Sunday, March 20, 2011

27-28 mars 50 prej tyre do të kenë statusin e vëzhguesit afatgjatë të këtyre zgjedhjeve, ndërsa pjesa tjetër prej 400 personash do të mbërrijnë në Sh

Nga: Ilir LEVONJA

Në ditën e parë të muajit mars kryetari i socialistëve shprehet, ”Nuk bojkotojmë zgjedhjet lokale, por zgjedhje në këto kushte nuk ka”. Nuk e di por sa herë që Edi Rama del e bënë deklarata, më kujtohet roli i personazhit absurd në krijimtarinë letrare. Me sinqeritet letërsia absurde nuk më ka tërhequr për faktin se nga natyra më pëlqen ajo me atmosferë argëtuese, në kuptimin lirik dhe ekzistencial të shpirtit njerëzor, por unë nuk e kam mohuar prezencën dhe arritjet e letërsisë absurde. Në fund të fundit me apo qejfin tim, ajo letërsi ekziston dhe si e tillë ka kapur majat, shembuj janë nga Beketi, Kafka, Kamyja, Eliot e plotë të tjerë; madje në shekullin e XX dhe fillim shekullin që po jetojnë ajo u bë moderne në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe për ta thjeshtëzuar çështjen, kur më pyesin si mund ta përshkruash një personazh absurd, u them këputjani kot dhe jeni të tillë. Ose bëj lojra fjalësh dhe je absurd.Edi Rama përshembull është një model i përkryer i saj, ose për të qënë më konçiz, një personazh i gjallë, konkretë, i prekshëm në kuptimin e plotë të fjalës.Në periferi të mendjes sime Samuel Beketi (Samuel Beckett) më përqesh nga që i di prirjet mia në aspektin e shijes ndaj letërsisë. Sikur me më thënë se ”e shikon që nuk ia kam këputur kot me Godon’ dhe se ai Godoja im rron e do të rrojë sa të ketë jetë njeriu”. Mirëpo unë prirem nga qejfi im dhe për të qënë, të paktën qytetar normal, ku përfshijë të drejtën ekzistenciale të kufijve të të drejtave, deklaroj se çfarë më pëlqen dhe nuk mohoj atë që ekziston. Në këtë kontekst dua të paktën të shpëtoj shpirtin, se asesi nuk e kam mohuar absurdin. Sidomos kur te del përpara një tekst i tillë që ”Nuk bojkotjmë zgjedhjet lokale, por zgjedhje në këto kushte nuk ka”, i çbërë jo i bërë, prej kryetarit të socialistëve.Absurdi pavarsisht formës është virusi i shkatërrimit të nervave apo situatave të qeta, në përgjithësi qetësisë apo prehjes shpirtërore, qoftë brenda një individi apo tërësisë ekzistenciale të një shoqërie.Shkrimtarët dhe filozofët, siç është përshembull rasti i Kamysë apo dhe i Sartit, e sjellin paralelisht me ekzistencën, një farë antipodi që duhet luftuar. Dhe çuditërisht, edhe pse jo në masë të madhe apo masiv (megjithëse kryetari në fjalë është i tillë) ka një lloj fuqie që për nga pesha e kotësisë, jo vetëm që e balancon por edhe e pengon zhvillimin e një shoqërie. Në këtë kuptim shfaqja e absurdit nuk ka diskutim që është një robërim, sidomos në një shtet ligjor e demokratik i cili pretendon se respekton dhe zbaton Kushtetutën e vendit. Madje Kamyja përdor shpesh një përfundim të tillë që, detyra jonë është ta mposhtim vesin, prirjen që na robëron. Eshtë robërim për arsye se e diametralizon ndjenjën e pasivitetit, krijon një lloj vërdallosje kotësish’ duke shtyrë dita-ditën dhe pa arritur gjëkundi. Kujtoni rrugëtimin politik të Edi Ramës tri a katër ditë pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, ndryshim e statutit të PS në lidhje me pozitat e kryetarit kur ai humbet zgjedhjet, i cili duhet të dorëhiqet, bojkot Kuvendit, grevë urie, protesta dhe demonstrata. Kur paralelisht deklaronte, më saktë çdeklaronte se nuk kërkojmë ndryshim rezultati por vetëm hapjen e kutive. Nuk njohim zgjedhjet as qeverinë me koalicionin e turpit dhe do kthjejmë protestat nga mujore në javore e mbasandaj në përditore për të përmbysur pushtetin. Kurse në çdekleratën e sotme kur OSBE deklaron se janë kushtet që në Shqipëri të mbahen zgjedhje të lira, ai pohon të kundërtën. Gjithnjë në lidhje me çdekleratën e 1 marsit që ”Nuk bojkotojmë zgjedhjet lokale, por zgjedhje në këto kushte nuk ka”, deri në momentin që unë po shkruaj këto radhë janë rreth 75 komente nga lexues të ndryshëm. Ato shtohen minutë pas minute dhe paralelisht njerëzit komunikojnë me njeri-tjetrin. Ajo që më bën përshtypje është fakti se një munër i madh prej tyre pohojnë pikërisht absurditetin e zotit Rama. Disa syresh e thjeshtëzojnë me fjalë troç. ”Ky i uruari nuk është as mish e as peshk, thonë. Hajde merre vesh, nuk bojkotojmë zgjedhjet, por zgjedhje në këto kushte nuk ka. Si ta përkthejmë një zot e di”.E megjithatë ai prapë flet në emër të popullit!

Vëzhguesit e ODIHR-it zbarkojnë më 27-28 mars


50 prej tyre do të kenë statusin e vëzhguesit afatgjatë të këtyre zgjedhjeve, ndërsa pjesa tjetër prej 400 personash do të mbërrijnë në Shqipëri për të monitoruar ditën e zgjedhjeve.Ekipi bërthamë i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 8 Majit do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar më 27-28 mars. Burimet diplomatike sqarojnë se do të jetë fundi i muajit që do të shënojë nisjen zyrtare të misionit vëzhgues. Sic është bërë tanimë e ditur ky mision do të kryesohet nga amerikani Jonathan Stonestreet. Zëdhënësi i ODIHR-it Jens Eschenbaecher zbuloi në një prononcim pak ditë më parë se në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të angazhohen së paku 450 vëzhgues. Sipas tij 50 prej tyre do të kenë statusin e vëzhguesit afatgjatë të këtyre zgjedhjeve ndërsa pjesa tjetër prej 400 personash do të mbërrijnë në Shqipëri për të monitoruar ditën e zgjedhjeve. Për shkak të kohës së gjatë të parashikuar të procesit të numërimit dhe nxjerrjes së tabelave të rezultateve, vëzhguesve afatshkurtër duhet t’u kërkohet të qëndrojnë disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, për të ndjekur të gjithë procesin. Sakaq, mësohet se grupi i vëzhguesve vendas “Shoqata për Kulturë Demokratike” planifikon t’i vëzhgojë zgjedhjet e ardhshme me 900 vëzhgues të shpërndarë në ekipe të lëvizshme, nëse arrijnë të sigurojnë financimin e duhur. Nga analizimi i të dhënave bie në sy fakti se numri i vëzhguesve të huaj afatgjatë është më i lartë se sa në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, kur në total misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it që u hap në Tiranë, më 8 maj, kishte 12 ekspertë në kryeqytet dhe 26 vëzhgues afatgjatë, të shpërndarë nëpër të gjithë territorin shqiptar. Misioni vëzhgues duket se do të ketë një fushë veprimi të gjerë, për shkak se nuk do të kushtëzohet për misione të tjera vëzhguese zyrtare, nga Këshilli i Europës apo NATO-ja, siç ndodhi në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Paraprakisht është mësuar vetëm që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka kërkuar përmes një letre vëzhguesve të Parlamentit Europian. Drejtori i Përgjithshëm i ODIHR-it, Janez Lenarcic, mbajti dje një raport në të cilën u ndal gjatë në proceset zgjedhore, të cilat është angazhuar të monitorojë ODIHR-i në javët dhe muajt e ardhshëm. “Megjithëse viti 2011 dukej i qetë, muajt e fundit kemi një sërë angazhimesh në procese zgjedhore në Andora, Irlandë dhe Kazakistan. Ndërkohë kemi dërguar një mision vëzhgimi për zgjedhjet presidenciale në Kazakistan dhe po përgatitemi për një mision në Shqipëri, ku do zhvillohen zgjedhjet e majit”, u shpreh Lenarcic.

Sofia e Shqiperise

Nga: Anila SHUKA

Kur më 7 mars 1914 çifti princëror Wied po zbarkonte në Durrës duke shkelur për herë të parë tokën shqiptare, nuk e dinte që qëndrimi i familjes katëranëtarëshe në atë vend të turbullt do të zgjaste vetëm 184 ditë.”Ajo do të ishte bërë një mbretëreshë e mirë po t’i kishin dhënë shansin.” Albanologia e njohur Edit Durham ka parasysh me këtë fjali princeshën Sophie von Schoenburg-Waldenburg, të shoqen e princit prusian Wilhelm zu Wied, që në Gjermani ende njihet me emrin Wilhelmi I i Shqipërisë. Më 7 mars të vitit 1914, pra 95 vjet më parë, Sofia erdhi në Shqipëri në krah të të shoqit Wilhelm zu Wied .
Kur më 7 mars të vitit 1914 çifti princëror zu Wied do të zbarkonte në Durrës duke shkelur për herë të parë tokën shqiptare, nuk e dinte që qëndrimi i familjes katëranëtarëshe në atë vend të turbullt do të zgjaste vetëm 184 ditë. Por ata e dinin që më parë që “aventura shqiptare” nuk do të ishte e lehtë. Edhe vetë perandori Wilhelm II, që sundonte atë kohë në Gjermani, e kishte paralajmëruar princin prusian të cilin e kishin kushëri të dytë “që të mos turpërohej duke u ulur në fronin e saposhpikur të Shqipërisë.” Por siç konstaton historiani nga Glahau Roby Joachim Goetze, shtysën kryesore për këtë “aventurë” Wied-i e kishte marrë nga e shoqja: “Wilhelm zu Wied me siguri që do të mjaftohej me karrierën e zakonshme për aristokratët e asaj kohe, pra të bëhej gjeneral për shtetin. Por mbretëresha e Rumanisë kishte plane ambicioze dhe e shtyu të shoqin, mbretin rumun Karol, që Wilhelm zu Wied të konkurronte për fronin shqiptar. Në këtë vendim rolin kryesor e pati Sophie që ishte tepër euforike”, thotë Goetze.

Goetze është muzeolog dhe anëtar i kryesisë së Shoqatës Artis Causa e.V., që e ka selinë në kështjellën Valdenburg, rezidencën prindërore të princeshës Sophie. Pikërisht në këtë kështjellë në vitin 1906 aristokratja asokohe 21 vjeçare u martua me princin Wilhelm zu Wied me kumbare tezen e këtij të fundit, mbretëreshën Elisabeta të Rumanisë, e cila njihet edhe si shkrimtare nën emrin Carmen Silva: “Carmen Silva pa tek Sophie një njeri të jashtëzakonshëm dhe donte patjetër ta fuste në familje. Prandaj edhe rregulloi martesën me nipin e saj Wilhelm zu Wied”, thotë Goetze.Pas martesës çifti i ri shkon në Berlin, ku Sophie von Schoenburg Waldburg manifeston talentin e saj si organizatore aktivitetesh kulturore: “Duke ndjekur shembullin e Carmen Silvës ajo krijoi në Berlin një rreth artistik, një sallon muzikor ku mbështeste artistë të rinj të talentuar, po ku merrnin pjesë edhe muzikantë të njohur si Engelbert Huberding, Max Reger, Max Bruch apo Charles-Marie Widor.” Pikërisht kjo damë sallonesh u caktua të bëhej princesha e Shqipërisë në vitin 1914: Për të ky ishte një shans i madh në jetë. Por siç doli më vonë, llogaria e saj kishte qenë e gabuar. Sophie e njihte Shqipërinë nga librat: “Më parë kishte qenë në Pocdam një delegacion, që i kishte mësuar asaj se si të sillej në Shqipëri: Mundësisht të mos kalëronte, të mos shfaqej shpesh në publik dhe të mos vishte fustane dekolte. Por ajo, si një grua moderne evropiane, për fat të keq nuk iu përmbajt këtyre rregullave.”

Kur Sophie vjen në Shqipëri, më 7 mars të vitit 1914, ajo kujtonte se do të ndërtonte aty sallonet letrare, me të cilat ishte mësuar në Berlin. “Ajo ngriti një komitet ku kishte ftuar gratë e bejlerëve më të rëndësishëm. Në këtë takim erdhi vetëm një bejlereshë, e ve, të tjerat nuk lejoheshin të dilnin nga shtëpitë”, tregon Goetze. Një shembull ky për të ilustruar se çfarë dallimi ekzistonte mes princeshës dhe vendit të saj.184 ditë zgjati qendrimi i familjes princërore në vilën e ndërtuar enkas për ta në Durrës, kjo edhe falë intrigave të Esat Pashë Toptanit, asokohe ministër i brendshëm, që më vonë u bë një nga armiqtë më të mëdhenj të princeshës. “Ajo ka lexuar shumë libra të dobët”, citohet të ketë thënë për princeshën Sophie kryeministri i mëvonshëm i Shqipërisë.
Ndërsa princ Wied-i deri në fund të jetës nuk hoqi dorë nga pretendimi për fronin shqiptar, që i kishte kushtuar gjithë pasurinë, Sophie von Schoenburg Waldenburg e kuptoi shumë shpejt që nga Shqipëria nuk do të kishte asgjë dhe iu kthye sërish jetës kulturore. Për një kohë të gjatë pas kthimit të saj në kështjellën prindërore në Waldenburg ajo ishte parë të vërtitej me dy truproje shqiptare të veshura në kostume popullore që i drejtoheshin asaj me “lartmadhëria juaj”. “Ndoshta në frëngjisht,” mendon Goetze sepse sado që u përpoq, Sophie nuk arriti të mësonte shqip.” Në vitin 1920 ajo shkroi dhe një operë për Skënderbeun. Për fat të keq Lufta e Dytë Botërore nuk ruajti asnjë gjurmë nga ky libret. Sophie von Albanien vdiq në vitin 1936 në moshën 51-vjeçare në Valdenburg.

Kush e vrau Jusuf Gërvallën !?

Shkruan Nafi Çegrani

Përse i vrau UDB-ja…?

Është me rëndësi të veçantë në villimin e këtij shkrimi ,apo si një far hyrje të them ca fjalë mbi një LETËR QARRKORE e cila ato vite, dhe sidomos gjate 1981, në shumë adresa personalitetesh dhe institucionesh të krerëve të LKJ-së dhe disave në Kosovë, si Veli Devës, Xhavit Nimanit e Mahmut Bakallit, Xhevdet Hamzës dhe Azem Vllasit etj.

Por tanimë, gjendej kjo letër e shkruar nga Njujorku nga Prof Nikolla Kosta, edhe në sirtaret e UDB-së dhe KOS-it jugosllav,madje e palosur origjinali edhe në dosien voluminose të cilën Shërbimet e fshehta të sigurimit të Jugosllavisë dhe Sektori diplomatic të cilët e mbanin të ashtuquajtur ,,DOSJE ZA NEPRIJATELSKA ALBANSKA EMIGRACIJA,, (Dosje mbi emigracionin armik shqiptar) që në këndin e djathë lartë mbante edhe siglën ,,Strogo drzhavna tajna,, (Fshehtësi e lartë shtetërore).Pra, kopje të kësaj letre mbante edhe SDB e Maqedonisë në Shkup, sepse vjente nga Nju Jorku, dhe nga organet e sigurimit të shtetit trajtohej si një letër e nënshkruar nga një person, pas të cilit ,mendohej, se qëndronin krerët më të lartë të mërgatës shqiptare andej Oqeasnit,nga Prof. Nikolla Kosta.Prandaj, UDB-ja Jugosllave një kopje nga origjinali I saj ia kishte dërguar njëkohësisht edhe krerëve të Sigurimit në Tiranë… Shikuar sipas përmbajtjes, por edhe nga një referat i shkruar atë kohë nga shefi të kabinetit të Kryetarit të KK të LK të Kosovës, Xhafer Karahoda, shohim se e njëjta iu është dedikuar autoriteteve më të larta të atëhershme partiake e shtetërore të RS të Kroacisë, Sllovenisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Është e rëndësishme të thuhet se prof. Kosta letrën e shkruan në emër të gjithë shqiptarëve të SHBA-së, të cilët, siç thuhet në të, “janë thellë të shqetësuar për fatine vëllezërve shqiptarë në Jugosllavi”.

Për shkak disa të dhënave të panjohura deri më sot që ofrohen në këtë letër, të cilat janë tepër të rëndësishme për historiografinë shqiptare, të njëjtën duhet ta nxjerrin nga arkivat e fshehta institucionet shqiptare në Tiranë dh eta botojnë në tërësi, ose me trajtimin dhe shtjellimin e kësaj letre e cila ka një rëndësi të madhe për historiografinë tone, të merren dhe bëjnë qasje shkencore dhe analitike historianët por edhe njerës të profileve të tjera dhe të publicistikës, për të mirën dhe të vërtetën e luftës dhe aktivitetit politik të mëtgatës sonë e cila bëri gjatë viteve kundër regjimit serbosllav dhe dhunës ndaj shqiptarëve,që nka koha e Franjo Herleviqit,Lluka Banoviqit, Petar Graçaninit, Stane Dolancit etj. etj

*****

Dhe, gjitha informacionet raportet dhe analizat te cilat beheshin dhe e tere e verifikuar nga tereni nen obrelen e nje hijerarhije rigoroze dergoheshin ne forma elaboratesh dhe ne shumen e rasteve depeshe te shifruara per raste urgjente dhe me poste special per mes linjeve ajrore organeve dhe sektoreve te fushave te vecanta te nivelit federative dhe anasjelltas tek kryeshefat e Sherbimeve te UDB ,por edhe te KOS-it…!

... Për planet e hartuara operative secrete si dhe urdhërat e nënshkruara nga Stane Dolaci dhe Zdravko Mustaq në Kabinetet e UDB-së dhe KOS-it Federativ jugosllav në Beograd, gjegjësisht për likuidimin e Jusuf Gërvallës dhe disa shqiptarve të tjerë në Perëndim, paraprakisht kishin dhënë pëlqim ,,zyrtar,, edhe disa nga krerët e Komitetit Qendror të LK, e në saje të raportit operativ të shefave të SDB-së për Kosovë dhe të Selim Broshës, shef sektori për emigracionin shqiptarë krahinor I cili mbulohej më herët nga Kojko Medinica, Spasoje Gjakoviq,Mehmet Shoshi dhe Mehmet Maliqi dhe klani i tyre në Prishtinë dhe Shkup (me të cilët në këtë drejtim edhe kryeshefat e Shërbimeve sekrete sllavo-maqedone në koordinim të planeve operative të nivelit republican me atë federative, paraprakisht kishin bërë një të ashtuquajtur ,,kombinacion operativ,, duke I transferuar nga Kosova në redaksinë e ,,Flakës,, në Shkup Teki Dërvishin,Jusuf Gërvallën,Mehmet Emërllahun, Nexhbedin Sobën dhe ca të tjerë të cilët, tanimë do të ishin për disa vite me rradhë nën vëzhgimin permanent dhe përcjellje të vazhdueshme nga një rrjet më I gjërë gazearësh në relacionin Shkup-Prishtinë (ku duhet të përmendi se rezidentë këtu ishin Sefedin Sulejmani me pseodonimin ,,Sokrati,, të cilin e mbanin në lidhje Evzi Mehmedi dhe Sllave Vasovskië ishte edhe Sllavka Biljanovska,zv.kryeredaktorje,të cilën e mbanin në lidhje direkte Dushko Trajkovski dhe Nikolla Ilievski… Madje si informatorë të përbetuar: Adem Gajtani, Enver Shala,Sejdali Saliu, (i cili pas një ,, misioni,, të kryer me me klanin e Gostivarit në krye me Despod Aleksovskin Stojçe Gjorgjievski, Temelko Boshkovskin dhe Zhivko Mtevskin, u emrua në sketorin e tyre si nëpunës-operativ i UDB-së).Kurse Neset Emini u ,,transferua nga RSVR-ja si redactor në ,,Flakë,,.Madje rrjeti i spiunëve të këtij formati ishte i zgjeruar edhe në Radio në kye me Muamer Vishkon dhe ca të tjerë, e gjer në Prishtinë ku tanimë me vite vepronin një rrjet tjetër informatorësh ku bënin pjesë Fahredin Gunga, Jusuf Buxhovi, Agim Zatriqi ,Rizah Alajn, Bajram Sefaj (këtë njëherit e mbante si dopio lidhje Adem Gajtani, i cili ,,reportazhet,, dhe ,,udhëpërshkrimet e Sefajt në ,,Flakë,, i botonte me directive të UDB-së…Ky rrjet informatorësh shqiptarë u zhvillua edhe më tepër pas ,,prishjes së marrëdhënieve,, në mes Kinës dhe Shqipërisë,e sidomos pas vdekjes së Titos, kur tanimë UDB-ja kishte vë në veprim ca metoda dhe kombinacione të tjera në relacionin Shkup-Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas,duke e ,,transferuar,, Jusufin në ,,Rilindje,, për vëzhgim më të thellë,sepse atje gjendeshin në focus përpunimi edhe ca persona të tjerë me urdhër të Selim Broshës, Zdravko Mustaqit dhe Stane Dollancit…(Një kombinacion tjetër-ndryshe operativ ishte ai që UDB-a dhe KOS-I zhvillonin me Sali Bajrën e Kaçanikut duke e vë në vëzhgim ,paraprakisht punësuar si kontabilist në firmën ,,Makoplod,, në Shkup,madje sërish në Prishtinë, e rrethsë cilit ishin vënë në lëvizje vëzhgimi edhe Nuhi Vinca dhe njëfar Çollaku, për spiunim e mbante në lidhje Bexhet Bexheti. Ashtu siç veprohej edhe me Beqir Berishën, të cilin këmba –këmbës e përcjellte ,,kolegu,, I tij nga e njëjta redaksi e Shkendies me pseodonimin ,,Vetulla,,.Por, këto janë storie të tjera të kësaj natyre e të cilat në një mënyrë apo tjetër,mbanin një korelacion dhe lidhëshmëri të fshehtë operative sipas metodave,praktikës dhe teorisë së konspiracionit të UDB-së,të cilët në përgjithësi I kontrollonte edhe KOS-si, sepse tanimë ishin vënë veprimet operative-agjenturore të spiunazhit jugosllav edhe në rradhët e emigracionit shqiptarë jo vetëm në shtetet e Europës perëndimore, por agjent të infiltruar gjendeshin më edhe në rrethin e ngushtë të disa organizatave të mërgatës sonë edhe andej Oqeanit në Amerikë,Australi dhe Zelandë të re para dhe pas vdekjes së Titos, sidomos pas ngjarjeve të 1981…Tanimë, mes shqiptarëve dhe me shqiptarë, në një anë tjetër ,edhe SIGURIMI I Tiranës, kishin çelë monopatet e një konspiracioni spiunazhi dhe bashkëpunimi drejtues dhe besimi të fshehur, të motivuar si antishqiptar, të burgosnin dhe likuidonin sa më shumë shqiptarë si në Kosovë dhe Maqedoni, gjegjësisht në diasporë nga rradhët e krerëve të mërgatës shqiptare dhe grupeve rivale të cilëve me vite ua kishin fut grindjet dhe përçarrjet, antagonizma dhe zënka për hakmarrje dhe… duke hapur një front të gjërë plot me konflikte të përgjakura, ku shqiptari i cili ishte i PAPËRSHTATSHËM, duhej të komprometohej edhe si ,,spiun, dhe ata të cilët ishin të përshtatshëm ,mbaheshin të kamofluar dhe në saje të propagandas së organizuar duhej në sytë e të tjerëve (grupit) të paraqitej si një PATRIOT i ,,denj,, për kauzën kombëtare…Kurse ata të cilët ua prishnin planet dhe ua turbullonin ujin, në çdo mënyrë duhej të ekzekutoheshin në pritë ose ndonjë mënyrë tjetër…! Për të gjitha këto dhe likuidime të fshehta, sidomos për vrasjen në Shtutgard, si dhe për shumë histori të tjera rrënqethëse,konfliktesh dhe zënka shqiptarësh të kurdisura nga vetë UDBja dhe KOS-I jugosllav, kush ka nënshkruar dhe si janë realizuar këto ,,operacione deliktesh të lagështa,, kanë dijeni vetë Zdravko Mustaq, Stane Dollanc, oficeri i lartë i UDB-së federative DEJAN LUÇIQ me pseodonimin ,,Xhems Bondi,, i Beogradit, si dhe ca të tjerë si Bozho Spasiq dhe klani i tij.

E këtë që shkruaj në lidhje me tradhëtitë që ua kanë bërë shqiptarëve patriotë dhe veprimtarëve të devotshëm për kauzën kombëtare, ndër vite e dekada , Brenda dhe jashtë Jugosllavisë titiste gjatë regjimit komunist, nuk I kam shtjelluar ose përfshirë në masë të duhur të gjithë atë që është një sage tmerresh shqiptare në shtigjet e Ballkanit dhe më gjërë. Pra, dua të them se për arsyeje objective dhe subjektive, duke menduar se është në interes të kombit të mbahen ende disa gjëra si fshehtësi dhe nuk e shkruaj si tërësi të plotë, derisa të vijë një kohë më e volitshme, më e përshtatshme për intereset e kombit tone.Bile, edhe me kaq sa po shkruaj, jam krenar të nxjer në shesh të vërtetën njerëzore, per të bëmat dhe tmerret që ushtruan edhe mbi të pandehurit e pafajshëm, ose ndaj atyre të cilët i likuiduan dhe as sot nuk u dihen varret!

Tabore e grupe klanesh mafioz, kodesh e spiunë të stërvitur në rrjete e agjenturave dhe të rekrutimeve të spiunazhit jugosllav. Nuk dua as të mbaj në heshtje historitë dhe informacionet që di, nuk kam ndër mend fshehjen e realitetit, pikërisht lidhur me dosjen dhe ngjarjen mbi vrasjen e poetit, gazetarit dhe veprimtarit Jusuf Gërvalla (dhe vëllait të tij Bardhoshit e Kadri Zekës) natën plot acar të 17 janarit të vitit 1982 në afërsi të Shtutgardit të Gjermanisë…/ Anatomia e kesaj ngjarje te rëndë dhe trishtuese I ka rrënjët diku shumeë më thellë në analet secrete të Shërbimeve të fshehta jugosllave, përçka duhet realisht të shkruajn studjuesit dhe historianër në apsektet shkenëcore dhe argumenteve të reales, gjë e cila, mjerisht ende mbahet në heshtje nga ata të cilët dijnë më tepër, meqë për këtë kanë shkruar shumë gazeta, janë shkruar edhe libra.(Sidomos në librin ,,Atentatet,, të Ibrahim Kelmendit, i cili direct ka qënë në korelacion të ngjarrjeve dhe fillimisht përplasjeve ose ,,antagoniymave,, mes grupeve rivale shqiptare jo vetëm në Gjrmani por edhe jasht saj në disa vende të tjera tëe Europëes Perëndimore, e te cilat me mjeshtëri I ka ditë sipas informacioneve UDBJA dhe ka luajtur me mjeshtëri rolin agjenturor të spiunayhit,duke realiyuar qëllimet e saja me prapavija tmerri dhe vdekje. I.K. si një ndër protagonistët krzesor në rradhët e mërgatës shqiptare dhe veprimtarisë qoftë edhe të konflikteve mesgrupore që kanë pas, nuk di për cfarë arszeje, ende mban në heshtje shumë gjëra, duke përfshirë këtu edhe shumë emra dhe mbiemra, shumë nofka e pseodonime, shumë individ të cilët edhe sot fshihen pas disa ngjarjeve të cilat kanë parapri, madje edhe pas emrave fallco dhe identiteteve të ndryshme ose të dyshuara.Ndoshta edhe këtë e ka bërë me qëllim të caktuar për ndonjë arszeje të cilën e di vetëm aid he ndoshta edhe ndonjë tjetër të lidhjeve mesgrupore të interest apo kapricit! U shkruajtën edhe shumë të pavërteta,duke u orvatur dikush që gjërat të mbeten edhe më tej të pa zbardhura.Këtë nuk e kuptoj dot pse? Megjithatë,ma merr mëndja se dikushka arsyet e veta që vrasja në Shtutgart të mbetet nën perden e heshtjes dhe të velove të atij operacioni konspirativ.dhe në mosybardhjen e së vërtetës edhe për shumë kohë e vite.

Por, kush e vrau Jusuf Gërvallën?

Si u përgatit skenari i këtij atentati mizor në një pritë klasike dhe aq misterioze? Cila ishte përmbajtja e kombinacionit të shifruar mes Prishtinës e Beogradit me Tiranën dhe anasjelltas në vjeshtën e vitit 1980 (pas vdekjes së Titos)? Porosia e kujt ishte? Kush ishin “dora e zgjatur” e UDB-së për naçallnikët e Beogradit? Pse? Kush ishin shqiptarët e përfshirë në rrjetin famëkeq udbashian? A kishte dijeni Jusuf Buxhovi në Bon për zhvillimet e ngjarjeve dhe të dramës Brenda harkut kohor të atyre viteve? Pse nuk thuhet e vërteta nga Ibrahim Kelmendi dhe të tjerët mbi Atentatin? Si dështoi plani “A” dhe u realizua plani “B” sipas skenarit të UDB-së? Për këtë, shumëçka mundet të flas dhe rrëfejë kryeshefi i sektorit për çështjet e terrorizmit islamik të UDB-së Federative, Dejan Luçiq, të cilin në karierën e tij, pos problemeve të Homeinit dhe Teheranit, mjaft ka qënë i preokupuar edhe me fenomenet e konfliktit,hakmarrjes dhe përçarjeve në mes shqiptarëve, të cilën luftë të fshehtë e ka pasur si pasion dhe brengë të veçant...Por, cili ishte konflikti I Jusuf Gërvallës dhe “grupit” të tij me “grupin” e I. Kelmendit? Si e shfrytëzoi UDB-ja këtë konflikt dhe antagonizmat e tjera për përçarjen e shqiptarëve dhe realizimin e qëllimeve të veta sekrete antishqiptare jo vetëm në Gjermani e Zvicër, por edhe më gjerë në radhët e mërgatës shqiptare këndej dhe andej Oqeanit Atlantik? Për të gjitha këto duhet shkruar realisht, me qëllim që të nxjerrin mësime, për të mirën e shqiptarëve! Për të gjitha këto aspekte më konkretisht do të shkruaj në veçanti në librin e dytë timin në vazhdim me titull ,,UDB-a dhe shqiptarët 2,, sidomos për planin e zhvilluar agjenturor dhe të SPIUNAZHIT jugosllav ku merrnin pjese bashkarisht UBJA,KOSI dhe SHËRBIMI I SEKTORIT DIPLOMATIK PËR INFORMACION pranë konyulatës jugosllave në Cikago në veprimtaritë përcarrëse dhe konflikteve Brenda për Brenda Lidhjes së Prizrenit në krye me Xhafer Devën e Hysen Terpesën, dhe pikërisht rreth vrasjes së veprimtarit të devotshëm të kauzës kombëtare Kalosh Hamdi Recanit në Kenosha nga një dorë e yeyë të një gjakatari shqipfolës,afro 10 vite para atentatin në Shtudgard të Gjermanisë. /Dua të cek vetëm faktin se për parapregatitjet për likuidim të Kaloshit nga një mashë udbashinae me prejardhje nga Kosova, e që do të vëhej në veprim sipas instruksioneve të Beogradit, e kasha sinjaliyuar Kaloshin në Kenosha perms një lidhje të afërt familjare.Kalosh Hamdi Reçani e dinte kete se gjendej në listen e yeye të UDB-së, por nuk ia merrte mendja se shpejt do ta likuidonin/

/..UDB-ja madje nuk lejoj as kufomën t ia varrosnin në vendlindjen e tij në Reçan të Gostivarit.Djemt dhe farefisi ishin të detzruar ,pas dz orësh të plota të mbajtjes së ajroplanit në qiell mbi ajropçortin e Beogradit, ta vayhdonin fluturimin dh eta varrosnin në Stamboll të Turqisë, gjersa me qindra shqiptarë nga treva e Gostivarit të cilët dëshironin të merrnin pjesë në këtë varrim, me autobusat e nisur u kthzen me dhunë nga pikat kufitare e Devebairit ose Pallankës, dhe emrat e të gjithëve u shënuan në kartotekat e Temelko Boshkovskit ne SVR- e Gostivarit, I cili madje me raporte yyrtare do të informonte SDB-në në Shkup/.Por e tërë kjo është një sage tjetër e fatumit shqiptarë në kanxhat e spiunazhit udbashian…

Po ku qëndrojnë fillet e “Dosjes G”? Por, jo si në librin ,,Atentatet,, të Ibrahim Kelmendit ose ndonjë libri si Apostol Dukës ,,Vrasje në Shtudgard,, ! Sepse planet secrete dhe operacionet e kësaj natyre të cilat me një mjeshtri të përsosur dhe në saje të teorisë dhe praktikës së konspiracionit më të thellë, siç vepronte Shërbimi i Zbulimit dhe Kundërspiunayhit jugosllav ka ndërmarrë dhe zhvilluar në mënyrë aq perfide me rrjet të perfeksionuar dhe persona të infiltruar, të ushtruar mire bile, të UDB-së dhe KOS-it ushtarak dhe diplomatik jugosllav, kanë qënë të një formati të tmerrshëm dhe sekrete ku kanë qënë, mjerisht të involfuar dhe ,,syri i fshehtë,, apo,siç thotë populli ynë, dora e zgjatur, e një klani të verbërt më të gjërë ( e ca prej tyre të ,,ulur në dy karike,, duke vënë ,,lidhje agjenturore dhe informative edhe me ca zyrtar të Sigurimit,, në disa qendra diplomadike dhe ambasada shqiptare si në Vien, Romë, Paris dhe gjer në Shkup e Stamboll, ku rolin më të dëndur të agjenturës dhe spiunimit e kanë luajtur sërish me direktiva të posaçme të UDB-së agjentë specialist të saj duke e vë shqiptarin përballë hakmarrjrs mr shqiptarë të shitur…

Në të vërtetë “Dosia G” e Jusuf Gërvallës është sajuar kur ai ishte

shumë i ri, aty nga fundi i vitit 1968. Pikërisht atëherë kur në faqet e disa

gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe (që botoheshin në Shkup dhe

Prishtinë) Jusufi kishte botuar ndonjë varg apo ndonjë shkrim gazetaresk.

Sapo kishin filluar të dëgjoheshin tingujt e bukur nga kitara, kur kishte nisë ti

këndonte dashurisë së sinqertë, ashtu siç mund ta bënte vetëm ai, shpirti i

butë prej poeti!

Në zyrat e SDB-së u shkrua një raport, ku “burimi” i informacionit ishte

shqiptar. Madje edhe disa të tjerë. Operativi i sektorit të brendshëm për

,,irredentizëm,, mbushi formularin dhe në fund të raportit zyrtar shkroi edhe

disa rreshta, komentin e tij në lidhje me Jusuf Gërvallën. Ato 2-3 faqe raport

i futi në një dosje prej kartoni, me numër të evidentuar në kartotekën e

SDB-s për Kosovë. Kështu edhe u sajua “Dosja G”. Hapjen e kësaj dosje e

aprovoi edhe kryeshefi i atij shërbimi në Prishtinë, i cili, po ashtu ishte

shqiptar!

Vetëm pak kohe më pas, nisën të hartohen dhe realizohen planet

operativë të vëzhgimit, ndjekjes dhe survejimit, mbledhjes së informacioneve

“delikate” nga informatorë dhe burime të ndryshme, të cilët ishin ose vinin

në kontakte të përditshëm me J. Gërvallën dhe shokët e tij (Teki Dervishi,

Daut Demaku, Nexhbedin Soba, Gani Bobi, Ibrahim Kadriu,Beqir Musliu,

Mehmet Emerllahu, etj, e të cilët po ashtu UDB-ja nisi që ti skedonte e të

përgatiste për ta kanxhat e Goli Otokut.)

Ato vite, përsëri sipas kombinacioneve operative të SDB-së për Kosovë

me atë të Maqedonisë, Jusuf Gërvalla, Teki Dervishi, Mehmet Emerllahu,

Nexhbedin Soba (pa ditur këta se ç’po ndodh) ishin transferuar (sipas një

konkursi) dhe ishin “pranuar” në redaksinë e “Flakës së Vëllazërimit” në

Shkup si gazetarë, lektorë etj. Tanimë, kishte kohë që kishin filluar “lojërat e

djallit”. Çdo lëvizje dhe kontakt i tyre vëzhgohej, raportohej dhe evidentohej

me kujdes e vazhdimisht. Sidomos rreth Jusuf Gërvallës dhe Teki Dervishit

ishin angazhuar një numër i gjerë në rrjetin e informatorëve të cilët i mbanin

në “lidhje” Sllave Vasovski, Sveto Mitrevski, Dushko Trajkovski, Ilija

Nikollovski , Nazmi Musliu, Dushko Mitevski, Bexhet Bexheti ,

Milosh Mutev-,,Trbushki,,, Saqip Kollarkari, Nikolla Ilievski, Neset Emini,

Sejdali Saliu, Sllavska Biljanovska (kjo e fundit e ardhur nga Shqipëria dhe

me direktivë të UDB-së si rezidente në redaksinë “Flaka” kryente funksionin

e zv. Kryeredaktores që nëkohën kur kryeredk. ishte Lutfi Rusi).

Kur “grupi i rrezikshëm” me në krye Jusuf Gërvallën dhe Teki Dervishin

punonin në redaksinë “Flaka”, SDB-ja me anë të rrjetit të informatorëve

krijonte atmosfera të ndryshme zënkash, konfliktesh dhe përçarjesh mes

gazetarëve, madje edhe në Radio e Televizion, duke i shfrytëzuar këto raste

për qëllimet e veta. Zhvilloheshin kombinacione të njëpasnjëshme operative.

(Këtu duhet të përmend edhe angazhimet e informatorit -spiun Moamer

Vishko me pseudonimin “Gorilla”, dosjen e të cilit sot e mban Beogradi). Si

operativ i SDB-së për Maqedoninë, që merresha edhe me krijimtari letrare,

kisha një konsideratë të veçantë për Jusufin dhe Teki Dervishin, për

Nexhmedin Sobën,Alush Kamberin etj. Ndaj dhe shpesh i njoftoja për

qëllimet e SDB-së, kur në ato zënka e konflikte futeshin individ të angazhuar

të cilët dinin të mbillnin sherr. Kjo ishte edhe arsyeja e një dialogimit tim të

ashpër në redaksinë e “Flakës” me Sllava Biljanovska, e cila si

zëvendëskryeredaktore e kësaj gazete që në kohën e Lufti Rusit, i raportonte

rregullisht për gjendjen “politike” në redaksi Dushko Trajkovskit dhe të

tjerëve në SDB. Më vonë pasuan edhe konfliktet dhe përballjet e tjera mes

meje dhe bylykbashëve të UDB-së për Maqedoni.

Më duhet të them se me një raport më të gjerë, i ashtuquajtur “operativën

elaborat” (analizë operative), Beogradi është njoftuar më detajisht rreth

veprimtarisë së Jusuf Gërvallës me shokë si dhe angazhimet agjenturore

dhe kombinacionet që ka ndërmarrë SDB-ja e Maqedonisë. Fill pas këtij

momenti, në redaksinë e “Flakës” u bënë ca rokada e ndryshime të kuadrove,

si dhe “suspendimi” i letrarit Teki Dervishi (angazhimi i tij edhe në Teatrin e

Kombësive survejohej vazhdimisht). Kontaktet dhe lëvizjet e tij vëzhgoheshin

nga një tabor i tërë informatorësh. Jusufi u “transferua” në “Rilindje”, Sejdali

Saliu, gazetar i “Flakës” tanimë u emërua operativ i SDB-së i detashuar në

Degën në Gostivar. Jusuf Buxhovi u dërgua në Bon të Gjermanisë.Bashkim

Hisari në sektorin informativ dhe të spiunazhit diplomatik në ambasadën

jugosllave në Gjermani,prej nga do të pasojnë edhe direktiva të veçanta

dhe detyra konspirative të UDB-së për Ibrahim Kelmendin dhe rrjetin e tij

që mbulonte Zvicrën,Gjermaninë,Danimarkën,Belgjikën dhe Austrinë.

Dosja e Jusuf Gërvallës (madje edhe e Mehmet Emerllahut, Nexhbadin

Sobës dhe…) u dërguan me postë speciale sekrete në skedarët e Sektorëve

të SDB-së për Kosovë, që do të plotësoheshin edhe më nga bashkëpunëtorët

e tyre; Bashkim Hisari, Selim Brosha, Mehmet Shoshi, Muharem Dana,

Mehmet Maliqi, Jusuf Karakushi, dhe ata të KOS-it. Vallja e djallit ndaj

Gërvallës dhe shokëve të tij vazhdonte edhe në Prishtinë me një ritëm tinëzak

duke i vënë para dhe mbrapa mafiozë të “klanit” ideologjik marksist-leninist.

Sllavët duke zbërthyer fenomene, vese dhe psikologjinë e shqiptarit, i

përçanë me metoda të stilit moskovik, e që historikisht shqiptarët e paguan

shtrenjtë, ashtu siç kanë vepruar dikur Mugoshat, Vukmanët e Popoviçët

në kohën e Rankoviçit, ku u likuiduan njerëz të pafajshëm, e shumicës ende

nuk u dihen varret.

Atë verë të nxehtë, para se të arratisej në Turqi, e takova Jusufin në

Shkup, përpara godinës së “Nova Makedonia”, shoqëruar nga dr. Ali Aliu

dhe Rexhep Zllatku. Rexhepi ishte kryeredaktor i “Flakës” dhe më kishte

angazhuar edhe mua si gazetar. I përshëndeta!Kurse Jusufit, ia shtërngova

dorën përzemërsisht, sepse që kur ishte larguar nga “Flaka” nuk e kisha

takuar. Në fytyrën e tij vërejta një brengë, si një tojë malli e dhembje, dhe

dukej se punët nuk i kishte mirë. Si mik i vjetër, si njëri i kalitur, doja ti jepja

zemër, forcë, kurajë, dhe njëkohësisht, (si ish operativ i SDB-së), ta sinjalizoja

për survejimet që ndoshta ende i bënin në relacionin Shkup-Prishtinë dhe

anasjelltas. I thashë se duhej të bëhej i fortë, pasi edhe mua më vëzhgonin

ditë e natë. “Më vijnë pas, më ndjekin fshehtas, por se kam gajle fare”, i

thashë në bisedë e sipër. Jusufi më shikoi drejt e në sy, duke pohuar me

kokë. Profesor Aliu dhe Rexhep Zllatku buzëqeshën pakëz, në heshtje dhe

duke ecur ngadalë, u futën në godinën e “Nova Makedonias”. (Ali Aliu dhe

Rexhep Zllatku kishin vendosur ta ndihmonin Jusufin, t’i nxirrnin në strajcë

disa ekzemplar nga një libër i tij, që e kishte botuar ato vite “Flaka”, por me

urdhër nga “lart” libri ishte ndaluar nga faktorët maqedonas, të cilët e mbanin

mbyllur me zinxhirë në bodrumet e “Nova Mkedonia”).

Më vonë mora vesh se Jusufi ishte arratisur në Turqi.

Shpesh herë e sjell në kujtesë pamjen e poetit dhe gazetarit Jusuf

Gërvalla, me atë brengë e mall, sikur të kishin rënë hije tmerri në ballin e

tij ku kishin nis të dukeshin ca rrudha të thella…

Të gjitha porositë e operacioneve kriminele, rrëmbime, vrasje e likuidime,

atentate në prita klasike si ajo e stilit “Pritë në Bistricë”, synonin likuidimin e

shqiptarëve me “Kapetan Llesha” shqipfolës! Çfarë paradoksi në tërësinë e

dramës me fund tragjik, si ajo e Jusuf Gërvallës me “veprimtarë” si Abdullah Prapashtica,

ose madje edhe Xafer Shatri,Rizah Saliu, Ibrahim Kelmendi dhe ca të tjerë .

Gjersa, Sabri Hamiti në dramën “Misioni” me të drejtë thotë se si

argati i shndërruar i pushtuesit, luan rol kryesor në likuidimin e Jusuf Gërvallës.

UDB-ja, siç është e njohur në popull SDB-ja, dhe shërbimet e tjera të

fshehta si KOS-i jugosllav, kur është fjala për “Problemin Shqiptar”, brenda

dhe jashtë Jugosllavisë ka vepruar me metoda speciale dhe në mënyrë

perfekte, përmes rrjetit të spiunazhit dhe agjentëve të kundërspiunazhit,

përmes “Keqave” dhe “Gorrilave” të koduar dhe me emra të maskuar, si ,,Hiltoni,,

,,Kobra,, ,,Drini,, ,,Pashtriku,, duke u shitur si “patriotë”, e të tjerët duke i denoncuar

si “tradhtarë”. (Me një mision të këtillë UDB-ja në burgun e Idrizovës kishte angazhuar

të dënuarin “marksist-leninist” Skënder Pashollin nga Kërçova, i cili kishte bërë

,,vajtje dhe ardhje,, në Shqipëri si edhe qindra të tjerë si ky!) Kështu vepronte UDB-a me tërë

Arsenalin e sdaj të spiunimit nër shqiptarë praktikën dhe konspiracionin e saj për të

Konfrontuar krerët nga rradhët e mërgatës shqiptare ku ajo yhvillonte JOËRAT E DJALLIT.

Dosjen e Juzuf Gërvallës, UDB-ja e mban ende të mbyllur në dry, sepse aty

fshihen qindra kodoshë e informatorë të “klanit” marksist-leninist, ,,zogist,, duke mbajtur fshehur

edhe shumë dokumente, fakte, plane e komplote, të cilat dirigjoheshin nga drejtuesit e

UDB-së në drejtimin Prishtinë-Beograd-Shkup, të udhëhequr nga Lluka

Banoviç, Franjo Herleviç, Stane Dollanc, Zdravko Mustaq, Branko Mikuliç,

Dushko Zgonjanin, Bozhidar Spasiç, Nikolla Ilievski, Mehmet Maliqi-Cukulli

(babai i “analistit” Shkëlzen Maliqi), Selim Brosha, Jusuf Karakushi e deri te

Mustafë Sefedini etj. Në rrjetin e merimangës së Lumave e Selimbroshajve,

të Hisarajve e Buxhorave u angazhuar edhe taborë të tërë urithësh në drejtimin

Bon- Shtutgard- Vjenë - Beograd- Prishtinë dhe anasjelltas.

Disa muaj pasi dështoi plani “A”, SDB-ja jugosllave (sipas porosisë së

nënshkruar nga Selim Brosha, Stane Dollanci dhe Zdravko Mustaq) ishte

vënë në lëvizje dhe realizim plani “B”, operacioni i koduar me emërtimin

“Olluja Shtutgard” (Stuhia Shtutgard) …

Katër hije të zeza kaluan nga ana tjetër e rrugicës së fjetur të qytezës

afër Shtutgardit. Një veturë tjetër qëndronte e parkuar disa dhjetëra metra

përtej trotoarit me dëborë. Në krye të tyre ishte i quajturi Zhelko Razhnjatoviç “Arkani”,

serb me një fytyrë fëmije dhe shpirt krimineli / i cili në ,,linjat e spiunazhit,, kishte rënë që nga viti 1974 ,

/ishte future në ,,shtigjet e vdekjes,, për të mbuluar krimet e bëra, ishte vë në shërbim të klanit dhe

nëntokës udbashiane…ashtu siç do të vepron shumë vite më vonë edhe krimineli Millorad Llukoviq, i vetëquajturi ,,colonel,, me pseodonimin ,,Ulemek Mihajlo – LEGIJA,, si një nga drejtuesit e sektorit për ,,aksione të lagura,, direct do të koordinon edhe vrasjen e Enver Hadrit po në Bruksel të Belgjikës, dhe me urdhër të Millosheviqit pasi Hadri ua paska turrbulluar ujin në institucionet e Këshillit Europjan kundër të bëmave të Serbisë në Kosovë.,,Ulemek Legija,, tanime edhe kryeshef në SDB-në e Millosheviqit dhe nje nga krerët e ,,Klanit të Zemunit,, duke drejtuar shumë grupe kriminale dhe paramilitare serbe në betejat e fshehta të organizatës ,,Otaxhbina,, !

…Vetëm disa dhjetra minuta para se të ndodhëte vrasja e çuditshme dhe apsurde e trefishtë të asaj nate tmerri afër Shtudgardit, një person tjetër i veshur me një sako ngjyrë gri apo kafeje dhe me një kapele në kokë, me një nxitim dhe me hapa të rëndë, duke ecur pas dy hijeve të yeya, u futën bri një strehe në këndin e murrit të ndërtesës me fasadë gri, dhe një veturë tjetër më tej e parkuar, e kthyer gati për në drejtimin e kundërt / stil ky, të cilin e kishin praktikuar gati dy vite më parë , sipas skenarit të Zdravko Mustaqit dhe Stane Dollancit për vrasje me plan, siç ndodhi ajo e veprimtarit Vehbi Ibrahimit para banesës së tij në Bruksel /. Njëri ndër këta hije vdekje ishte edhe Mirosllav Bizhiç me pseudonimin “Shiptar”, mjerisht, të ndihmuar nga disa shqipfolës, shqiptarë të shitur dhe masha të ndryshkura , të cilët drejtuan gishtin duke treguan në drejtim të garazhës përball nga do të dilnin asaj nate Jusufi me të vëllanë dhe Kadriun…Ishin në pritë,dhe vetëm ,,dikushi-shok,, i afërt i tyre e dinte mire se në sa ora do të delnin ata të shkonin në një ,,takim-mbledhje,, me disa shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova ,aty afër Shtudgardit , ku do të merrnin pjesë edhe Ibrahim Kelmendi, Xhafer Shatri, Rizah Salihu dhe disa të tjerë, ku duhej të bënin edhe disa ,,këshillime- marrëveshje,, për të mënjanuar disa ,,ngatërresa,, e acarrime në marrëdhëniet e tyre dhe veprimtaritë për kauyën e kombit shqiptarë. Dhe…kështu, asaj nate përplotë acar ngrice dhe dëbore, me një kriter shumë të lartë fshehtësie,tinëzak dhe konspirativ, punët shkonin në heshtje të plotë, sipas planit famkeq të Bozho Spasiçit, shef sektori në SDB-në e Beogradit, i nënshkruar nga Zdravko Mustaqi dhe Stane Dollanc, fillimisht për vrasjen e Kadri Zekës, kryen atentatin më mizor edhe mbi Jusuf Gërvallën. Ata vranë edhe vëllain e tij, Bardhoshin . Disa krisma, oshtinë tmerrshëm, duke bërë shoshë veturën, ku Jusufi mbetet vetëm me pak shpirt. Ajo rrugicë e fjetur e qytezës afër Shtutgardit u zgjua nga gjumi e frikësuar. Dramë e përgjakur në ngrica dëbore dhe acari vdekje !

Shoferi, i quajtur “Dautoviç Aco”, ose ,,Daut Abazoviq,, bashkë me kriminelët, u larguan me një shpejtësi të paparë dhe të ushtruar kriminale...

Nga një drejtim tjetër e pa gjurmë zhduken edhe Ramazan Elezovski dhe njëfar Zenku nga Kërçova dhe …bashkë me to, të shoqëruar edhe dy shqiptarë të tjerë, njëri dzshohet se të ketë qënë nga Dibra, me pseodonimin ,, Dibrani,, e tjetri ,,Karshiaku,,

personi nga rrethina e Studeniçanit të Shkupit, {të cilin e kanë mbajtur në ,, lidhje operative,, si informator Sllave Vasovski, më vonë kryesues I ,,grupit të bombashëve,, në klanin e UDB-së në Shkup.Madje rreth ,,përpunimit,, operativ dhe analitik të ,,grupeve ekstremiste shqiptare,, në Gjermani, Belgjikë, Francë etj kanë kontribuar me metodat e spiunazhit në dëm të shqiptarëve edhe spiunët si Saqip Kollarkari, një arsimtar i dikurshëm I dështuar,u emruar operativ në grupin e Sllave Vasovskit për ndjekjen e ,,irredentiymit shqiptar,,.Po kështu kanë vepruar edhe Bexhet Bexheti dhe kllapa e tyre antishqiptare)...

… Gjersa ,gjithëçka dhe si u zhvilluar vrasja e trefishtë e asaj nate acari , gjithë këtë dramë të përgjakshme dhe rrafalet mbi veturën e cila doli nga garazha, e që mbaroi me një fund tragjik, nga një largësi prej 100 - 150 metra e ka parë me syte e vet edhe personi Rasim Zejneli, { të cilin UDB-ja do ta likuidonte nëse fliste, ashtu siç e likuiduan Ramazan Elezovskin, qëtë mos flisnin për atë që kishin parë }.

/…Dorasit ishin zhdukur shpej,sipas planit operativ udbashian.Poashtu në drejtime të panjohura ishin zhdukur edhe falanga tradhëtare shqiptare të cilët kush direkt dhe indirekt, kush më shumë e kush më pak e ndihmuan këtë aksion likuidimi dhe delikt gjaku të vrasjes në qytezën afër Shtutgardit të Gjermanisë, për çka edhe sot nuk flitet hapatas, ose flitet fare pak dhe me prapavija të caktuara !/

Nuk di pse veprohet kështu, dhe kush e pse fshihet nga kjo rrëmujë rreth kësaj vrasjeje… Ose, kush nga kush ka frikë…!

… Shumë dokumente, fakte dhe dëshmi, ka në lidhje me vrasjen e Jusuf

Gërvallës, Bardhoshit dhe Kadriut, por atëherë ka heshtur edhe policia

Gjermane, me arsyetimin e marrëdhënieve të mira diplomatike me

Jugosllavinë. Mjerisht, heshtet edhe sot për atentatin, i cili ende mbetet mjaft enigmatic.E t[ k[tillët kështu ndodhin, kur janë të përgatitura dhe të kryera vetem nga Shërbimet secrete.Këtu dilemma nuk ka,përveë zhgënjimit të disa shqiptarëve, të cilët mendojnë se aksionet e kësaj natyre të UDB-së ,,nuk qënkan gjë ,,! Kështu mendojnë dhe thuajnë vetëm ata të cilët në një ose tjetër mënyrë kanë marrë detyra special dhe obligime të veëanta të spiunazhit ,siç kanë vepruar dhe /akoma veprojnë disa shqipfolës/ të cilët me qëllime të caktuara antishqiptare çojnë unë në mulli të Beogradit si informatory e kodosha të vjetër të UDB-së e cila tanimë bën vetëm një jetë të ,,urithit dhe nëntokës,, /Të ashtuquajturat ,,postat e vdekura,, të spiunazhit u kanë mbetur të zbrazura…?!

Ibrahim Kelmendi, protagonist kryesor I rrjedhave dhe ngjarrjeve të atyre viteve të rrënuara dhe zhvillimeve,ose edhe betejave të fshehta, në rradhët e mërgatës shqiptare, sidomos në Zvicër e Gjermani, në Belgjikë e Austri, në Francë dhe Danimarkë etj, ka për çka mundet të flasë e rrëfen ,për të zbardhur shumë të vërteta dhe enigma të cilat edhe sot mbeten nën hijen e një apsurditeti dhe dilemash … Ai , mjerisht, ende nuk

dëshiron të rrëfen për të zbardhë disa gjëra ende sekrete, të UDB-s[ ose edhe të Sigurimit ,sepse ka edhe nga ata të cilët vepronin, mjerisht, në dy kahje, një në relacion me agjenturën udbashiane dhe në drejtimin e relacionit me rrjetin e rrezidencave të Sigurimit në Vjenë, e sidomos të asaj udbashiane në Bon të Gjermanisë.

Shërbimet e fshehta jugosllave ( UDB-a dhe KOS-i), me ,,Xhems Bondat,, e Beogradit, me të njëjtat mjete dhe metoda, të një mënyre të ushtruar, bëri edhe likuidimin e patriotit dhe veprimtarit shqiptar Enver Hadri,(duke qëndruar për disa sekonda pranë semaforit stop), në Bruksel të Belgjikës, ku kriminelët serbë, përsëri u ndihmuan nga disa shqiptarë të shitur, të cilët vepronin sipas instruksioneve operative të Beogradit. Dihen tashmë emrat e spiunëve-atentatorë: Darko Ashanini,

Veselin Vukoviç i Nikshiqit me pseudonimin “Vesko”, dy komandosët

Andrea Lakoniç dhe Kristian Golluboviç. Të gjithë këta kriminelë të

angazhuar në operacionet e ashtuquajtura “të lagura” (delikte gjaku) ndaj

shqiptarëve, të udhëhequr nga Zhelko Razhnjatoviç “Arkan” dhe Mirosllav

Bizhiç- “Shiptar”, ( të cilët,më vonë në regjimin e Millosheviçit do të bëjnë

tmerre krimi dhe masakra në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë), u graduan si

gjeneralë nga radhët e SDB-së, formuan “Klanin e Zemunit”, të udhëhequr

nga “rambo-komandot” si “Arkani”, “Legia”, “Grishka”, “Shumadinac” …Dhe,

duke zhvilluar një politikë mafioze prej djalli me gjemba nga kordoni i vdekjes ,, Serpska

Otaxhbina,,(!), bënë kërdi mbi njerëz të pafajshëm,sidomos në Bosne dhe Kosovë.

… Po ku mbeti Zdravsko Mustaq?

Diku i heshtur, i strukur në malësinë e Zagories në Kroaci. Ndoshta

përpëlitet në vitet e moshuar para vdekjes me ndërgjegje të vrarë!..Dhe,

kur libri im i parë me titull ,,Ballë për ballë me vdekjen,, gjendej në

shtypshkronjë, dëgjova se ishte bërë këshilltar kryesor i Mesiqit në Kroaci për çështje

të SIGURIMIT KOMBËTAR KROAT ! Gjersa Agim Zatriqi agjitonte nëpër Strugë, Tetovë dhe Prishtinë, duke akuzuar të tjerët si informatorë të SDB-së në Kosovë,harronte të rrëfen për dollitë e uiskit që cakëronte gotat me shefat e kësaj udbje në vilat e fshehura, ose edhe në motelet e qendrës rekreative të Brezovicës… /Paska folur gjatë se, kinse vrasja e Gërvallëve dhe K.Zekës në Shtutgard nuk qenka punë e UDB-së dhe se këtë e paskan ,,imagjinuar ,, vetë shqiptarët që paskën qenë në ,,konflikte interesi dhe grupor,, në emigracion.

Për Riza Salihun, i cili paska qënë njëherit

edhe informator i agjenturës diplomatike të Shqipërisë në Vienë të

Austrisë, dhe për disa të tjerë si ky, paskan pasë detyra spiunazhi nga dy palët, nga ai I Tiranës dhe nga ai I Beogradit..Kurse për Enver Hadrin dhe ca të tjerë, paskan qënë bashkëpunëtorë

të UDB-s dhe Beogradit, dhe se për të gjitha këto do të shkruanka haptas Ibrahim Kelmendi

në librin që do ta botonka me titull “Atentatet”. Për këto dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me të vërtetën

për vrasjen mizore dhe misterioze që e di ai dhe ,,klanet e tyre,, do të flasin herët ose vonë edhe Xhafer Shatri dhe disa të tjerë!

Tepër të vonuar,por… më mire ndonjëherë se kurrë.Ndoshta, inshalla…!-mendova me vete. Sepse, pas tërë kësaj rrëmuje në vite e vite të rrënuara, pas inskenimesh apsurde, që edhe sot sjellin huti, qofshin ata edhe të tipi të Zatriqit ose të A.Prapashticës ose të ndonjë fakiri tjetër, qëndrrojnë BYLUKBASHA UDBASHIAN !...

… E kjo është vetëm një fragment e SAGËS shqiptare në shtigjet ballkanike që vazhdon edhe sot …

Bozho Spasiqi dhe kryeudbashët federative të Beogradit dhe Zagrebit,duke pritur takim me shefin e tyre Zdravko Mustaqin në një local kroat në Dyseldorf të Gjermanisë ,shtator 1981.

Blerim Destani zgjedh Eliza Dushkun dhe Lorik Canën për imazh të 'Rend& Black'


“Red&Black”, kompania e re e xhinseve pronë e aktorit të njohur Blerim Destani, pas angazhimit të Angela Martinit, Hasna Xhukiçit dhe Emina Çunmulajt si imazh për të reklamuar xhinset e para të prodhuara nga kjo fabrikë, mendon të bëjë rifreskimin e imazheve duke zgjedhur dy fytyra të tjera të njohura në arenën mbarëkombëtare.

Futbollisti Lorik Cana dhe aktorja shqiptare në Hollyëood Eliza Dushku do të jenë imazhi i ri i kompanisë së xhinseve shqiptare. Këtë gjë e ka pohuar vetë aktori në një intervistë dhënë së fundi duke treguar se xhinset nga marka e tij u ka dërguar dhe shumë miqve të tij të cilët i kanë bërë shumë komplimente për kualitetin e tyre. “Mund të them që xhinse nga kjo pronë shqiptare u kam nisur të gjithë aktorëve, me të cilët kam punuar, të cilët i kanë pritur me kënaqësi, ndërsa së shpejti do të kemi si imazh të xhinseve edhe Eliza Dushkun dhe Lorik Canën”.


PanoramaPlus

Aurela Gace, zbulohet lidhja me një djalë më të ri


Nuk e dimë ende nëse është një pasion i vërtetë dashurie, apo një histori që ka filluar nga një marrëdhënie pune dhe është kthyer në një lidhje intime. Bëhet fjalë për një lidhje të krijuar mes këngëtares 36- vjeçare Aurela Gaçe dhe menaxherit të saj, një djalë zeshkan nga Tirana, disa vite më i ri se ajo, rreth 30 vjeç.

Ata janë parë gjithnjë e më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë, sidomos këtë javë, pas përfundimit të xhirimeve të klipit “Feel the passion”, këngë me të cilën Aurela do të përfaqësojë Shqipërinë në Edicionin e 56-të të Festivalit Europian të Këngës (Eurovision Song Contest), që do të organizohet në datat 10-14 maj në qytetin Dyseldorf të Gjermanisë.

Pasi ka realizuar klipin që vetë këngëtarja ka pohuar në media se i kushtohet edhe turizmit shqiptar, Aurela ka vendosur të bëjë disa ditë relaks, ndërsa thuhet se vetëm para pak ditësh është larguar drejt Greqisë me menaxherin e saj, që është djali që shihni në foto dhe me të cilin thuhet se ajo tashmë ka krijuar një lidhje. Aq shumë kohë kalojnë bashkë, sa tashmë Aurela shihet shumë pak në shoqërinë e mikeshave të saj artiste, siç e kemi parë gjithmonë që pas kthimit të saj nga Amerika.

CILI është menaxheri në krah të Aurelës

Në fakt dihet që, qoftë edhe për natyrën e saj shumë të mbyllur përsa u përket çështjeve private, Aurela hyn te këngëtaret që nuk është përfolur për lidhje, ndoshta edhe për faktin se pas shumë vitesh që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jeta e saj ka qenë gjithmonë në lëvizje. Por, Aurelës, tashmë që po përgatitet për një sfidë të re në karrierën e saj, që është konkurrimi në Eurosong, i duhet të jetë më e pranishme në Tiranë, ndërsa po bën përgatitjet e fundit për garën e madhe. Dhe, duke qenë e pranishme më shumë këtu, nuk mund të shpëtojë nga komentet se me cilin shoqërohet ajo në Tiranë.

Pikërisht këto ditë, kur ka marrë komentet nga miqtë dhe gazetat për cilësinë e klipit të ri, ku ajo shfaqet nën simbolikën e shqiponjës, nuk është munduar aspak ta mbajë fshehur djalin me të cilin po kalon më shumë kohë. Për gjithçka që ka të bëjë me look-n dhe, pse jo, idetë profesionale, kujdeset një menaxher, i cili ka qenë pranë saj qysh në Festivalin e 49-të të Këngës. Djali që shihni në foto është nga Tirana dhe quhet Skerdi. Ai tashmë ka marrë përsipër edhe menaxhimin e Aurelës për t’u përfaqësuar në Eurosong si fillim, por edhe për koncertet e saj. Siç e shihni në foto, është diku rreth moshës 30 vjeç dhe më parë ka jetuar në Greqi. Ai është marrë me menaxhimin e këngëtarëve dhe balerinëve të huaj për koncerte e party të ndryshëm. Skerdi njihet në rrethet artistike të Tiranës, po ashtu edhe në klube për faktin se ka sjellë artistë dhe balerinë të huaj në disa klube e Tiranës.

Edhe pse ai u shfaq shumë i afërt në krah të këngëtares në muajin dhjetor, në Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH, ata u kujdesën që të mos binin në sy se mes tyre ekzistonte diçka më shumë se një marrëdhënie pune. Paparaci ynë ka realizuar këto foto pas kuintave të Festivalit të Këngës tre muaj më parë, ndërsa djali zeshkan ishte pothuaj personi i vetëm që i qëndronte afër këngëtares, duke u kujdesur për çdo detaj të performancës së saj, por edhe për një suport shpirtëror. Duket një marrëdhënie e bukur për këngëtaren vlonjate me shumë vite në skenë dhe e pëlqyer në këngët e saj Pop dhe Soul.

Pas rikthimit nga Amerika në 2007, Aurela ka realizuar disa këngë, si: “Hape Veten”, me të cilën fitoi “Kënga Magjike 2007”, “M’u thanë sytë”, “Jehonë” (feat. West Side Family), “Bosh”, “Origjinale” (feat. Dr. Flori & Marsel). Kjo e fundit është cilësuar si kënga më e suksesshme, pasi ka arritur 4.5 milionë klikime në Youtube. Ne i urojmë këngëtares po kaq sukses edhe në jetën e saj private.

Bekim Fehmiu, zbulohen fotot e rralla të vizitës në Shkodër


Besi Bekteshi

Bekim Fehmiu ose më qartë aktori i madh i “Odisesë” në rolin e Uliksit në krah të Irene Papas, njohur nga shqiptarët më vonë si një hero kinematografie, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972. Ishte akoma një kohë “liberalizmi” dhe akoma nuk kishte filluar goditja vdekjeprurëse ndaj artit dhe kulturës në Shqipëri nga Enver Hoxha, e në këtë fazë është lejuar edhe vizita e një aktori të tillë të madh, në vendin më të izoluar ndoshta të të gjithë botës. Në një fletë të muzeut të atëhershëm në Shkodër, në datën 30 prill 1972, aktori i madh shqiptar shkruan me dashuri për Shkodrën: “Jam i lumtur që mbas tridhjetë e nji vjetë të gjindem në Shkodër, në qytet ku kam kaluar vitet e para të fëminisë s’ime, rrajët kishin qënë të thella dhe të pa shpërngulta... Bekim Ibrahim Fehmiu... Shkodër më 30-Prill. 1972. Një gjuhë e bukur, në një shqipe të veriut dhe sidomos shprehja “të pa shpërngulta” në atë kohë ishin shumë domethënëse për të gjithë ata që kishin mundësi t’i lexonin. Një dedikim dhe përshtypje e ndjerë e një kosovari “gjysmë shkodran”, me origjinë nga Gjakova, që kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij dhe fillimin e shkollës në qytetin e Shkodrës. I ati i tij, Ibrahim Fehmiu, i lidhur me patriotët antiserbë, por edhe me një përndjekje të gjatë, ka qenë një mësues si në vitet ‘20, por edhe një qytetar i Shkodrës në vitin ‘39 dhe drejtor didaktik i shkollave fillore. Sikundër thotë dhe djali i aktorit të madh që tashmë nuk jeton, Uliksi, emrat e fëmijëve të Ibrahimit ishin vënë kështu: Vajza më e madhe u quajt Besa - fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa - do të thoshte shpresë në ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim - djali i parë, në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve; Arsim - arsimimi i popullit; Fatmir - fat i mirë për popullin; Bekim - babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita - agimi është afër për popullin shqiptar dhe Luljeta - lulja e jetës. Afërdita është edhe vajza që ka lindur në Shkodër. Por një pjesë e madhe e fëmijëve kanë qenë në shkollë në qytetin e madh verior në shkollën “Skanderbeg” të lagjes Rus. Bekimi është larguar nga Shkodra në vitin 1941 dhe në këtë mënyrë ai shkruan i qartë dhe mungesën prej 31 vitesh në qytetin ku ka mësuar për herë të parë të lexojë. Në Shkodër në atë kohë, edhe pse me një kujdes të madh nga ana e autoriteteve si të partisë, e cila kontrollonte gjithçka dhe më në prapavijë atyre të Sigurimit, e kanë pritur me një gëzim dhe respekt të madh njerëzit, sidomos ata të kulturës dhe artit. E gjithë trupa e teatrit “Migjeni” dhe pjesët intelektuale të qytetit, por dhe të kulturës në veçanti, kanë mundur të jenë afër tij. Shoqëruesi i përhershëm i Fehmiut ka qenë drejtori i atëhershëm i teatrit, Jovan Vojushi, që nuk jeton më. Fehmiu i veshur në mënyrë të kohës, por tepër serioz, ka dalë në disa dhjetëra foto me të ndjerët Serafin Fanku e Tano Banushi, Vitore Nino e Bep Shiroka, por edhe Bik Pepa e Mërgim Muhja, si dhe të tjerë, të cilët nuk janë më. Janë në foto në një gëzim të veçantë shumë artistë të skenës shqiptare, letrarë dhe kompozitorë e këngëtarë të Shkodrës. Janë në foto me Fehmiun, Fadil Kraja, Esat Kola, Ymer Bala dhe Katrina Biga, Bik Ndoja dhe Mark Kaftalli, Paulin Preka dhe i riu Zef Deda në atë kohë, e vogla e asaj kohe Violeta Zefi, por dhe Bruno Shllaku etj etj. Me aktorin e madh janë shumë e shumë artistë, dhe patjetër Fehmiu ka takuar ose më mirë të themi është lejuar të takojë edhe qytetarë të ndryshëm në rrugët e Shkodrës. Ai ka takuar edhe bashkëshorten e Bajram Currit dhe familjen e saj në Shkodër, ka vizituar Muzeun e Shkodrës, dhe ka takuar shumë njerëz të historisë dhe letrave, në mes tyre edhe prof. Karahman Ulqinin, por edhe shumë të tjerë, dhe është interesuar në mënyrë të veçantë për historinë. Në një nga sektorët ku ka qenë edhe historia e Gjergj Kastriotit, Fehmiu i emocionuar shumë ka kujtuar se “duhet një film i madh, i luajtur nga një shqiptar, për Skënderbeun” dhe nga kjo batutë ka dalë edhe e thëna e asaj kohe se Bekim Fehmiu ka kërkuar të luajë Skënderbeun. Në fakt, Fehmiu ka treguar se nuk ka një film për Skënderbeun, të luajtur nga një shqiptar, duke ditur se aktori i filmit të realizuar kryesisht nga sovjetikët ishte një aktor gjeorgjian. Vizita e Fehmiut ka bërë një bujë të madhe në qytetin e Shkodrës dhe duhet thënë se në atë kohë një aktor i tillë, i përmasave të mëdha, që kishte luajtur një nga filmat më të realizuar për “Odisenë”, është parë edhe me interesin e madh të një “lirie” dhe kontakti me botën. Fehmiu ka vizituar edhe në shtëpinë e dikurshme, dhe është interesuar edhe për të dhëna të tjera mbi familjen dhe sidomos të atin e tij. Është interesuar për të shkuarën e familjes dhe miqësitë e dikurshme, apo edhe për emra të komshinjve. Bekim Fehmiu në atë kohë pinte shumë cigare, dhe në një rast i kanë ofruar një cigare nga markat e reja të prodhimit të fabrikës së Shkodrës, e batuta e asaj radhe ka qenë, sipas njerëzve prezent në takimet me të: “Ky po, që është duhan i fortë, dhe i pastër si vetë ky qytet.” Një ditë mbas, Bekim Fehmiu mori pjesë në tribunë në paradën e “1 Majit” në Tiranë dhe normalisht që tërhoqi vëmendjen e madhe të njerëzve, që vizitën e tij e shikonin si një premisë të një lëshimi nga diktatura.

Besi Bekteshi (historian, studiues në Muzeun Historik të Shkodrës)