Wednesday, June 22, 2011

Shoqata Atdhetare Dibra në New York , apelon për regjistrimin e dibranëve në Amerikë


BEQIR SINA, New York

Shoqata Atdhetare Dibra : "Ka ardhur koha dhe e lypën nevoja që të ndihmojmë: vetveten, njeri-tjetrin dhe Dibrën e mbetur jetime.

STATEN ISLAD NYC : Në kuadrin e regjistrimeve zyrtare të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Shoqata Atdhetare Dibra , për Dibranët në Amerikë kanë prezantuar një projekt të iniciuar nga dhjetëra familje dibrane në SHBA, të cilët kërkojnë regjistrimin e popullsise , dibrane në Amerikë

Në një njoftim elektronik nëpërmjet web site të Shoqatës Atdhetare Dibra, shoqata u drejtohet bashkëvendasve të tyre të gjithë ata dibran që kanë ardhur në Amerikë, nga Komuna e Dibrës dhe Krahina e Dibrës, këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos e humbasin këtë rast për t'u regjistruar.

Në thirrjen e saj për regjistrimin e komunitetit dibran - Shoqata Atdhetare Dibra, thekson se "Ka ardhur koha dhe e lypën nevoja që të ndihmojmë: vetveten, njeri-tjetrin dhe Dibrën e mbetur jetime.

Andaj apelojmë tek të gjithë ju të nderuar bashkëvendas që të regjistroheni, pra që ju dhe institucionet tona në vendlindje ta dinë, të paktën numrin e përafërt të dibraneve dhe për të nxjerr në zgjedhjet e ardhshme numrin e votuesve, dibran në diasporë. Ku siç e dini me ligjin e ri të Maqedonisë , dispoar jo vetëm që ka të drejtë të votojë por ka të drejtë të ketë edhe deputetin e saj nga diaspora përkatësisht nga SHBA - Kanada, ku mendohet se jetojnë më shumë se 15 mijë dibranë.

Bashkëvendas fatkeqësisht shkas i mos regjistrimit edhe deputet e diasporës në Europë dhe SHBA e Kanada - për në parlamentine Maqedonisë u humbën vetëm sepse shqiptarët nuk ishin të regjistruar. Vetëm 84 vota ishin të shqiptarëve në SHBA-ë dhe Kanada, çka absolutisht nuk i përshtatet realitetit me numërin e shqiptarëve.

Së fundi në njoftim thuhet se Regjistrimi i dibranëve në Amerikë ështe shumë i thjesht, ai zgjat vetëm 2 minuta. Klikoni në logon(ikonën) ku thotë " Regjistrimi i Dibranëve në SH.B.A." dhe do te hapet forma të cilen duhet plotësuar.

Shoqata Atdhetare Dibra gjithashtu ju mundëson që regjistrimin t'a bëni duke klikuar në formularin për regjistrim në faqen e internetit http://www.jotform.com/form/11663557453

No comments: