geoffrey Rush
On Our Selection by Bert Bailey and Edmund Duggan – Sydney 1979
No Names, No Pack Drill by Bob Herbert – Sydney 1981
Death of a Salesman by Arthur Miller as Biff – Sydney,
Love Letters by A. R. Gurney – Telluride, Colorado, 1993