Friday, May 17, 2013

Albdreams.net (SHBA) MERR ÇERTEFIKATEN E MIRNJOHJES ,AKORDUAR NGA NËNPREFEKTI I MALËSISË MADHE,



RUSH DRAGU ,PRONAR DHE DREJTUES I Albdreams-it (SHBA) MERR ÇERTEFIKATEN E MIRNJOHJES ,AKORDUAR NGA NËNPREFEKTI I MALËSISË MADHE, TË  DHËNË ME RASTIN E 100 VJETORIT TË SHPALLJES  PAVARESISË SË SHQIPERISË
 Vizita  e ketyre ditëve të zotit Rush Dragu në Shqiperi ka bërë të mundur që ti dorzohet Çertefikata e Mirnjohjes akorduar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë, per portalin online Albdreams (Ëndërrat Shqiptare),pronar , themelues dhe drejtues i të cilit është zoti Dragu që prej dates
26 nentor 2004 , kur kjo dritare e madhe drite u hapë në qiellin e medieve elektronike Amerikane. Per kontributin e madh në promovimin e vlerave kulturore ,artistike ,publicistike e historike ketij portali shqiptarë me daten 28 nentor 2012 Nenprefekti i asaj kohe të  Malesisë Madhe zoti Sytki Ndrecaj i akordon  Çertefikaten e Mirnjohjes ,e cila “fizikisht” nuk kishte qënë e mundur  t’i  dorzohet zotit Rush Dragu me banim në Amerikë.  Kjo mundesi u krijua pikrisht me daten 14 maj 2013. Dorzimi i kesaj Çertefikate në ketë ditë u bë nga ish Nënprefekti zoti Sytki Ndrecaj , me pranin e Nënprefektit të sotem të Malesisë Madhe  zotit Islam Semanaj ,gjë që tregon vijimsin e vlersimit të kesaj medie elektronike nga Institucioni i Nenprefektit M.Madhe.
Të pranishem në dorzimin e Çertefikates së Mirnjohjes Zotit Rush  Dragu ishin edhe gazetar ,publicist e miq të Albdreams-it si dhe bisnezmeni i njohur (mbeshtetes e kontribues per vlerat kombetare shqiptare) zoti Ndue Ftoni. Gjatë dorzimit të kesaj Çertefikate të pranishmit  vlersuan portalin Albdreams si një dritare plot dritë ku secili ka çfarë të shoh , dhe ka çfarë të thotë ,pa asnjë censure  apo privim ,me një liri të cilen sot është veshtirë ta gjeshë  në mediat e tjera shqiptare…Albdreams-i u tha nga të pranishmit është edhe një urë lidhese elektronike , në mes shqiptareve që banojnë në Amerikë e vende të tjera dhe atyre të Shqiperisë politike dhe etnike..Albdreams-i është edhe një zë i fuqishem Shqiptarie  në tempullin e lirisë e demokracisë (SHBA) , dhe per këtë merita kryesore i takon zotit Rush Dragu…
                                                                                                                          Perg.  Ndue  BACAJ

No comments: