Wednesday, March 16, 2011

PUTHABYTHESIT E TALLAVASE…

…kush e vrau këngën e lirisë!

ZEF PERGEGA

Në hyrje të kryeqytetit të ri një shtyllë elektrike gjysmë e rrëzuar. Dikush e fitoi një tender pa konkurent për t’a ngritur, por vetëm sa i dha bojë të zezë me zift. Në një mëngjez herët, njerëz që ndalojnë e mbajnë vesh. Në një copë letër të bardhë rrethuar me kordele të zeza është shkruar një lajm kob: “Ka vdekur në agim kënga e lirisë!”

Njerëz kureshtar ndalin hapin, njerëz indiferent e shpejtojnë çapitjet. Lajmet e zeza të ngjallin neveri. Tek kjo shtyllë pikëpytjet dhe pikëçuditset përplasen në rrugën pa sinjale. Nuk bien sirena, po degjohen hapa të pa kuptueshëm. Qenie të gjalla që shikojnë me sy në asfalt se mos dallojnë pika gjaku nga vrasja e vargjeve të pishtarëve. Në Prekaz martirizimi edhe në dimer çel lule, por nektari i tyre s’ka me rimë të kthehet në vargje lirie.

Fshirësit e rrugëve nxitojnë të pastrojnë udhën e shtyllës së rrëzuar. Njerëz që rendin drejt aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” që nuk u intereson emri i tij, i cili u pagëzua me gjakun e 54 frymëve shqiptare. Mendjen e mbajnë në perëndim e në Amerikë. I presin kolltuqet e ambasadave dhe fushat e golfit, për t’i kaluar fundjavet me diplomatët serb, malazez e maqedonas. Mos e dhentë zoti të ndërmarrin ndonjë projekt me kongresistët e senatorët amerikan apo të vendosin lidhje me diasporën!

Ca të tjerë në rrugicën e shtyllës së rrëzuar, që fëmijet me llastik ua kanë thyer edhe llampat, rëndin me kolltuqe biznesmenesh në krah të mobilojnë zyrat e reja, për postet me të larta që ua dha bash vota e sovranit. Ç’është ky sovrani, po ti teket të çon brënda ditës tek sulltani!

Diku bien e diku ngrihen çmimet e votës, si fuçitë e naftës në Lindjen e Mesme. Kullës se Hajredinajve duket se nuk i interesojnë këto pazare tregu. Madje qeverisja e tij e hekurt duhej të provohej me këtë rast. Vetëvendosja pranon opozitën për të mos iu shuar vula! Një komb që i mungon shpirti i revoltës e ka pak shtypjen.

Asnjë në rrugicën e rënkimit të shtyllës së përkulur nuk e ka marrë vesh se kush është vrasësi i këngës së lirisë. Heronjtë nuk janë më, ata na kane lënë frymëzimin, po poetet mumërojnë gjethet?! Dikush hamendeson se ai që vret lirinë, vret edhe këngën e saj. Ca të tjerë mendojnë së janë të lirë se në shesh nuk shikojnë zingjirë. Po janë ca të tjerë që nën e mbi zë thonë se mikrob gjakësi ka hyrë në kulturë, në traditë dhe ka prishur raportin midis rruazave të kuqe e të bardha te gjakut dardan, duke sjellë në mënyrë adekuate vdekjen e këngës së lirisë. Janë disa të mësuar me sharki e çifteli që mendojnë se dehja e gjinjeve dhe lakuriqësia e kërthizës e ka vrarë në gjumë këngën e lirisë. Hamendjet shkojnë deri atje sa disa mendojnë se kënga e lirisë i përket një bote tjetër që lamë pas, mëgjithëse protogonistet e saj marrin frymë nate në diskotekat e Prishtinës e Tiranës. I njejti shpirt, por i tjetërsuar në kohë!

Në fakt koha e pushtimeve me bomba e rraketa ka dalë mode, ka ardhur koha e viruseve të epsheve, pa u tharë gjaku i të rënëve ose pa u plotësuar kujtimi dyzet ditësh i tyre. Këto viruse siç shkatërrojnë një kompjuter qesin jashtë loje mijra mendje.

Një këngëtare e talentuar kosovare me tha një herë në Detroit: “Asnjë nga producentët e fjalës dhe të këngës së lirisë dhe shpirtit atdhetar të kosovarit nuk punon me në ato studio. Ata janë të pushtuara nga fytyra të reja, shpirtin, ballin, sytë e driten nuk e kanë shqiptare. Që të mundesh të promovosh një vlerë duhet të pranosh të këndosh 4-5 antivlera!”

Fshesaxhinjtë e rrugës ndjehen të frikësuar. Duhet ta pastrojnë rrugën sa herë ato diktojnë një këngë apo një strofë të vrarë. Refrenet i kanë eleminuar me snajper. Politikanët e duan rrugën bilur pa gjak, se qylymi i pushtetit nuk e duron një gjë të tillë të këtë njolla të ngrira se shpejt ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe nami bëhet! Kështu ndodhi me këngën e lirisë që e shkelen. Ndërkombetarët nuk kanë ngritur ndonjë grup ekspertesh të hetojë rreth kësaj çeshtje, po merret me disa tendera të ministrisë së rrugëve. Për shtyllën e rrëzuar në hyrje të kryeqytetit e quajnë aksident natyror.

Artopolantët e tallavasë i kanë shtyllat e reja. Mbi to vallojnë tollumbacet dhe sutjenat e markave të seksit. Të rinjët nuk e pelqejnë me erën e qevapave që pjekin pleqtë në trotuare. Muzika e re qe tund pllakat e betonit i ngjanë xhinglave të fiseve indiane. Ku po shkojmë bacë?! Haj bacë po bëjmë shtet qysh e kemi lyp vetë!

Po andej nga Shqipëria ç’ka po thonë?! Dhantë zoti që Kosova të mos e ngjyej gishtin e mjaltit në atë qyp! Kryetari i bashkisë së Tiranës europiane thirri një këngëtar serb në lindje pa pasaportë europiane të këndonte shesheve të dëshmorëve të kombit. Malësorë në Amerikë thonë se këngëtari serb është antishqiptar i tërbuar. Au ngazëllye rinia e kryeqytetit?!

“Mos është kjo vella që me duart tona mbështesim kundravenien dhe financimin e lobit serb për dominim dhe përdhosje të vlerave të kulturës tonë kombëtare, sepse forcimi i shtetit të Kosovës do të thotë spostim i qëndrës së gravitetit të kryeqytetit të bashkimit tonë?! Këstu me thotë një plak i mënçur në mëgrim në mënyrën e vet po duhet me qenë me i mënçuar se ai me i kuptue këto punë të holla, kur Tirana e ha sapunin për djathë serb e grek.

Idhulli im i këngës së patriotizmit dhe lirisë shqiptare Ilir Shaqiri po merret me këngë dashurie. Shkurte Fejza që ka bërë burg për këngën e lirisë po e anash kalon pak bregun e saj. Leonora Jakupi nunesha e këngës së lirisë së Kosovës, nga ato zanat e Fishtës, që kur ka kënduar “mos ma prek shkja Drenicen” serbit nuk ia mbajti, por kur ajo e harroi ta këndonte, serbi i fut tërthorazi me struktura paralele.

“Qielli digjet e toka varrët. Po ku je Adem Jashari” “Mos ma prek ti shkja Drenicen. Se kam gjallë Azem Galicen” “Asht një komb që don liri. Dhe Kosova asht Shqipëri!” “Mos ma prek trollin shqiptar. Mijra vjet jam në Dhe të parë!”

Dhe Shaqirin e dëgjoi çdo natë. Nuk me zë gjumi pa dëgjuar një këngë kosovare të lirisë se saj. “Tokë e mbjellë me plumba. “Dhe i ndezur për shtatë trimeri” “Tokë e mbjellë me bura. “Shekujve të rënë për liri” Zgjohuni o ju dëshmorë…!

Këngën e Shaqirit e kanë dëgjuar ne internet 500 mijë vetë, ndërsa atë të Jakupit 180 mijë artdashës të lirisë dhe pavarësisë. Mundohem të klikoj natë e ditë që ta rris numërin e tyre, po ku kapet Genta Ismaili me 5.5 milion “…e kam shpirtin eksplozion!”

Këngëtaret e dikurshem të lirisë po këndojnë edhe në Amerikë. Po thonë se po këndojnë tallava për kantundarët se më shumë se liria e Kosovës tash po na lypen dollarët!

Lepa Brena ka kënduar në Detroit dhe salla është tundur nga shqiptarët. Në të njejtën sallë ka kënduar grupi kombëtar shqiptar i diasporës në Amerikë “Bashkimi Kombëtar” si një ansambel shteti dhe nuk ka patur më shumë se 100 mërgimtarë. Ne i këndojmë këngët greke e serbe, ata na urrejnë kombin, flamurin, shetin dhe shpirtin e këngës tonë, se cilësitë tona i vërbojnë armiqtë tanë shekullor. Kam ndjekur disa aktivitete me këngëtarë shqiptar në Detroit dhe atje ne e vona kur dukej se avujt e alkolit kanë bërë punën e vet ia ka nisur posdravi… Të gjithë këtë e dijnë edhe pse duke lexuar këto rreshta le t’i kruajnë mjekrrat! Ua këndojmë këngët grekëve, serbeve dhe ato me rrokjet e refereneve ndezin zjarre mbi kokat tona.

Marrja i mbuloftë vrasësit e këngës së lirisë nga puthabythësit e tallavasë së Prishtinës e Tiranës, që i sillën sheshit “New Born” dhe atij të “Dëshmorëve të Kombit” me shallin helen e tregishtorin. Lirinë nuk e ruan pushka, por kënga… Pse o bace puna e trimave është mishi i krimbave?!

Po ku je o Adem Jashari

Bir Kosove e dragua mali

Djemt po bëjnë politikë

New Born ku vajti ideali

E ndajnë, si tortë me thikë!

Ç’është ky gjak

Që rrjedh nga trolli

Po vjen mbret

Prej Kremlini Pacolli!

Po ku je o Ramush Haredinaj

Qielli lirisë mbush me korba

More dorë e fortë

Puna e trimave mishi i krimbave?!

Po ku je Isuf Gervalla

Në palcën e Dardanisë

Po luajnë pokër

Me ëndërrën e lirisë!

Po ku je o Albin Kurti

Lakun ne fyt

Na hedhin tradhëtarët

S’a s’kemi vdek

Nxirri në shesh të gjallët!

Brënda ashtit

Dëgjoi një kob

Mbi kulltukun e perandorit

Ul një korb?!

Po na çukit sytë

Zgjohuni!

Ka me na mbytë!

Po ku je Jakup Krasniqi

Naim Maloku e Nexhat Daci

Gjaku i martirëve lëshon piskamë

Zemra e tokës plasi

Leni karriket

Jepni krah zanit amë!

Detroit 12 shkurt 2010

zefpergega434@hotmail.com

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

Edit this entry.

16 Comments to “PUTHABYTHESIT E TALLAVASE…”

  1. Rugovasi says:

    Po ku tash te ra ndermend ci kenga e lirise ka shum kohe qe esht vra, varros e harrue. Na perzune melosetsllave, turko aziatike, arti i muzikes shqiptare,sidomos ajo Kosovare eshte bastardhue pa mase.Para pak vitesh ne Prishtine ka kendue ni kengtare nga turqia,emrin sja mbaj mend,stadiumi i futbollit ka qene perplot i mbushun me shqiptare qe as ci kan marre vesh ndoni fjale.Ne mes te Tiranes ndegjohet muzik sllave. Ne mes te Shkodres behen darsma me muzik sllave .Ne televizjone lokale te Mbishkodres urimet percillen me kenge sllave,mos te folim per shqiptaret nen Mal te Zi. Sa per Lepabrena, kam ndegjue se ne Kanada ka pas koncert dhe kan marr pjese ni numer i vogel shqiptaresh. Po kjho esht katastrofe,Nese esht femer e hisheme me trup lakuriq , melos te huaj, sduhet tjeter per tu mbush salla. Me Pacollin ne krye Kosovaret do luejn valle ruse tani. Urime Kosove

  2. Mark Gjonaj says:

    A DUHET NGRIT ZERI DHE KU DUHET NGRIT?

    Ndryshimi i struktures se regjimit sjelle dhe ate te superstruktures se edukimit. Te shpallish mbretrine e lirise dhe te mos mbajshe vulen e saje eshte e pamundur. Sot punohet paralelisht te perdorish lirine ne vendin tende dhe te huajne ta leshe te lire te banoje, tregtoje, te punoje bleje dhe te krijoje muziken e tij dhe te hedhe vallen ne mes Tiranes dhe Prishtines. Sot shoqeria dhe vendi nuk mbrohet nga keto lloje “sulmesh”. Edhe nje pushtim, sot e kane kethyer ne imagjinare sepse nuk ekzistojne elementet e tij; ndersa ne edukim e kulture ai eshte real, por kete e kemi dashte vete, viktimat e kesaje vrasje moderne vine ngadale dhe ashtu sic e trajton artikullshkruesi. Keshtu qe s’ka perse te na vrase veshet interferimi, penetrimi i muzikes dhe i kulturave te huaja. Shqetsimi eshte i drejte, por struktura nuk ta degjon zerin. Frymen kombetare, ne muzike e kulture, mund ta konsolidonte vetem regjimi i kaluar, por ai nuk perparoi ne ane te tjera, keshtu qe u permbyse. Ne jemi nise drejte asaje rruge qe do te humbasim gjene ma te madhe, nacionalitetin, natyrisht qe jo pernjehere. Shtetet tona, as duan dhe as dine se ku kane gjysmen e popullsise se tyre. Faleminderit!

  3. spirituali says:

    Edhepse jemi populli më liridashës dhe gjithmonë kemi luftuar për Liri e pak e aspak e kemi gëzuar, ne jemi edhe populli që më së shpejti asimilohemi. Për shkak të robnive mijëravjeçare ne nuk dijmë as si fitohet liria, si jetohet, si ruhet, dhe çka është liria. Për këtë lehtë bëhemi spiunë të huaj me pak e aspak para, më shumë i nderojm dhe i dëgjojmë të huajt qofshin edhe dashakeqët tanë sesa urtakët tanë. Ne kemi probleme të mëdha me i heq maskarenjtë nga postet, dhe problem edhe më të madh me i qitë në ballë më të mirët, më t’aftit dhe më të ndershmit. Në fushën e muzikës u shkrua drejt. Është gjëndja katastrofale. Peshkopët e priftërinjtë ortodoksë janë grekër. Noli ka thënë: “Ruhuni nga kisha greke sepse do ua bëjë gjëmën”! I lejojjmë shqiptarët tanë të ndryshojn kombësinë. Shqiptarët tanë prej Kosovës, ende pa u gjetë kufomat shqiptare shkojn me marrë pasaporta serbe. Tregtojnë me të madhe me Serbinë. Në kohën e diktaturës komuniste e kam festuar me familjen vitin e ri sepse ka pasë këngë të të gjitha zhanreve, rapsodike, popullore, qytetare, të lehtë, humor, etj. Nuk e kam dasht, as nuk i kam shërby, as nuk e du ish diktaturën por të pakten programi ka qenë 100% shqip. Sot jam që 80% i programit duhet të jetë shqip. Pjesa tjetër e huaj. Kështu diçka me ligj, kam lexuar se e ruan gjuhën e vet Franca. Mua më duken të pështirë të mos them të neveritshëm ata këngëtar/e/ë shqiptarë që këndojn në gjuhë të huaja dhe këngëg /tallava/ që vetëm fjalët i kanë shqip. Ata mendojn se u rritet autoriteti nëse këndojn në gjuhë të huaj. Kur dua me dëgjuar muzikë të huaj i dëgjoj ata që e kanë gjuhën e mëmës anglishten, italishten, etj. Kemi mjaft artistë, etj. që deklarohen kosmopolitë – globalistë e nuk e duan kombin që i përkasin të paktën përkah gjaku. Secili individ dhe secili komb është pjesë e Njerëzimit. E si mund të duhet njerëzimi kur nuk e duam kombin tonë???!!!

  4. Ura Tamares says:

    Z.Zef! Me pelqeu shume “lapsi”juaj artistik ne shkrimin e mesiperm.Eshte me te vertet nje tregim i bukur por persa i perket anes muzikore me vjen keq te te them, por je shume larg realitetit.Se pari,Kosoves nuk i ka munguar kurre dhe nuk i mungojne as sot kenget patriotike.Eshte pikrisht kenga patriotike “gjerdani i fishekve” qe frymezoje jasharet e qindra e qindra Kosovar per te dhene jeten per lirine e Kosoves. Edhe kengetaret me moderne nese do i quajme keshtu, kame kenduar e kendojne per liri e patriotizem.Ne te njejten kohe dua te te them se tallavaja nuk eshte ritem serb por turk, ritem i cili ndigjohet edhe ne kenget me te preferuara te kombit tone qe nga kenga shkodrane, te shqiperise se mesme etj.Vete vallja e Napolonit eshte nje Tallava allashqiptarshe.Pra ritmi tallava nuk eshte i ri ne muziken shqiptare .Ai i ka rrenjet qe nga pushtimi turk, dhe avash avash ajo ka marre ” nenshtetesi” shqiptare si shume rite, doke e zakone te tjera. Mjafton te te kujtoje se vete gjuha shqiptare edhe pse e injesuar ka me qindra fjale turke te cilave u kemi dhene “pasaporte” shqiptare dhe i kemi futur ne fjalorin tone shqip.Nese cifteline dhe sharkine e quani shqiptare prap jeni gabim sepse qe te dyja jane me origjine orientale dhe ne shqiperi sipas studimeve te institutit te folklorit shqiptar kane hyre rreth viteve 1920.Ne historine e artit shqiptar fjalet cifteli, ciftatel, sharki,tallava etj, thuhet shprehimisht se “jane me origjine orientale”Me kete origjine eshte edhe “Jarja” shkodrane” Ne kete konteks dua te shpjegoje se arti eshte kulture dhe tashigimni e nje kombi, pjese e kultures se tije artistike dhe jo e partive politike apo e ushtrive pushtuesve.Te urresh artin e njekombi mijevjecar sic eshte ai Grek, Gjerman, oriental, etj.etj. qe jane perlat e njerzimit eshte njesoj sikur te urresh Bethovenin, Moxartin,Pucinin, Verdin etj. pasi keta kane lindur ne ato vende ku kane bere luftrat me famkeqe boterore.Ne kete drejtim mendoj se duhet te na shqetsojne fakti qe poetet tane, muzikologet, kompozitoret e kengetaret shqiptar ta evolojne muziken tone dhe te ecin me hapin e kohes se me lahute e cifteli nuk mund ta argetojme me publikun, pasi stonojme me ritmet e zhvillimeve bashkohore.Dikur i bienim fyellit me nje vrime, me vone i cilem pese, tani duhen vrima tjera per te interpretuar pentagramet e kohes moderne.Kur eshte fjala per tradite ta ruajme ate, por edhe ta sjellim ate ne kohe.

  5. zef kalaj says:

    Ooo Ura e Tamares, na co fjale kur te ulesh ne Prrua te Thate,,,e te rrime pak ma gjate,,,se jetash ke hy nder Zefa,qe sta njohin Verdin,Pucinin as Bethovin ,,,po nisja kanges per Zef Hotin…!

  6. Ura Tamares says:

    Po te ulem ne prrua te thate me duhet te kendoj kengen per Zef Prel Martinin, apo ndonje arie opere te interpretuar nga i famshmi Luk Kaci, e akapelot e kenduar nga Kol Buci, ato jane puro shqiptare dhe kane nje datlindje me xhubleten,Te tjerat kane hyre ne artin tone si kollovaret ne qytet, dhe pas hume kerkesave ne bashki u eshte bere “pasaportizimi” fale tolerances se Edi Rames dhe konservatorizmit te Salukve.

  7. zef kalaj says:

    Po i kendon ariet e operave e akapelot e Kol Bucit,,,por ki parasyshe se ne to, nuk vritet kush,,,atere me cfare ta prodhojme “patriotizmin”…? A se shef se ketu duhet te prodhojme “patriotizem” se skane me ca merren njerezit,,,kush shkon ne Imperial Hause apo te Kisha ,ne qofte se nuk po qitni noj kange te re,,,mundesisht pak te gjate ku te kete 3-4 te vrare…!
    Ulu shkruani per 21 Janarin,,,,po kujdes “samarin” mojs tju ikun ne njaren ane,,,se dikush e han…!

  8. Mark Gjonaj says:

    Moi ura e Tamares qe lidhe dy brigje, alla hile a mos kemi dhe ne radhet tona qe jane fut kollovare ne problemet e artit. E asha Zotin mje ka dukesh me keto dy komente se merrni ere nfga arti!. E megjitha te, Albdreamsi ju ka vene mburoje te forte me keto niknejmat dhe ta vrasish se kush mund te jete, eshte sikur te kerkosh gjilperen ne kashte, populli eshte artisti me i madh, arti i takon atij. Veni emrat more se keni shkruar bolle mire, te dime ta ndajme grurin nga egjera!. Diten e mire, faleminderit dhe gezuar diten e pare te Pranveres!.

  9. Zef Kalaj says:

    O Marko, po arti ska nevoje per emra,,,nuk eshte si sigurimi…! Arti flet vete,ai nuk fshihet pas emrave qofte te rreme apo te vertete,,,por shfaqet me personazhe…! Edhe “ura e tamares” eshte nje personazhe artistik,por njerezit qe nuk njohin artin ,nuk mund te zbulojne as personazhet…!

  10. Ura Tamares says:

    O zef. Te kam pare se merresh me artin dhe je kritik konseguent, une amator jam dhe po perpiqem ta gjeje ne fjalorin shqiptar kete fjalen shkencore dhe artistike “puthabythsit” por spo e gjej. te lutem me ndimo se per nder do ta fusim pa tjeter ne fjalet e rradha te kombit tone.Kurse tallavane do ti lutem ministrit te kultures qe tani para zgjedhjeve ta heq nga fondi i radio televizorit se rrezikon te humbe zgjedhjet, Le ta perdor Edi po deshi se ai eshte marakli per muziken moderne, dhe mbase ka sukses, dhe pas kesaj autorin do ta sh”pall” qytetar nderi.

  11. zef kalaj says:

    Heee more mark ,sa ka zanati,,,don me u marre edhe me zbulimin e fjaleve qe si permban “fjalori”…! Pa tjeter se ndihmen time e gjen kudo…! Per rastin konkrret,hypi avionit e shko vizitoje atdheun tend,,,germo e germo neper folkun shqiptare,e po se gjete ,vazhdo rrugen andej nga origjina juaj ,,,se patjeter do ta gjesh neper kafenet e vendit…! Pastaj autori meriton me shume se qytetare nderi,,,pasi kete titull pushtetaret lokal e japin vec mas vdekjeve…!

  12. Pjetroshansi says:

    O Ura e Tamares !
    Mire na e bane qe na qite ne drite vlerat e bajzjaneve pasi na s’jem t’zotet per veti.
    Ndersa per “Puthabythsit” e Zef Pergeges,lene se eshte gjetja ma gjeniale e koheve te
    fundit ne rrethet kulturore-artistike-letrare,te komunitetit te nderuem shqiptar ne Mich-ë.

    Zefi ka kontribute padiskutim ne gazetarine e ndritur shqiptare por ka qef me ja fute pak “mish dhije” muhabetit.

    Ndersa ti Ura e Tamares na ja ruaj pak Kashte Samari per Presidentin e “Sofres Qyqe” se i duhet per Diner.

    E teprova pak,por ishin konstatime nga Ura e Prronit,qe po rri e flladitem kete dite marsi 2011

  13. Puthabythasi i gaenizonit says:

    Ura e tamares asht ndertu prej pashes turk me 1775. Ushtart kaluene lumin e Tamara e shoqja meti ne bregun tjeter. Sa her kaloi me mushkat e garnizonit te ngarkume me barut, groshe e qafore ushtaresh vet rri ne krye e ushtarit rrahin mushkat mas. Sa hipin ne uren e Tamares e ngritme nga udheheqja e nritun e partis mushkat fillojn me shti me fishke manovre. Mas tyne edhe vete tu ju clirue sbashku. U tham ushtarve ndaci me ec mushkat puthja bythen e ato kalojn masanaj. kjo nodh vetem me uren e Tamares

  14. Zef Kalaj says:

    Ky shpjegimi qe ban ky historiani i Tamares me niknaimen “puthabythes i cdo garnizoni” ka mundesi me qene i sakte,,,per vete faktin se edhe ghysma e Kosoves ,sipas informacioneve te albdreamsit ,jane emigranta Kelmenas…! Ndaj ,ka mundesi qe dhe vete artikulli i shkrruar nga Zef Pergega eshte sponsorisuar nga ndonje lokaliste i kesaj treve,me qellimin e mire per ta ruajtur historine e tyre dhe per te mbeshtetur me vlerat e kanges patriotike vellezerit e tyre ne Kosove…!

  15. Ura Tamares says:

    per z Pjeter Shani. Zoteri i nderuar une nuk e kam share as fyer Z. Zef as si gazetar as si njeri, por kam dhene mendimin tim modest lidhur me shkrimim e me siperm qe i ngjane nje artikulli ne” Zerin e Popullit”kur ndigjimi e jo me interpretimi i muzikes se huaj quhej veprimtari armiqsore.Me duket se akoma te kane mbetur ne koke vendimet e plenumit te katert te KQPPSH, kur festivalin e famshem te 11 ne RTSH e denuan si vepromtari armiqsore.Ne kohen e sotme ta ndalosh kete, eshte njesoj sikur ne logun e bjeshkeve te ftojne per te kenduar nje kopleks Gomaresh se ato nuk kendojne me ritem tallava por me ritem burimor.Njerzve si ty me siguri u mungon kultura dhe ate perpiqen ta mbuloni me injorance,ose per me ndryshe jeni thjeshte nje njeri qe keni marre detyre te sulmoni,ne emer te dikujt tjeter.Gjithmone njeriut kur i mungon forca e arsyes perpiqet ta mbuloj ate me dicka tjeter te pa arsyeshme.

  16. Pjetroshani says:

    I ke ra ne te Ura e Tamares.
    Mos u nxe por shiko se sa mire ka thene Zef Kalaj po e baj COPY & PASTE nga lart :

    “ne qofte se nuk po qitni noj kange te re,,,mundesisht pak te gjate ku te kete 3-4 te vrare…!
    Ulu shkruani per 21 Janarin,,,,po kujdes “samarin” mojs tju ikun ne njaren ane,,,se dikush e han…!”

    Kurse per zotin Pergega,na duket se jeni alarmuar si teper.

    Lexoj nga lart poshte komentet e pastaj na jep te drejte.

    Une jam Pjetroshani e jo URA e TAMARES ose me ndryshe

Monday, March 14, 2011

Italia, festë apo jo për 150-vjetorin e republikës?

Ndërsa republika italiane mbush 150 vjet, ja cilat janë disa nga dasitë kulturore që po e pengojnë këtë vend që të shndërrohet në një forcë të vërtetë globale

Këtë muaj, republika italiane do të mbushë 150 vjet. Por ndërsa ditëlindja e madhe afrohet, duket se ajo është duke gjeneruar më shumë kontradikta e madje edhe armiqësi se sa një klimë gëzimi që do ta meritonte një vigjilje e tillë. Kreu i shtetit, Napolitano, i ka bërë thirrje italianëve që të bëhen pjesë e festimeve. Por rreth e qark mund të përballesh me apati, apo diku gjetkë edhe me gjëra më të këqija. Bolzano, krahina që ndodhet në kufi me Austrinë, e cila drejtohet nga guvernatori Luis Durnwalder, ka thënë tashmë “nein” (jo) dhe ka deklaruar se nuk ka dëshirë që të marrë pjesë në këtë klimë festimesh. Në kundërshtim me këtë qëndrim, ministri italian i Mbrojtjes, La Russa, i ka urdhëruar bolzanezët të bëhen gati për festë. Madje për këtë ka edhe plane për mbylljen e shkollave dhe zyrave ditën e madhe të 17 marsit. La Russa ka qenë pjesë e Aleancës Nacionale, partisë që nuk ekziston më, por që ka qenë me kah neofashist. Ai pret një shfaqje kombëtare të patriotizmit në ditën e shënuar të republikës. Në tryezën e kabinetit qeveritar përballë La Russa-s ndodhet partneri i Legës së Veriut, i cili jo vetëm që nuk është për festime mbarëkombëtare, por po t’ia linin atij në dorë, do të ngrinte një mur të madh ndarës mes Veriut dhe Jugut të Italisë. Për të nuk ka ditë më të keqe se ajo që celebron unifikimin e Italisë. Dhe nëse do të ndalësh njerëz nëpër rrugë, nga Napoli në Milano dhe t’i pyesësh se çfarë mendojnë, ata ka shumë të ngjarë që të të përgjigjen: “Ditëlindje? Po për çfarë? Veriu dhe Jugu janë shumë të ndryshëm. Italia nuk është në të vërtetë një shtet”.

Ndërkohë Italia është zyrtarisht një shtet që nga viti 1861. Në fund të viteve ‘700, idetë liberale që u krijuan në Britaninë e Madhe dhe në Francë nisën që të gjenin rrugën e tyre edhe drejt Alpeve. Ato ndihmuan që të nxisnin aktivizimin revolucionar në të gjithë gadishullin italik. Në fund të vitit 1850, Mbretëria e Sardenjës (e cila përfshinte edhe një pjesë të madhe të veriperëndimit të Italisë) i kishte mbushur mendjen Napoleonit që ta ndihmonte për të përzënë austriakët. Dhe brenda pak vitesh habsburgët, të cilët më parë kishin pasur zotërime të mëdha në Itali, do të mbeteshin vetëm me një zonë si Venecia në verilindje. Pengesa e fundit për bashkimin e Italisë mbeti Mbretëria e Napolit, ose “Mbretëria e dy Sicilive”, e cila kishte ndikim shumë të madh në të gjithë zonën jugore të gadishullit. I madhi Garibaldi, luftëtari i pavarësisë, krijoi një ushtri dhe fillimisht mori Sicilinë dhe më pas Napolin, në vitin 1860. Me të dyja pjesët e vendit të bashkuara, një vit më pas, më 18 shkurt të vitit 1861, Viktor Emanueli II i Mbretërisë së Sardenjës mblodhi Parlamentin e parë italian në qytetin verior të Torinos. Parlamentarët ia kthyen nderin, duke e deklaruar Emanuelin Mbret të Italisë më 17 mars. Dhjetë ditë më pas, Roma u shpall kryeqytet i shtetit, edhe pse ishte zyrtarisht shtet papal. Brenda dhjetë vitesh, megjithatë, si Venecia ashtu edhe Roma u bënë pjesë e Italisë. Disa muaj pas ditëlindjes së 17 marsit, Camillo Benso, konti i Cavour-it, i cili ishte edhe Kryeministri i Emanuelit II dhe shefi i unifikimit të vendit, thuhet se në shtratin e vdekjes ishte shprehur me kënaqësi: “Italia u bë. Tani gjithçka është e sigurt”. Por edhe pse austriakët ishin larguar prej kohësh, sipas komenteve të një diplomati shumë të shquar austriak të shekullit të 19, Klemens von Metternich, Italia ishte “thjesht një shprehje gjeografike”. 150 vjet më pas, në vitin 2011, me ish-komunistët si Napoletano, neofashistët si La Russa dhe me separatistë të betuar si përfaqësuesit e Legës së Veriut që kanë pushtetin në dorë, mund të krijosh një ide jo të vogël në lidhje me dasitë e këtij vendi.

Kjo është e vërtetë. Sot, njeriu më i fuqishëm në Itali është autokrati i vetëm i botës perëndimore. Partia që ai drejton, Poli i Lirisë, ose PDL, është thuajse po aq demokratikisht llogaridhënëse sa edhe klubi i futbollit “Milan”, që është gjithashtu një nga pronat e Berlusconi-t. Për tmerr të gjysmës së italianëve, Kavalieri, siç e njohin shpesh në vendin e tij Berlusconi-n, tashmë i është bashkëngjitur listës së gjërave që përbëjnë esencën dhe thelbin e Italisë, si Koloseu, Leonardo da Vinçi, pica “Margarita” dhe sigurisht mafia. Për rreth dy dhjetëvjeçarë ai i ka mbuluar të çarat, duke i mbajtur italianët të fiksuar pas plehrave televizive, të televizioneve në pronësi të tij, si dhe duke u mprehur shumë instinktet e shmangies së taksave dhe të shpërfilljes së përgjegjësive publike. Silvio Berlusconi aktualisht dominon Italinë, por tendencat që ai i ushqeu kishin kohë që ekzistonin. Janë tendenca moskokëçarëse dhe dredharake, që e kanë ndihmuar italianin që të përballojë edhe krizat më të këqija financiare, pavarësisht borxhit të madh kombëtar dhe rritjes shumë të ngadaltë ekonomike. Miliona njerëz ia dalin mbanë që t’u mbijetojnë kohëve të vështira, duke jetuar së bashku me familjet e tyre, veçanërisht të rinjtë dhe duke u varur nga prindërit, të cilët kanë pasur traditë që të kursejnë paratë për ditë të keqe. Dhe pavarësisht gjithë burokracisë dhe korrupsionit, kreativiteti dhe shija e modës e ka pajisur Italinë me tregje konkurruese të veshjeve, mobilieve, makinave e të tjerë. “Ferrari”, “Dolce & Gabbana” dhe “Alessi” janë marka që dëshirohen në të gjithë botën. Si e tillë, Italia mund të pretendojë se është ekonomia më e madhe në botë që prodhon sende që njerëzit, veçanërisht personat që janë pjesë e tregjeve në zhvillim, kërkojnë që të blejnë. Por korrupsioni i kudondodhur është një tipar jashtëzakonisht i shëmtuar i Italisë, si nga ana financiare, ashtu edhe nga ana psikologjike. Mafia ka ndihmuar në mbajtjen e Jugut të vendit në duart e Romës. Kjo ka shkaktuar probleme në Veri dhe ka ushqyer forcimin e separatistëve të Legës së Veriut, e cila ka kapur shifra të larta në votime. Por Veriu nuk është i pafajshëm nga ana tjetër. Bankierët dhe biznesmenët milanezë bëjnë miliona nga pastrimi i parave të mafies dhe kompanitë e Veriut paguajnë klane për të hedhur mbetjet e tyre toksike në vendet e varfra të Jugut. Mafia, sipas një shkrimtari italian, nuk përfaqësohet nga burrat me kostume dhe syze të zeza që shëtisin nëpër Palermo. Mafia është zonja plakë që kur shkon për të paguar faturën e dritave në postë nuk pret radhën, por shkon drejt te kasa, sepse e njeh fare mirë kasieren. Italianët e dinë që janë duke shigjetuar njëri-tjetrin dhe shumë prej tyre nuk e duan një gjë të tillë. Ati i Italisë moderne, Cavour, i cili thoshte se “njerëzit që besojnë te njerëzit janë të prirur të bëjnë më pak gabime se ata që nuk kanë besim te njerëzit”, e dinte se sa vlerë kishin ndershmëria dhe besimi. Ndërkohë italianët e kanë shumë të vështirë që të bëjnë një zgjedhje në votime, duke qenë se nuk kanë ndonjë opsion të mirë. Me një të majtë që nuk e ka harruar komunizmin dhe një qendër politike që është ende e ndotur me konservatorizmin social të Vatikanit, frymëzimi politik është i pakët.

Ndërkaq Italia ka disa nga universitetet më të famshëm dhe më të vjetër të botës në Bolonjë, Modena dhe Padova, por asnjëri prej tyre nuk bën pjesë në listën e universiteteve më të mira. Muajin e kaluar, lideri i opozitës, Pier Luigi Bersani i Partisë Demokratike, u shpreh se dështimi i festimit të 150-vjetorit të republikës do të jetë një shenjë e keqe, që mund “ta dobësojë vendin”.

”Dita e Kujtesës” na thërret të dënojmë dhunën


Jozefina TOPALLI

Sot është një ditë kujtesë. Sot nderojmë 22 burra e gra të pushkatuar pa gjyq tamam 60 vite më parë nga diktatura e egër komuniste. Sot, kujtojmë masakrën e shkurtit 1951. Kujtojmë ato që për besimin e tyre tek liria e tek vlerat e saj, u ekzekutuan pa e ditur pse, pa gjykatës, pa avokat, pa prokuror, pa vendim, pa gjyq.

Sot nderojmë: Jonuz Kaceli, Manush Peshkëpia, Sabiha Kasimati, Pandeli Nova, Mehmet Shkupi, Anton Delhysa, Tefik Shehu, Gjon Temali, Pjetër Guraziu, Haki Kodra, Hekuran Troka, Thoma Katundi, Ali Qoralliu, Gafur Jegeni, Zydi Herri, Petro Konomi, Niko Lezo, Fadil Dizdari, Lluka Rashkoviç, Myftar Jegeni, Reiz Selfo, Qemal Kasoruho.

Ekzekutimet e 26 shkurtit 1951 janë një krim i frikshëm, janë një kapitull i dhimbshëm pa masë, nga tragjedia e pashembullt e dhunës, e terrorit të komunizmit gjysmëshekullor.

Ajo akuzon thellë jo vetëm sistemin e dhunës, organizatorët e urdhëruesit e këtij krimi, por edhe ndërgjegjen e atyre që asnjëherë nuk e dënuan, asnjëherë nuk kërkuan falje.

Dhuna e terrori komunist për gjysmë shekulli ekzekutoi 5037 burra, 450 gra, burgosi 26788 burra, 736 gra, si dhe internoi dhe dëboi afro 50 mijë familje, për arsyen e vetme se besimi i tyre ishte liria e jo dhuna, se ideali i tyre ishte liria e jo frika, paqja e jo dhuna, demokracia si ajo në Perëndim.

Përkujtimi i të pushkatuarve të shkurtit 1951 dhe i mijëra të tjerëve që vdiqën në Gulagun Komunist shqiptar, është edhe kujtesë, edhe reflektim, edhe akuzë, edhe ftesë për dënimin pa mëdyshje të krimeve, të dhunës e të terrorit gjatë 50 viteve.

Dikush një ditë më pyeti: Mos ndoshta në këtë vend një pjesë shumë e vogël e së djeshmes është ricikluar “demokratikisht”, pa u filtruar ideologjikisht, kulturalisht, politikisht e shpirtërisht?!

Mos ndoshta kjo pjesë e së djeshmes zotëron ende një zonë të hapësirës politike dhe institucionale të vendit?!

E ndërruar në fasadë formalisht, kjo pjesë e së djeshmes, ndonëse shumë e vogël, vazhdon të godasë sistemin me dhunë, vazhdon të tentojë të sulmojë sistemin, ligjin e Kushtetutën me të njëjtat metoda dhune, kryengritëse të organizatorëve të bllokut të dikurshëm në Shqipëri?!

Përgjigjen më të mirë e kanë shqiptarët. 96% e tyre duan vendin tonë në BE. 96% e shqiptarëve e duan Shqipërinë evropiane. Natyrisht janë 3%, që nuk shkëputen, e që shfaqen herë me pamje të butë, herë me hunj e flakë. Siç ju e dini. Kuvendi i Shqipërisë votoi ligjin për lustracionin, por një pjesë e deputetëve e votuan kundër, një titullar tjetër nuk e firmosi, dhe një tjetër e rrëzoi.

Si Kryetare e Parlamentit, kur dëgjoj sot të dekorohen shokët e Skënder Breçës, që bënë gjyqe politike, që dënuan me burg, me varje, me pushkatim shqiptarë të pafajshëm, ndjehem e vrarë.

Si shqiptare ndjehem e fyer kur shokët e tyre vënë sot emrat e shokëve të Ndreko Rinos rrugëve të Tiranës.

Si deputete, më fyen çdo dekret që sjellin në Parlament me emra të atyre që dhunuan e torturuan gjatë komunizmit, për t’u emëruar edhe pas 20 viteve në Drejtësi.

Por pavarësisht këtyre episodeve, sot 95% e shqiptarëve duan BE. Sot, Shqipëria është në NATO, sot, Shqipëria është demokraci funksionale. Sot, Shqipëria është pa viza.

Dita e kujtesës na thërret sot, për të dënuar përsëri e përsëri krimet e dhunën e diktaturës. Dita e kujtesës na thërret sot për të dënuar dhunën kurdo e kudo që ajo shfaqet. Dita e kujtesës na thërret sot për të dënuar kudo e kurdo ato që nxisin dhunën, urrejtjen, frikën!

Kjo ishte një ceremoni e thjeshtë, por e bërë me zemër, e realizuar në këtë sallë për të nderuar këtu, ku merreshin vendimet për t’i dënuar me pushkatim, për t’i nderuar këta burra dhe gra që u pushkatuan 60 vite më parë.

Në fakt, pushkatimi filloi qysh në vitet ‘44-’45, jemi këtu për të përkujtuar edhe shkurtin e vitit 1991, kur historia ndryshoi dhe bëri të mundur që sot Shqipëria të jetë ajo që është, një vend i bukur, një vend anëtar i NATO, një vend që po shkon drejt Bashkimit Europian, një vend ku secili është i lirë të shprehë atë që mendon.

Unë edhe njëherë, dua të falenderoj të gjithë familjarët, emër për emër, duke e mbyllur me një mesazh shumë të thjeshtë, por besoj se duhet t’ia përsërisim vetes një herë, dhjetë herë, një qind herë, që: “Dhuna ç’njerëzore e mos arsyes të mos përsëritet më kurrë”./BotaSot/

Ngjarjet në Shkollën e Bashkuar, raporti i Hetuesisë për Gramoz Ruçin


Shpëtim Koli

Është folur shumë për ngjarjet në Shkollën e Bashkuar në Tiranë, më 22 dhe 23 shkurt 1991. Pamjet e ushtarakëve që vringëllonin armët përpjetë në ritmet e këngës “Enver Hoxha tungjatjeta”, të dhëna nga televizioni i shqiptar atë kohë, nuk mund të shqiten kollaj nga kujtesa. Tensionimi i situatës kishte ardhur nga rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”. Ushtarakët e pjesës konservatore ishin treguar më të pa parashikueshëm në ndërmarrjen e veprimeve të tyre. Nga kaosi i krijuar dy ditët e ftohta të shkurtit, kishte pasur të vrarë e të plagosur. Një raport zyrtar i kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme bënte fjalë për hetimin shtetëror të kësaj ngjarjeje. Pra, cili ishte opsioni zyrtar i organit të hetimit mbi atë që kishte ndodhur në atë kohë brenda dhe jashtë oborrit të shkollës në fjalë? Në vitet 1983 - 1993, Hetuesia e Përgjithshme ishte një organ i specializuar në varësi të Kuvendit Popullor, për hetimin e veprave penale të ndodhura në territorin e shtetit shqiptar. Raporti i kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme është hartuar më 27 shkurt 1991, duke treguar në fakt një shpejtësi të paparë hetimi. Në material flitet edhe për “palë kundërshtare”, që nuk konfigurohet, lihet e paqartë në përcaktim etj. “Pala kundërshtare” është populli i pranishëm në pjesë të ndryshme të territorit pranë Shkollës së Bashkuar.

***

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Hetuesia e Përgjithshme

Lënda: Për ngjarjet më datë 22 dhe 23 shkurt 1991

Ministrit të Punëve të Brendshme, shokut Gramoz Ruçi,

Tiranë

Në datat 22 e 23 shkurt jeni në dijeni, përballë e në periferi të territorit të Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë, ndodhën ngjarje të rënda e të hidhura. U vranë një polic ushtar në krye të detyrës dhe dy persona të palës tjetër pjesëmarrës në ngjarje. U plagosën me armë zjarri 15 persona, një polic shërbimi në krye të detyrës, 10 persona të palës tjetër dhe 3 persona në banesat e tyre e 1 kalimtar që janë plagosur aksidentalisht nga shpërndarja e parregullt e predhave. Të plagosur rëndë janë 4 veta, ndërsa të tjerët janë plagosur lehtë e jashtë rrezikut. Organet e punëve të brendshme kanë ndaluar e kallëzuar në hetuesi 92 persona. Veprat e kryera prej tyre nuk kanë qenë në kompetencë të hetuesisë, pasi gjykohen drejtpërdrejt nga gjykata. Hetuesia kreu veprimet që nuk mund të shtyhen dhe dërgoi për kompetencë në gjykatën e rrethit 32 persona, për kundërshtim me dhunë të përfaqësuesit të shtetit dhe shkeljen e dekreteve “Për mbledhjet, grumbullimet e manifestimet e shtetasve në vendet publike” e “Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare e të simboleve shtetërore”.

Pas veprimeve të bëra nuk u administruan prova dhe u liruan 44 persona për të cilët u vërtetua se nuk ishin pjesëmarrës në këto ngjarje dhe në kryerjen e ndonjë veprimi të paligjshëm. Ata ishin kapur rastësisht e ndaluar nga organet e policisë pas ngjarjes, në Laprakë e tek Spitali Ushtarak, tek Banka, tek kryqëzimi i “21 dhjetorit” dhe në rrugën “Bajram Curri” e në afërsi të spitalit klinik nr.2, duke shkuar te shtëpitë e tyre ose tek të afërmit e shtruar në spital. U kërkuan të dhëna organeve të punëve të brendshme, por nuk kishin. Po punohet intensivisht me të arrestuarit e të ndaluarit e tjerë për të zbuluar ekzekutorët, nxitësit dhe organizatorët e këtyre ngjarjeve.

Altin G. me datën 23 shkurt, pasi turma ka ndaluar makinën “Zis” të Akademisë Ushtarake dhe kanë vjedhur 350 bukë e sende të tjera ushqimore, ka marrë drejtimin e automjetit dhe ka dëmtuar tubin e ujësjellësit të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve që t’i priste furnizimin me ujë.

Leonard L. dha shpjegime se ka qenë pjesëmarrës në grumbullimin e paligjshëm të datës 23 shkurt dhe ka hedhur shishe me benzinë në një makinë të blinduar, kur është bërë përpjekje për t’i shpërndarë.

Në Allias janë kapur e ndaluar 4 persona nga rrethi i Krujës, Gjon L. i është gjetur një pistoletë Nagant. Fran S. një thikë armë e ftohtë, ndërsa Lec e Bec V. i janë gjetur një thikë e një hanxhar, që nuk i plotësojnë kushtet e armëve të ftohta. Vërtetohet se ato kanë ardhur në Tiranë për të kërkuar një kalë që i kishte humbur dhe nuk kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur. Gjoni dhe Frani do të dërgohen në gjykatë për armëmbajtje pa leje.

Makina “Zuk” e parkut komunal me shofer Nail N., natën e ngjarjes ka transportuar për në spital ushtarak dy të plagosur. Në karrocerinë e saj kanë qenë edhe 7 persona që i shoqëronin ato, në këtë makinë nuk ka patur persona të armatosur me armë zjarri e armatim. Thëniet e përhapura nuk janë të vërteta. Në karrocerinë e makinës, nga policia janë gjetur vetëm dy thika. Hetuesia pyeti punonjësit e qarkullimit rrugor e të policisë që e kanë ndjekur makinën dhe që kanë ndaluar shoferin e personat e tjerë që ishin në karrocerinë e saj. Ato shpjegojnë se nuk kanë parë armë e nuk janë dëgjuar krisma armësh. Nuk janë kapur e kallëzuar në hetuesi personat që kanë përdorur armë në këtë ngjarje.

U sqarua edhe e dhëna për makinën autoveturë “Fiat” e Partisë Demokratike që ishte në dispozicion të Azem Hajdarit, i cili u pyet si dëshmitar. Vërtetohet se kjo veturë dhe personat e ndodhur me të, nuk kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Ato kanë qenë me shërbim në Korçë dhe ktheheshin në Tiranë. Shoferi Edmond K. që ishte i ndaluar, u lirua dhe autovetura e bllokuar iu dorëzua.

Duart D. u kap me një aparat fotografik. U kontrollua filmi dhe doli se ishte film që përdoret për rikopjime dhe i papërshtatshëm për fotografitë në natyrë. Nuk kishte objektiv të filmuar. Shpjegoi se ishte vënë në shërbim të zbulimit çek e sllovak, kur ka qenë refugjat. Pasi është kthyer, ka marrë takim me punonjësit e ambasadës çeke e sllovake në Tiranë dhe ka marrë detyra për të mbledhur të dhëna të dokumentuara me fotografi, për objektet ushtarake dhe për ngjarjet e kohëve të fundit, kundrejt shpërblimit në valutë. Shpjegimet e tij po i verifikojmë me kujdes, pasi thuhet se është i sëmurë psikik.

Hetimet po thellohen për problemet e rëndësishme. Nga organet e punëve të brendshme kërkojmë të dhëna për zbulimin e personave kryesorë për organizimin e veprimeve për këtë ngjarje, si dhe për provat për të dhënat e mjaftuara për armë.

Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme

Qemal Lame

Sunday, March 13, 2011

Rrëfimi i Emës për dashurinë e re, jo vetëm të ekranit


Ilda Lumani

Jeta është e bukur, se ka gjithmonë surpriza. Ndërsa në mendjen e aktores Ema Andrea vërtitej dëshira për të qenë pjesë e televizionit, një propozim përmes telefonit i ka dhënë jetë asaj. Prej 2 javësh, aktorja, - që ka guxuar dhe ka korrur sukses edhe si regjisore, - shfaqet në formatin më të ri televiziv të titulluar “Orkidea”. Një emision që fokusohet te kultura dhe që si pesë petalet e lules orkidea është i ndarë në po kaq pjesë. Në këtë intervistë, Andrea rrëfen projektin e saj televiziv, iniciativat në teatër, ndërsa jep një përshkrim edhe të jetës personale…

Për herë të parë nisni një aventurë televizive, duke qenë vetë prezantuese. Jeni aktore dhe regjisore e njohur, çfarë ju ngacmoi për të qenë pjesë e televizionit në një emision të përditshëm?

Në të vërtetë është e dyta, por dalja e parë i përket adoleshencës sime me "Gjimnastika në kushtet e shtëpisë” dhe ndoshta nuk kujtohet nga të gjithë.

Në të vërtetë oferta e drejtuesve të Albanian Screen erdhi në një moment kur po mendoja të bëja një program televiziv, të një formati tjetër natyrisht, ndaj telefonata ishte pothuajse sinkron me mendimin tim. Më tërhoqi kjo sfidë, jo vetëm për faktin se programi është i ndërtuar krejt ndryshe, por edhe pse jam pjesë e diçkaje që po rilind, dhe kjo e fundit është nga ato sfida që më pëlqejnë shumë. Për më tepër, më duket në vetvete një format shumë i guximshëm. Në Shqipëri mungon televizioni apo një program që tenton reflektimin dhe mendimin qytetar, përveç argëtimit. Mua më pëlqen të ndryshoj në raportin me spektatorët. Në teatër e kam bërë shpesh... Me televizionin ndryshon krejtësisht ky raport... dhe mu desh kurajë e mbështetje për këtë risi. Shpresoj t’ia dal

Si është konceptuar emisioni dhe përveç prezantimit merrni pjesë edhe në konceptimin e tij?

Puna te televizioni AS është kolektive, unë nuk kam qenë pjesë e konceptimit të këtij programi, por nuk i kursej sugjerimet dhe idetë të cilat mendoj se mund të vlejnë. Duket se përshtatem shumë mirë me këtë format. Programi është konceptuar me pesë rubrika të ndryshme, siç janë 5 edhe petalet e Orkideas, nga njëra-tjetra, jo vetëm në problematikat që trajtojnë, por edhe nga ritmi, si edhe realizimi artistik. Rubrikat përcjellin, sugjerojnë, informojnë, shuajnë kuriozitetin ose argëtojnë shikuesin, nëpërmjet një përqasjeje të ndryshme nga ç’jemi mësuar deri sot me realitetin. Sipas meje është një format me shije dhe inteligjencë. Rubrikat nuk vijnë çdo ditë njësoj, por me spektër të ndryshëm çdo ditë, pra jo vetëm në brendi por edhe nga dita në ditë pasditet janë ndryshe.

“Orkidea" është një emër i një lulejë të veçantë. E kujt ka qenë ideja për ta titulluar kështu dhe sa afron ky emër me atë çfarë përcjell emisioni?

Pagëzimi me këtë emër është bërë nga producentja e këtij programi, Anika Taçi. Ky emër, sa romantik dhe i veçantë, simbolizon dashurinë, klasin, elegancën, thjeshtësinë, forcën, maturinë e meditimin. Që nga përmbajtja e deri te detajet, ky program përpiqet të përcjellë çka më lart.

Në ekranet shqiptare vitet e fundit ka mjaft formate të emisioneve të pasditeve. Çfarë sjell ndryshe emisioni juaj dhe përse njerëzit duhet të zgjedhin të shohin emisionin tuaj?...

Përveç faktit që e prezanton një aktore (qesh).

Kjo pasdite bazohet në pesë rubrika dhe tema të ndryshme, kjo gjë krijon një temporitëm shumë të përshtatshëm për pasditen e shikuesve. Programi nuk i lodh spektatorët me të ftuarit e radhës, përkundrazi bisedat duke qenë se nuk zgjasin tepër, por mjaftueshëm sa për të nxjerrë thelbin e problemit, bëjnë që shikuesi të ruajë kuriozitetin për të ftuarin dhe të mund të reflektojë mbi atë që thuhet në studio. Duke nisur që nga këshillat mbi sjelljen e mirë e deri tek problematikat dhe mënyra se si të rinjtë e shohin realitetin, njohja me atë që kemi pranë dhe që njohim pak, një vështrim për mënyrën e të jetuarit dhe natyrisht një takim me kulturën, me librin, etj, ato që i kalojnë vëmendjes sonë përshkit, motive për të cilat kemi nevojë të flasim, apo të informohemi... Me pak fjalë ngjan si një pasdite mik i mirë për sallonet e shtëpive tona.

Pak javë më parë, keni pasur shfaqen "Ne-ku-ndër", si u prit ajo dhe cila është ndjesia juaj kur përfundon një shfaqje?

Është ndjesia e ndarjes... si të vdesësh nga pak... por e pasuruar në qenie. Shfaqjet gjithmonë lëvizin diçka tek unë, kështu që në këtë kuptim "harta" e qenies sime është e mbushur me toka të reja e oqeane të rinj vazhdimisht.

Ju keni një jetë aktive në teatër. Si e shihni raportin me shikuesit, a ka ndryshuar ai? A janë afruar më tepër njerëzit në vitet e fundit pranë tij?

Më vjen keq që një pjesë e spektatorëve që është larguar nga teatri ende nuk i është kthyer. Megjithatë raporti i shikuesve me teatrin ka ndërruar, pasi shijet e tyre kanë ndryshuar dhe janë më ekzigjent. Tanimë, mendoj se është detyrë e teatrit të jetë më shumë ekzigjent për vetveten.

Për mua personalisht, "I'm from Albania" është një nga sukseset tuaj më të mëdha. Ju vetë, kë cilësoni si të tillë?

Të falënderoj, së pari që e ke parë, së dyti që e vlerëson këtë shfaqje pasi jam edhe në rolin e regjisores në të. Natyrisht që nuk është i vetmi rol që unë dua në karrierën time, e cila nuk ka sasi të mëdha rolesh, por nuk ka asnjë rol njësoj, e pikërisht për këtë fakt unë i dua të gjitha femrat e jetës sime. Sukseset nuk i mas dot me çmimet, vlerësoj edhe çmimet e pathëna, si edhe rolet për të cilat kritika apo gazetaria e kulturës nuk kanë pasur mundësi t’i vlerësojnë. Vetëm po rreshtoj disa “Ajo” (Becket), “Ana” (Çapaliku), “Psikoza të 4 e 48” ( S.Kane), “Kasandra”, “Marta”(Edna Mazia), “Medea”, “Sara” (Pinter), S.Plath, “Anna Kulishov” (E Rizzoto), etj. Në se shihni autorët dhe personazhet nuk ngjajnë me njëri- tjetrin, ashtu si jam përpjekur të bëj edhe realizimin e këtyre karaktereve.

Duke qenë se impenjimet kryesore tashmë do të jenë në televizion, por gjithashtu edhe puna si pedagoge në Akademinë e Arteve, kjo do të thotë se do të shkëputeni disi nga sipërmarrjet teatrore?

Ahhaaa asnjëherë... Kjo nuk ka ndodhur as kur punoja jashtë fushës së artit, për të mbijetuar... dhe natyrisht që nuk po ndodh as tani. Me teatrin merrem çdo ditë, duke lexuar, punuar, studiuar apo shkruar, është gjithmonë me mua. Nëse e keni fjalën për një punë konkrete, “Po” do të jem në skenë shumë shpejt dhe vazhdimi do të jetë me ritëm të lartë për këtë sezon e për sezonin e ri, brenda dhe jashtë Shqipërie.

Në faqet e gazetave së fundmi jeni bërë prezente, për shkak të lajmeve që kanë të bëjnë me jetën tuaj personale. Ju shqetëson kjo, apo jeni dakord me faktin se përderisa jeni pjesë e personazheve publik, edhe jeta personale është e paevitueshme për t'u fshehur...?

Të them të drejtën më shqetëson shumë. U morën kaq shumë me jetën time, saqë humbën edhe vlerat e tyre si gazetarë dhe m’u duk shumë bajate së fundmi. Në një vend ku rrotullojnë të njëjtin lajm, ku veç fotot ndërronin, dy muaj ping-pong nga një gazetë në tjetrën. Mund të mendohet se gazetarët qenkan në krizë. Në jetën time ka shumë akte sociale dhe profesionale, të cilat besoj do të ishin jo vetëm lajm, por edhe shembull i mirë, të cilat këta lloj gazetarësh (natyrisht që nuk mund t’i fus të gjithë në të njëjtin thes) mund t’i kishin publikuar për të nderuar veten në radhë të parë. Është turp që një veprim qytetar i jetës sime private të trajtohet nëpër gazeta sikur një skandal politik, varfërisht tepër. Nuk dua të merrem këtu aspak me "zbulesat" Kolombiane apo Vespuçiane, për të cilat krenohet një gazetë. Më duket e pamoralshme e gjithë kjo përpjekje për të lodhur figurën time në faqe të parë. Kam pasur gjithmonë raport të mirë e bashkëpunues me gazetarët e kulturës dhe nuk u jam imponuar asnjëherë mbi opinionet e tyre për shfaqjet apo rolet mia. Kam dhënë intervista me kahje sociale dhe private, aq sa kam menduar se duhet ndarë me publikun, ndaj vazhdoj të them TË PAMORALSHËM NË TEPRINË DHE INTERPRETIMIN E JETËS SIME!

Gjithsesi mund të na përshkruani jetën personale aktuale? Cila është nota që do t'i vendosnit në këto momente asaj?

Tempull, oaz...Notën…? Kur të rritem!

Saturday, March 12, 2011

Misteri i vrasjes së 4 të rinjve shkodranë


Anila Dushi

2 prill 1991


SHKODËR
- 2 Prilli 1991 do të mbahet mend jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë, si një ngjarje me përmasa historike, mbarëkombëtare, monument i qëndresës dhe luftës së shkodranëve për liri dhe demokraci, dita kur qendra e antikomunizmit shqiptar do të vuloste me gjakun e bijve të saj shembjen e sistemit politik më të urryer për shqiptarët, komunizmit.


Historia e qëndresës antikomuniste shqiptare nuk mund të kuptohet pa Shkodrën, e cila e kundërshtoi këtë ideologji që në fillimet e saj. Gjatë gati 50 viteve të sundimit komunist, Shkodra do të ishte kundërshtare me të gjitha mënyrat e këtij regjimi, përfshirë dhe përpjekjet për ta rrëzuar me armë në vitet e para.


Revolta e Këlmendit më 1945-n, kryengritja e Postribës në shtator 1946 ishin të parat kundërshtime me armë të ideologjisë komuniste në të gjitha vendet ku ajo u vendos pas Luftës së Dytë Botërore. Qyteti i persekutimit të pashoq, me mijëra të vrarë, burgosur, internuar e të persekutuar politikë do të ishte në krye dhe të lëvizjeve të para antikomuniste të viteve '90.


Shkodra e tregoi veten duke filluar nga lëvizjet, demonstratat antikomuniste në shkollat e mesme, në universitetin "Luigj Gurakuqi" (atëherë Instituti i Lartë Pedagogjik), deri në lëvizje e demonstrata të gjera popullore. Një grup qytetarësh shkodranë bëjnë përpjekje për të rrëzuar bustin e diktatorit "Stalin" në qendër të qytetit më 14 janar 1990. Dështojnë, mbyten në gjak, burgjet mbushen plot me të rinj, ndërsa qyteti me policë e sigurimsa.


Qindra shkodranë, kryesisht të rinj, përcjellin me nderim trupin e 17-vjeçarit Pëllumb Pëllumbi, të vrarë e të masakruar në kufi nga shteti. Shkodranët ditën e varrimit të tij, më 16 qershor 1990 , hedhin parulla antikomuniste kundër Enver Hoxhës e Nexhmije Hoxhës. Më 13 dhjetor qytetarë shkodranë duke u nisur nga ambientet e universitetit "Luigj Gurakuqi" heqin pllakën e vendosur në faqen e murit me mbishkrimin "Rruga Enver Hoxha".


Turma e qytetarëve drejtohet drejt Komitetit të Partisë, hyhet në katin e parë, griset fotografia e Enver Hoxhës, hidhet përtokë parulla komuniste "Njeriu i ri, vepra më e shkëlqyer e Partisë", për të vazhduar më pas drejt bustit të Enver Hoxhës, përballë ish-Komitetit Ekzekutiv, ku hidhet busti i diktatorit Enver Hoxha. 31 marsi i vitit 1991 dha provën e parë të një lëkundje të një sistemi të cilit nga dita në ditë po i vinte fundi.


Dhe Shkodra do të bëhej sërish pjesë e një prove të vështirë, por jo të pamundur për të shkulur nga rrënjët një sistem 50-vjeçar, pasi në shumë zona të vendit, PPSH e udhëhequr nga Ramiz Alia vijonte të qëndronte në krye të shtetit shqiptar.


Ndryshimet e mëdha në Evropën Perëndimore, era e fuqishme e demokracisë amerikane, krijimi i Partisë Demokratike kishin rritur besimin e vrarë frikën. Shkodranët e ndienin në shpirtin e tyre erën e fitores dhe demokracisë.


Zgjedhjet e 31 marsit '91, manipulimi i votave nga PPSH, fitorja e PD-së në rrethin e Shkodrës, kishin bërë që dy grupimet kundërshtare t'i interpretonin në mënyrë të ndryshme. Shkodranët e kishin shumë të qartë se pjesa dërrmuese e popullit shqiptar kishte votur për PD-në, por vota ishte vjedhur nga komunistët dhe ajo duhej mbrojtur me çdo kusht.


Komunistët, pasi siguruan fitoren e manipuluar, menduan se kishte ardhur momenti i përshtatshëm për të mposhtur me dhunë çdo protestë në Shkodër, për t'i nënshtruar ato, për t'i dhënë një mësim të mirë dhe për të shuar pastaj lëvizjen demokratike në të gjithë Shqipërinë.


Dhe shenjat e para të kësaj u dukën në pasdrekën e 1 prillit, kur deri në orët e vona të natës, para Komitetit të Partisë mbi 400 demonstrues ishin ulur në shesh dhe protestonin paqësisht, duke hedhur parulla antikomuniste, pro Amerikës, Evropës, demokracisë. Po kështu me qindra të tjerë qëndronin pranë ish-kafe Barbanës, pranë së cilës ndodhej dhe ish-muzeu ateist i kthyer në seli të PD për Shkodrën.


Qëndronin në heshtje, ndërsa e dinin shumë mire se çfarë kishte ndodhur me votën e 31 marsit. Këtë e kishin marrë vesh dhe nga personazhe të strukturave komuniste që në shenjë feste qëllonin në ajër me armët që kishin me leje për të përshëndetur fitoren e PPSH-së.


E nesërmja, 2 prilli, zbardhi e qetë. Dëshmitarë të asaj ngjarjeje kujtojnë se si para Komitetit të Partisë kishte një numër policësh të veshur dhe civilë. U dukën rreshtat e gjata të qindra të rinjve gjimnazistë që me libra në dorë u vendosën para Komitetit të Partisë dhe filluan protestën paqësore. Ishin gjimnazistë të shkollës "Jordan Misja" dhe "28 Nëntori". Ishin ulur në bordurat e lulishtes së shatërvanit dhe vetëm kaq.


Befas mbi ta u sulën dhjetëra e qindra policë, sambistë, që filluan t'i godasin me shkopinj gome dhe druri. Gjaku skuqi rrugët, të thirrurat dhe britmat u dëgjuan në çdo shtëpi shkodrane: "Po na vrasin djemtë dhe vajzat tona", ishte shprehja që dëgjohej dhe u derdhën drejt qendrës së qytetit qindra dhe mijëra qytetarë nga lagjet Kiras, Dërgut, Serreq, Dudas, Perash, Arra e Madhe, Xhabijej, Skënderbeg, Rus, nga fshatrat përreth. As autoblindët që u sollën me shpejtësi, asgjë nuk mund të ndalte turmën e revoltuar. Urrejtja 50-vjeçare antikomuniste kishte bërë që atë ditë të mos njihej frika, plumbi, vdekja.


Nga lartësitë ku dukeshin të vendosur snajperë dhe nga rreshtat e ushtarëve me skafandra filluan të dëgjoheshin të shtëna. Sheshi para ish-Komitetit të Partisë u mbulua me gjak Martirët do të ishin katër të rinj: Arben Broci 21 vjeç, Besnik Bishanaku 22 vjeç, Nazmi Kryeziu, 38 vjeç, Besnik Ceka, 21 vjeç, katër përfaqësues të fiseve të nderuara të Shkodrës, ndërsa rreth 80 të tjerë u plagosën.


Lije Broci, nëna e Arben Brocit kujton momentet kur duke e ditur se djali i saj ishte ndër figurat kryesore të PD-së në Shkodër e Shqipëri, më 2 prill, kishte shkuar tek selia e partisë e më pas me të tjerët në sheshin e protestës .


"Dëgjova krisma dhe ika tek sheshi. Atje ishte shumë rrëmujë, shihja njerëz që vraponin, të tjerë që thërrisnin "duam gjakun e vëllasë sonë, na keni vrarë shokun, vëllanë". Një djalë, rreth 15 vjeç, hoqi kanotierën e leu me gjakun që ishte në rrugë dhe e çoi lart duke bërtitë.


Pyeta kë kanë vrarë. Do djem të rinj që protestonin në shesh, duket se më njohën dhe ulën kokat e nuk m'u përgjigjën. Atëhera iu afrova këtij djalit me kanotjere të lyer me gjak dhe e pyeta kë kanë vra. Kanë vrarë Arben Brocin më tha", tregon Lije Broci, pa mundur të vazhdojë më tej.


Zef Gjoni, pjesëmarrës në këtë demonstratë tregon: "2 prilli erdhi menjëherë pasi ishin bërë zgjedhjet për pushtetin qendror dhe Shkodra e kishte bërë detyrën e vet duke fituar të gjithë deputetët e PD-së. Por në Shqipëri kishte fituar PPSH-ja dhe PD-ja kishte humbur. Populli i dinte se zgjedhjet ishin grabitur dhe nuk mund të duronte më.


Protestat ishin paqësore, më shumë të heshtura, por shteti iu përgjigj me plumba. U vranë katër dhe u plagosën rreth 80. Shumë prej tyre iknin me të afërmit nga spitali pasi kishin frikë të qëndronin në spital, pasi dhe atë e kishin komunistët.


Arben Broci u vra i pari pikërisht ndërsa kalonte nga lulishtja e shatërvanit për tek nxënësit e rreshtuar në asfalt para rreshtit të ushtarëve e policëve që kishin rrethuar komitetin e parties. Për mendimin tim Arben Broci, duke qenë figurë e njohur e PD-së, ishte në shënjestër pasi duhej të ishte njohur nga forcat policore e ushtarake që ndodheshin në shesh. Pastaj u qëllua mbi të tjerët, se ata nuk mund t'i vrisnin të gjithë".


Ibrahim Bilali, pjesëmarrës në atë që ndodhi më 2 prill 1991 dhe që drejton dhe shoqatën me të njëjtin emër kujton se "ishte dita e kthesës së madhe. E kujtoj me dhimbje dhe krenari 2 prillin 1991 pasi Shkodra tregoi se mundi të fitojë mbi bishën komuniste. Pas vrasjes së Arben Brocit e të tjerëve, turma nuk mund të ndalonte dhe i vuri zjarrin godinës së Komitetit të PPSH-së. Gjithçka ndodhi pas plumbave që shteti i atëhershëm lëshoi mbi protestuesit".


Ishte e gjithë Shkodra. Me këto fjalë mund të përkufizohet protesta antikomuniste e 2 prillit të vitit 1991, në sheshin kryesor të qytetit verior, i cili me 31 mars i kishte thënë një "Jo" të fortë regjimit komunist, por me sa duket kjo nuk mjaftonte dhe duhej larë me gjak. Pas 19 vitesh, qytetarët shkodranë besojnë se ajo që ndodhi më 2 prill 1991 akoma nuk është zbardhur plotësisht, edhe pse janë bërë hetime e gjyqe dhe janë dënuar katër veta.


Ngjarja e 2 Prillit 1991, në qytetin e Shkodrës, ku humbën jetën 4 persona, mund të ishte parandaluar, ky është rezultati që ka nxjerrë Komisioni i Posaçëm Parlamentar, një muaj pas ngjarjes tragjike në qytetin verior.


Sipas deklaratës së nxjerrë nga ky komision, më datë 3 maj të vitit 1991, forcat e policisë duhet të përcaktonin mjete të tjera për shpërndarjen e demonstruesve, dhe jo të përdornin armët. Komisioni Parlamentar në deklaratën e pas hetimeve nxori përgjegjësit e asaj ngjarjeje tragjike, si dhe masat që duheshin marrë për ta.


Për ekspertin e kriminalistikës ligjore Estref Myftari, katër dëshmorët e 2 Prillit 1991, në qytetin e Shkodrës ishin qëlluar nga policia. Sipas Myftarit pas zhvarrosjes së tre prej të vrarëve, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës rezultoi se ata ishin qëlluar me armë që përdoreshin nga forcat e policisë.


"Kjo hodhi poshtë hipotezën se njerëzit në turmë kishin qëlluar njëri-tjetrin dhe u vërtetua se ishin qëlluar nga punonjës të policisë". Këto janë vetëm disa të dhëna të një rangu të gjatë të cilat nuk u ndalen vetëm në punën e prokurorisë dhe komisionit të posaçëm parlamentar, por dhe familjarëve të viktimave.


Artan Broci, vëllai i Arben Brocit , rrëfen: "Kam tentuar të shumëfishoj dhe të mbaj kopje të dokumenteve, pikërisht për të mos bërë të mundur asgjësimin e plotë të tyre. Mbase do të vijë ajo kohë për t'u zbardhë shumë gjëra".


Për Ahmet Kryeziun, vëllanë e njërit prej dëshmorëve të 2 prillit, Nazmi Kryeziu: "Pa vdekur ata që e bënë këtë masakër, që urdhëruan për të, nuk del e vërteta". Ibrahim Bilali shton se "në rast se do të ketë vullnet politik , e vërteta mund të dalë, edhe pse disa prej atyre që e bënë këtë masakër janë deputetë.


Mund të thuhen shumë fjalë, por preferoj të them vetëm një: shpresoj".
Ndërsa Zef Gjoni shton se "vrasjet politike edhe në botë vështirë të zbardhen. Dhe 2 prilli ishte vrasje politike, ku në shënjestër ishte Arben Broci".


Ish-ministri i brendshëm kur ndodhi 2 prilli 1991, Gramoz Ruçi, në dëshminë e tij lidhur me këtë ngjarje ka thënë: "Sipas informacionit që mora nga Shkodra, në darkë, kam folur me kryetarin e degës së punëve të brendshme. "Ka llafe që sot u shpërndanë, por do të grumbullohen nesër". Atëherë i kam dhënë tri porosi.


Nuk më shkonte ndonjëherë mendja dhe as ëndrra s'kam parë që mund të ndodhte ajo që ndodhi në Shkodër, shokë. Kam dhënë porosinë: "Shoku kryetar i degës, që në mëngjes të paraqitesh te vendi që grumbullohen.


T'i thuash sekretarit të Partisë Demokratike të lutem shumë, dua mbështetjen tënde". Sipas verifikimeve që kam bërë me zëvendësit e mi, ka shkuar dhe e ka zbatuar këtë detyrë. Së dyti, i kam thënë: "Do të vesh te kryetarja e komitetit ekzekutiv, do t'i kërkosh mbështetjen e të gjithë forcave politike."


Edhe këtë detyrë, sa e kam verifikuar, e ka realizuar. Së treti, që në momentin fillestar në orët e para të mëngjesit, personi i caktuar nga policia, duhet të vejë t'u bëjë thirrje, jo kur të vejë orteku ortek, par kur të jetë... Edhe këtë detyrë di që e ka bërë.


Kaq informacion kisha, kaq porosi i dhashë se kaq shkonte dhe imagjinata; se nuk kishim të dhëna se do të digjeshin komiteti i partisë, apo do të vriteshin, apo do të priteshin etj.; nuk na shkonte mendja te kjo".

Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit

Anila Dushi

Pronarë tokash, përpunues mëndafshi dhe tregtarë, pjesëtarë të familjes Juka, kontribuan edhe financiarisht për luftën kundër fashizmit.


Megjithatë pas 1944-s ndëshkimi komunist do të binte mbi këtë familje edhe pse ajo kishte dhënë një bijë të saj në luftën kundër fashizmit dhe që ishte shpallur heroinë. U merren pronat dhe burgosen e persekutohen


Familja Juka është një ndër familjet më të njohura në Shkodër, edhe pse për shumë arsye pjesëtarët e saj janë të shpërndarë në Shqipëri e jashtë saj. Emra të nderuar të kësaj familjeje kanë lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar, brenda e jashtë tij, duke bërë që përmenden me respekt jo vetëm nga shkodranët.


Intelektualizmi dhe dashuria për atdhetun, krenaria për të qenit shqiptar duket se kanë karakterizuar figurat më të njohura të kësaj familjeje. Zamir Juka është një ndër pjesëtarët e kësaj familjeje që vazhdon të jetojë në Shkodër.


Duke folur për familjen e tij, referuar asaj që i kanë treguar paraardhësit, asaj që është e shkruar apo dhe materialeve të grumbulluara nga kushëriri i tij, Gëzim Juka, i cili është në proces të shkrimit të një libri për historinë e kësaj familjeje, Zamir Juka tregon se familja e tij ka ardhur në Shkodër nga zona e Dukagjinit, fshati Pecaj pas vitit 1600.


I pari i fisit ishte Pal Juca, i besimit katolik, dhe më pas pjesëtarët e kësaj familjeje janë kthyer në myslimanë, ku dhe mbiemri Juca kthehet në Juka. Kjo mësohet se ka ndodhur në kohën e ikjes së Venedikut dhe ripopullimit të zonave rreth kalasë së Shkodrës.


Historia e familjes

Njerëzit e familjes Juka janë vendosur në Shkodër në lagjen "Parrucë" dhe janë pronarë të mëdhenj ku krahas pronave, kanë ndërtuar dhe xhaminë e Parrucës, e cila u shemb nga komunizmi në vitin 1967, dhe që cilësohej si një ndër xhamitë më të bukura dhe më të njohura në të gjithë vendin.


Kjo familje përveç tokave, është pronare dhe e dy hoteleve, madje mendohet se dhe lagjja Parrucë ka marrë këtë emër nga i pari i këtij fisi, Pal Juca. Pas pushtimit turk, pjesëtarë të familjes Juka janë aktivë në jetën politike të qytetit.


Tahiragë Juka është udhëheqës i grupit të Tabakëve. Nelo Juka (Zenelagë Juka) është aktiv në luftën e Miletit të zhvilluar nga forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kontribues financiar i saj dhe një ndër firmëtarët e protestës së parisë së Shkodrës më 16 qershor 1878, kundër copëtimit të Shqipërisë. Historia e kësaj familjeje vazhdon me kontributet e pjesëtarëve të saj në jetën politike e administrative të Shkodrës e Shqipërisë, veçanërisht pas vitit 1912.


Krahas figurës së Musa Jukës, ka dhe të tjerë pjesëtarë të kësaj familjeje që shquhen, si: Hamza Juka, anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, Man Juka dhe Asllan Juka, pjesëtarë në Luftën e Koplikut kundër serbëve në vitin 1920.


Pasardhësi i kësaj familjeje, Zamir Juka, tregon se pavarësisht bindjeve zogiste, familja e tij u rreshtua në luftë kundër fashizmit dhe shprehu tipare të qarta antifashiste dhe për këtë ndihet krenar.


Edhe Musa Juka, që ishte numri 2 i shtetit shqiptar para pushtimit italian, bazuar në dokumentet zyrtare të kohës, ishte kundër pushtimit italian. Kështu më 6 prill 1939 ai do të transmetonte një shkresë me urdhrin e Mbretit Zog për qëndresë me armë kundër fashizmit, dokument për Musa Jukën.

KONCEPT


MBRETNIJA SHQIPTARE Tiranë më 6-4-1939
Ministrija e P. Mbrëndëshme
Zyra Sekrete
Nr. Ekstra
Z. Kolonel Ali Riza
Vlonë


Simbas urdhënit Nalt Madhnis Tij Mbretit.


Ju njoftojmë se në rasë se trupat italiane fillojnë me zbarkue në tokën t'onë menjëherë të fillohet luftimi tuej i kundërshtue me armë.stop. Dy batalionat e nodhun në Tepelenë dhe nji Berat u urdhnuen me u nis për Vlonë dhe me u vue nen Komandën e Z, s'Uej për mbrojtjen e atdheut.stop. Ministri.


Internimi i familjes pas pushtimit fashist


Pushtimi fashist do të kishte pasoja për këtë familje ku disa pjesëtarë të saj u burgosën dhe u internuan. Kështu Hilmi Juka internohet në Gjirokastër 1 vit, Galip Juka internohet në Pesaro, Itali 2 vite, Xhemal Juka internohet në Peruxhia 1 vit, Elez Juka internohet në Zvërnec Vlorë dhe në Itali 3 vjet, Ali Juka internohet në Ventotene, Itali 3 vjet, Myfit Juka u burgos në Shkodër dhe u internua në kampin e Prishtinës në shtator 1944. Shaban Juka u aktivizua me lëvizjen studentore kundër pushtuesve.


Shejnazja, partizania e mitur shkrodrane


Në këtë periudhë bie në sy aktiviteti antifashist i një tjetër figurë të kësaj familjeje, Shejnaze Jukës. Ndërsa ishte me studime në Itali, ajo kthehet në Shqipëri dhe rreshtohet aktivisht në formacionet antifashiste e partizane, që në fillimet e saj, së bashku me kushëririn e saj nga nëna, Qemal Stafa.


Përjashtohet nga shkolla në Shqipëri dhe duke qenë se kërkohej nga fashistët, del në male si partizane. Shejnaze Juka vritet duke luftuar me fashistët në zonën e Çermenikës në dhjetor 1943, dhe pas çlirimit i jepet titulli "Hero i Popullit". Emrin e saj e mban prej vitesh ish-shkolla pedagogjike, sot shkolla e mesme e gjuhëve të huaja në qytetin e Shkodrës, në oborrin e së cilës ndodhet dhe busti i Shejnazes.


Ndëshkimi pas çlirimit


Pronarë tokash, përpunues mëndafshi dhe tregtarë, pjesëtarë të familjes Juka, kontribuan edhe financiarisht për luftën kundër fashizmit. Megjithatë pas 1944-s ndëshkimi komunist do të binte mbi këtë familje edhe pse ajo kishte dhënë një bijë të saj në luftën kundër fashizmit.


U merren pronat dhe burgosen e persekutohen. Xhemal Juka vdes në tortura në hetuesi së bashku me Qemal Dracinin dhe varret e tyre akoma nuk dihet ku janë. Hilmi Juka, Nuh Juka burgosen politikisht. Intelektualë nga kjo familje të shkolluar jashtë vendit, si Galip e Zyber Juka dërgohen me punë të rëndomta në zona si Myzeqeja, Rrësheni apo Maliqi.


Arsimimi i bijve të kësaj familjeje shkon paralelisht me atdhetarizmin e saj, ku pjesa që është jashtë vendit, siç është familja e Musa Jukës jo vetëm arsimohet, por dhe pse nuk komunikonin me të tjerët në Shqipëri, nuk e harrojnë atdheun e tyre.

Safete Juka, studiuesja e mirënjohur shqiptare


Safete (Sofija) Juka, vajza e Musa Jukës është padyshim një tjetër figurë me vlera e kësaj familjeje. Intelektuale, e formuar në shkollat më të njohura duke nisur me shkollën fillore në Tiranë, atë të mesme në Austri dhe universitetin në Francë në vitet 1950--1956, Juka punon si profesoreshë në Liceun Francez të Aleksandrisë, Egjipt.


Aty, meqë ishte e apasionuar pas artit, hap dy ekspozita pikture dhe u quajt "piktorja e luleve".


Në vitin 1957, një vit pas vdekjes në Aleksandri të Egjiptit të babait të saj Musa Juka, familja zhvendoset në Nju Jork të SHBA-së. Atje jep mësime në një shkollë private në frëngjisht dhe gjermanisht. Gjatë kësaj kohe mbron në Francë doktoraturën më 1969-n dhe pas kësaj punon në Universitetin e Pensilvanisë si profesoreshë e letërsisë frënge të shekullit XIX - XX, ku del në pension.


Merr pjesë në shumë seminare dhe konferenca për problemet filozofike të artit e letërsisë franceze në SHBA. Piktore, studiuse, kritike arti, eseiste, analiste e kulturës në përgjithësi dhe artit francez në veçanti, Safete Juka bashkëpunon me revistat "The French Revieë", "Revue de Mitaphysique ed morale", "Les Lettres Romanes", "Ecrits de Paris", "Realites", La Nouvelle", "Revue Francaise", "South Asian Revieë".


Problemi i saj kryesor ishte çështja shqiptare dhe veçanërisht Kosova. Ajo i dërgon dhuratë presidentit Bill Klinton, sekretarit Bob Doll dhe shumë kancelarive librin e saj "Kosova - The Albanians in Yugoslavia in light of Historical Document". Vend të rëndësishëm zë dhe libri i saj "Golgota".


E etiketuar si Dora D'Istria e dytë, Safete Juka është propozuar për çmimin "Nderi i Kombit". Safete Sofija Juka (kështu e kishte emrin e vet në SHBA) pas viteve 1990 erdhi në Shqipëri dhe mori pjesë edhe në seminarin "Shkodra në shekuj" me veprën "Shkodra në veprat e Mary Edith Durham", kjo në vitin 1993. Vdiq në Nëntor 2005 dhe, sipas amanetit të saj, varroset në Shkodër.


Dhurata 40 000-dollarëshe Bibliotekës Kombëtare


Një tjetër tregues i patriotizmit dhe atdhedashurisë së Safete Jukës, edhe pse ishte larguar nga Shqipëria vetëm 13 vjeçe, është dhe dhurata prej 40 000 dollarësh që i la pas vdekjes së saj Bibliotekës Kombëtare Shqiptare.


Këtë amanet e plotësoi motra e saj Lume Juka, murgeshë e urdhrit të Nënë Terezës, që i shkruan më 19 qershor 2009 nga Nju Jorku drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari.


Ajo i bën të ditur se motra e saj Safetja ka depozituar në një bankë të Nju Jorkut një shumë prej 40 000 dollarësh, që sipas amanetit të saj do t'i dhuroheshin Bibliotekës Kombëtare.


Lumnije Juka, motra e Safetes, ka një aktivitet sa bamirës, aq dhe atdhetar në Nju Jork, ku në vitin 1969 ajo bëhet nismëtare dhe mundësuese e takimit të parë të Nënë Terezës me Mbretëreshën Geraldinë.


Të tjerë pjesëtarë të familjes së Musa Jukës u arsimuan në universitetet e njohra të botës, si Berhani për drejtësi në Sorbonë, ndërsa Fiqireti për letërsi franceze në Strasburg dhe në Universitetin e Xhorxhias, SHBA për Shkenca Politike.


Ndonëse i larguar në moshë të re nga Shqipëria, Zamiri tregon se ai ka pasur dëshirë të vinte në Shqipëri dhe në pamundësi të kësaj, sipas amanetit të tij, Fiqeret Juka pas vdekjes në vitin 1992 varroset në Shkodër.


Dy anët e medaljes


E kundërta ndodhi për pjesëtarët e kësaj familjeje që jetonin në Shqipëri, të cilët deri më 1990-n i kishin të pakta mundësitë e shkollimit. Zamir Juka, i cili u privua nga shkolla e lartë për arsye politike, kujton atë që i tregonte babai i tij kur u erdhi lajmi i vdekjes së Musa Jukës në Egjipt.


"Nuk lejohej të nxirrej njoftim dhe të priteshin ngushëllime, aq më tepër që Musa Juka ishte i etiketuar nga komunistët si "armik". Në këto kushte, miq e të afërm që e morën vesh, vinin tinëz për ngushëllime në shtëpi, në orare të ndryshme dhe me kujdes që të mos diktoheshin dhe mbi ta të binte ndëshkimi. Komunistët nuk lejonin që të respektohej as i vdekuri.


Më kujtohet që babai dëgjonte fshehurazi stacionet e huaja dhe gjithmonë na porosiste që çfarë flitej apo dëgjohej në shtepi të mos e thonim jashtë saj", kujton Zamir Juka.


Ndërkohë, figurë e njohur e kësaj familjeje është dhe Xhelal Juka, sportist e trajner i njohur futbolli.


Ndonëse spikaste si talent futbolli, ai luajti 10 ndeshje ndërkombëtare futbolli me ekipin e Vllaznisë dhe atë kombëtar, por të gjitha brenda vendit, pasi nuk lejohej të dilte jashtë shtetit qoftë dhe për të luajtur futboll si pjesë e ekipeve ku luante.


Xhelal Juka është Mjeshtër i Merituar i Sportit; mbajtës i Urdhrit "Naim Frashëri" i klasit të Parë 1999; titullin "Palok Nika" dhënë nga Bashkia e Shkodrës 2000, Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës 2009. Pas 1990-s, pjesëtarë të kësaj familjeje vazhdojnë të kontribojnë në fusha të ndryshme dhe të arsimohen jashtë vendit.


Genc Juka është deputet në vitet 1992-1996 dhe 2005-2009, ndërsa Amer Juka diplomohet me rezultate të larta për drejtësi në universitetin Panthéon-Assas - pasardhës i të famshmit Faculté de Droit de Paris Francë.


Në ceremoninë e organizuar, Armer Juka nderohet me çmimin Major si student i shkëlqyer që është renditur i pari në përfundim të studimeve master në degën e së drejtës evropiane të biznesit.


Ky çmim i është dhënë atij në vitin 2009 nga Eric Ëoerth, ministër i buxhetit dhe kontove publike nëpunësve publikë dhe reformës së shtetit në Francë, ndërsa të pranishëm kanë qenë dhe personalitete të tjera franceze, si: Vincent Lamanda, kryetar i Gjykatës së Lartë, Jean-Pierre Lecoq, deputet dhe kryetar i minibashkisë, Louis Vogel, President i Universitetit, Patrick Gérard, Rektor i Akademisë së Parisit.


Musa Juka, ministri, deputeti dhe kryebashkiaku i Shkodrës
Ndër njerëzit më me emër në këtë familje të madhe shkodrane spikat Musa Zyber Juka (1885-1955).


I arsimuar në kolegj në Stamboll, Musa Juka në vitet 1921-1924 vihet përkrah Ahmet Zogut.


Zgjidhet kryetar bashkie në Shkodër dy herë.
Në vitin 1917 është pjesëtar i delegacionit shqiptar në Vjenë në ceremoninë e hipjes në fron të Karlit të Parë.
Në fillim të dhjetorit 1924 emërohet zëvendësprefekt i Shkodrës dhe më 1 mars 1926 bëhet deputet.


Në qeverinë e Ahmet Zogut, Musa Juka është ministër i Punëve Botore dhe Bujqësisë në dhe më pas zëvendësministër i Brendshëm
Në vitin 1928 është ministër i Bujqësisë dhe Pyjeve.


Në vitin 1929 është ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe në Asamblenë Kushtetuese të 1928-s është në grupin e asamblistave të Shkodrës që shpallën Monarkinë me Mbret Ahmet Zogun dhe në Parlament deri në 1932-shin është deputet i Shkodrës.


Po kështu, Musa Juka është deputet i Shkodrës në parlamentin e viteve 1932-1936, si dhe në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e janarit 1937 - 7 Prill 1939, ditë kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe ai u largua nga Shqipëria.


Në qeverinë e Pandeli Evangjelit nga 6 mars 1930 - 11 Prill 1931 Musa Juka është ministër i Punëve të Brendshme, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë dhe në vitet 1932-1939, ndërsa gjatë kësaj periudhe ishte edhe zëvendësministër i Ekonomisë Kombëtare.


Gjatë viteve 1935-1937 Musa Juka ka qenë dhe drejtues i Entit Kombëtar të Turizmit.
Me krijimin e Federatës Sportive Shqiptare në Qershor të vitit 1932 u zgjodh kryetar i saj.


Ai është dekoruar nga Perandori i Austro-Hungarisë në kohën e Luftës së Parë Botërore kur ishte Kryetar i Bashkisë dhe sipas gazetës "Posta e Shqypnies" e Gjergj Fishtës në Nr. 28 Mars 1917, së cilës i referohen pasardhësit e familjes Juka, Musa Juka ka marrë "Kryqin e Kreshnikëve të Urdhrit të Franc Jozefit".


Me një dekoratë e tillë, së bashku me Musa Jukën janë nderuar dhe Ndre Mjeda, At Pal Çurçia, At Joakin Serreqi, At Pal Doda, Luigj Gurakuqi, Ahmet Bej Zogolli, At Shtjefën Gjeçovi etj, që përkrahën Austrinë.

Friday, March 11, 2011

Shqiptarët dhe islami.


Frankfurter Rundschau*

Mbi 90 për qind e shqiptarëve të Kosovës u takojnë familjeve myslimane. Megjithatë, ata një kohë të gjatë konsideroheshin se janë imunë ndaj joshjeve islamike.
Por, që ky konstatim mund të ndryshojë, tregon emërimi i një ish-reperi besimtar (Memli Krasniqi, v.j.) në postin e ministrit të Kulturës. Mbetet për t’u sqaruar nëse islamizmi që po rritet ngadalë ka të bëjë te krimi i Arid Ukës në Frankfurt, shkruan analisti Norbert Mappes-Niediek në “Frankfurter Rundschau”.
Religjioni shtetëror në Kosovë është nacionalizmi shqiptar. “Islami u është imponuar shqiptarëve”: Me këtë formulë nacionalistët e bindur i refuzojnë të gjitha joshjet nga ana e sauditëve dhe muxhahedinëve boshnjakë. Fëmijët pagëzohen me emra shqiptarë, si Ilir ose Dardan, Vlora ose Teuta. Kush e ka emrin Hajrudin, Nezir dhe Muharrem shpesh i vjen turp.
Heroi kombëtar i Shqipërisë është Skënderbeu, një princ i krishterë, i cili në shekullin e 15-të i mbrojti shqiptarët atëbotë të krishterë kundër osmanëve myslimanë. Menjëherë pas tij vjen Nënë Tereza katolike. Mjekra dhe mbulesa e femrave janë pjesë e pamjes në rrugë mbase në Maqedoninë fshatare, shqiptarët e atjeshëm konsiderohen konservativë dhe të prapambetur. Në Kosovë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 mbretëroi solidaritet i gjithanshëm me çlirimtarët amerikanë.
Por, që nga atëherë mes nacionalizmit shqiptar dhe fundamentalizmit mysliman është krijuar një urë ideologjike. “Sikur të mos e kishim pranuar islamin, ne sot do të ishim serbë ose grekë”, thotë Abdi Baleta, kryeideolog i këtyre ideve. Ky shqiptar nga Tirana ka qenë diplomat nën diktatorin Enver Hoxha dhe që nga ndryshimet e vitit 1991 ai u prin disa partive të vogla. Në Shqipëri ky ka pas vetes vetëm një pakicë.
Një kohë të gjatë Kosova ishte e çliruar nga idetë e tilla. Në emigracion, ku shumë shqiptarë të rinj rriten si pjesë të një shtrese të deklasuar emigrantësh, tezat e Baletës gjejnë më shumë mbështetje dhe kthehen prapa në Ballkan.
Ministri i ri kosovar i Kulturës, Memli Krasniqi, për disa pjesë të gjeneratës së re është idhull. Vendimi i parë i Krasniqit si ministër ishte heqja e portreteve të Nënë Terezës dhe themeluesit shekullar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në korridorin e ministrisë.

*Gazetë e Frankfurtit. Artikulli është botuar në numrin e djeshëm