Thursday, June 23, 2011

Prapaskenat e levizjeve te sapo nisura ne vitin 1990 ne Shqiperi

Prapaskenat e levizjeve te sapo nisura ne vitin 1990 ne Shqiperi

Cili eshte roli i mafies nderkombetare dhe asaj shqiptare por edhe krimi kibernetik, kompjuterik

Korrespondenti i njohur i BBC-se ne Ballkan dhe Shqiperi, Misha Glen, rrefen ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut, ngjarjet e vitit 1990 ne vendin tone te ndjekura nga afer prej tij. Glen tregon se si njohu Gramoz Pashkon dhe Sali Berishen dhe ambiciet e ketij te fundit me te medha per politiken. Apo edhe Ramiz Aline, per te cilin ai u shpreh se ne ate kohe mendonte se Alia ishte me i zgjuar se sa doli me vone. Nga ana tjeter, Glen zbulon edhe copeza te librit te tij me te fundit qe pritet te dale per krimin kibernetik apo ndryshe kompjuterik dhe mbi te gjitha mafien nderkombetare dhe ate shqiptare.

Zoti Misha Glen, ju jeni kthyer perseri ketu ne Tirane pas 20 viteve, ne pervjetorin e rrezimit te komunizmit. Kur e keni vizituar Shqiperine per here te pare?

Shqiperine e kam vizituar ne maj te vitit 1990. Ndryshimet nuk kishin ndodhur akoma, por ate muaj, une punoja per BBC-ne. Kam bere disa intervista te rendesishme me pjesen me te madhe te udheheqjes, si me Sali Berishen, Gramoz Pashko, Fatos Nano, Ismail Kadare.

Ne maj te vitit 1990?

Po, ne maj te vitit 1990. Ata te gjithe akoma tregonin shume kujdes, sepse komunizmi nuk ishte rrezuar plotesisht, por per here te pare po degjonim zera kritike. Mbaj mend ne vecanti nje interviste me Gramoz Pashkon, ne te cilen ai ka folur shume seriozisht per nje mundesi te zhvillimit ekonomik ne vend ne nje menyre krejt ndryshe.

Kjo gje ka ndodhur ne maj, apo eshte intervista me Gramoz Pashkon, ne fund te tetorit kur Kadareja u largua nga Shqiperia?

Jo, ka qene ne Maj. Ai po fliste ne menyre te terthorte, por ajo qe po thoshte nenkuptonte qarte se ndryshime duhet te vinin ne Shqiperi. Sepse Caushesku, ishte rrezuar para dy muajve dhe keshtu te gjithe kishin filluar te perqendrohen se c’do te ndodhte ne Shqiperi. Fakti qe mua si korrespondent i BBC-se, me ishte dhene nje vize per te shkelur ne Shqiperi ne maj te vitit 1990, ishte tashme shume treguese dhe une ketu kam ardhur me nje nga gazetaret e BBC-se, Laura Silberin. Pra ishte e qarte se dicka po ndodhte.

Po sepse deri ne ate kohe, ka qene e pamundur te hyje ne Shqiperi. Por do te doja t’ju pyesja dicka. Ne maj te vitit 1990, komunizmi ishte akoma i forte. Ne pushtet mund te themi, jo i forte. Ma merr mendja se ju do t’i keni bere ndonje interviste Kadarese, sepse ai ishte shume i njohur ne ate kohe. Po si keni gjetur Gramoz Pashkon, Sali Berishen dhe Fatos Nanon? Kush ju ka prezantuar me ta?

Na i prezantoi se pari Remzi Lani, kryeredaktor i gazetes “Zeri i Rinise”. Dhe ai sapo kishte botuar ne Gazeten “Zeri i Rinise”, intervisten me Kadarene, ne te cilen Kadareja kritikonte disa aspekte te regjimit. Ne kishim kerkuar disa intervista me Kadarene, Gramozin dhe Remziun dhe na u dha mundesia t’i benim ato intervista.

Ishte e qarte se dicka sapo kishte nisur te fillonte.

Po edhe Berishen?

Saliun e takova heren e dyte.

Dhe kjo hera e dyte ka qene ne dhjetor?

Jo, ka qene ne Korrik.

Ne korrik, dakord, po si e gjetet ju Sali Berishen? Ai ne ate kohe akoma nuk ishte bere person aktiv.

Jo, ai po behej aktiv dhe ate e kam njohur permes Gramoz Pashkos. Ai po behej aktiv dhe dukej qarte se ishte nje figure karizmatike.

Ne korrik kjo gje...

Po, ne korrik.

Ju keni qene ketu gjate krizave ne ambasada?

Pikerisht.

Dhe cila ka qene pershtypja juaj e pare ne ate kohe? Sepse ne fakt, ju keni qene nje korrespondent ne Ballkan.

Tamam. Ajo qe ishte e qarte ne krizat e korrikut, ne ambasada, ishte fakti se gjerat po dilnin jashte kontrollit. Keshtu, qeveria komuniste do te kishte nje mundesi zgjedhje. Ose ata do te luftonin deri ne fund, ose do te fillonin te pershtateshin me ate qe po ndodhte. Sepse kriza e korrikut, do te thoshte se gjithcka po dilte sheshit sic kishte ndodhur edhe ne Rumani me pare dhe para Rumanise ne Cekosllovaki, ne Hungari. Pra, e dinim se loja kishte nisur. Po se c’drejtim do te merrte ajo, do te rrezohej apo jo komunizmi, kjo akoma ishte e pavendosur dhe sic e dime, kaluan edhe disa muaj te tjere para se te luhej sheshit ne fazen e pare. Po ashtu ne korrik, kam shkuar ne Berat. Shkova, mora miratimin dhe atje kam folur me disa punetore te Kombinatit te tekstileve “Enver Hoxha”. Ata me pohuan se kishin nisur greven per rreth nje jave, nje muaj para saj. Pra, kur shikon dicka te tille, si Kombinati “Enver Hoxha” qe eshte futur ne greve, e kupton se gjerat kane filluar te gurgullojne.

Pra, regjimi eshte ne fundit e tij. Por ne korrik, pra heren e dyte, jo ne maj. Si ishte situata ne pergjithesi ne Shqiperi ne ate periudhe?

Po ishte shume e gjalle. Njerezit ishin me te lirshem ne te folur.

Ishin ata me te hapur me ju?

Ata ishin shume me te hapur me mua.

Brezi i ri po ashtu....

Brezi i ri po ashtu, vecanerisht universiteti filloi te ishte qendra dhe kur vinte puna tek kriza e ambasadave. Shikoje shume te rinj qe tashme e dinin se c’po ndodhte ne lindje te Evropes dhe sigurisht tashme dihej qe te gjithe po shikonin kanalet televizive italiane. Pra, e gjithe ideja se jeta ne Shqiperi ishte tmerresisht e bukur dhe se gjithe te tjeret po benin nje jete te mjerueshme, nuk gjente me besim mes popullit dhe vecanerisht mes te rinjve. Ata tashme donin te shihnin boten, po zienin nga acarimet.

Ne ate kohe, patet ndonje mundesi per te intervistuar Ramiz Aline?

Ramiz Aline, e kam intervistuar ne kontekstin e nje konference zyrtare per shtyp. Pra, ai dha nje konference per shtyp, qe ne vetvete ishte e pazakonte.

Ne korrik apo ne tetor?

Tashme nuk me kujtohet.

Duhet te kete ndodhur ne tetor, gjate takimit te Ministrave te Jashtem te Ballkanit....

Po, ne tetor erdha ketu ne takimin e Ministrave te Jashtem.

C’pershtypje ju ka lene Alia?

Mendoja se ishte me i zgjuar sec doli. Ai e kuptoi shume qarte se e priste nje sfide.

Mendova se me ne fund ai do te ecte shume i qete dhe do te vendoste te negocionte nje rrugedalje qe do t’i linte atij nje fare pushteti ne fund. Se mendoj qe ai ka luajtur rendesishem.

Ai humbi...

Ai humbi gjithcka. Ai duhet te jepte doreheqjen, partia u rrezua.

Mendoni se ai eshte frikesuar nga historia e Causheskut?

Nuk ma do mendja. Se po te kishte qene Enver Hoxha, ceshtja do te ishte krejt ndryshe. Sepse Ramiz Alia, ka qene ne pushtet vetem qe nga viti 1985 dhe nuk ka qene nje diktator i eger sic mund te themi per Enver Hoxhen. Per shembull, kur fliste Enver Hoxha, te gjithe dridheshin nga frika. Ndersa kur fliste Ramiz Alia, gjendja ishte me e c’tensionuar, kishte me shume konsensus. Nuk mendoj se Alia eshte identifikuar si autori i mjerimit te te gjitheve. Por nuk veproi tamam ashtu sic duhej. Duhet te kishte bere me shume se c’mundi te bente ai.

Ju keni intervistuar Gramoz Pashkon, nuk po permend ketu Ismail Kadarene se tashme eshte nje histori e njohur. Pra, Gramoz Pashkon, Sali Berishen. Kishit ndonje informacion ju ne vitet 1990 se Gramoz Pashko dhe Sali Berisha se shpejti do te dilnin ne krye te opozites ne Shqiperi?

Sigurisht qe e mendova, por kjo gje nuk ishte e bazuar ne informacion, por ne faktin qe ata po fillonin te organizoheshin dhe ne zerat e tyre.

C’do te thote organizimi?

Po e shihnin qe ndryshimi po vinte dhe filluan te merrnin drejtimin. Sepse ne Zerin e Amerikes, ka pasur edhe intervista te tjera. Genc Pollo per shembull dhe te tjere. Pra nisi, kishte shume zera. Pak me vone pastaj, me ka thene Gramozi per krijimin e Partise Demokratike. Sic ka ndodhur edhe gjetke ne Evropen Lindore, ti sheh njerez qe grupohen dhe te gjithe jane shume ambicioze dhe pastaj ata fillojne te percahen. Pra ka nje opozite shume te shpejte.

Po, ne disa pika. Po si i kujtoni ju Pashkon dhe Berishen para se te dilnin ne krye te opozites?

Ne fillim ata punon mjaft bashke dhe ishin shume miqesore. Gramozin e kam njohur shume me mire sesa Saliun. Mendoj se me vone, Berisha filloi te tregonte ambicie teper te forte politike, me shume se Gramozi. Gramozi me shume kishte nje karakter thellesisht te shqetesuar per te ardhmen e Shqiperise dhe se si do te shkonte ajo pune. Ishte qenie njerezore shume e theksuar dhe marredheniet e tij mes njerezve viheshin para ambicieve politike. Mendoj se me Sali Berishen ndoshta ka qene e kunderta.

Ju gjendeni ne Tirane ne kohen kur Ismail Kadareja beri nje deklarate per strehimin politik ne France. Sepse ishte takimi me Ministrat e Huaj te Ballkanit.

Si e kujtoni ju kete dite?

Isha shume i interesuar ne konferencen qe u mbajt ate dite, te shohim Shqiperine pas 20-vjeteve. Drejtuesi i Zerit te Amerikes tha se ky ishte vertete nje moment shume i rendesishem kur Kadare vendosi te dezertonte (largohej) sepse u perqendrua shume vemendje. Ne ate kohe, e them qe u habita mjaft sepse Kadareja qe ne ate kohe nuk ishte aq i njohur ne boten e jashte sic eshte tani, por ishte njohur vecanerisht me Francen dhe deri diku edhe me Italine. Mendova se Kadareja ndoshta duhet te rrinte dhe te luftonte brenda ne Shqiperi, jo te merrte nje rol politik, por gjithsesi te luante rolin e nje arbitri moral si Vatslav Haveli ne Cekosllovaki, qe u mundua ta luante ate rol moral por me pas edhe ai u perfshi thellesisht ne politike.

Pra, kur ndodhi, une u habita shume. Ishte nje fare tronditje per mua.

Po mendoni se ky vendim i Kadarese ka ndihmuar ne levizjen?

Sipas atyre qe thuhen edhe sot, ka ndihmuar. Kur e mendoj prape ate kohe, nuk e mbaj mend si nje moment nxites, por ne ate kohe mendoja se kjo gje do t’i deshperonte njerezit akoma me shume. Sepse ata do te mendonin. Nese nuk mund ta duroje Kadareja, atehere s’do te kete te ardhme. Por ja qe mendimi im ne ate kohe doli i gabuar. Me pas gjerat filluan te leviznin shume shpejt.

Po ne fund te fundit, ato mendime ishin. Ju keni qene korrespondenti i pare ne Shqiperi ne ate kohe qe keni raportuar zhdukjen e monumentit te Stalinit ne Tirane.

Kjo eshte shume e sakte. Isha ketu dhe pashe te ndodhte nje gje e tille.

Gjate nates, diten ishte pervjetori i Stalinit.

Po, kam qene zgjuar gjithe naten duke levizur sa tek statujat, sa ne Hotel Tirana ne menyre qe te lajmeroja BBC-ne. Ata e rrethuan dhe e rrezuan.

Mendoj se ka qene monumenti i fundit i Stalinit ne Evrope....

Po, ne Evropen Lindore, pervecse ne vendin e tij te lindjes, ne Gori, Gjeorgji te cilen e kam vizituar po ashtu. Por ai ka qene nje moment me nje simbolike shume te forte. Sigurisht, ne ate kohe te dhjetorit kur gjera te tilla po ndodhnin, tundoheshe te besoje se i gjithe vendi ishte ne nje mendje. Dhe tashme te gjithe po ecnin se bashku per te hequr qafe komunizmin dhe te nisnin nje demokraci shume te lehte politike, por sigurisht dhjetori ishte fillimi i nje periudhe lufte ne Shqiperi qe zgjati rreth nje dekade, 10 vjet. Ka pasur disa momente teper serioze dhe te renda ne 10 vitet e ardhshme ku ky vend mund te kishte kaluar ne lufte civile. Dhe ne vitin 1997, pame nje rrezim te shtetit ne ate nivel qe s’e kisha pare ne asnje vend tjeter te Evropes Lindore. Por ai ishte nje moment jashtezakonisht i rende per kete vend per te cilin e them me kenaqesi se e ka kapercyer pjesen me te madhe. Sot Shqiperia, pas 20 viteve, nuk eshte shume ndryshe vetem nga vitet 1990, por eshte shume ndryshe edhe nga viti 2000.

Eshte ndryshe edhe nga viti 2000? Si e shihni ju Shqiperine, sepse ju vini shpesh ketu?

Po, kohet e fundit nuk kam ardhur aq shpesh sic vija me pare apo do te doja te vij, por kjo ndodh pjeserisht sepse kam qene i zene me pune ne zona te tjera. Me lejoni t’jua them sinqerisht se c’mendoj une per Shqiperine. Se pari, nga ana kulturore eshte shume ndryshe nga pjesa me e madhe e vendeve te Ballkanit. Po per shembull, nese marrim Bullgarine, Serbine apo Maqedonine, mbizoteron nje atmosfere e pergjithshme zymtesie dhe depresioni mbi faktin qe jeta eshte e veshtire dhe do te jete e tille. Ndryshimi tek Shqiperia... Mos me keqkuptoni se edhe ketu ka shume ankesa, por ekziston edhe nje fare optimizmi mesdhetar dhe nje fare anarkizmi sureal per shpirtin kulturor shqiptar te cilin une ia atribuoj afersise mesdhetare.

Po, por edhe Kosova eshte shume optimiste....

Kosova eshte me pak optimiste sesa ketu. Dhe kjo eshte vertete interesante gjate diskutimeve ne Ballkan dhe jashte tij. Ndryshimet mes kultures, aspiratave ne Kosove, Shqiperi dhe ne Maqedonine Perendimore, jane shume domethenese. Cdo shqiptar e kupton kete gje. Nuk eshte domosdoshmerish e kuptueshme jashte, por s’eshte as dicka qe shqiptaret synojne te theksojne kur flasin me te huaj. Nuk flasin edhe aq shume per ndryshimet, por ne i dime ndryshimet. Ju i dini dhe po ashtu edhe shikuesit. Pra, Shqiperia ne vetvete ka shume me shume ndjesine mesdhetare.

Ndjesine dhe shpirtin Mesdhetar....

Tamam. Mua me duket si nje vershim ajri te paster. Po ashtu edhe diku ne vitin 1997 nje pervoje e keqe, mund te coje ne nje rruge te keqe. Ajo qe dua te theksoj per Shqiperine, eshte fakti se edhe pse eshte pa dyshim pjese e nje tradite te gjate kohe ballkanike, ka nje karakter te vecante. Jo vetem ne rajon, por edhe brenda botes ku flitet shqip.

Dua t’ju pyes se sa shume ka ndikuar ne ceshtjen e Kosoves, hapja e Shqiperise ne vitet ’90?

Mendoj se situatat e te dy vendeve kane pasur ndikim tek njera-tjetra. Jo ne kuptim konspirativ. Kontakte sekrete mes forcave te ndryshme politike ne Shqiperi dhe ne Kosove, por situata ne te dy vendet ka ndikuar ne politiken vendase Shqiptare, ne disa menyra shume interesante.

Sipas mendimit tuaj, pse disintegrimi ne Jugosllavi nisi ne Slloveni dhe Kroaci dhe jo ne Kosove?

Ishin shenjat e para ne vitin 1981. Nese me lejoni te citoj Shkelzen Maliqin, intelektualin e famshem te Prishtines: “Kjo lufte nisi ne Kosove dhe do te perfundoje ne Kosove”. Keshtu ka thene ai dhe kerkonte te thoshte. Kete e ka lidhur me shume me vitet 1989-1990, me demonstratat. Dhe po te shihni me kujdes ne vitin 1987, Miloshevici e ka perdorur Kosoven si nje menyre per te mobilizuar nacionalizmin brenda Serbise. Pra, ai ketu e kishte fjalen. Per sa i perket Jugosllavise. Ajo qendron ose bie, kjo gje varet nga lidhja qe ekziston mes Serbise dhe Kroacise. Mund te ndodhe qe Sllovenet, Kosovaret, Boshnjaket dhe Maqedonasit mund te ndikojne ne kete. Por lidhja themelore ne Jugosllavi, ishte mes Serbeve dhe Kroateve.

Por po te kishin nisur ne Kosove, mendoni se do te kishte rezultate shume me te ndryshme?

E keni fjalen nese tashme do te kishte lufte ne Kosove? Mendoj se keshtu do te kishte nje disintegrim shume me te shpejte. Se po te kishte dhune serioze ne Kosove, duke marre parasysh edhe ato qe po ndodhin ne skenen politike vendase ne Kroaci dhe Slloveni, Sllovenia do te ishte larguar pa pyetur fare. Kroatet do te ishin mobilizuar dhe do te luftonin menjehere, sepse do te kishin kuptuar logjiken e asaj qe po bente Miloshevici. Eshte nje gje, kur Jugosllavia ne mars te vitit 1981 hyn, ku autoritetet federale hyjne dhe vendosin gjendjen e jashtezakonshme. Ai pak a shume ka qene nje vendim federal. Mbaj mend, edhe pse Kosova ishte disi ne gjendje te veshtire ne gjysmen e pare te vitit 1980, eshte bere nje perpjekje per te integruar Shqiptaret ne strukturen e Kosoves. Ju keni decentralizimin dhe forca e policie ishte kryesisht me Shqiptare. Mbaj mend, qe kam biseduar me police Shqiptare ne mesin e viteve ’80 ne Kosove. Azem Vllasi ishte kryetar i partise e keshtu me radhe. Pra, shqiptaret ishin te integruar ne struktura ne nje fare mase, nderkohe qe Miloshevici me ate qe beri thoshte se shqiptaret ne Kosove nuk kane asnje te drejte dhe ketu mbyllet gjithcka.

Tashme Kosova eshte nje shtet i pavarur. Tani ne flasim, madje edhe ne Kosove flitet per identitet Kosovar dhe identitet Shqiptar. Mendoni se ne tashme kemi dy identitete te ndryshme, per shkak te zhvillimeve te 20 viteve te fundit? Sepse nese me lejoni t’jua shpjegoj, qe nga viti 1912 kur Shqiperia u kthye ne nje vend te pavarur, deri ne vitin 1990 endrra e te gjithe shqiptareve ka qene bashkimi i Kosoves me Shqiperine. Ne vitin 1990, Rugova nisi pavaresine e Kosove si nje vend me vete....

Mund te kete qene nje enderr ne teori per te gjithe Shqiptaret. Por po te shohim me thelle, Prishtina dhe Tirana nuk kane rene gjithmone dakord per rrugen e perbashket te nje shteti Shqiptar. Dhe kjo theksohet me teper ne vitet 1990, pjeserisht prej shtetit demokrat shqiptar. Dhe kjo ka qene nje politike e qendrueshme e shqiptareve. Kane thene se sigurisht qe ne i mbeshtesim vellezerit tane ne Kosove dhe ne Maqedonine Perendimore, por nuk do te shkojme ne lufte per hater te tyre. Ne do te perdorim fuqine tone diplomatike per te ndikuar tek njerezit. Eshte nje vend tjeter dhe ne nuk do te pushtojme. Ne do te pranojme refugjate. Shqiperia ka bere jashtezakonisht nje pune shume te madhe duke pranuar refugjatet. Por ne nuk do te nderhyjme ne menyre te drejtperdrejte ne politiken e dy zonave te tjera. Situata ne te cilen gjendemi tani, sfida e vertete per te gjithe, eshte se si do te zhvillohet marredhenia mes Beogradit dhe Prishtines. Kujtoj qe ne kete territor, ka pasur shume dhune dhe gjakderdhje. Dhe ne fakt, edhe pse jemi te gjithe te shqetesuar per menyren se si marrin gjerat, nivelet e paqes dhe te bashkepunimit qe kemi pare keto 5 a 6 vitet e fundit, qe prej fundit te luftes ne Maqedoni, ka pasur nje transformim shume te dukshme dhe bashkepunim tashme ne nje game te gjere ceshtjesh ne te gjithe rajonin. Tashme e dime, se forca e Bashkimin Evropian ka shume per te bere qe te inkurajoje njerezit ne bashkepunim. Ka disa shenja te hershme qe Serbia mund te pergatitet per nje fare modus vivendi (marreveshje) me Kosoven. Sapo te ndodhe kjo gje, perqendrimi i te gjitheve do te jete futja ne Bashkimin Evropian. Por une mendoj se Kosova do te hyje si nje shtet me vete dhe Shqiperia si nje shtet me vete.

Por nese une ngulmoj t’ju pyes, perse duhen dy shtetet Shqiptare ne Ballkan?

Po sepse keshtu kane ardhur gjerat.

Meqe ju e njihni mire rajonin, jo vetem nga aktualitetet, por edhe nga historia, cili do te jete roli i Shqiptareve ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni dhe ne Mal te zi?

Absolutisht qe ka per te pasur nje rol vendimtar. Mendoj se vete Shqiperia, do te jete vendi kryesor, anija kryesore, sepse ka numrin me te madh te popullsise dhe po ashtu lidhje te drejtperdrejte me Italine dhe Greqine ne ate menyre qe Kosova nuk e ka. Pra, fizikisht dhe ekonomikisht Kosova do te varet nga Shqiperia.

E keni pare rrugen e re mes dy vendeve?

Sigurisht, me teper perfitim nga ajo ka Kosova se sa Shqiperia.

Varet se si e shihni turizmin.

Ju i doni vellezerit tuaj Kosovare, por nuk doni qe ata te vijne te jetojne ketu ne Tirane. Ishte shume interesante. Po bisedoja me dike per Shqiperine-Bosnjen ndeshjen kualifikuese te kampionatit Evropian. Ai eshte nga Tirana dhe vuri re se sa mbeshtetes, po ne menyre agresive ishin Kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonise Perendimore.

Shumica e tyre ishte nga Kosova dhe nga Maqedonia?

Po. Ai tha se e kishin te tepruar.

Por me ne fund paguajne me Euro dhe jo me patriotizem....

Shume mire. Rrofte euroja dhe sa here te jete ajo ne telashe...Por duket qarte qe lidhja do te jete shume e ngushte. Nje nga gjerat qe duhet te mos harroni per Bashkimin Evropian, eshte fakti qe kufijve kane synimin te jete sa me pak te dukshem. Sepse dua t’ju pyes, libri juaj ne Ballkan eshte nje nga librat me interesante qe kam lexuar ndonjehere.

Cilat ishin problemet qe forcat e medha krijuan ne Ballkan ne fillim te shekullit te 20-te? Gabimet e medha qe bene?

Gabimi i tyre i madh ishte fakti qe donin te kontrollonin rruget anesore ne Ballkan. Ballkani kishte arsye te forte te tregohej kritik.

A ishte Ballkani i ri peshore per Fuqite e Medha ne ate kohe?

Tani? Po disa kerkon nje vend, disa te tjera. Per shembull, per Gjermanine ne 10-vjecarin e pare te shekullit te 20-te, kishte si qellim Bagdadi. Si te shkojne ne Bagdad, duhet te kthehen. Britania, Rusia dhe Franca, u siguruan qe te mos e linin Gjermanine te arrinte ne Bagdad. Keshtu u interesonte. Keshtu skena e luftes, teatri i konfliktit u be Ballkani. Une besoj shume, qe ne historine moderne, nxitese e dhunes ne Juglindje te Evropes, ka qene gara e madhe mes fuqive te medha dhe jo konfliktet e rajonit.

Perse Shqiptaret jane ndare ne dy pjese gjate fundit te luftes ballkanike, ne 1913?

Po sepse ne ate kohe Shqiperia e kishte me pak te zhvilluar ndergjegjen kombetare. Nese per momentin do te linim menjane Maqedonine. Dhe po ashtu infrastrukturen me pak te zhvilluar. Serbet, greket dhe Bullgaret ne vecanti, ishin shume me shume ndikues. Po ashtu, te mos harrojme se Shqiperia dhe Shqiptaret ishin me shume te lidhur me Turqine dhe Perandorine Osmane per shkak te besimit fetar. Pra, per sa i perket mobilizimit, ishte me e lehte. Tani ne e dime qe pas Luftes se Dyte Ballkanike edhe te krishteret nuk ishin miqesor me njeri-tjetrin.

Po pse mbeti Shqiperia vendi i fundit ne ate kohe qe fitoi pavaresine?

Per shkak te ketyre arsyeve nuk ishte aq e forte si trup politik dhe nuk ka pasur aq shume kontakt me fuqite e medha. Per shembull, Britania ka pasur nje ndikim shume te madh tek Greqia per levizjen kombetare. Po ashtu edhe Gjermania ka pasur nje ndikim shume te madh tek Greqia, nderkohe qe sa vinte e rritej levizja kombetare. Serbia keto dy dekadat e fundit, ne fund te shekullit te 19-te dhe ne fillim te shekullit te 20-te, ka pasur lidhje shume te forte me Gjermanine. Ushtria serbe mori si model ushtrine pruse dhe shume ushtare serbe jane stervitur ne Prusi.

Po ashtu edhe oficeret dhe ushtria osmane....

Po, edhe Shqiptaret kane pasur pjeserisht ndikim ne strukturen e ushtrise osmane po ashtu. Por ata ishin thjesht te dobet dhe jo ne shkallen e zhvillimit te duhur. Te mos harrojme se zhvillimi industrial i Shqiperise ne ate kohe nuk dukej asgjekund. Por tani Kroacia dhe Serbia kane qene vende me territore, me nje zhvillim te madh industrial per arsye rajonale. Pra, per sa i perket zhvillimit, ju keni qene poshte kurbes. Dhe kjo gje perkthehet ne para, ne ushtri, ne ndikim dhe pushtet politik.

Pas ndarjes se Jugosllavise dhe te luftes ne Kosove, mund te themi se fuqite e medha i kane ndrequr gabimet qe bene ne fillim te shekullit 20?

Kane filluar ta adresojne problemin dhe te rivendosin ekuilibrin. Sigurisht, gara mes fuqive te medha nuk ndalet asnjehere. Ka shume spekulime se cila do te jete faza tjeter e ndikimit. Per shembull, Rusia nuk vihet ne dyshim qe ka nje ndikim te madh per sa i perket zhvillimit te saj ekonomik dhe energjise. Ne Shqiperi, qe ne vitin 1990, ka pasur nje gare shume te forte mes Greqise dhe Italise. Sidomos infrastruktura dhe ekonomia e Italise ne kete vend, ka qene domethenes. Kjo nuk ndodh thjesht se Italianet besojne se Shqiperia e meritojne, por se ne Shqiperi ata shohin se ka gjera qe atyre u pelqejne.

Njeri nga librat tuaj kohet e fundit eshte Mek Mafia. Mendoni se kjo organizate ne te gjithe boten eshte aq e forte sa e thoni ju ne liber?

Po, mendoj se po. Fillova ta shkruaj duke u nisur nga ajo qe po ndodhte ne ish Jugosllavi dhe ne Ballkan teresisht. Kuptimi se lufterat ne Jugosllavi ishin nisme e nje elite kriminale, duke u munduar te fitonte sa me shume para qe te ishte e mundur dhe te pergatiteshin per te sakrifikuar dhjetera, qindra dhe mijera njerez. Kur vezhgoja ato sipermarrje kriminale, ku ishin perfshire qe kryesisht furnizonin me sherbime dhe mallra te paligjshme nga njera pjese e botes ne tregun e Bashkimin Evropian, doja te dija lidhjen me ato pjese te tjera te botes. Cdo pjese te botes qe kam vizituar, qe ka qene i gjithe kontinenti, pervec Australi-Azi, kam zbuluar korrupsionin ne shkalle te larte, grupe te komprometuara politikisht.

Lidhjen mes politikes dhe mafies?

Shume e afert. Mund te shohesh rrotull. Jo vetem ketu dhe s’kam nder mend te permend emra ketu, por te shohim Milloshevicin dhe rrjeti i tij i krimit te organizuar, parlamentaret dhe keshtu me radhe. Po nje gje te tille e shohim edhe ne Brazil.

Ai e perdori mafien per atdhetarizmin....

Po, por ishte edhe nje periudhe kohore kur mafia e perdori ate. Ne shkembim te mungeses se stabilitetit qe ata i siguruan atij, moren shume para shperblim. Eshte nje rast shume interesant nese do te shohim Rusine deri ne vitin 1990. Ne vitin 1990, Olle Gags dhe krimi i organizuar kontrollonte shtetin Rus drejtperdrejt duke perdorur personalitetin e Boris Jelcinin. Kur vdiq Jelcini, pushtetin e mori Putini, mori persiper gjithcka, keshtu qe shteti rus te kontrollonte Olle Ggas dhe krimin e organizuar. Kjo nuk do te thote se krimi i organizuar eshte zhdukur, por eshte nje tip me i sistemuar.

Eshte e vertete se 20% e GDP-se se botes kontrollohet nga mafia?

Une do te thosha 15%. Ne liber thuhet15-20%.

Nuk eshte shume?

Teresisht eshte 15%, por prisni derisa te arrijme ne nje perfundim.

Mund te gjendet se sa eshte 15%?

Po diku tek 7-8 trilion dollare.

Si eshte mafia ne Shqiperi dhe cilat jane karakteristikat e saj?

Duhet te tregoj kujdes sepse po flas ne nje televizion shqiptar. Por ne thelb, mafia ketu harliset nepermjet kontrabandes. Ka disa lloje kontrabandash. Deri ne nje fare mase hyn duhani. Operacionet ne Malin e Zi. Nuk ka dyshim, se Shqiperia ka qene pjese e mafies, kokaines qe u hap gjate viteve ’90. Te gjithe, duke futur Kroacine u perfshine ne hapjen e nje rruge te re per ne Evropen Perendimore nga Amerika e Jugut. Sigurisht, sic e dime ka shqiptare qe jane te perfshire edhe ne trafikimin e qenies njerezore. Dhe keshtu me radhe. Po nje ose dy gjera qe dua te theksoj, eshte se ideja qe mafia Shqiptare apo ajo Kosovare eshte disi me e eger sesa ajo e serbeve, maqedonasve apo e kroateve, jane gjepura. Te gjithe jane te perfshire dhe shkalla e perfshirjes varet nga niveli i zhvillimit ekonomik te vendit. Gjeja tjeter eshte se pjesa me e madhe e aktivitetit, ka strukture te tille qe t’u siguroje njerezve te Bashkimit Evropian mallrat dhe sherbimet qe ata kerkojne. Droge, prostituta, cigare pa takse e keshtu me radhe. Pra, nuk mund ta shohim aktivitetin kriminal nderkombetar global te tille si mafia eshte shume e forte ketu, por ne Britani ne fakt nuk eshte edhe aq keq, sepse roli yne ne ate industri eshte i ndryshem. Ju keni zona prodhimi si Afganistani dhe Kolumbia ku prodhohet heroina dhe kokaina, zona shperndarjeje si Ballkani dhe zona konsumimi. Dhe cdo zone ka rolin e saj te rendesishem per mafien.

Por procesi me i rendesishem i mafies Shqiptare, cili eshte?

Trafikimi njerezor, por edhe ne lendet narkotike. Kosova dhe Serbia e jugut, luan nje rol shume te madh ne kete gje.

Eshte mafia shqiptare pjese e mafies nderkombetare?

Jo, jane pjese te njera-tjetres dhe bashkeveprojne. Per shembull, nese ju fusni kontrabande cigare ne Britani, qe le te themi se vijne nga Egjipti, ju duhet te kaloni permes Bullgarise, Maqedonise, Shqiperise, Italise. Lidhja mes njerezve qe veprojne ne mafia ketu, dhe Sacra Corona Unita (Kurora e shenjte e Bashkuar), apo Comorra, Indrangheta. Nuk mund te veprosh ne Itali pa u lidhur me Sacra Corona Unita, Comorra, Indrangheta.

Niveli i mafies ne Shqiperi eshte i njejte me vendet e tjera?

Jo, eshte me i ulet se sa ne Kosove.

Po Serbia?

Serbia depertohet nga keto aktivitete kriminale te organizuara, por ne vitet e fundit duhet te them se ne drejtimin e President Tadicit, ata kane bere nje perpjekje te bashkerenduar per te bere dicka ne lidhje me kete gje dhe eshte dicka vertete interesante ajo qe shohim. Per here te pare, ka bashkepunim te vertete dhe te sinqerte, vecanerisht mes Kroacise dhe Serbise. Gjithashtu duke perfshire edhe Bullgarine per te bere gjithcka rreth kesaj. Dhe nese ne fakt ju hidhni nje shikim nga Serbia ne keto kohe, ata po fusin ne burgje kriminele te rrezikshem, per vite me radhe.

Po marrin pjese ne menyre te drejtperdrejte ne politike anetaret e mafies? Jo permes lidhjeve, hallkave, por ne menyre te drejtperdrejte?

Zakonisht, ne kohet e sotme, pak a shume po ndodh nepermjet lidhjeve, por ne vitet 1990, kjo gje behej ne menyre te drejtperdrejte. Per shembull, ju keni Arkanin.

Interesante, nje nga gjerat qe Arkani bente. Kjo eshte shume e rendesishme dhe udhezuese. CIA kishte vetem nje mundesi per te kapur Arkanin para se ai te vritej. Dhe kjo ishte kur ai shkoi te takohej me ortakun e tij te heroines, i cili ishte shqiptar/kosovar ne kufi te Kosoves dhe dikush e kishte paralajmeruar CIA-n, se ai do te ishte atje. Arkani po bashkepunonte me mafien e heroines ne Kosove. Te mos harrojme, se Arkani ishte anetar i Partise Nacionaliste ne Kosove. Kjo zbulon se c’po ndodh ne te vertete me mafien. Ata perdoren atdhetarizmin.

Po perse nuk e kapen ate?

Po sepse ate e kishte paralajmeruar dikush tjeter dhe nuk shkoi ne takim. CIA ma ka thene kete gje.

Ne fakt, eshte nje histori shume interesante....

Po, vertete.

Kam degjuar se ju po shkruani nje liber tjeter mbi internetin dhe kiber-krimin, ose krimin ne kompjuter. Eshte goxha i dukshem, apo eshte akoma vec ne fillim?

Njerez nga e gjithe bota i perkasin karta-planetit dhe nese je anetar blen karta krediti, llogari bankare, shet viruse dhe Trojane ne te gjithe faqen. Keshtu u be shume e perhapur. Qe atehere, cdo gje ne internet, ku perfshihen parate eshte nen sulmin e pirateve, me besoni. Piratet jane njerez shume interesante. Ju keni ketu ne Shqiperi dhe ne Kosove po ashtu. Puna eshte se nuk e di kurre arsyen e tyre. Jane kriminele, punojne per nje kompani qe spiunon nje tjeter, apo jane te perfshire ne Sigurine kompjuterike te shteteve? Pra, nuk e di. Duhet te prisni derisa te dale libri. Por kjo eshte nje fushe qe sa vjen e zgjerohet dhe behet akoma me shume e cuditshme.

Kur botohet libri?

Kete kohe, pas nje viti. Ne tetor te vitit qe vjen.

Dua t’ju falenderoj per intervisten.

Ishte kenaqesi e madhe.

Faleminderit, faleminderit.

No comments: