TIRANE-Listës së beqareve VIP, i pakësohet sot një nga
personazhet më të dashura të ekranit. “Bluetooth” ka mësuar se Ilva
Tare, gazetarja e mirënjohur e debateve të nxehta politike, jeton prej
disa kohësh një histori të bukur dashurie, me një prej figurave më të
spikatura në politikën e viteve ‘90, i rikthyer së fundmi nga Amerika
për t’iu bashkuar sërish së djathtës si deputet. Eduart Selami, kryetari
i Partisë Demokratike në vitet ’92 – ’95, është mashkulli që i ka
vjedhur zemrën Ilva Tares...

