Monday, October 29, 2012

Kampionati Botëror i Futbollit 2018 në Ekaterinburg: pelmenjët dhe futbolli

Ekaterinburgu - kryeqyteti i Uralit do të bëhet pika më lindore e zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018. Ai ndodhet rreth 2.000 km larg nga Moska. Kjo distancë mund të përshkohet për dy orë e gjysmë me aeroplan. 

Turistët, të cilët do të vijnë për të parë ndeshjet e Kampionatit Botëror në Rusi, do të kenë mundësi të bëjnë shëtitje të paharrueshme në malet Urale, për të parë monumentet jashtëzakonisht interesante të antikitetit dhe, natyrisht, për të shijuar kuzhinën tradicionale lokale.
Stadiumi "Centralnij" (russ. «Центральный») në Ekaterinburg u ndërtua në vitin 1957. Një vit më parë përfundoi rikonstruktimi grandioz, mjaft ambicioz i këtij kompleksi sportiv. Dhe tani ai është shndërruar në një nga stadiumet më të mirë në vend. Ndërkohë, duhet thënë, se arena e tij është një monument tipik i arkitekturës së neo-klasicizmit stalinist. Ndërtuesit kanë ruajtur me kujdes fasadën historike me kolona dhe statuja në stilin e realizmit socialist. Megjithatë, para Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 arena do të ketë nevojë për një modernizim më të qenësishëm, thotë Kryetari i Federatës së Futbollit të qytetit Ekaterinburg Aleksandër Samarin.
Stadiumi "Centralnij", në të cilin do të zhvillohen disa prej ndeshjeve të Kampionatit Botëror, është një nga më të mirët në rajon, por ai duhet zgjeruar. Aktualisht ai është llogaritur për 30.000 shikues, ndërkohë që vëllimi i nxënësisë së tij duhet të rritet deri në 15 mijë vende.
Ekaterinburgu u themelua në vitin 1723 me dekret të Carit Pjetri i Parë (Peter I) si një qendër e nxjerrjes (prodhimit) së hekurit. Njëzet vjet më vonë në Urale u zbulua ar dhe gjatë kohës së"etheve të arit" qyteti filloi të zhvillohet me vrull të madh. Në shekullin e XX atje u ndërtuan dhjetra uzina dhe tani ai është një nga qendrat më të fuqishme industriale të vendit si dhe qyteti i katërt më i madh në Rusi përkatësisht numrit të populllsisë. Por, pavarësisht nga fakti se deri më tani në rajon vazhdon nxjerrja e minieraleve të dobishme, atje janë ruajtur disa zona të natyrës së virgjës, të paprekur. Peizazhi unikal i maleve Urale nuk mund të lërë askënd indiferent, thotë kuratorja e Muzeut Etnografik Krahinor të Sverdllovskut Tatiana Mosunova.
Qyteti ynë i vendosur prapa maleve Urale është një nga më të vjetrit në botë. Një peizazh jashtëzakonisht të bukur krijojnë shkëmbinjtë madhështorë shtresa-shtresa në kreshtën e malit Taganai i Madh - të cilët përfaqësojnë në vetvete disa shtylla graniti apo pllaka guri të shtrira njëra mbi tjetrën, që duken sikur kanë mbirë nga dheu. Këto vende i kanë quajtur vendbanime të njerëzve të lashtë. Në Muzeun krahinor është vendosur idhulli Shigirski me një moshë prej 9.5 mijë vjet.
Në qytetin me histori pothuajse 300 vjeçare janë ruajtur për mrekulli rrugët me ndërtesa të shekullit të XVIII-të, kisha të moçme, një kishë protestante dhe një xhami. Ia vlen me të vërtetë të vizitohet edhe metro-ja e Ekaterinburgut, e cila për nga bukuria e vet nuk mbetet aspak prapa metrosë impresionuese të Moskës. Përveç kësaj, ekspertët rekomandojnë frekuentimin e restoranteve vendore, ku shërbejnë gatime tipike të kuzhinave të Uralit dhe Siberisë: pelmenji (topa brumi të mbushur me mish, të zier me ujë - gjellë karakteristike siberiane), supa të mrekullueshme ushqyese, olladi (petulla me mjaltë e me ingrediente të llojllojshme), kuleçë të vegjël e të mëdhenj me mbushje të ndryshme./Zeri Rusise/

No comments: