Monday, August 22, 2011

"Zone e Lire" rikthehet me Arian Canin ne Tv Klan

"Mirembrema tokesore, mirembrema tokesore". Me kete urim pershendetes, nis emisioni me audience te sigurte qe cdo te premte mbledh shikuesit para ekranit. Ka nisur emisioni i perjavshem, maratone disaoreshe, "Zone e Lire". Ne shoqerine e gazetarit te mirenjohur Arian Cani, e premtja ne prime time kalon plot argetim por edhe shume informacion, permes te ftuarve qe jane te pafund, qe nga politika, mediat, kritika, arti, kultura e shume te tjere.

Surpriza po vjen! Duke nisur nga e premtja 16 shtator, "Zone e Lire", rikthehet ne shtepine e tij, Televizionin Kombetar Klan.

Gazetari Arian Cani ka rikthyer keshtu bashkepunimin me televizionin absolutisht me te madh dhe me me audience ne Shqiperi dhe kudo ku jetojne shqiptaret neper bote.

Qe nga e premtja e trete e shtatorit, kur nis sezoni i ri i "Zone e Lire", Arian Cani ju fton ne shoqerine e talk show-t me argetues ne vend.

Me te ftuar te shumte do te nise puntata e 304-t e "Zone e Lire", tani e tutje vetem ne Tv Klan.

Me shoqerine e Canit, regjine e perhershme te Ledios dhe sfondin muzikor te Dj Cerrit, shikuesit e Tv Klan ne kete tetevjetor qe sapo mbushi "Zone e Lire", do te mund te shijojne programin aq shume te simpatizuar nga ju, duke pare nje format qe ashtu si ka emrin, ashtu dhe ne te vertete eshte, i lire, per te thene gjithcka, pa censure.

"Zone e Lire" hyn ne vitin e nente te transmetimit, qe nga sezonet e para kur ai ndiqej permes televizionit kombetar Arberia. Me tej, "Zone e Lire" shkoi ne televizionin kombetar Klan per disa vjet dhe per tre sezone te tjera u ndoq ne kanalin Vizion Plus.

Tashme, "Zone e Lire" eshte rikthyer ne shtepine e tij dhe cdo te premte do te dhuroje ore te kendshme nen drejtimin ekstravagant, shpesh te guximshem por te deshiruar nga kushdo te Arian Canit. Shshht... "Zone e Lire" po fillon...

Tv Klan, absolutisht me i miri ne prodhime dhe programe te blera

I lindur rreth 15 vjet me pare, Televizioni Klan u be shume shpejt me i dashuri i te gjithe shqiptareve. Nen drejtimin e perhershem te presidentit Aleksander Frangaj, vit pas viti ne televizionin kombetar Klan erdhen dhe vazhdojne te vijne emrat me te mire te artit dhe kultures shqiptare dhe nderkombetare. Ne Tv Klan gjenden emrat me te mire te gazetarise, duke siguruar keshtu, as me shume dhe as me pak, por statusin e te qenit televizioni absolutisht me i mire dhe me i ndjekur nga shqiptaret.

Ne Klan, politika dhe aktualiteti plotesohen me se miri permes emisionit "Opinion", qe nga ky shtator hyn ne vitin e 15-te te tij. Ne drejtimin e gazetarit dhe opinionistit te mirenjohur Blendi Fevziu, "Opinion" ka ditur te jete emisioni absolutisht me i ndjekur i 20 viteve te fundit ne te gjitha televizionet shqiptare. E jo vetem kaq. Ka qene dhe mbetet i vetmi program ku personazhet me te rendesishem te politikes dhe aktualitetit shqiptar, jane gjithmone aty, per te thene fjalen e tyre. Risi e "Opinion" kane qene intervistat me personazhe qe kane vendin e tyre te rendesishem ne historine e kombit.

E krahas emisioneve dhe spektakleve te shumta, sigurisht ne Klan gjenden edhe serialet me te ndjekur ne te gjithe boten, me transmetime premiere absolute si Dr House, CSI, Anatomia e Greit, Melrose Place (New) e shume te tjere.

Risite

Ne sezonin e ri, surprizat nuk kane te sosur ne televizionin kombetar Klan dhe "Koha Jone" ka nisur t'i zbuloje ekskluzivisht. Kete vjeshte, programe te reja, mes tyre risi ne televizionet shqiptare do te fillojne per te permbushur deshirat dhe shijet e cdo shikuesi. Mes programeve me te mira qe pritet te nisin eshte edhe X-Factor. Emisioni me audience te padiskutueshme ne dhjetera vende te botes, vjen me Alketa Vejsiun ne Televizionin kombetar Klan, duke iu bashkuar morise se emisioneve, spektakleve dhe prodhimeve te tjera cilesore qe vazhdojne dhe ato qe vijne per here te pare.

No comments: